{"id":70051,"date":"2023-03-28T12:07:21","date_gmt":"2023-03-28T10:07:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidate-apo-magjistrate-interpretimet-e-ndryshme-ne-kpa-per-esmeralda-ndocin\/2023\/03\/28\/"},"modified":"2023-04-06T13:44:51","modified_gmt":"2023-04-06T11:44:51","slug":"kandidate-apo-magjistrate-interpretimet-e-ndryshme-ne-kpa-per-esmeralda-ndocin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidate-apo-magjistrate-interpretimet-e-ndryshme-ne-kpa-per-esmeralda-ndocin\/2023\/03\/28\/","title":{"rendered":"Kandidate apo magjistrate: Interpretimet e ndryshme n\u00eb KPA p\u00ebr Esmeralda Ndocin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 25 tetor 2022 t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr ish-prokuroren e Shkodr\u00ebs, Esmeralda Maillard Ndoci dhe ndalimin e saj p\u00ebr\u00a0 t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes nga detyra.<\/p>\n<p>Shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Ina Rama dhe an\u00ebtaret Albana Shtylla e Mimoza Tasi i gjet\u00ebn t\u00eb drejta pretendimet e Ndocit se ajo nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi duke prishur vendimin e Komisionit dhe pushuar \u00e7\u00ebshtjen \u2013 vendimarrje q\u00eb rr\u00ebzon sanksionin 15-vje\u00e7ar dhe i jep mund\u00ebsin\u00eb ish-prokurores Ndoci t\u00eb rikthehet n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, pa iu n\u00ebnshtruar ex officio filtrit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb kan\u00eb dal\u00eb kryesuesja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtari trupit gjykues, Sokol \u00c7omo t\u00eb cil\u00ebt e konsiderojn\u00eb t\u00eb pamb\u00ebshtetur arsyetimin e shumic\u00ebs. Sipas tyre, Ndoci g\u00ebzonte t\u00eb drejtat dhe detyrimet e magjistratit kur ushtronte stazhin profesional dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhej t\u00eb ishte kontrolluar si subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Vetingu p\u00ebr Ndocin filloi n\u00eb n\u00ebntor 2019, por pasi ish-prokurorja e Shkodr\u00ebs kishte marr\u00eb leje t\u00eb papaguar p\u00ebr dy vite, k\u00ebrkoi dor\u00ebheqjen nga detyra, k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u miratua nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, KLP dhe nuk u ankimua prej saj.<\/p>\n<p>Kur KPK e njoftoi p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Ndoci depozitoi fillimisht nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake p\u00ebr konstatimin e moskompetenc\u00ebn l\u00ebndore t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr fillimin e procedur\u00ebs s\u00eb vetingut ndaj saj. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb rast se do t\u2019i rr\u00ebzohej k\u00ebrkesa, at\u00ebher\u00eb t\u2019i lihej nj\u00eb afat i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kthimin e p\u00ebrgjigjeve t\u00eb formularit \u2013 duke u konsideruar larg\u00ebsia e saj jasht\u00eb vendit, pasi jetonte n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoci parashtroi si argument faktin se prej dy vjet\u00ebsh q\u00ebndronte jasht\u00eb vendit pran\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, pas marrjes s\u00eb lejes s\u00eb papaguar 2-vje\u00e7are. Ajo shprehu vullnetin p\u00ebr t\u2019u vetuar, por theksoi se p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar pran\u00eb bashk\u00ebshortit, i duhej t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen nga detyra.<\/p>\n<p>KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Ndocit p\u00ebr moskopetenc\u00ebn me argumentin se procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ex officio i n\u00ebnshtrohen t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt, prokuror\u00ebt dhe kategorit\u00eb e tjera, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb specifikim, ndarje n\u00eb n\u00ebnkategori apo dallim midis gjyqtar\u00ebve apo prokuror\u00ebve n\u00eb detyr\u00eb dhe atyre jo n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu u rr\u00ebzua edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr shmangien nga sanksioni 15-vje\u00e7ar. Komisioni konstatoi se bazuar n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqje t\u00eb subjektit, vendimarrjen e KLP-s\u00eb p\u00ebr mbarimin e statusit t\u00eb magjistartit dhe mos ushtrimin e ankimit ndaj k\u00ebtij vendimi, ishte konfirmuar vullneti i pavesuar i Ndocit p\u00ebr t\u2019u larguar nga detyra.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, bazuar n\u00eb Aneksin e Kushtetut\u00ebs ku p\u00ebrcaktohet se nd\u00ebrprerja e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes s\u00eb magjistrat\u00ebve shoq\u00ebrohet edhe me ndalimin e rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 15-vjet, u vendos nd\u00ebrperja e vetingut dhe sankasioni p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndoci paraqiti ankim n\u00eb Kolegj ku k\u00ebrkoi prishjen e vendimit t\u00eb Komisionit dhe deklarimin e procedur\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfunduar pa nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar, pasi procesi i vetingut i nisur ndaj saj nuk mund t\u00eb fillonte se i mungonte cil\u00ebsia e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, e meq\u00eb kishte nisur, nuk mund t\u00eb vijonte. Po ashtu, ajo k\u00ebrkoi mosaplikimin e sanksionit 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p><strong>Interpretime t\u00eb ndryshme<\/strong><\/p>\n<p>Referuar shkaqeve t\u00eb ankimit, Kolegji ka \u00e7muar se p\u00ebr zgjidhje shtroheshin dy \u00e7\u00ebshtje \u2013 n\u00ebse ankuesja Ndoci g\u00ebzonte statusin e magjistratit n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb vitit 2016 p\u00ebr disa shtesa e ndryshime t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ku p\u00ebrfshiheshin edhe p\u00ebrcaktime n\u00eb funksion t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi; n\u00ebse kjo prokurore ishte subjekt rivler\u00ebsimi; si dhe n\u00ebse vler\u00ebsimi i saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb hyn n\u00eb juridiksionin e organeve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se Ndoci, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb vitit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb formimit fillestar n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, ka kryer stazhin profesional dhe bazuar n\u00eb propozimin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb dat\u00ebs 10 tetor 2016, \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokurore nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se em\u00ebrimi i Ndocit ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr ligjor t\u00eb ri, i cili edhe pse u p\u00ebrgatit n\u00eb paket\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb ligjeve t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk u arrit q\u00eb t\u00eb miratohej si i till\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb harmonike n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e daljes s\u00eb drekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr em\u00ebrimin e Ndocit, kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr ndryshimet dhe shtesat n\u00eb Kushtetut\u00eb, si dhe ligji p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. Nd\u00ebrsa ka qen\u00eb i miratuar ligji p\u00ebr \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, por ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb dat\u00eb 22 n\u00ebntor 2016.<\/p>\n<p>Shumica sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb koh\u00ebn e em\u00ebrimit t\u00eb subjektit si prokurore, ka qen\u00eb ende n\u00eb fuqi ligji i vitit 1996 \u201cP\u00ebr Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d, i ndryshuar, i cili \u00ebsht\u00eb shfuqizuar me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr organet e qeverisjes s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, m\u00eb dat\u00eb 16 dhjetor 2016.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, shumica konstaton se ndryshimet kushtetuese e kan\u00eb gjetur Ndocin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit profesional, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte edhe vitin e tret\u00eb t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs t\u00eb kryer bazuar n\u00eb ligjin e vitit 1996 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb, ku p\u00ebrcaktohet se individ\u00ebt q\u00eb ndjekin studimet jan\u00eb t\u00eb titulluar si \u201ckandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, kjo dispozit\u00eb ligjore lidhte fitimin e titullit \u201cmagjistrat\u201d me em\u00ebrimin e tyre, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb dallim t\u00eb qart\u00eb mes statusit si \u201ckandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb\u201d, deri n\u00eb fund t\u00eb stazhit profesional dhe \u201cmagjistrat\u00eb\u201d vet\u00ebm pas em\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb analizuar edhe dispozitat e ligjit t\u00eb vitit 2001 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e\u00a0 prokuroris\u00eb[\u2026]\u201d, prej nga shumica vler\u00ebson se dallohet diferenca e t\u00eb em\u00ebruarve si prokuror dhe atyre n\u00eb stazhin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shumic\u00ebs theksohet se edhe sipas legjislacionit aktual, student\u00ebt e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs konsiderohen s\u00ebrish si \u201ckandidat\u00eb p\u00ebr magjistrat\u00eb\u201d dhe se e marrin titullin \u201cmagjistrat\u201d vet\u00ebm pas em\u00ebrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku, shumica \u00e7mon se ankuesja nuk e ka pasur statusin e magjistratit n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr vetingun.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb Kolegji ka shqyrtuar rrethanat e faktit q\u00eb i referoheshin ushtrimit faktik t\u00eb funksionit t\u00eb prokurores, duke e mb\u00ebshtetur interpretimin n\u00eb konkluzionin e par\u00eb se Ndoci g\u00ebzonte vet\u00ebm statusin e kadidates p\u00ebr magjistrate n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ndryshimeve ligjore.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, ushtrimi i funksioneve t\u00eb prokurores nga Ndoci p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti kur ajo kryente stazhin profesional, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk justifikon shqet\u00ebsimin e kushtetutb\u00ebr\u00ebsit p\u00ebr individ\u00ebt q\u00eb kishin cenuar besimin e publikut, por edhe nuk mund t\u00eb konsiderohet se jan\u00eb ushtruar n\u00eb kryerje t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb prokurorit, por brenda nj\u00eb programi akademik.<\/p>\n<p>Si argument, shumica sjell faktin se moskryerja n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur t\u00eb detyrave t\u00eb prokurorit stazhier p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe mund t\u00eb nd\u00ebshkohej n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit me nj\u00eb vler\u00ebsim negativ t\u00eb K\u00ebshillit Pedagogjik t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, me pasoj\u00eb mosdiplomimin.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr periudh\u00ebn tranzitore n\u00eb funksion t\u00eb aplikimit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, kan\u00eb pasur si q\u00ebllim q\u00eb grupimi i magjistrat\u00ebve ku b\u00ebn pjes\u00eb Ndoci t\u2019i n\u00ebnshtroheshin juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nuk mund t\u00eb ket\u00eb pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb ata n\u00eb grupin e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb do t\u2019i n\u00ebnshtroheshin kontrollit, sipas juridiksionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb zbatim t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke vendosur vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grupim nj\u00eb kontroll t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d interpreton shumica, nd\u00ebrsa kryerjen ose jo t\u00eb kontrollit nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, \u00e7mohet se nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimin ligjor q\u00eb KPA duhet t\u00eb mbaj\u00eb mbi interpretimin dhe zbatimiin e p\u00ebrcaktimeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb Ndoci ka depozituar deklaratat n\u00eb funksion t\u00eb vetingut \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk mund t\u00eb afektoj\u00eb interpretimin e p\u00ebrcaktimeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Shumica ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ankuesja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb subjekt, i cili duhet t\u00eb n\u00ebnshtrohet ex officio procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe duke e konsideruar vendimarrjen e Komisionit n\u00eb tejkalim t\u00eb juridiksionit t\u00eb tij, ka vendosur t\u00eb prish\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, si dhe pushoi gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes, duke sjell\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe rr\u00ebzimin e sanksionit 15-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Kryesuesja Natasha Mulaj e \u00e7mon t\u00eb gabuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn konkluzionin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cEsmeralda Maillard (Ndoci) ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurores si t\u00eb gjith\u00eb magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb, fakt q\u00eb gjen reflektim edhe n\u00eb librez\u00ebn e saj t\u00eb pun\u00ebs, ku gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit figuron si \u2018Prokurore\u2019, po k\u00ebshtu gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ka kryer veprime hetimore, ka marr\u00eb vendime t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ankimueshme, ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar organin e akuz\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme n\u00eb gjykat\u00eb, ka p\u00ebrfituar pag\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me magjistrat\u00ebt e tjer\u00eb, duke qen\u00eb e barabart\u00eb me ta,\u201d vler\u00ebson Mulaj dhe sjell si referenc\u00eb edhe kandidat\u00ebt p\u00ebr gjyqtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit pa asnj\u00eb kufizim me gjyqtar\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mulaj shton se fakti q\u00eb Ndoci ka g\u00ebzuar t\u00eb drejtat dhe detyrimet e statusit t\u00eb magjistratit p\u00ebrforcohet dhe nga p\u00ebrmbushja prej saj e detyrimit p\u00ebr t\u00eb depozituar n\u00eb ILDKPKI deklaratat e interesave privat\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2015-2016 kur ishte duke kryer stazhin; nga depozitimi i deklarat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb \u201cveting\u201d; si dhe deklaratave periodike vjetore n\u00eb vitet pasardh\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cNatyrsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb lind pyetja p\u00ebrse, pik\u00ebrisht, pasi kishte filluar procesi i rivler\u00ebsimit, znj. Esmeralda Maillard (Ndoci) kujtohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb q\u00eb mos t\u2019i n\u00ebnshtrohet procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur vet\u00eb ajo ka vler\u00ebsuar t\u00eb paraqes\u00eb deklarat\u00ebn pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, duke shprehur k\u00ebshtu vullnetin p\u00ebr t\u2019u rivler\u00ebsuar, pa ngritur dyshimin se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk i p\u00ebrkiste kategoris\u00eb s\u00eb parashikuar nga neni 179\/b, pika 3 e Kushtetut\u00ebs,\u201d shprehet Mulaj dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje se Ndoci ka paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje n\u00eb mars t\u00eb vitit 2022, me argumentimin p\u00ebr t\u00eb jetuar jasht\u00eb vendit, pran\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se Ndoci nuk e ka ankimuar vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr deklarimin e mbarimit t\u00eb statusit t\u00eb magjistratit.<\/p>\n<p>\u201cPretendimi i subjektit n\u00eb ankim se nuk ka q\u00ebllim shmangien nga procesi i rivler\u00ebsimit, por dor\u00ebheqjen nga detyra p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve familjare, nuk \u00ebsht\u00eb bind\u00ebs, p\u00ebr vet\u00eb faktin se subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb vijonte k\u00ebt\u00eb proces, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsueses s\u00eb saj ligjore,\u201d, shprehet Mulaj dhe thekson se Ndoci ka hequr dor\u00eb nga vetingu me vullnetin e saj t\u00eb lir\u00eb. Ajo e vler\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkon l\u00ebnin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sokol \u00c7omo e cil\u00ebson t\u00eb pajustifikuesh\u00ebm interpretimin e shumic\u00ebs q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb konkluzionin se Ndoci nuk duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb vetingut dhe k\u00ebrkon l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ai shpreh dakord\u00ebsi p\u00ebr konstatimin e fakteve juridike q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, shpreh q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me interpretimin dhe zbatimin e parashikimeve kushtetuese dhe legjislacionit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u00c7omo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se n\u00eb momentin e em\u00ebrimit, nuk \u00ebsht\u00eb kryer ndonj\u00eb proces verifikimi paraprak i Ndocit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn, situat\u00eb q\u00eb e \u00e7mon n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me urdh\u00ebrimet kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se Ndoci gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb stazhit profesional n\u00eb vitin 2016 g\u00ebzonte t\u00eb drejta dhe kishte detyrime nj\u00ebsoj si magjistrat\u00ebt. Sipas \u00c7omos, Ndoci i ka g\u00ebzuar k\u00ebto t\u00eb drejta dhe detyrime deri n\u00eb momentin dor\u00ebheqjes nga funksioni i prokurorit. Ai sjell n\u00eb v\u00ebmendje edhe faktin se Ndoci n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre detyrimeve ka plot\u00ebsuar formular\u00ebt e vet\u00ebdeklarimit, duke treguar se e njihte detyrimin p\u00ebr t\u2019ju n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cEm\u00ebrimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me parashikimet kushtetuese t\u00eb nenit 148\/\u00e7, sa i takon munges\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb ankueses p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn, n\u00eb gjykimin tim dikton nj\u00eb interpretim sistematik t\u00eb kuptimit t\u00eb zgjeruar t\u00eb termit \u2018prokuror\u2019, sipas parashikimit t\u00eb pik\u00ebs 3, t\u00eb nenit 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ankuesen n\u00eb rrethin e subjekteve, t\u00eb cil\u00ebt, sipas k\u00ebsaj dispozite duhet t\u00eb rivler\u00ebsohen ex officio\u201d, arsyeton \u00c7omo dhe shton se kjo m\u00ebnyr\u00eb interpretimi do t\u00eb ndalonte gjendjen e paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijuar me em\u00ebrimin e saj si prokurore, si dhe do t\u00eb p\u00ebrmbushte q\u00ebllimin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rikthyer besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, me nj\u00eb sistem \u201cku magjistrat\u00ebt ushtrojn\u00eb misionin e dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pasi t\u00eb jen\u00eb verifikuar n\u00eb lidhje me integritetin e figur\u00ebs, ligjshm\u00ebrin\u00eb e pasuris\u00eb s\u00eb tyre dhe profesionalizmin\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi m\u00eb 25 tetor 2022 t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimarrjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e vetingut p\u00ebr ish-prokuroren e Shkodr\u00ebs, Esmeralda Maillard Ndoci dhe ndalimin e saj p\u00ebr\u00a0 t\u2019u rikthyer n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb 15 viteve t\u00eb ardhshme, p\u00ebr shkak t\u00eb dor\u00ebheqjes nga detyra. Shumica [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70052,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[112,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6044.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e KPA, Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol \u00c7omo dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70051"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70051"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70053,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70051\/revisions\/70053"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70052"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}