{"id":70063,"date":"2023-03-23T19:30:21","date_gmt":"2023-03-23T18:30:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skender-haluci-rrudh-bilancin-negativ-ne-kpa-por-shkarkimi-mbetet-ne-fuqi\/2023\/03\/23\/"},"modified":"2023-04-06T13:45:38","modified_gmt":"2023-04-06T11:45:38","slug":"skender-haluci-rrudh-bilancin-negativ-ne-kpa-por-shkarkimi-mbetet-ne-fuqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/skender-haluci-rrudh-bilancin-negativ-ne-kpa-por-shkarkimi-mbetet-ne-fuqi\/2023\/03\/23\/","title":{"rendered":"Sk\u00ebnder Haluci rrudh bilancin negativ n\u00eb KPA, por shkarkimi mbetet n\u00eb fuqi"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Sk\u00ebnder Haluci kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij, por bilanci negativ i mbetur pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare ka qen\u00eb s\u00ebrish i madh.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me konstatimin p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, bilanci negativ e ka bindur trupin gjykues se vendimarrja e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Sk\u00ebnder Haluci u shkarkua prej KPK-s\u00eb m\u00eb 5 mars 2020, pasi u konstatuan probleme t\u00eb shumta p\u00ebr pasurin\u00eb, si dhe nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn e 69 milion\u00eb lek\u00ebve. Ai e kund\u00ebrshtoi vendimin si t\u00eb padrejt\u00eb e t\u00eb pabazuar n\u00eb provat e administruara.<\/p>\n<p>Po ashtu, Haluci ngriti shkaqe q\u00eb lidhen me aspektet procedurale t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb kryera n\u00eb Komision, por ato u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara. Nj\u00eb prej k\u00ebtyre shkaqeve ku jan\u00eb ngritur pretendime se vendimi Komisionit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bazuar n\u00eb fakte t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjen realitetit dhe provave q\u00eb jan\u00eb paraqitur, \u00ebsht\u00eb vendosur prej Kolegjit q\u00eb t\u00eb trajtohet n\u00eb analiz\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ngritura n\u00eb lidhje m vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPA-s\u00eb, Haluci ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr nj\u00eb apartament papafingo me sip\u00ebrfaqe 242 m2 n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb process legalizimi. Komisioni ka konkluduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri se investimi ishte kryer nga subjekti dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij dhe e ka llogaritur shum\u00ebn e shpenzuar prej Halucit sa 1\/3-ta e gjith\u00eb vler\u00ebs nd\u00ebrtimore. Sipas KPK, subjekti nuk ka deklaruar dhe provuar vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij objekti nd\u00ebrtimor dhe n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese.<\/p>\n<p>E p\u00ebrllogaritur bazuar n\u00eb \u00e7mimin mesatar t\u00eb kostos t\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr vitet 1997 &#8211; 2005, ashtu si ka deklaruar subjekti dhe duke konsideruar 1\/3-\u00ebn e sip\u00ebrfaqes, investimi \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare e subjektit p\u00ebr pjes\u00ebn e tij. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb konkluzionin se as dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb investuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb objektit nd\u00ebrtimor.<\/p>\n<p>Haluci ka pretenduar n\u00eb ankim se konkluzioni i KPK ka qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb kompetencave q\u00eb i jep ligji. Sipas subjektit, komisioner\u00ebt dhe k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb apo ekonomik\u00eb t\u00eb Komisionit nuk jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb licencuar n\u00eb fush\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme dhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit shqiptar, p\u00ebrcaktimi i vler\u00ebs s\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme kryhet nga ekspert\u00eb t\u00eb licencuar t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se ka deklaruar vler\u00ebn reale t\u00eb investimit n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb dhe se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e punimeve jan\u00eb kryer nga v\u00ebllez\u00ebrit, nd\u00ebrsa shpenzimet e tij kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr blerjen e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Subjekti ka paraqitur nj\u00eb akt vler\u00ebsimi t\u00eb objektit t\u00eb hartuar nga nj\u00eb ekspert i licencuar n\u00eb fush\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, sipas t\u00eb cilit vlera e investuar p\u00ebr pjes\u00ebn takuese, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur po n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPA e konsideron t\u00eb pabazuar pretendimin se komisioner\u00ebt dhe k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb apo ekonomik\u00eb nuk jan\u00eb ekspert\u00eb t\u00eb licensuar n\u00eb fush\u00ebn e vler\u00ebsimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Detyra kryesore e k\u00ebshilltar\u00ebve ekonomik\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebrbimit Ligjor t\u00eb institucioneve t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitja e relacionit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u2026,\u201d konstaton Kolegji dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionit se p\u00ebrcaktimi i vler\u00ebs s\u00eb investimit nga ekspertja e zgjedhur prej subjektit nuk p\u00ebrkonte me kostot e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se vlera e aplikuar nga ekspertja p\u00ebr nj\u00eb met\u00ebr katror nd\u00ebrtim, \u00ebsht\u00eb rezultat i pjes\u00ebtimit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, me sip\u00ebrfaqen e papafingos 242 m2.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr mosmarrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb aktit t\u00eb vler\u00ebsimit nga ana e ekspertes private dhe p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb objektit sipas \u00e7mimeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb kostos, t\u00eb miratuara prej EKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i pabazuar pretendimi p\u00ebr uljen e kostove p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimit informal, pasi nuk ka arritur t\u00eb provohet q\u00eb kostoja e pun\u00ebtoris\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie ka qen\u00eb zero lek\u00eb ashtu si \u00ebsht\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb pab\u00ebshtetur edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit se, Komisioni i ka ngarkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb 100% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb objektit. Kjo, pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar se kotributi i Halucit \u00ebsht\u00eb llogaritur n\u00eb 1\/3-\u00ebn e vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Halucit lidhur me pretendimin e tejkalimit t\u00eb kompetencave nga ana e Komisionit n\u00eb konkluzionin se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e \u00a0burimeve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Sa koh\u00eb nuk rezultoi q\u00eb Komisioni t\u00eb kishte gjetje n\u00eb drejtim t\u00eb deklarimeve fiktive p\u00ebr posedim t\u00eb dy kateve t\u00eb poshtme nga v\u00ebllez\u00ebrit e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00e7ka do t\u00eb orientonte analiz\u00ebn n\u00eb drejtim t\u00eb dyshimeve p\u00ebr fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, atribuimi i pasojave t\u00eb mosp\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimit ligjor sipas parashikimit t\u00eb nenit 32, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016, vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje bashkinvestimi, \u00e7mohet nga trupi gjykues jo n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e dispozit\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrcituar ligjore dhe praktik\u00ebs s\u00eb deritanishme t\u00eb Kolegjit n\u00eb interpretimin dhe zbatimin e saj\u201d, vler\u00ebson KPA dhe shton se konkluzioni p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e v\u00ebrtetimit t\u00eb burimeve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja juridike n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shkak p\u00ebr vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, Kolegji \u00e7mon se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr investimin e pjes\u00ebs s\u00eb tij takuese, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, ashtu si ka konkluduar edhe KPK.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d lidhur me vler\u00ebn e blerjes s\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 1400 m2 kundrejt shum\u00ebs 140 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka konstatuar se Haluci ka kryer deklarime t\u00eb pasakta nd\u00ebr vite dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d, lidhur me vitin e blerjes dhe vler\u00ebn e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb tok\u00eb ar\u00eb.<\/p>\n<p>Haluci ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK-s\u00eb lidhur me krijimin e k\u00ebsaj pasurie, duke pretenduar se \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb shtremb\u00ebrim t\u00eb fakteve dhe provave t\u00eb v\u00ebna n\u00eb dispozicion nga ana e tij. Ai ka rip\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb ankim edhe nj\u00eb her\u00eb t\u00eb gjitha shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb Komision n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, po Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK-s\u00eb lidhur deklarimet kontradiktore t\u00eb subjektit p\u00ebr vitin dhe vler\u00ebn e blerjes s\u00eb pasuris\u00eb. \u201cRezultoi e konfirmuar edhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit, i cili k\u00ebt\u00eb mosp\u00ebrputhje deklarimesh e pretendoi si rrjedhoj\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb kaparit, t\u00eb pareflektuar n\u00eb dokumentacionin ligjor t\u00eb shitblerjes s\u00eb tok\u00ebs n\u00eb vitin 2015\u201d, v\u00ebren Kolegji.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar edhe pretendimi i sbujektit p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kapari lidhur me blerjen e k\u00ebsaj pasurie. Trupi gjykues \u00e7mon se ekzistenca e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb till\u00eb nga ana e subjektit, duhej t\u00eb ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb vitit 2004, minimalisht n\u00eb rubrik\u00ebn e detyrimeve financiare, n\u00ebp\u00ebrmjet deklarimit t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb mbetur p\u00ebr t\u2019u paguar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA kund\u00ebrshton p\u00ebrfundimet e Komisionit se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201c\u2026Nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe si deklarim i pasakt\u00eb, edhe si deklarim i rrem\u00eb\u201d, shprehet Kolegji dhe konstaton se nga hetimi administrativ, nuk ka rezultuar q\u00eb Komisioni t\u00eb ket\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim sa i takon momentit kohor t\u00eb shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb dhe vler\u00ebs specifike t\u00eb paguar n\u00eb form\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb shitblerjes.<\/p>\n<p>KPA e cil\u00ebson t\u00eb gabuar linj\u00ebn e arsyetimit t\u00eb Komisionit, q\u00eb p\u00ebr efekt t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb kryer p\u00ebr vler\u00ebsimin e mjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, e ka vendosur koh\u00ebn e transaksionit n\u00eb vitin 2015 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata noteriale e shitjes mes pal\u00ebve dhe si vler\u00eb t\u00eb blerjes nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, por ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb tij\u00ebn mbi baz\u00ebn e nj\u00eb \u00e7mimi reference.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se subjekti nuk ka provuar vitin e sakt\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Kolegji ka vler\u00ebsuar si vit t\u00eb krijimit at\u00eb t\u00eb deklarimit n\u00eb 2004-\u00ebn. Megjithat\u00eb, edhe nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj p\u00ebr vitin 2004, ka rezultuar munges\u00eb burimesh financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, lidhur me tok\u00ebn ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar godina trekat\u00ebshe, Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb paplot\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, si dhe ka rezultuar me pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb saj<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb pabazuar konkluzionin e Komisionit lidhur me mospasqyrimin n\u00eb delarat\u00ebn para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2003 t\u00eb nj\u00eb ngastre tok\u00eb ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 890 m2 t\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 1999 p\u00ebr shum\u00ebn 1 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe as shitjen dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga ky transaksion, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2004.<\/p>\n<p>Haluci ka pretenduar n\u00eb ankim se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasuri e bashk\u00ebshortes e krijuar para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs dhe se ai nuk ka pasur t\u00eb drejta pron\u00ebsie; nuk ka investuar p\u00ebr blerjen dhe as ka krijuar t\u00eb ardhura prej shitjes s\u00eb saj. Sipas subjektit, n\u00eb momentin kur ai ka plot\u00ebsuar deklarimin e par\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb 2004-\u00ebs, kjo pasuri nuk ishte m\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij apo t\u00eb bashk\u00ebshortes. Po ashtu, ai ka kund\u00ebrshtuar si t\u00eb gabuar edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr vitin 1999.<\/p>\n<p>Duke ju referuar legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs, Kolegji vler\u00ebson se n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, Haluci nuk kishte detyrim t\u00eb deklaronte n\u00eb rubrik\u00ebn e pasurive pron\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes mbi ngastr\u00ebn e tok\u00ebs, pasi nuk ishte m\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj. Por, sipas KPA subjekti do t\u00eb duhet t\u00eb kishte deklaruar n\u00eb vitin 2004 n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2004 dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, t\u00eb ardhur\u00ebn e krijuar nga shitja e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji ka konfirmuar pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 1999, por nisur nga fakti se \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb 2004-\u00ebn dhe t\u00eb ardhurat e realizuara nga shitja nuk kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e ndonj\u00eb pasurie tjet\u00ebr, \u00e7mohet se konkluzioni i KPK-s\u00eb lidhur me krijimin e k\u00ebsaj pasurie nuk sjell pasoja juridike n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Haluci ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr \u00e7mim favorizues n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 106 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, me pretendimin se kjo gj\u00eb ka ndodhur si pasoj\u00eb e faktit q\u00eb shit\u00ebsi i k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe bler\u00ebsi i nj\u00eb dyqani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit. Po ashtu, Haluci ka kund\u00ebrshtuar edhe balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar nga KPK me pretendimin se n\u00eb analiz\u00ebn financiare jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht shpenzime q\u00eb nuk i takojn\u00eb, si dhe nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disa z\u00ebra t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb paqart\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. \u201cKomisioni lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, ka trajtuar fillimisht momentin e shitjes s\u00eb saj n\u00eb vitin 2003, duke evidentuar problematikat n\u00eb drejtim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb krijuar mes subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe z. V. dhe n\u00eb vazhdim \u00ebsht\u00eb shprehur edhe n\u00eb lidhje me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 1998, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb trupit gjykues, analiza dhe arsyetimi i Komisionit n\u00eb drejtim t\u00eb kontrollit t\u00eb ushtruar ndaj k\u00ebsaj pasurie, duhet t\u00eb niste me verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb krijimit t\u00eb saj n\u00eb vitin 1998 dhe, n\u00eb vijim, t\u00eb vler\u00ebsohej m\u00ebnyra e shitjes s\u00eb saj dhe t\u00eb ardhurat e krijuara nga tjet\u00ebrsimi i k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb cilat vler\u00ebsimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre e kan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme me vler\u00ebsimin mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb vitin 1998\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjtur i drejt\u00eb konkluzioni tjet\u00ebr i Komisionit p\u00ebr pamund\u00ebsi fianciare.<\/p>\n<p>Haluci ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb kryer nga Komisioni p\u00ebr burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 65 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2000. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPK gjat\u00eb viteve 2000, 2001, 2003 dhe 2004 kur jan\u00eb kryer investime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasurie, ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ total n\u00eb vler\u00ebn prej 9.7 milion\u00eb lek\u00eb. Subjekti ka pretenduar se p\u00ebrllogaritjet e Komisionit nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte, pasi nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat, nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kredit\u00eb, si dhe dokumentacioni i paraqitur nga bankat dhe firmat nd\u00ebrtuese. Ai ka kund\u00ebrshtuar edhe vler\u00ebn e p\u00ebrllogaritur si shpenzime p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin argument, se bursa ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe kostot e jetes\u00ebs, edhe ato t\u00eb akomodimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga rishikimi i analiz\u00ebs financiare n\u00eb Kolegj bazuar n\u00eb shpjegimet dhe provat e subjektit, ka rezultuar s\u00ebrish bilanc negativ n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb shum\u00ebn totale 7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Haluci ka rezultuar edhe n\u00eb Kolegj me balanca negative p\u00ebr blerjen e do automjeteve tip Benz n\u00eb vitet 2012 dhe 2013, nd\u00ebrsa ka arritur q\u00eb me shpjegimet dhe provat e tij t\u00eb bind\u00eb trupin gjykues se ka pasur burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb mjeti tjet\u00ebr tip JaguarX Type n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Kolegji ka vler\u00ebsuar pa lidhje me sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb subjektit dhe t\u00eb personave t\u00eb lidhur parregullist\u00eb n\u00eb deklarimet periodike p\u00ebr gjendjen e llogarive bankare t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe ndryshimet, shtesat apo pak\u00ebsimet n\u00eb fund t\u00eb secilit vit p\u00ebrkat\u00ebs. KPA ka \u00e7muar q\u00eb efektet e k\u00ebtyre parregullsive t\u2019i mbaj\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb analiz\u00ebs financiare t\u00eb viteve gjat\u00eb t\u00eb cilave mund t\u00eb ken\u00eb rezultuar me shttim t\u00eb pajustifikuar t\u00eb likuiditeteve bankare.<\/p>\n<p>Nga rishikimi i analiz\u00ebs financiare t\u00eb Komisionit p\u00ebr periudh\u00ebn 1997 -2016 kur \u00ebsht\u00eb konstauar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 69 milion\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb ulur ndjesh\u00ebm bilanci negativ, ka mbetur s\u00ebrish n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb shum\u00ebn totale 27.9 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb KPA ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka gjetur t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs, Sk\u00ebnder Haluci kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij, por bilanci negativ i mbetur pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare ka qen\u00eb s\u00ebrish i madh. Bashk\u00eb me konstatimin p\u00ebr deklarime t\u00eb pasakta, bilanci negativ e ka [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70064,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[148,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Haluci.jpg","fifu_image_alt":"Sk\u00ebnder Haluci pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70063"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70063"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70065,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70063\/revisions\/70065"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}