{"id":70075,"date":"2023-03-20T19:29:25","date_gmt":"2023-03-20T18:29:25","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qendrimet-e-ndryshme-te-kpa-se-ne-rivleresimin-e-valdete-hoxhes\/2023\/03\/20\/"},"modified":"2023-04-06T13:46:36","modified_gmt":"2023-04-06T11:46:36","slug":"qendrimet-e-ndryshme-te-kpa-se-ne-rivleresimin-e-valdete-hoxhes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/qendrimet-e-ndryshme-te-kpa-se-ne-rivleresimin-e-valdete-hoxhes\/2023\/03\/20\/","title":{"rendered":"Q\u00ebndrimet e ndryshme t\u00eb KPA-s\u00eb n\u00eb rivler\u00ebsimin e Valdete Hoxh\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e ankimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Valdete Hoxha lidhur me konfirmimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga Komisioni, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo kan\u00eb vendosur ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, nd\u00ebrsa relatorja Natasha Mulaj n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se ky subjekt rivler\u00ebsimi nuk e meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7omo paraqet gjithashtu mendim paralel kundrejt asaj t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr konfirmimin, duke e konsideruar q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Komisioneres Publike, Irena Nino p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit si heqje dor\u00eb nga ankimi. Sipas tij, vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK duhej t\u00eb ishte konfirmuar pa u shqyrtuar shkaqet e ankimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Valdete Hoxha u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, m\u00eb 1 korrik 2020, pasi u konkludua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Por ky vendim u ankimua nga ish-komisioneri Darjel Sina, i cili vler\u00ebsoi se nevojitej ri\u00e7elje e hetimit n\u00eb Kolegj lidhur me aft\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb kunat\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien hua n\u00eb shum\u00ebn 93 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs n\u00eb Kanada, si dhe p\u00ebr dhurime n\u00eb vler\u00ebn rreth 11 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb. N\u00eb ankim u p\u00ebrfshi edhe pamund\u00ebsia financiare e familjes s\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti dhe e vajz\u00ebs p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Hoxha kreu kund\u00ebrankim, duke pretenduar se shkaqet e ankimit ngriheshin mbi baz\u00ebn e dyshimeve dhe hipotezave q\u00eb nuk q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb raport me provat, faktet, dokumentet dhe shpjegimet e paraqitura prej saj, si dhe me provat e administruara nga Komisioni.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj, institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga komisionerja Irena Nino, e cila pasi u njoh me dokumentet e reja t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti si prova, u bind se huadh\u00ebn\u00ebsja kishte pasur mund\u00ebsi financiare,<\/p>\n<p>Nino vler\u00ebsoi gjithashtu se balancat negative ishin t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizimin e subjektit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e kunat\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua t\u00eb bij\u00ebs vler\u00ebn 93 mij\u00eb dollar\u00eb me q\u00ebllim mbulimin e shpenzimeve t\u00eb studimit n\u00eb Kanada gjat\u00eb viteve 2012-2016, si dhe dhurimet n\u00eb shum\u00ebn rreth 11 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb, Sina pretendoi n\u00eb ankim se nuk ishte hetuar vlera totale dhe viti i investimit t\u00eb kryer nga familja e huadh\u00ebn\u00ebses p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe p\u00ebr blerjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Kanada &#8211; duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb paqart\u00eb n\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrorur vet\u00ebm kredia bankare e pretenduar, apo jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe kursimet.<\/p>\n<p>Hoxha ka sqaruar se motra e bashk\u00ebshortit dhe familja e saj kan\u00eb shkuar n\u00eb Kanada n\u00eb fund t\u00eb vitit 2002 dhe se tashm\u00eb jan\u00eb shtetas kanadez\u00eb. Sipas subjektit, t\u00eb dy djemt\u00eb e kunat\u00ebs jan\u00eb pun\u00ebsuar m\u00ebnjeher\u00eb pas diplomimit. Po ashtu, ka shpjeguar se kostot e studimeve p\u00ebr student\u00ebt vendas jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta krahasuar me student\u00ebt e huaj, dhe ka dor\u00ebzuar dpokumentacion p\u00ebr pagesat e tarifave t\u00eb studimit t\u00eb dy djemve t\u00eb kunat\u00ebs p\u00ebr periudh\u00ebn 2009-2013.<\/p>\n<p>Hoxha ka shpjeguar se kunata nuk ka bler\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme pas vitit 2010 n\u00eb Kanada, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri ka bler\u00eb apartament dhe automjet n\u00eb vlerat rreth 75 mij\u00eb euro dhe 6000 euro. Subjekti ka theksuar se burime t\u00eb k\u00ebtyre pasurive jan\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb kunat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji \u00ebsht\u00eb bindur se llogarit\u00eb e hapura nga kunata n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb \u00e7elur vet\u00ebm p\u00ebr likujdimin e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb Kanada nga familja e kunat\u00ebs n\u00eb vitin 2006, subjekti ka deklaruar se ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb kredi bankare e marr\u00eb prej tyre. Hoxha ka v\u00ebrejtur se, kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga familja e kunat\u00ebs gjasht\u00eb vjet p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte marrdh\u00ebnia e huas\u00eb dhe ka depozituar dokumentacion provues p\u00ebr pretendimet e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb parashtrimeve n\u00eb Kolegj, komisionerja Nino solli n\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb investimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Kanada nga huadh\u00ebn\u00ebsja \u00ebsht\u00eb kryer disa vite p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte marr\u00ebdh\u00ebnia e huas dhe dhurimit me personat e lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kredia e marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi u vler\u00ebsua prej saj se nuk ndikon n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb mbuluar huat\u00eb dhe dhurimet e dh\u00ebna gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016. Po ashtu, Nino \u00ebsht\u00eb bindur se familja e kunat\u00ebs s\u00eb subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagesat e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 75 mij\u00eb euro, si dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e huave dhe t\u00eb dhurimeve n\u00eb favor t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK q\u00eb e ka kryer analiz\u00ebn financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebses p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016, KPA e ka shtrir\u00eb dhe n\u00eb vitin 2009 me argumentin se dhurimi i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2000 dollar\u00eb kanadez\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb 2010-\u00ebn, si dhe \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb at\u00eb vit. Nga analiza e kryer n\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb konkluduar se ata kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimet dhe huat n\u00eb favor t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb subjektit, personave t\u00eb lidhur me subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ashtu si KPK, edhe Kolegji e ka vler\u00ebsuar si pasakt\u00ebsi mospasqyrimin e dhurimeve n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me Komisioneren Publike, Kolegji konkludon pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb huas\u00eb n\u00eb vitin 2016 n\u00eb vler\u00ebn 13 mij\u00eb e 775 dollar\u00eb kanadez\u00eb, pasi nga analiza ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3325 dollar\u00eb kanadez\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica e Kolegjit, bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit, vler\u00ebson se bilanci negativ i konstatuar n\u00eb shlyerjen e huas nga vajza e subjektit kundrejt hall\u00ebs s\u00eb saj nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngarkuar gjyqtaren Hoxha me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Lidhur me pages\u00ebn e shum\u00ebs 7000 euro p\u00ebr blerjen e makin\u00ebs \u201cFord Focus\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj, Kolegji vler\u00ebson ndryshe nga Komisionerja e cila ka konstatuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 387 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga pretendimt e subjektit se p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij automjeti kan\u00eb sh\u00ebrbyer gjendja e llogarive bankare dhe ajo cash nga t\u00eb ardhurat e akumuluara n\u00eb vite, Kolegji ka analizuar deklaratat periodike t\u00eb periudh\u00ebs 2003-2011 p\u00ebr t\u00eb verifikuar gjendjen cash t\u00eb deklaruar. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, bilanci negativ \u00ebsht\u00eb rrudhur duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 46 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb jo dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica \u00e7mon se Hoxha ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb e figur\u00ebs, si dhe nivel t\u00eb mir\u00eb kualifikues p\u00ebr profesionalizmin e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka vendosur l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e saj.<\/p>\n<p>Gjyqtari Sokol \u00c7omo, i cili dhe ai ka votuar p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs, paraqet mendim paralel nga pjesa tjet\u00ebr e shumic\u00ebs, duke e bazuar vendimarrjen \u201cvet\u00ebm n\u00eb fakte juridike t\u00eb natyr\u00ebs procedurale dhe zbatimin e legjislacionit procedural mbi k\u00ebto fakte, duke mos marr\u00eb n\u00eb shqyrtim faktet juridike t\u00eb natyr\u00ebs material mbi t\u00eb cilat ishte ngritur fillimisht ankimi\u201d.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb parashikimeve kushtetuese dhe ligjore, Institucioni i Komisioner\u00ebve Publik\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i interesit publik, disponon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb pavarur t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb ankimit kund\u00ebr vendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb lidhur me procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas tij, si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb drejte ligjore, Komisioneri Publik g\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekskluzive edhe t\u00eb drejt\u00ebn e disponimit mbi ankimin e ushtruar prej tij. \u00c7omo vler\u00ebson se k\u00ebrkimi p\u00ebrfundimtar i komisioneres Nino p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje nga ankimi. Ai konkludon se pas k\u00ebtij k\u00ebrkimi p\u00ebrfundimtar t\u00eb Ninos nuk ka m\u00eb l\u00ebnd\u00eb procedurale p\u00ebr t\u00eb vijuar kontrollin gjyq\u00ebsor t\u00eb vendimit objekt ankimi.<\/p>\n<p>Relatorja Natasha Mulaj ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb, duke k\u00ebrkuar shkarkimin e gjyqtares Valdete Hoxha nga detyra. Mulaj konstaton se subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb nga mota e bashk\u00ebshortit. Ajo v\u00ebren se Komisioneri Publik, si n\u00eb ankim, ashtu edhe gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, nuk k\u00ebrkoi asnj\u00ebher\u00eb kontrollin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Mulaj sqaron se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka pyetur subjektin n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike, duke e konsideruar fiktiv \u00e7mimin 2 milion\u00eb lek\u00eb krahasuar me referencat e tregut t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr qytetin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas saj, shpjegimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar apartamentin me sip\u00ebrfaqe 125 m2 me vler\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ajo e tregut, nuk jan\u00eb bind\u00ebse. \u201c\u2026Pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme objekt shqyrtimi \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar nga rrethana t\u00eb tilla si pozicioni i apartamentit, zona ku ndodhet, lloji i pallatit ekzistues me struktur\u00eb parafabrikat, si dhe rrethanat e posa\u00e7me p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb ngusht\u00eb mes bashk\u00ebshortit e motr\u00ebs s\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb synuar ta ndihmojn\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, nuk jan\u00eb bind\u00ebse\u201d, shprehet Mulaj.<\/p>\n<p>\u201cVlera disa her\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt e p\u00ebrfitimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjykoj se edhe n\u00eb perceptimin e nj\u00eb qytetari t\u00eb thjesht\u00eb, do t\u00eb dukej alogjike dhe aspak bind\u00ebse dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, ky fakt, duhet t\u00eb konsiderohej i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr marrjen e mas\u00ebs disiplinore t\u00eb shkarkimit nga detyra pa nevoj\u00ebn e trajtimit t\u00eb shkaqeve ankimore, pasi mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme rezulton n\u00eb vler\u00ebn -9.736.096 lek\u00eb\u201d, arsyeton Mulaj dhe thekson se nuk pajtohet kurrsesi me q\u00ebndrimin e shumic\u00ebs q\u00eb \u00e7mon se shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjes nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej shkaqeve ankimore.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se Kolegji \u00ebsht\u00eb organ Kushtetues, i cili mbron interesin publik dhe t\u00eb drejt\u00ebn e subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces rivler\u00ebsimi, por se nuk q\u00ebndron brenda shkaqeve t\u00eb ankimit n\u00eb rastet kur konstaton q\u00eb kontrolli i vendimit ka nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej. Sipas Mulajt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej t\u00eb kishte kryer kontrolli n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Pakica e konsideron ankimin si mjet procedural q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje Kolegjin dhe m\u00eb pas \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb objekt i shqyrtimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb Kolegjit, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkimeve t\u00eb Komisionerit Publik.<\/p>\n<p>Mulaj e cil\u00ebson jobind\u00ebs dhe alogjik pretendimin e subjektit p\u00ebr vet\u00ebofrimin e hall\u00ebs p\u00ebr dh\u00ebnie huaje dhe dhurime n\u00eb favor t\u00eb vajz\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishin t\u00eb akumuluara kursime n\u00eb mas\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2011 dhe 4.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2015-\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201c\u2026\u00cbsht\u00eb alogjike q\u00eb prind\u00ebrit akumulojn\u00eb kursime n\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme n\u00eb llogarit\u00eb e tyre bankare dhe nuk investojn\u00eb n\u00eb studimet e s\u00eb bij\u00ebs, por lejojn\u00eb p\u00ebrfshirjen e saj n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie detyrimi financiar me t\u00eb tret\u00eb\u201d, arsyeton Mulaj.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se analiza financiare p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsit duhej t\u00eb ishte m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, duke p\u00ebrllogaritur edhe shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet jasht\u00eb vendit, ose t\u00eb pakt\u00ebn ato drejt Shqip\u00ebris\u00eb. Sipas Mulajt, kjo analiz\u00eb do t\u00eb kishte ndryshuar rezultatin financiar t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri p\u00ebr dhurimet dhe huat\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, pakica \u00e7mon se Hoxha anashkaloi q\u00ebllimisht detyrimin ligjor p\u00ebr t\u00eb shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb shumave t\u00eb depozituara n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb familjes s\u00eb kunat\u00ebs q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb prej tyre n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt, vajza e subjektit rezulton me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 890 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb n\u00eb vitin 2016. Ndryshe nga shumica, ajo e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisioneres Publike se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 387 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit 7000 euro n\u00eb vitin 2011. N\u00eb p\u00ebrfundim, Mulaj \u00e7mon se gjyqtarja Valdete Hoxha nuk duhej t\u00eb ishte n\u00eb radh\u00ebt e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e ankimit t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Valdete Hoxha lidhur me konfirmimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga Komisioni, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo kan\u00eb vendosur ta l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, nd\u00ebrsa relatorja Natasha Mulaj [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70076,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Valdete-Hoxha-ne-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Valdete Hoxha pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70075"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70075"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70075\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70077,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70075\/revisions\/70077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70076"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70075"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70075"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70075"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}