{"id":70081,"date":"2023-03-17T18:07:52","date_gmt":"2023-03-17T17:07:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-saimir-bahitin-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia\/2023\/03\/17\/"},"modified":"2023-04-06T13:47:09","modified_gmt":"2023-04-06T11:47:09","slug":"kpk-e-shkarkoi-saimir-bahitin-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-e-shkarkoi-saimir-bahitin-per-cenim-te-besimit-te-drejtesia\/2023\/03\/17\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi Saimir Bahitin p\u00ebr cenim t\u00eb besimit te drejt\u00ebsia"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Saimir Bahiti u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar 2023 prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK pasi n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u konkludua se me veprimet dhe mosveprimet e tij se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Vendimi u dha nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shulin dhe an\u00ebtare Suela Zhegun. Ai u bazua edhe n\u00eb opinionin e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, ONM, p\u00ebr disa gjetje, ku \u00ebsht\u00eb theksuar se etika e magjistratit nuk zbatohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave, por p\u00ebrfshin edhe sjelljen n\u00eb jet\u00ebn private dhe aktivitetet jasht\u00ebgjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Saimir Bahiti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe e kreu stazhin profesional n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit. Ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2008, deri kur u transferua p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Gjirokast\u00ebr. N\u00eb vitin 2021 ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Durr\u00ebs, ku e ushtroi funksionin deri n\u00eb momentin e shkarkimit nga detyra.<\/p>\n<p>Bahiti arriti t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb balanc\u00ebs negative t\u00eb konstatuar n\u00eb vitin 2012 gjat\u00eb hetimit paraprak, kur n\u00eb analiz\u00ebn p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti po at\u00eb vit, ve\u00e7 vler\u00ebs 104 mij\u00eb euro t\u00eb paguar cash, u konsiderua si shpenzim dhe shuma prej 21 mij\u00eb e 493 euro sipas nj\u00eb mandat-ark\u00ebtimi n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb me p\u00ebrshkrimin e pages\u00ebs s\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, pasi subjekti kund\u00ebrshtoi me dokumentacion provues se n\u00eb momentin e p\u00ebrpilimit t\u00eb mandat pages\u00ebs ka qen\u00eb n\u00eb gjyqe t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs, si dhe sipas nj\u00eb akt-ekspertimi ka rezultuar se mandati nuk ishte n\u00ebnshkruar prej tij, Komisioni \u00ebsht\u00eb bindur se vlera e apartamentit \u00ebsht\u00eb paguar cash, duke e hequr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nga shpenzimet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb kryer edhe kall\u00ebzim penal p\u00ebr \u201cfalsifikim dokumentesh\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konfirmuar se ka qen\u00eb praktik\u00eb e ndjekur nga shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese q\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shitjeve t\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb pasurive, \u00e7mimi i blerjes \u00ebsht\u00eb likuiduar cash nga bler\u00ebsit, nd\u00ebrsa derdhjet n\u00eb bank\u00eb b\u00ebheshin nga punonj\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, pas konsiderimit t\u00eb provave dhe shpjegimeve t\u00eb subjektit, balanca negative n\u00eb vler\u00ebn 3.7 milion\u00eb lek\u00eb e konstatuar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2012 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti, \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 736 mij\u00eb lek\u00eb, pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare. Kjo balanc\u00eb negative nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si penalizuese n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit pasuror.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjetjet p\u00ebr figur\u00ebn nuk mund t\u00eb sjellin papa\u00ebrshtatshm\u00ebri, ato jan\u00eb konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Bahiti. Pasi KPK i ka k\u00ebrkuar p\u00ebrdit\u00ebsimin e informacionit, DSIK ka p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb ku referoheshin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme t\u00eb subjektit. Sipas DSIK-s\u00eb, kishte informacione p\u00ebr veprime korruptive t\u00eb shfaqura n\u00eb form\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs, me q\u00ebllim dh\u00ebnien e vendimeve p\u00ebr pushimin e hetimeve n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb pale, si dhe kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, jorast\u00ebsore, me persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera korruptive, pjes\u00eb e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe vet\u00eb subjekti. DSIK ka ndryshuar q\u00ebndrim duke konstatuar pap\u00ebrshtashm\u00ebri p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Bahiti e ka cil\u00ebsuar raportin e dyt\u00eb joserioz, t\u00eb pabazuar dhe jo t\u00eb drejt\u00eb. Ai ka theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport refrohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr koh\u00ebn p\u00ebrpara se t\u00eb dilte raporti i par\u00eb i t\u00eb nj\u00ebjtit institucion. Subjekti ka pretenduar se mungesa e provave n\u00eb k\u00ebt\u00eb raport e b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur mbrojtjen e tij dhe kjo cenon t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>KPK sqaron se ka kryer hetime p\u00ebr \u00e7do informacion, duke administruar dhe dosjet penale t\u00eb trajtimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve penale nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por q\u00eb jan\u00eb trajtuar n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, Komisioni \u00e7mon se nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb konkluzionin se prokurori Bahiti \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Por, nisur nga fakti se prej analiz\u00ebs n\u00eb trajtimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve penale p\u00ebr t\u00eb cilat ka pasur informacione konfidenciale, jan\u00eb evidentuar disa probleme gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga ana e subjektit, mang\u00ebsit\u00eb e konstatura jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Nga hetimi profesionalizmit, ka rezultuar se prokurori Bahiti ka udh\u00ebtuar n\u00eb vitin 2013 me shtetasin P.M., q\u00eb e kishte pasur n\u00ebn hetim m\u00eb par\u00eb. Subjekti \u00ebsht\u00eb ndalur gjat\u00eb n\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb konflikti interesi me shtetasin P. M. gjat\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, pretendim i cili ishte ngritur n\u00eb nj\u00eb denoncim q\u00eb \u00ebsht\u00eb verifikuar nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, referuar munges\u00ebs s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr njohje t\u00eb subjektit me k\u00ebt\u00eb shtetas n\u00eb vitet 2010 dhe 2011 kur \u00ebsht\u00eb trajtuar \u00e7\u00ebshtja penale, Komisioni nuk kishte ngritur dyshime dhe as i ka kaluar barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pretendimet se nuk e kujton dhe nuk e ka njohur shtetasin P.M. dhe se takimi me t\u00eb ka qen\u00eb i rast\u00ebsisht\u00ebm s\u00eb bashku me nj\u00eb koleg n\u00eb dit\u00ebn e udh\u00ebtimit, jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pabesueshme dhe p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar udh\u00ebtimin me nj\u00eb person t\u00eb proceduar penalisht prej tij.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren se udh\u00ebtimi n\u00eb shkurt t\u00eb 2013-\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer me mjetin n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore S.P., q\u00eb i ka marr\u00eb deklarimet shtetasit P.M. n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2011. Vet\u00eb shtetasi S.P. n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb paraqitur nga subjekti n\u00eb parashtrime ka deklaruar se ka pasur njohje me P.M., pasi jetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn zon\u00eb, si dhe p\u00ebr shkak se ka kryer veprime hetimore n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen penale q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar, shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb ndodhte udh\u00ebtimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin e saj, KPK mban n\u00eb konsiderat\u00eb edhe orientimin e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sipas t\u00eb cilit, etika nuk zbatohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb gjyqtarit apo prokurorit, por ajo p\u00ebrfshin edhe sjelljen n\u00eb jet\u00ebn private dhe aktivitetet jasht\u00ebgjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi i prokurorit Bahiti me shtetasin P. M., i cili ishte marr\u00eb si i pandehur nga vet\u00eb subjekti rreth nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb, si edhe disa probleme procedurale t\u00eb konstatuara n\u00eb vendimarrje, vler\u00ebsohen prej Komisionit si \u201ccenim i etik\u00ebs s\u00eb prokurorit dhe besimit t\u00eb publikut te subjekti si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb penalizuar p\u00ebr etik\u00ebn edhe lidhur me marrjen hua t\u00eb nj\u00eb vlere 50 mij\u00eb euro nga administratori i nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr blerjen e apartamentit, ku sipas nj\u00eb denoncimi \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Bahiti e ka cil\u00ebsuar t\u00eb pabazuar pretendimin e denoncuesit, duke theksuar se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal t\u00eb drejtuar prej tij nuk jan\u00eb kryer veprime hetimore n\u00eb ngarkim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka p\u00ebr administrator huadh\u00ebn\u00ebsin.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00eb kalimin e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs \u00ebsht\u00eb fokusuar vet\u00ebm n\u00eb konstatimin se subjekti ka treguar munges\u00eb t\u00eb etik\u00ebs profesionale, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes hua pa interes n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb euro nga shtetasi P.G. j\u00eb vit pasi e kishte njohur. Megjith\u00ebse subjekti nuk ka kryer hetime n\u00eb ngarkim t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, ka rezultuar se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb procedimi penal, ka administruar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm dokumentesh shkresore q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri. Nisur nga k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, Komisioni e vler\u00ebson marrdh\u00ebnien e huamarrjes si nj\u00eb penges\u00eb potenciale t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn e prokurorit me integritet dhe i pavarur ndaj \u00e7do ndikimi dhe presioni te jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb huamarrja \u00ebsht\u00eb konsideruar si sjellje q\u00eb vjen n\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me etik\u00ebn e prokurorit dhe q\u00eb cenon integritetin e tij.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka vendosur kat\u00ebr her\u00eb pushimin e nj\u00eb procedimi penal pa administruar provat e p\u00ebrfituara nga veprimet hetimore t\u00eb k\u00ebrkuara p\u00ebr t\u2019u kryer nga autoritetet gjyq\u00ebsore t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Komisioni e \u00e7mon t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb faktin se subjekti n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit n\u00eb vendimmarrjet e tij vler\u00ebson provat dhe faktet bazuar n\u00eb bindjen e tij t\u00eb brendshme, p\u00ebr rastin konkret konstaton se Bahiti nuk ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb gjithansh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me q\u00ebllim zbardhjen e rrethanave. Ky fakt \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb harmoni me informacionet konfidenciale nga organet ligjzbatuese n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, konstatohet se mospritja e p\u00ebrgjigjeve nga autoritetet e huaja k\u00ebrkuar me let\u00ebrporosi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i p\u00ebrs\u00ebritur nga subjekti. Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, mosveprimet e Bahitit n\u00eb funksion t\u00eb hetimeve sa m\u00eb t\u00eb plota p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb opinionin e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ONM ka parashtruar disa gjetje n\u00eb lidhje me etik\u00ebn e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit parimet e Bangalorit apo jurisprudenc\u00ebn e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut mbi sjelljen gjyq\u00ebsore. Sipas k\u00ebtyre parimeve, etika nuk zbatohet vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb, por se ato p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu sjelljen n\u00eb jet\u00ebn private dhe aktivitetet jasht\u00ebgjyq\u00ebsore. Sipas ONM-s\u00eb, gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 respektimit t\u00eb ligjit si \u00e7do person tjet\u00ebr, duhet t\u00eb sillen me integritet, ndershm\u00ebri, vet\u00ebp\u00ebrmbajte dhe diskrecion, si gjat\u00eb, edhe jasht\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00ebsim sa m\u00eb objektiv t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, por edhe nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, i\u2019u \u00ebsht\u00eb referuar veprimeve dhe mosveprimeve t\u00eb prokurorit Bahiti.<\/p>\n<p>Konkretisht p\u00ebr dy raste nga pes\u00eb dosjet e shortuara ku jan\u00eb evidentuar mang\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb administrimit t\u00eb akteve n\u00eb dosjen penale; n\u00eb nj\u00eb rast, kur urdhrat p\u00ebr zgjatjen e afatit t\u00eb hetimeve kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pajustifikuara n\u00eb raport me kushtet e parashikuara pasi n\u00eb to nuk parashikohen veprimet hetimore konkrete q\u00eb nevojitet t\u00eb kryhen; si dhe ka munges\u00eb veprimesh hetimore n\u00eb afatin e shtyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dy raste ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer hetime t\u00eb plota e t\u00eb gjithanshme q\u00eb do t\u00eb hidhnin drit\u00eb mbi faktet e rrethanat e \u00e7\u00ebshtjeve me objekt hetimi p\u00ebr transaksione t\u00eb dyshimta n\u00eb shuma monetare t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, KPK vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e evidentuara dhe sjelljet e pap\u00ebrshtatshme nuk mund t\u00eb korrigjohen p\u00ebrmes programit nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb edukimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se mang\u00ebsit\u00eb procedurale t\u00eb evidentuara nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb tilla q\u00eb subjekti t\u00eb vler\u00ebsohet \u201ci pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d, k\u00ebto mang\u00ebsi t\u00eb g\u00ebrshetuara me rastet e cenimit t\u00eb etik\u00ebs nga ana e tij, \u00e7mohen prej Komisionit se se kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur shkarkimi nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Shkodr\u00ebs, Saimir Bahiti u shkarkua nga detyra m\u00eb 13 janar 2023 prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK pasi n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes u konkludua se me veprimet dhe mosveprimet e tij se kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Vendimi u dha nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70082,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,2,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Saimir-Bahiti-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Saimir Bahiti ne KPK | Foto: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70081"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70081"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70081\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70083,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70081\/revisions\/70083"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}