{"id":70069,"date":"2023-03-22T17:44:54","date_gmt":"2023-03-22T16:44:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-fatmira-hajdarit\/2023\/03\/22\/"},"modified":"2023-04-06T13:45:58","modified_gmt":"2023-04-06T11:45:58","slug":"argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-fatmira-hajdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kolegjit-per-shkarkimin-e-fatmira-hajdarit\/2023\/03\/22\/","title":{"rendered":"Argumentet e Kolegjit p\u00ebr shkarkimin e Fatmira Hajdarit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr ish-gjyqtaren e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari dhe la n\u00eb fuqi shkarkimin e saj p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr mosdeklarimin e revokimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Hajdari arriti t\u00eb hiqte nga vler\u00ebsimi i saj konkluzionin e KPK p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati pa leje, q\u00eb u rr\u00ebzua prej Kolegjit me arsyetimin se kjo gjetje nuk u p\u00ebrket dy kritereve p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbyllur procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi. Po ashtu, disa shkelje nuk u vler\u00ebsuan penalizuese.<\/p>\n<p>Fatmira Hajdari u shkarkua prej Komisionit m\u00eb 18 qershor 2020, pasi u konkludua se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve, krijimin e pasurive dhe p\u00ebr kryerjen e transaksioneve t\u00eb padeklaruara p\u00ebr 12 vjet radhazi. Po ashtu, KPK konstatoi se ishte kryer vepra penale e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d n\u00eb nj\u00eb pallat, q\u00eb u konsiderua si c\u00ebnim i besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Fatmira Hajdaraj \u00ebsht\u00eb e veja e Azem Hajdarit,\u00a0deputetit dhe nj\u00ebrit prej drejtuesve t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dhjetorit kund\u00ebr diktatur\u00ebs n\u00eb vitet 90\u2019, i cili u vra n\u00eb vitit 1998. Ajo e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2003 si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb korrik 2013, u dekretua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, pozicion q\u00eb e mbajti deri n\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p>Kolegji i ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara shkaqet procedurale t\u00eb ngritura nga subjekti lidhur me procesin e rregullt ligjor, duke konsideruar se i jan\u00eb garantuar t\u00eb drejtat gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut ndaj saj n\u00eb Komision.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hajdari ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 454 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb 95.3 m2 n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo ka pretenduar se n\u00eb\u00a0 vitin 2003 ka pasqyruar t\u00eb gjith\u00eb shum\u00ebn e investuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, duke sh\u00ebnuar t\u00eb rrumbullakosur shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, me burim pjes\u00ebrisht kursime familjare q\u00eb i p\u00ebrkiste vler\u00ebs fillestare t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 1995 dhe pjes\u00ebrisht nj\u00eb kredi 2.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2000. Sipas subjektit, deklarimi \u201cveting\u201d nuk ndryshon me at\u00eb t\u00eb vitit 2003.<\/p>\n<p>Duke iu referuar akteve t\u00eb administruara, Kolegji konstaton se pasakt\u00ebsit\u00eb e evidentuara n\u00eb deklaratat periodike b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrdorimin e tyre me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs dhe e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK-s\u00eb sp\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb vite t\u00eb investimeve t\u00eb kryera n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb informale 5-kat\u00ebshe, si dhe se nj\u00eb e ardhur 160 mij\u00eb euro e pretenduar prej Hajdarajt se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga i biri prej shitjes s\u00eb nj\u00eb aktiviteti.<\/p>\n<p>Kolegji konfirmon q\u00ebndrimin e Komisionit p\u00ebr munges\u00ebn e deklarimeve t\u00eb momentit t\u00eb fillimit e p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, por nuk e konsideron k\u00ebt\u00eb shkelje si t\u00eb kualifikueshme n\u00eb ndonj\u00eb nga rastet e parashikuara n\u00eb ligj lidhur me deklarimin e rrem\u00eb, fshehjen, konfliktin e interesit apo munges\u00ebn e burimeve t\u00eb ligjshme. Sipas KPA, kjo pasuri referohet n\u00eb deklarimet vjetore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kolegji vler\u00ebson pa lidhje nj\u00eb shkak t\u00eb ngritur nga subjekti p\u00ebr konkluzionin e Komisionit lidhur me nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 142 m2, t\u00eb p\u00ebrfituar me vendim gjykate. Kjo, pasi vet\u00eb KPK ka konkluduar se mosdeklarimi i sakt\u00eb i k\u00ebsaj pasurie nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb i vet\u00ebm shkak p\u00ebr shkarkim, duke qen\u00eb se subjekti ka deklaruar sip\u00ebrfaqen totale t\u00eb truallit p\u00ebrfshir\u00eb edhe sip\u00ebrfaqen 142 m2.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb pabazuar pretendimin e subjektit kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb nj\u00eb trualli me sip\u00ebrfaqe 150 m2 n\u00eb vitin 2015. \u201cPretendimi i subjektit se kontrata nuk u depozitua p\u00ebr regjistrim pran\u00eb ZVRPP-s\u00eb n\u00eb vitin 2015, pasi si pjes\u00eb e procesit t\u00eb legalizimit do t\u00eb konsiderohej e p\u00ebrfunduar vet\u00ebm me miratimin e legalizimit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak nuk u deklarua n\u00eb DIPP-n\u00eb 2015, vler\u00ebsohet nga trupi gjykues i pabazuar, p\u00ebr sa koh\u00eb regjistrimi i veprimit juridik [kontrat\u00ebs] n\u00eb regjistrat e pasurive t\u00eb paluajtshme i mund\u00ebson bler\u00ebsit q\u00eb t\u00eb tjet\u00ebrsoj\u00eb pasurin\u00eb te t\u00eb tret\u00ebt, por nuk \u00ebsht\u00eb element i vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr kalimin e pron\u00ebsis\u00eb\u201d, arsyeton KPA dhe konkludon se n\u00eb vitin 2015 subjekti gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb, nga 1.5 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb balanca negative e konstatuar prej KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdari ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb nj\u00eb shume prej 207 mij\u00eb euro, duke pretenduar se ka deklaruar detyrimit ndaj nj\u00eb shtetasi n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb, si dhe 160 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e biznesit t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>Subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d se djali e ka marr\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb nga shtetasi G.B. n\u00eb form\u00ebn e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb karabinas\u00eb s\u00eb nj\u00eb pallati 10-kat\u00ebsh mbi truallin q\u00eb zot\u00ebronte familja.<\/p>\n<p>Por, trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjor marrjen e materialeve t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb shum\u00ebn 10 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2012-\u00ebn, duke konstatuar se ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb. Sipas Kolegjit, kjo situat\u00eb passjell munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me shkakun e ankimit kund\u00ebr konkluzionit t\u00eb Komisionit se e ardhura n\u00eb shum\u00ebn 160 mij\u00eb euro e p\u00ebrfituar prej djalit nga shitja e aktivitetit nuk p\u00ebrmbush kriteret si burim i ligjsh\u00ebm, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin e Hajdaraj nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se kjo vler\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte investimin e kryer nga i biri, si dhe as pretendimin e saj se n\u00eb t\u00eb nuk p\u00ebrfshihej fitimi i munguar nga prishja p\u00ebrpara afatit e kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u2026N\u00eb kushtet kur p\u00ebr shum\u00ebn 160.000 euro nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore, ajo u konsiderua e gjitha si nj\u00eb e ardhur e re e subjekti t\u00eb rivler\u00ebsimit, e cila nuk plot\u00ebsonte kriteret e p\u00ebrcaktuara\u2026 p\u00ebr t\u2019u konsideruar si e ardhur e ligjshme\u201d, vler\u00ebson KPA dhe v\u00ebren se mosp\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj shume p\u00ebr financimin e objektit karabina me pes\u00eb kate e vendos Hajdarajn n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 139 mij\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit 10 kat\u00ebsh, si dhe p\u00ebr shpenzimet e tjera p\u00ebr periudh\u00ebn 2012- 2013, n\u00eb vler\u00ebn prej 34.9 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb shkakun e ankimit t\u00eb ngritur ndaj konkluzionit t\u00eb KPK p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb bashk\u00ebinvestitorit S.T. n\u00eb objektin informal 10-kat\u00ebsh.\u00a0 Kolegji shprehet se ka shqyrtuar rrethanat e fakteve t\u00eb rezultuara nga hetimi sa i p\u00ebrket bashk\u00ebinvestimit n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij objekti, nd\u00ebrlidhur me konkluzionet e Komisionit n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb dispozitave ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb statusin e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>KPK e ka konsideruar bashk\u00ebinvestitorin S.T. si person tjet\u00ebr t\u00eb lidhur duke vler\u00ebsuar se marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre rrjedh nga nj\u00eb interes pasuror dhe marr\u00ebdh\u00ebnie biznesi si\u00e7 \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshja private e vitit 2013, shtesa e marr\u00ebveshjes private n\u00eb vitin 2014 dhe kontrata e shk\u00ebmbimit n\u00eb vitin 2016, me pal\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit dhe tre f\u00ebmij\u00ebt e saj si pronar t\u00eb truallit dhe investitori S.T..<\/p>\n<p>Duke ju referuar edhe jurispudenc\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Kolegjit, trupi gjykues konstaton se nga hetimi administrativ nuk rezulton asnj\u00eb gjetje mbi baz\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb ngrihen dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr fshehje t\u00eb pasurive nga ana e subjektit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebinvestitor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Bashk\u00ebinvestitori S.T. ka investuar n\u00eb objekt, ka p\u00ebrfituar n\u00eb p\u00ebrputhje me investimin pjes\u00ebn e tij takuese, pa kaluar ndonj\u00eb e drejt\u00eb te subjekti i rivler\u00ebsimit, trupi gjykues vler\u00ebson se situata faktike nuk mund t\u00eb kualifikohet n\u00ebn parashikimin e nenit 32, pika 4 e ligjit nr. 84\/2016 dhe z. S.T. nuk konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur, p\u00ebr t\u00eb cilin lind detyrimi i subjektit p\u00ebr justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij\u201d, arsyeton KPA dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit se investitori S.T. nuk \u00ebsht\u00eb person i lidhur, duke mos iu ngarkuar barra p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimet e tij t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa ka petenduar subjekti, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se ka mosp\u00ebrputhje n\u00eb nd\u00ebrmjet deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d dhe asaj vjetore t\u00eb vitit 2003 lidhur me burimin e krijimit t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie me sip\u00ebrfaqe 67.5 m2, n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK, Hajdaraj nuk kishte shpjeguar bindsh\u00ebm edhe mosp\u00ebrputhjet q\u00eb egzistonin p\u00ebr vler\u00ebn e paguar, ku n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes figuron 1.7 milion lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes rezulton 125 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, duke e llogaritur vler\u00ebn e nj\u00ebsis\u00eb sipas \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2001, por edhe sipas \u00e7mimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes t\u00eb vitit 2003, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e tjera familjare. Sipas analiz\u00ebs, ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 18.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebrpara vitit 2003, duke u p\u00ebrllogaritur investimi sipas kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes dhe gjat\u00eb vitit 2003 \u00ebsht\u00eb konkluduar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2.7 milion\u00eb lek\u00eb, duke u llogaritur vlera e nj\u00ebsis\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Hajdaraj rezulton me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 5.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz. Subjekti ka pretenduar se nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb nga motra q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim nuk e ka deklaruar pasi e ka konsideruar si marrdh\u00ebnie familjare. Ajo ka k\u00ebmb\u00ebngulur se motra ka pasur gjithmon\u00eb pun\u00eb dhe t\u00eb ardhura t\u00eb mira si emigrante n\u00eb Gjermani, prej vitit 2000. Trupi gjykues i Kolegjit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk arriti t\u00eb provonte marr\u00ebdh\u00ebnien e huas me motr\u00ebn e saj p\u00ebr vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe as burimet e ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>Kolegji ashtu si KPK vler\u00ebson se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb djalit t\u00eb kuotave n\u00eb dy shoq\u00ebri. \u201c\u2026N\u00eb kushtet e dijenis\u00eb t\u00eb dinamikave t\u00eb angazhimit privat t\u00eb personit t\u00eb lidhur, t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve financiare n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre, pretendimi p\u00ebr padijeni t\u00eb veprimeve noteriale t\u00eb dhurimit t\u00eb kuotave nga ana e personit t\u00eb lidhur, \u00ebsht\u00eb i pabazuar\u201d, vler\u00ebson KPA dhe shton se subjekti nuk ka rritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>N\u00eb ndryshim nga Komisioni, Kolegji vler\u00ebson se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet periodike p\u00ebr nj\u00eb ullisht\u00eb me sip\u00eberfaqe 950 m2 n\u00eb Durr\u00ebs, nuk mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb shkak shkarkimi n\u00eb kuptim t\u00eb deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>Hajdaraj ka ngritur pretendime ndaj Komisionit p\u00ebr q\u00ebndrime me standarte t\u00eb dyfishta n\u00eb vler\u00ebsimin e nd\u00ebrtimeve pa leje, ku n\u00eb rastin e saj n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut \u00ebsht\u00eb konkluduar se ka c\u00ebnuar besimin e publikut dhe ka c\u00ebnuar etik\u00ebn e magjistratit, ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr magjistrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e vler\u00ebson jo koherent pretendimin e subjektit se nd\u00ebrtimi pa leje \u00ebsht\u00eb realizuar me iniciativ\u00eb t\u00eb djalit t\u00eb saj, pasi punimet jan\u00eb kryer n\u00eb truallin n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb saj. Po ashtu, ka rezultuar se prej Hajdarjt jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb fituar pron\u00ebsin\u00eb p\u00ebr sip\u00ebrfaqe t\u00eb tjera trualli n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi informal i objektit 10 kate, n\u00eb shkelje t\u00eb parashikimeve t\u00eb ligjit nr. 8405\/1998, \u2018P\u00ebr urbanistik\u00ebn\u2019, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ky veprim parashikohej nga legjislacioni si vep\u00ebr penale, d\u00ebshmon se n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin subjekti ka dakord\u00ebsuar veprimet e personit t\u00eb lidhur p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij nd\u00ebrtimi, duke u p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb n\u00eb k\u00ebto veprime dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka cenuar vlerat e sjelljes q\u00eb gjyqtari duhet t\u00eb demonstroj\u00eb si d\u00ebshmi e integritetit t\u00eb tij\u201d, shprehet KPA dhe shton se nd\u00ebrtimi objektit nuk \u00ebsht\u00eb diktuar nga nevoja bazike p\u00ebr strehim, por p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi pasuror dhe maksimalizimit t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfitimi, q\u00eb d\u00ebshmohet nga madh\u00ebsia e objektit pa leje.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebtij q\u00ebndrimi q\u00eb konfirmon at\u00eb t\u00eb Komisionit, Kolegji vler\u00ebson se ky konkluzion nuk mund mund t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb shkak shkarkimi, pasi procesi i Hajdarajt \u00ebsht\u00eb kyer p\u00ebr dy prej tre kritereve. \u201cN\u00eb kushtet kur ushtrimi i kontrollit p\u00ebr vendimin e Komisionit, nuk p\u00ebrfshin kriterin profesional, por dy kriteret e tjera mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi, dhe kjo \u00e7\u00ebshtje konsiderohet se nuk b\u00ebn pjes\u00eb brenda vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre kritereve, q\u00ebndrimi i Komisionit mbi problematikat q\u00eb lidhen me nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm, u konsiderua si jo p\u00ebrcaktues p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nga analiza n\u00eb Kolegj bilanci negativ \u00ebsht\u00eb rrudhur, ai ka mbetur s\u00ebrish n\u00eb vler\u00eb t\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb totale prej 68 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>Sipas KPK, Hajdari nuk ka deklaruar revokimin e viz\u00ebs amerikane n\u00eb formularin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs t\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb 27 janar 2017, megjith\u00ebse ajo ishte telefonuar nga zyra konsullore e ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 26 janar 2017 dhe i ishte njoftuar ky fakt.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton munges\u00eb konsistence mes shpjegimeve t\u00eb subjektit n\u00eb ankim dhe atyre gjat\u00eb hetimit administrativ lidhur me marrjen e telefonat\u00ebs nga Ambasada e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se Hajdaraj nuk arriti t\u00eb provonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e konkluzionit t\u00eb Komisionit se ajo ishte njoftuar personalisht ose me shkrim p\u00ebr revokimin e viz\u00ebs nga Ambasada nj\u00eb dit\u00eb para dor\u00ebzimit fizikisht t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, KPA ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti ka dor\u00ebzuar formularin t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet ligjore, duke e vendosur at\u00eb n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm lidhur me kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji ka konkluduar se ish-gjyqtarja Fatmira Hajdaraj ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn dhe ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj nga detyra.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA e gjeti t\u00eb drejt\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb vetingut p\u00ebr ish-gjyqtaren e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Fatmira Hajdari dhe la n\u00eb fuqi shkarkimin e saj p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb si dhe p\u00ebr mosdeklarimin e revokimit t\u00eb viz\u00ebs amerikane. Megjithat\u00eb, Hajdari arriti t\u00eb hiqte nga vler\u00ebsimi i [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70070,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fatmira-Hajdari.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Fatmira Hajdari pas vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70069"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70071,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70069\/revisions\/70071"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}