{"id":70048,"date":"2023-03-28T17:11:17","date_gmt":"2023-03-28T15:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tejkalim-afatesh-dhe-zvarritje-prokurori-olger-eminaj-jep-shpjegime-ne-kpk\/2023\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T13:44:46","modified_gmt":"2023-04-06T11:44:46","slug":"tejkalim-afatesh-dhe-zvarritje-prokurori-olger-eminaj-jep-shpjegime-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/tejkalim-afatesh-dhe-zvarritje-prokurori-olger-eminaj-jep-shpjegime-ne-kpk\/2023\/03\/28\/","title":{"rendered":"\u2018Tejkalim afatesh dhe zvarritje\u2019: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Olger Eminaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me konstatimet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje ku vijimi i hetimeve tej afateve ligjore kishin sjell\u00eb humbjen e fuqis\u00eb s\u00eb paraburgimit prej nga t\u00eb proceduarit kishin p\u00ebrfituar mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, at\u00eb t\u00eb \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, si dhe n\u00eb nj\u00eb rast u ngrit\u00ebn dyshime se kjo mund t\u00eb ishte kryer p\u00ebr t\u00eb favorizuar t\u00eb hetuarit. Eminaj u shfaj\u00ebsua me ngarkes\u00ebn e lart\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe kompleksitetin e \u00e7\u00ebshtjeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk konstatoi probleme p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Eminaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftjan.<\/p>\n<p>Olger Eminaj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2010 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb objekti trekat\u00ebsh, q\u00eb subjektit i \u00ebsht\u00eb dhuruar nga vjehrri. Zhegu konstatoi se ky objekt rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 dhe jan\u00eb kryer nd\u00ebrtime deri n\u00eb vitin 2007, kur prokurori Eminaj nuk kishte lidhur martes\u00eb dhe nuk kishte filluar ende detyr\u00ebn. Po ashtu, ka rezultuar se babai i bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie dhe investimet e kryera.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Eminaj ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011; nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e tij e origjin\u00ebs n\u00eb vitin 1991 nga ligji \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d; si dhe p\u00ebr llogarit\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e kursimeve n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 4200 euro n\u00eb vitin 2009, t\u00eb cilat ka shpjeguar se i ka shpenzuar p\u00ebr punime n\u00eb apartamentin e dhuruar nga vjehrri.<\/p>\n<p>Po ashtu, kan\u00eb rezultuar pa probleme p\u00ebrdorimi i nj\u00eb makine n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit q\u00eb ky i fundit e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2007; nj\u00eb kredi n\u00eb mas\u00ebn 12 mij\u00eb euro e marr\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr rikonstruksion banese; kredi tjet\u00ebr 2 milion lek\u00eb p\u00ebr mobilimin e apartamentit dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kredi n\u00eb 2016-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr shpenzime personale.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar dy raporte t\u00eb kund\u00ebrta p\u00ebr subjektin. N\u00eb t\u00eb parin ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin, bazuar n\u00eb informacionet e reja t\u00eb institucioneve verifikuese, pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Zhegu deklaroi se nga verifikimet e KPK-s\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre informacioneve, nuk jan\u00eb gjetur probleme q\u00eb t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>Hetimet jasht\u00eb afateve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti nuk jan\u00eb konstatuar probleme, nd\u00ebrsa nj\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb t\u00eb shortuarave nuk \u00ebsht\u00eb gjetur akti p\u00ebr njoftimin e vendimarrjes p\u00ebr zgjatje t\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat arkivore ka rezultuar se n\u00eb vitin 2012, Eminajt i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb disiplinore, \u2018paralajm\u00ebrim p\u00ebr shkarkim nga detyra\u2019, p\u00ebr vonesa n\u00eb nxjerrjen e urdh\u00ebrave.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Eminaj jan\u00eb depozituar n\u00eb Komision shtat\u00eb denoncime nga publiku. N\u00eb nj\u00eb denoncim t\u00eb depozituar m\u00eb dat\u00eb 1 mars, jan\u00eb ngritur pretendimet p\u00ebr zvarritje t\u00eb hetimeve nga ana e subjektit, q\u00eb ka sjell\u00eb humbjen e fuqis\u00eb s\u00eb paraburgimit p\u00ebr personat e proceduar.<\/p>\n<p>Zhegu tha se Komisioni ka hetuar p\u00ebr raste t\u00eb tilla, prej nga kan\u00eb rezultuar 7 \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat vijimi hetimeve tej afateve ka sjell\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, at\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb paraburgimit, nga p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb proceduarve u ka lindur e drejta q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonin masa sigurimi personal m\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua, t\u00eb proceduarit hetoheshin p\u00ebr \u2018prodhim dhe shitje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u2019 dhe \u2018dh\u00ebnie ndihme p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u2019. Nga kjo praktik\u00eb e ndjekur nga prokurori Eminaj n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje kan\u00eb p\u00ebrfituar dhjet\u00ebra t\u00eb proceduar, k\u00ebrkesat e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr lirim nga burgu jan\u00eb prnauar nga gjykatat, duke u caktuar \u201carrest sht\u00ebpie\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve, relatorja Zhegu evidentoi se megjith\u00ebse prokurori Eminaj ka zgjatur hetimet nuk ka kryer asnj\u00eb veprim hetimor. Sipas saj, duket se subjekti ka vepruar duke favorizuar t\u00eb proceduarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Prokurori Olger Eminaj shprehu dakord\u00ebsi me gjetjet e Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn. N\u00eb vijim ai dha shpjegimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet profeisonale. Subjekti pranoi se nj\u00eb prej konstatimeve lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e shortuar q\u00ebndronte, pasi nuk ishte njoftuar zgjatja e hetimit, por ai shtoi se rezultonte q\u00eb pal\u00ebve t\u2019u ishte njoftuar vendimi i pushimit.<\/p>\n<p>Teksa po jepte shpjegime t\u00eb detajuara lidhur me objektin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara prej Komisionit, subjekti u pyet nga an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja n\u00ebse kishte zvarritur apo jo hetimet. Eminaj nuk pranoi t\u00eb kishte zvarritur hetimet.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera se n\u00eb vitet e fundit nuk plot\u00ebsohet organika e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr prokurorin\u00eb ku ai punon, p\u00ebr shkak t\u00eb largimeve t\u00eb prokuror\u00ebve nga detyra si pasoj\u00eb e vetingut, si dhe nga transferimet. Po ashtu, ai tha se vonesa n\u00eb hetim sillte edhe nd\u00ebrrimi i oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, t\u00eb cil\u00ebve u nevojitej t\u00eb njiheshin me gjith\u00eb aktet e dosjeve.<\/p>\n<p>Ai deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera se \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime jan\u00eb komplekse, pasi k\u00ebrkojn\u00eb veprime hetimore proaktive, p\u00ebrgjime e v\u00ebzhgime q\u00eb marrin koh\u00eb. P\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje Eminaj pohoi se i kishte marr\u00eb pasi ishin hetuar m\u00eb par\u00eb prej koleg\u00ebve t\u00eb tij. P\u00ebr nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve subjekti evidentoi se gjykata e kishte kthyer dy her\u00eb p\u00ebr vijim t\u00eb hetimeve dhe sipas tij, ky fakt tregon kompleksitetin e hetimeve.<\/p>\n<p>Eminaj kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr favorizim t\u00eb t\u00eb hetuarve n\u00eb dukje. Sipas tij, \u00e7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb ishte ndar\u00eb dhe kjo ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb ruajtur sekretin hetimor dhe jo p\u00ebr t\u00eb favorizuar t\u00eb pandehurit.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu e pyeti subjektin se p\u00ebrse duhej t\u00eb kalonte afati 12 mujor n\u00eb rastet kur personat ishin kapur n\u00eb flagrance, duke e kryer vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Eminaj rip\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin e tij se hetimet kishin qen\u00eb komplekse, si dhe kishte pasur t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb. Sipas tij, ishin ndryshuar dhe oficer\u00ebt e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u00c7iftja pyeti se cilat vepra penale kishte prioritet Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb zgjaste tej afateve hetimet p\u00ebr narkotik\u00ebt.<\/p>\n<p>Eminaj deklaroi se k\u00ebto vepra penale jan\u00eb n\u00eb fokus. Ai u mbrojt duke sjell\u00eb s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje ngarkes\u00ebn e madhe dhe kalimin e \u00e7\u00ebshtjeve nga nj\u00eb prokuror tek tjetri gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Sipas subjektit, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ishin t\u00eb vetmet me probleme n\u00eb tejkalimin e afateve t\u00eb hetimit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat t\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebs tipologji t\u00eb veprave penale, ishin pa probleme.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Eminaj u pyet edhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Francesco Ciardi lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e organizimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe n\u00ebse subjekti i merrte n\u00eb konsiderat\u00eb afatet kohore.<\/p>\n<p>Eminaj deklaroi se n\u00eb fokus p\u00ebr afatet ishin \u00e7\u00ebshtjet me t\u00eb proceduar q\u00eb gjenden n\u00eb masat e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d. Ai deklaroi se afatet vet\u00ebm n\u00eb dy raste i kan\u00eb dal\u00eb nga v\u00ebmendja, nd\u00ebrsa n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera kishte k\u00ebrkuar zgjatjen, megjith\u00ebse ligji ka afat t\u00eb kufizuar dhe nj\u00eb pjes\u00eb nuk ishin pranuar nga gjykata.<\/p>\n<p>\u201cKa edhe procedime t\u00eb tjera penale p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat vepra penale e me shum\u00eb t\u00eb pandehur ku nuk e kam humbur fokusin\u201d, deklaroi Eminaj.<\/p>\n<p>Ciardi nuk u bind nga shpjegimet e subjektit p\u00ebr mosndarjen e \u00e7\u00ebshtjeve lidhur me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e dyshuar apo t\u00eb paidentifikuar t\u00eb personave q\u00eb gjendeshin n\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb p\u00ebr k\u00ebta t\u00eb fundit t\u00eb realizohej p\u00ebrmbyllja e hetimeve brenda afateve ligjore, duke shmangur shuarjen e afateve t\u00eb paraburgimit.<\/p>\n<p>Eminaj shpjegoi se nuk mund t\u00eb ndante \u00e7\u00ebshtjet derisa t\u00eb siguronte prova konkrete t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme edhe p\u00ebr t\u00eb dyshuarit si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve nuk ishte regjistruar procedim.<\/p>\n<p>\u201cNuk t\u00eb besoj se jam vet\u00eb prokuror\u201d, theksoi Ciardi, nd\u00ebrsa subjekti u mbroj duke aluduar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse pas ndarjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb proceduarit t\u00eb shpalleshin fajtor\u00eb, kurse t\u00eb dyshuarit si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte ndar\u00eb hetimi, ti deklaronte gjykata t\u00eb pafajsh\u00ebm. \u201cAt\u00ebher\u00eb me k\u00eb do t\u00eb ishte bashk\u00ebpunimi?\u201d, deklaroi subjekti.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesja Faskaj se si mendonte q\u00eb ta zgjidhte situat\u00ebn e krijuar me tejkallimin e afateve t\u00eb hetimit dhe pasojat q\u00eb rridhnin prej tyre, subjekti u shpreh se mendonte se kjo do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohej me ardhjen e prokuror\u00ebve t\u00eb rinj. \u201c\u00cbsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb se shkarkon pun\u00ebn e mbledhur\u201d, pohoi Eminaj dhe rip\u00ebrs\u00ebriti se problem i situat\u00ebs s\u00eb krijuar ishte ngarkesa dhe kompleksiteti i \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, relatorja Zhegu i k\u00ebrkoi Eminajt q\u00eb brenda dat\u00ebs 29 mars t\u00eb dor\u00ebzonte dokumentacion zyrtar nga Prokuroria e Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb pasqyron ngarkes\u00ebn e tij n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Olger Eminaj fal\u00ebnderoi Komisionin dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 31 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Olger Eminaj i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me konstatimet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje ku vijimi i hetimeve tej afateve ligjore kishin sjell\u00eb humbjen e fuqis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70049,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,120],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Olger-Eminaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Olger Eminaj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70048"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70048"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70048\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70050,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70048\/revisions\/70050"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70049"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70048"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70048"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70048"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}