{"id":70090,"date":"2023-03-15T11:30:22","date_gmt":"2023-03-15T10:30:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-mendime-paralele-per-hetimin-administrativ-te-prokurores-suela-beluli\/2023\/03\/15\/"},"modified":"2023-04-06T13:47:51","modified_gmt":"2023-04-06T11:47:51","slug":"kpk-me-mendime-paralele-per-hetimin-administrativ-te-prokurores-suela-beluli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-mendime-paralele-per-hetimin-administrativ-te-prokurores-suela-beluli\/2023\/03\/15\/","title":{"rendered":"KPK me mendime paralele p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb prokurores Suela Beluli"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Fierit, Suela Beluli u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me vota unanime t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb kreu procesin e saj t\u00eb vetingut, pasi u konkludua se mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb; si dhe se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndryshe nga kryesuesi Roland Ilia dhe relatorja Suela Zhegu, an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo vler\u00ebson se duhej t\u00eb ishte kryer hetim m\u00eb i thelluar p\u00ebr krijimin e nj\u00eb prone p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Suela Beluli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Mendimet paralele p\u00ebr hetimin e pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie me sip\u00ebrfaqe 36.7 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 1.9 milion lek\u00eb, subjekti ka deklaruar si burime krijimi nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 560 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe kursimet nga paga e saj dhe e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se kredia \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2005 dhe se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim mobilimi, si dhe pasi ka rezultuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb udh\u00ebtuar disa her\u00eb n\u00eb shtetin kanadez gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2006, KPK nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake shum\u00ebn 1 milion e 560 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe deklarimin e Belulit n\u00eb vitin 2004 n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficeres s\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, ku nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar kursim cash.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Komisioni ka vler\u00ebsuar n\u00eb analiz\u00ebn paraprake p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb, balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Beluli ka k\u00ebmb\u00ebngulur q\u00eb KPK t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb analiz\u00eb kredin\u00eb, duke argumentuar se p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb ishte r\u00ebn\u00eb dakord me pronar\u00ebt e truallit dy vjet p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes. Ajo ka shpjeguar me se pal\u00ebn shit\u00ebse \u00ebsht\u00eb lidhur kontrat\u00eb porosie n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2005, kur \u00ebsht\u00eb paguar k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 2006-\u00ebn k\u00ebsti i dyt\u00eb 1.2 milion lek\u00eb dhe pagesa e fundit prej 100 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 2007.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkim, Beluli ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2023 t\u00eb l\u00ebshuar nga nj\u00eb prej ish-pronar\u00ebve t\u00eb truallit, ku ai deklaron se n\u00eb janar t\u00eb 2006-\u00ebs ka marr\u00eb dorazi si k\u00ebst t\u00eb dyt\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion lek\u00eb, ashtu sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb s\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 2005.<\/p>\n<p>Subjekti ka theksuar se ka mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim n\u00eb vite p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke deklaruar gjithmon\u00eb se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me kredin\u00eb e p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2005 dhe me t\u00eb ardhurat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me ndryshimin e destinacionit t\u00eb kredis\u00eb, subjekti ka shpjeguar se prej saj dhe bashk\u00ebshortit nuk u realizua blerja e mobilieve, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin shitur kur u disbursua kredia e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb do t\u2019u duhej t\u00eb prisnin.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se gjat\u00eb asaj periudhe u ishte paraqitur mund\u00ebsia p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb dhe pasi ajo dhe bashk\u00ebshorti e vler\u00ebsuan situat\u00ebn, menduan se ishte me m\u00eb shum\u00eb interes investimi n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, si nj\u00eb investim afatgjat\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se p\u00ebr shpenzimet e udh\u00ebtimit n\u00eb Kanada n\u00eb vitet 2005 dhe 2006 nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur shumat e kredis\u00eb, por me t\u00eb ardhura t\u00eb tjera q\u00eb nuk kan\u00eb c\u00ebnuar apo ndikuar n\u00eb ndonj\u00eb lloj forme n\u00eb planin p\u00ebr investimin n\u00eb blerjen e nj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Belulit, udh\u00ebtimi n\u00eb Kanada n\u00eb vitin 2005 \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara disbursimit t\u00eb kredis\u00eb dhe kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes. Ajo ka deklaruar se n\u00eb Kanada ka q\u00ebndruar tek sht\u00ebpia e xhaxhait duke mos pasur shpenzime t\u00eb tjera ve\u00e7 udh\u00ebtimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb periudh\u00ebn e udh\u00ebtimit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Kanada, subjekti ka shpjeguar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishte paguar k\u00ebstin e dyt\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00ebsis\u00eb duke mbetur pa u shlyer vet\u00ebm shuma 100 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Beluli ka theksuar edhe faktin se veprimet p\u00ebr porositjen dhe blerjen e nj\u00ebsis\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb periudh\u00ebn 2005 \u2013 2007, shum\u00eb vite para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si prokurore dhe se gjetjet e hetimit paraprak nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kontrata e sip\u00ebrmarrjes nuk ka qen\u00eb e n\u00ebnshkruar p\u00ebrpara noterit, KPK arsyeton se referuar dispozitave t\u00eb Kodit Civil t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar si kusht p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb, hartimi i saj si akt noterial. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, Komsioni e ka administruar si prov\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti e ka deklaruar kredin\u00eb si burim p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2015, si dhe n\u00eb vijim, konkludon se Beluli \u201cqen\u00eb konsekuente n\u00eb deklarimet e saj, se kjo kredi ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb objekt kontrolli\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK konstaton se kjo nj\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e vetmja pasuri e paluajtshme q\u00eb subjekti ka bler\u00eb q\u00eb prej vitit 2007, transaksion q\u00eb daton vite para marrjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb saj si prokurore. Po ashtu, konstatohet se mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta p\u00ebr t\u00eb qart\u00ebsuar situat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb analiz\u00eb financiare t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst dhe n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb faktit q\u00eb kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb subjekti nuk kishte detyrim p\u00ebr t\u00eb deklaruar pasurit\u00eb, faktit q\u00eb Komisioni nuk mund t\u00eb verifikoj\u00eb deklarimet e subjektit me faktet e koh\u00ebs kur kan\u00eb ndodhur dhe ndryshimi i destinacionit t\u00eb kredis\u00eb nuk merr pesh\u00eb dhe nuk konsiderohet si veprim, i cili do t\u00eb c\u00ebnonte vler\u00ebsimin final t\u00eb saj, p\u00ebr aq koh\u00eb sa k\u00ebto veprime nuk vijn\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, si dhe nuk kan\u00eb sjell\u00eb pasoja negative p\u00ebr bank\u00ebn apo pal\u00eb t\u00eb treta\u201d, arsyeton KPK dhe shton se subjekti ka depozituar prova q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb se xhaxhai i saj \u00ebsht\u00eb shtetas kanadez, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb bind\u00ebse pretendimet e saj se ka q\u00ebndruar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Beluli ka depozituar dokumentacion q\u00eb provon se \u00ebsht\u00eb trajtuar me asistenc\u00eb financiare nga shteti kanadez dhe shuma e k\u00ebsaj asistence.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto p\u00ebrfundime, analiza financiare p\u00ebrfundimtare ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar se nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo n\u00eb pakic\u00eb ka r\u00ebn\u00eb dakord me vendimarrjen p\u00ebrfundimtare n\u00eb kushtet q\u00eb ndodhen aktet, ajo ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm me koleg\u00ebt p\u00ebrsa i p\u00ebrket vler\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb fakteve, q\u00eb sipas saj duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ndryshe, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb me shterues.<\/p>\n<p>Bungo v\u00ebren se kontrata e sip\u00ebrmarrjes e vitit 2005 p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb, \u00ebsht\u00eb depozituar nga subjekti vet\u00ebm pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs. Sipas Bungos, nisur nga fakti se kjo kontrat\u00eb ka sh\u00ebrbyer si dokument q\u00eb tregon p\u00ebr origjin\u00ebn e pron\u00ebs, subjekti ka pasur detyrimin ta depozitonte s\u00eb bashku me deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ose t\u00eb pakt\u00ebn gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb kjo kontrat\u00eb e lidhur nd\u00ebrmjet pal\u00ebve, jo n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb noterit, del n\u00eb sken\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, mendoj se duhet t\u00eb ishte objekt hetimi. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim, hetimi duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohej n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj kontrate, si dhe n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e pasojave q\u00eb ka sjell\u00eb\u201d, shprehet Bungo dhe sqaron se ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ri\u00e7elej hetimi duke u administruar dosja e plot\u00eb e pron\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti ku ndodhet nj\u00ebsia, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb provohej q\u00eb kontrata e sip\u00ebrmarrjes ka qen\u00eb reale.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se pala shit\u00ebse ishte pronar i truallit, Bungo vler\u00ebson se do t\u00eb ishte e nevojshme t\u00eb hetohej n\u00ebse n\u00eb kontrat\u00ebn q\u00eb bashk\u00ebpronar\u00ebt e tok\u00ebs kishin lidhur me firm\u00ebn nd\u00ebrtuese, p\u00ebrcaktohej qart\u00eb edhe pjesa e tyre takuese, prej nga do t\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetohej mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb shitur nj\u00eb pasuri n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Sipas Bungos, megjith\u00ebse kjo kontrat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pavlefshme, nuk ka fuqi provuese n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe nuk mb\u00ebshtetet nga rrethanat dhe provat e administruara gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u201c\u2026\u00c7\u2019ka t\u00eb krijon bindjen se \u00ebsht\u00eb konceptuar n\u00eb favor t\u00eb deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe se nuk mb\u00ebshtetet nga provat e tjera t\u00eb administruara n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces\u201d, shprehet Bungo dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje mosh\u00ebn 86-vje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb prej bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij trualli, p\u00ebr t\u00eb cilin ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb thirret si d\u00ebshmitar p\u00ebr t\u00eb verifikuar aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend n\u00eb janar t\u00eb vitit 2023, \u00e7far\u00eb ka ndodhur ekzakt\u00ebsisht n\u00eb 2006-\u00ebn, ashtu si shprehet n\u00eb deklarat\u00ebn noteriale.<\/p>\n<p>Ajo shton se q\u00ebndrimin p\u00ebr zgjerimin e hetimit e mb\u00ebshtet edhe n\u00eb faktin se subjekti nuk ka depozituar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shit\u00ebsit tjet\u00ebr. Bungo vler\u00ebson se subjekti, p\u00ebr t\u00eb kthyer barr\u00ebn e prov\u00ebs, ka depozituar nj\u00eb dokumentacion p\u00ebr t\u00eb cilin ishte e nevojshme kryerja e nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Lidhur me faktin se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Bungo duke iu referuar jurispudenc\u00ebn s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, konstaton se legjislacioni i posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr vetingun nuk vendos kritere kohore lidhur me provueshm\u00ebrin\u00eb e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive n\u00eb pron\u00ebsi apo p\u00ebrdorim, t\u00eb deklaruara nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe personat e lidhur me t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura<\/strong><\/p>\n<p>Drejtorja e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, nuk ka gjetur indicie q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e prokurores Beluli. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konstatuar se personi q\u00eb ka kryer shitjen e automjetit t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2015, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>Pronari i mjetit t\u00eb bler\u00eb nga subjekti, shtetasi A.O., ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga shtetasi E.K. alias K.K., i cili ka qen\u00eb i d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2018, subjekti ka marr\u00eb me qera nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit E.K. dhe babait t\u00eb tij, T.K.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr shitjen e mjetit, pronari A.O. nuk ka qen\u00eb brenda vendit, nd\u00ebrsa shtetasi E.K. ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se A.O. ka l\u00ebshuar nj\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb posa\u00e7me q\u00eb shtetasi E.K. t\u00eb kryente veprimet e nevojshme p\u00ebr shitjen e automjetit, fakte q\u00eb jan\u00eb konsideruar t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb konkluduar se takimi mes subjektit dhe shtetasit E.K. ka qen\u00eb i rast\u00ebsish\u00ebm dhe i paparashikuar prej Belulit. \u201c\u2026Pasi subjekti nuk ka pasur dijeni se kush do t\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi me prokur\u00eb i pronarit t\u00eb automjetit\u201d, argumenton KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin e apartamentit t\u00eb marr\u00eb me qira nga subjekti me familjen K., ka rezultuar se kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2018 mes bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe shtetasit T.K., babait t\u00eb shtetasit E.K. Po ashtu, subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb akt sipas t\u00eb cilit apartamenti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zyre pasurisht t\u00eb paluajtshme n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasi A.M..<\/p>\n<p>Komisioni arsyeton se e gjith\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e qiramarrjes, kontratat e qiras\u00eb dhe deklarata noteriale p\u00ebr revokimin e tyre jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti i subjektit dhe shtetasi T.K., babai i shtetasit E.K.. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet q\u00eb pas n\u00ebnshkrimit p\u00ebr blerjen e automjetit, subjekti t\u00eb ket\u00eb pasur kontakte personale n\u00eb vijim\u00ebsi me shtetasin E.K alias K. K.<\/p>\n<p>Ashtu si Beluli, Komisioni konstaton se njohja e vendimit penal t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb huaj \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti nuk mund t\u00eb kishte pasur dijeni p\u00ebr d\u00ebnimin e tij kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015 dhe n\u00eb janar t\u00eb 2018-\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar aktmarr\u00ebveshja p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb me qira.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni \u00e7mon se nuk disponohen elemente t\u00eb mjaftueshme provueshm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur rrethanat e nj\u00eb kontakti t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb konkluduar se prokurorja Beluli arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Bungo konstaton se dokumenti i depozituar nga subjekti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se apartamenti \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet zyr\u00ebs s\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb kontrate q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb pranohej sh\u00ebrbimi i ofruar p\u00ebr getjen e apartamentit nga kjo zyr\u00eb. \u201cKy dokument, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb depozituar nga subjekti gjat\u00eb hetimit, duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb rezultati favorizues p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit\u201d, ngre dyshime Bungo, por megjithat\u00eb vler\u00ebson se k\u00ebto konstatime nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr penalizimin e Belulit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Bungo vler\u00ebson se KPK n\u00eb marrjen e vendimit \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dokumentacion n\u00eb nivel deklarativ dhe se duhej t\u00eb ishte kryer hetim m\u00eb i thelluar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Fierit, Suela Beluli u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb me vota unanime t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit q\u00eb kreu procesin e saj t\u00eb vetingut, pasi u konkludua se mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb; si dhe se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70091,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,2,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Suela-Balili-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Suela Beluli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto:Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70090"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70090"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70090\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70092,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70090\/revisions\/70092"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70091"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70090"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70090"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70090"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}