{"id":70072,"date":"2023-03-20T19:52:09","date_gmt":"2023-03-20T18:52:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-cenimin-e-besimit-per-bernina-kondin-por-le-ne-fuqi-shkarkimin\/2023\/03\/20\/"},"modified":"2023-04-06T13:46:32","modified_gmt":"2023-04-06T11:46:32","slug":"kolegji-rrezon-cenimin-e-besimit-per-bernina-kondin-por-le-ne-fuqi-shkarkimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-rrezon-cenimin-e-besimit-per-bernina-kondin-por-le-ne-fuqi-shkarkimin\/2023\/03\/20\/","title":{"rendered":"Kolegji rr\u00ebzon \u201cc\u00ebnimin e besimit\u201d p\u00ebr Bernina Kondin, por l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi, por balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00eb si dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kondi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 15 qershor 2020, por ajo e ankimoi vendimin n\u00eb KPA, duke ngritur shkaqe proceduriale lidhur me procesin e rregullt ligjor si dhe ka kund\u00ebrshtuar vler\u00ebsimin p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit ndaj konkluzionit t\u00eb Komisionit lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, duke sjell\u00eb si argument faktin se hetimi administrativ \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Po ashtu, KPA vler\u00ebson se subjekti nuk mund t\u00eb gjendet nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb kushtet e kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat probleme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupi gjykues i KPA kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Albana Shtyll\u00ebn, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omon, i ka rr\u00ebzuar pretendimet e tjera t\u00eb subjektit p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb parimeve t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe aspektet procedurale t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kyesuesja Mulaj ka shfaqur mendimin paralel lidhur me trajtimin e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. Megjith\u00ebse ajo vler\u00ebson se n\u00eb rastin konkret subjekti nuk gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, k\u00ebmb\u00ebngul se ky kriter mund t\u00eb jet\u00eb i zbatuesh\u00ebm edhe n\u00eb rastet kur procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebrfundon me vendimarrje vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Ajo paraqet tjet\u00ebr vler\u00ebsim edhe p\u00ebr konkluzionin e shumic\u00ebs se p\u00ebr shkak t\u00eb penalizimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nuk mund t\u00eb aplikohet edhe dispozita ligjore p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia. \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, aplikueshm\u00ebria e t\u00eb dyja dispozitave nuk duhet konsideruar si nd\u00ebshkim i dyfisht\u00eb, por evidentimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore q\u00eb subjektet duhet t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebr veprimet e tyre,\u201d shprehet Mulaj.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se gjyqtarja Kondi ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb k\u00ebsteve t\u00eb paguara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 57 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituar me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje t\u00eb vitit 2004 p\u00ebr vler\u00ebn totale 39 mij\u00eb euro. Gjithashtu, KPK konstatoi se Kondi nuk shpjegoi dot bindsh\u00ebm vler\u00ebn e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb krijuar para martes\u00ebs; si dhe se nuk provoi destinacionin e nj\u00eb kredie dhe burimin e nj\u00eb huaje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka deklaruar se kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr likujdimin e detyrimit t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>P\u00ebr blejen e k\u00ebtij apartamenti, Kondi ka deklaruar si burime dy kredi nj\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn 2.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe tjetr\u00ebn n\u00eb 2006-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb. Si burime jan\u00eb deklaruar edhe kursime t\u00eb familjes dhe t\u00eb ardhura t\u00eb mbledhura nga shitja e librave t\u00eb botuara prej subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar nj\u00eb mandat n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro n\u00eb vitin 2006, ve\u00e7 atyre t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe ka ngritur dyshime se p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb paguar vlera 47 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se vlera e paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri \u00ebsht\u00eb ajo e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr shum\u00ebn 8000 euro ka sqaruar se i\u2019a ka dh\u00ebn\u00eb prapa shoq\u00ebria me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb saj, pasi i nevojiteshin p\u00ebr kurimin e gjyshes jasht\u00eb vendit, si dhe ka pohuar se e ka rikthyer brenda vitit. Sipas Kondit, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb paguar 39 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Shumica e KPA nuk i ka gjetur bind\u00ebse sqarimet e subjektit. N\u00eb vendim thuhet se nuk ka ndonj\u00eb dokument q\u00eb tregon nevoj\u00ebn p\u00ebr pagimin e nj\u00eb shume t\u00eb till\u00eb p\u00ebr trajtimin sh\u00ebndet\u00ebsor t\u00eb gjyshes, si dhe nga dokumentacioni spitalor i paraqitur ka rezultuar se regjistrimi \u00ebsht\u00eb kryer pasi subjekti e ka rikthyer shum\u00ebn tek shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar jo e logjikshme q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohej mb\u00ebshtetje nga nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtimi me t\u00eb cil\u00ebn nuk deklarohet se ka pasur ndonj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mulaj \u00e7mon se aktet v\u00ebrtetojn\u00eb se \u00e7mimi real i paguar p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb ai i pasyqruar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes n\u00eb shum\u00ebn 39 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj vler\u00ebson edhe gjyqtarja Albana Shtylla. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn vjetore periodike t\u00eb vitit 2006, shlyerjen e detyrimit financiar t\u00eb mbetur ndaj shoq\u00ebris\u00eb \u201c{***}\u201d Shpk, por jo veprimet financiare t\u00eb kryera brenda vitit kalendarik, t\u00eb cilat p\u00ebrfundimisht kan\u00eb passjell\u00eb shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb apartamentit t\u00eb dakord\u00ebsuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes,\u201d argumenton Shtylla.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se mandati p\u00ebr kthimin e shum\u00ebs 8000 euro nuk tregon nj\u00eb veprim financiar t\u00eb kryer nga subjekti p\u00ebr shlyerjen e detyrimeve ndaj shoq\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e b\u00ebn t\u00eb besuesh\u00ebm q\u00ebndrimin e Kondit. Sipas Shtyll\u00ebs, kthimi i k\u00ebsaj shume nga shoq\u00ebria vet\u00ebm ka shtyr\u00eb n\u00eb koh\u00eb shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019u paguar m\u00eb tej si k\u00ebst i fundit.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshton edhe analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb lidhur me burimet e ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti. Ajo vler\u00ebson se Komisioni gabon n\u00eb konkluzionin e tij lidhur me destinacionin e kredis\u00eb, duke pretenduar se ka pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb burimet e financimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe jo dokumentacion p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar veprimet pas disbursimit t\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr burimin e t\u00eb ardhurave nga shitja e librave, Kondi ka pretenduar se \u00e7do aludim i Komisionit lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura, \u00ebsht\u00eb i pabazuar pasi ka provuar me dokumentacion provues ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Po ashtu, Kondi ka pretenduar se me dokumentacionin e dor\u00ebzuar ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr huan\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb nga kush\u00ebrira e saj.<\/p>\n<p>Ajo ka k\u00ebrkuar q\u00eb nga analiza financiare e kryer p\u00ebr vitin 2004 t\u00eb hiqen shpenzimet p\u00ebr kostot e jetes\u00ebs, duke argumentuar se ka jetuar me prind\u00ebrit dhe jan\u00eb mbuluar prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me shkaqet e ngritura p\u00ebr burimet e financimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, Komisioni ka konstatuar se mungonte dokumentacioni justifikues bankar mbi destinacionin e dy transaksioneve t\u00eb kryera n\u00eb llogarin\u00eb e kredis\u00eb n\u00eb krrik t\u00eb 2005-\u00ebs, n\u00eb shumat nga 1 milion e 230 mij\u00eb lek\u00eb secili, si dhe dokumentacioni justifikues bankar mbi t\u00ebrheqjen e kredis\u00eb n\u00eb shum\u00ebn prej 2.5 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Kondi ka pretenduar se t\u00eb gjitha veprimet e kryera, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej saj tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb \u00e7do veprim ka qen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me realizimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, dhe se huaja, sipas parashikimeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb lidhur me Alpha Bank, ishte lidhur me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr blerje apartamenti.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se Komisioni nuk ka ngritur dyshime q\u00eb kjo kredi t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr ndonj\u00eb pasuri apo shpenzim tjet\u00ebr t\u00eb subjektit, si dhe e ka p\u00ebrfshir\u00eb si burim p\u00ebr apartamentin. \u201cQ\u00ebndrimi i Komisionit se subjekti nuk provon bindsh\u00ebm destinacionin e k\u00ebsaj kredie, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkluzion pa relevanc\u00eb n\u00eb vendimmarrje, q\u00eb duket se kap\u00ebrcen p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr shkeljet e ligjit t\u00eb cilat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb p\u00ebr subjektet e rivler\u00ebsimit, vendosjen e nj\u00eb mase disiplinore\u201d, arsyeton shumica dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb shkak t\u00eb ankimit.<\/p>\n<p>Pretendimi i subjektit n\u00eb ankim lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e librave \u00ebsht\u00eb konsideruar prej Kolegjit i panevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u analizuar, pasi Komisioni ka njohur n\u00eb p\u00ebrfundim ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave, si dhe vler\u00ebsohet se nuk kan\u00eb rezultuar me ndonj\u00eb impakt t\u00eb ndjesh\u00ebm financiar n\u00eb analiz\u00ebn e b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vitin 2004.<\/p>\n<p>Kolegji e cil\u00ebson si nj\u00eb konkluzion deklarativ lidhur me vler\u00ebsimin etik t\u00eb subjektit, konstatimin e Komisionit n\u00eb drejtim t\u00eb sjelljes p\u00ebrsa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr disponimin e faturave tatimore q\u00eb provonin shitjen e librave dhe p\u00ebrfitimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara. Nisur nga fakti se shkarkimi i Kondit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm mbi konkluzionet e arritura n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, Kolegji vler\u00ebson si t\u00eb pamb\u00ebshtetur ligj\u00ebrisht konkluzionin e arritur p\u00ebr vler\u00ebsimin etik, t\u00eb p\u00ebrdorur si nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb shkarkimit, duke e gjendur t\u00eb drejt\u00eb shkakun e ankimit t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ashtu si n\u00eb Komision, Kondi ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 1.2 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn. \u201cMbet\u00ebn n\u00eb nivel deklarativ e t\u00eb paprovuara pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Bernina Kondi, se shuma e marr\u00eb hua prej saj, realisht \u00ebsht\u00eb krijuar jo nga huadh\u00ebn\u00ebsja G. N., por nga kush\u00ebriri tjet\u00ebr i subjektit, z. A. G., i cili i kishte krijuar k\u00ebto t\u00eb ardhura nga pun\u00ebsimi n\u00eb Itali\u2026\u201d, vler\u00ebson Kolegji dhe shton se subjekti d\u00ebshtoi t\u00eb provoj\u00eb edhe se shtetasi A.G. ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs s\u00eb marr\u00eb hua prej saj.<\/p>\n<p>Pretendimi tjet\u00ebr se nuk ka pasur shpenzime jetese n\u00eb vitin 2004 pasi jetonte me prind\u00ebrit dhe jan\u00eb mbuluar prej tyre, \u00ebsht\u00eb gjetur pa pesh\u00eb n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb reduktuar leht\u00ebsisht bilanci negativ i vitit 2010 duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 493 mij\u00eb lek\u00eb, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb finanaciare, q\u00eb i jan\u00eb shtuar edhe mungesat n\u00eb dy vite duke arritur n\u00eb vler\u00ebn totale prej 1 milion e 753 mij\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2011, KPK ka konstatuar se veprimet juridike t\u00eb kryera nga subjekti i rivler\u00ebsimit jan\u00eb kryer n\u00eb tejkalim t\u00eb parashikimeve ligjore mbi p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi n\u00eb Komision ka rezultuar se gjyqtarja Bernina Kondi, ka porositur nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb qytetin e Beratit ku ushtronte funksionin, p\u00ebr blerjen e s\u00eb cil\u00ebs iu akordua nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb porosie, rezulton se subjekti e ka revokuar duke bler\u00eb pas kat\u00ebr muajsh, edhe me fondet e kredis\u00eb leht\u00ebsuese, nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas KPK, subjekti e bleu apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb duke p\u00ebrdorur edhe kredin\u00eb e but\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk ushtronte detyr\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb qark, si dhe kur zot\u00ebronte nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton se KPK nuk e ka qart\u00ebsuar se n\u00eb cilin kualifikim ligjor e ka atashuar konkluzionin e tij, si dhe nuk ka mbajtur ndonj\u00eb q\u00ebndrim lidhur me legjitimitetin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Kolegji v\u00ebren se n\u00eb dosjen e hetimit administrativ gjenden fakte q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb subjektit n\u00eb tejkalim apo n\u00eb mashtrim t\u00eb ligjit me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese, mungesa e konkluzionit t\u00eb Komisionit p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e k\u00ebtij q\u00ebndrimi ka \u00e7uar n\u00eb vler\u00ebsimin se konstatimi i arritur nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si nj\u00eb element p\u00ebr penalizimin e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konkludon se, Kondi nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm pasi rezulton t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb e krijuara e shpenzimet e kryera, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e saj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA i ka vler\u00ebsuar t\u00eb drejta nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ish-gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi, por balancat negative t\u00eb konstatuara n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00eb si dhe pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70073,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[145,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Bernina-Kondi.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Bernina Kondi pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb shkarkimit nga KPK. Foto: Gent Shkullaku\/ LSA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70072"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70072"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70072\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70074,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70072\/revisions\/70074"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70073"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70072"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70072"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70072"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}