{"id":70099,"date":"2023-03-10T16:34:03","date_gmt":"2023-03-10T15:34:03","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kasem-berberi-perballet-me-vetingun\/2023\/03\/10\/"},"modified":"2023-04-06T13:48:25","modified_gmt":"2023-04-06T11:48:25","slug":"prokurori-kasem-berberi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kasem-berberi-perballet-me-vetingun\/2023\/03\/10\/","title":{"rendered":"Prokurori Kas\u00ebm Berberi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Kas\u00ebm Berberi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 10 mars 2023 pa probleme dometh\u00ebn\u00ebse me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e hetuara prej tij, t\u00eb denoncuara nga publiku. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Berberi po kryhet nga trupa e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranishs\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Kasem Berberi e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1977 si hetues, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve t\u00eb larta p\u00ebr drejt\u00ebsi, detyr\u00eb q\u00eb e ka ushtruar deri n\u00eb vitin 1992. Ai \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb sistem n\u00eb vitin 1999 kur \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme ku ka mbajtur edhe detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb personelit dhe inspektimit. Prej vitit 2014, ai e ushtron funksionin pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj e shpreh se nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 105 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb me kredi n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb nga ish-banka e kursimeve n\u00eb vitin 2000. Sipas Hamitajt, kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me afat 25 vje\u00e7ar dhe subjekti vijon ta shlyej\u00eb.<\/p>\n<p>Berberi ka rezultuar me mund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 20 mij\u00eb euro. Subjekti ka deklaruar si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kursimet familjare n\u00eb vite dhe nga analiza financiare e kryer prej vitit 1999 e n\u00eb vijim, ka rezultuar se ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Po ashtu, me burime t\u00eb ligjshme ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb edhe nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb nga djali i subjektit p\u00ebr vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015. Subjekti ka deklaruar se p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb sh\u00ebrbyer vlerat n\u00eb depozitat bankare dhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb e marr\u00eb nga kunata.<\/p>\n<p>Hamitaj v\u00ebrejti se kunata ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb nga t\u00eb ardhurat e saj prej pun\u00ebs si pedagoge.<\/p>\n<p>Po ashtu, depozitat kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb krijuar nga shitja e nj\u00eb nj\u00ebsie q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe legalizuar nga subjekti ngjitur nj\u00eb objekti t\u00eb privatizuar prej tij. Sipas KPK, Berberi ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e saj.<\/p>\n<p>Pa probleme ka rezultuar edhe nj\u00eb nj\u00ebsi n\u00eb Gjirokast\u00ebr, e privatizuar nga subjekti n\u00eb vitin 1994 dhe nj\u00eb truall 67 m2 i p\u00ebrfituar nga ALUIZNI po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Hamitaj renditi pasuri t\u00eb p\u00ebrfituara si rrjedhoj\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb, konkretisht nga shk\u00ebmbimi me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli 780 m2 t\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi nga subjekti dhe familjar\u00ebt e t\u00eb af\u00ebrmit e tij.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, nuk jan\u00eb gjetur indicie as p\u00ebr dy dyqane t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb pasurie truall t\u00eb trash\u00ebguar nga i ati.<\/p>\n<p>Nga hetimi Komisionit ka rezultuar se ai ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009, kundrejt \u00e7mimit 850 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, jan\u00eb konstatuar balanca negative q\u00eb n\u00eb total arrijn\u00eb n\u00eb shifr\u00ebn e rreth 400 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. Megjithat\u00eb, i ka p\u00ebrcjell\u00eb Komisionit p\u00ebr verifikim nj\u00eb informacion p\u00ebr nj\u00eb kontakt t\u00eb prokurorit Berberi me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr korrupsion dhe shp\u00ebrdorim detyre.<\/p>\n<p>Hamitaj shpjegoi se \u00ebsht\u00eb pyetur Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00ebse kishte ndonj\u00eb procedim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb person, por ky institucion ka shpjeguar se nuk ka hetim ndaj tij. Nd\u00ebrsa Prokuroria e Tiran\u00ebs ka informuar se Prokuroria e Posa\u00e7me ka p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr falsifikim dokumentesh dhe shp\u00ebrdorim detyre, ku n\u00eb materialin e referuar ka qen\u00eb dhe emri i personit t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb informacionin e DSIK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se Prokuroria e Tiran\u00ebs ka informuar se ndaj k\u00ebtij personi nuk ka regjistruar procedim penal.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPK ka konkluduar n\u00eb vler\u00ebsim pozitiv lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, Hamitaj relatoi m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku, p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb t\u00eb cilave tha se nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Berberi dha shpjegime lidhur me nj\u00eb denoncim q\u00eb trajtonte nj\u00eb kall\u00ebzim penal, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ishte referuar n\u00eb prokurori nga drejtoria e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Subjekti e ka pushuar procedimin penal duke e konsideruar si gj\u00eb t\u00eb gjykuar. Ai sqaroi se kur kishte mb\u00ebrritur ky referim nga policia e kishte regjistruar menj\u00ebher\u00eb pasi objekti dukej problematik.<\/p>\n<p>Berberi pohoi se kishte urdh\u00ebruar menj\u00ebher\u00eb kryerjen e veprimeve, por n\u00eb vijim kishte m\u00ebsuar se dy vjet m\u00eb par\u00eb, i nj\u00ebjti shtetas p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ishte person publik, kishte kryer kall\u00ebzim penal me t\u00eb nj\u00ebjtin objekt.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kishte marr\u00eb fashikujt e dosjes s\u00eb hetuar nga nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr q\u00eb kishte d\u00ebrguar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim, q\u00eb ishte pranuar nga Gjykata e Tiran\u00ebs dhe ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Apeli.<\/p>\n<p>Berberi deklaroi se bazuar n\u00eb rethanat e gj\u00ebs\u00eb s\u00eb gjykuar kishte vendosur t\u00eb paraqiste n\u00eb gjykat\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim dhe kishte thirrur kall\u00ebzuesin t\u00eb cilin e kishte orientuar p\u00ebr rrug\u00ebn ligjore q\u00eb duhej t\u00eb ndiqte p\u00ebr rihapjen e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas subjektit, e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr rihapjen e \u00e7\u00ebshtjes ishte k\u00ebrkesa p\u00ebr revokimin e pushimit t\u00eb vendimit nga ana e kall\u00ebzuesit. Ai v\u00ebrejti se k\u00ebt\u00eb sygjerim e kishte pasqyruar edhe n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim.<\/p>\n<p>Kessler e pyeti subjektin se a duhej t\u00eb kishte vler\u00ebsuar vet\u00eb aktet, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb kishte vendosur kolegu i tij dhe gjykata.<\/p>\n<p>Berberi ritheksoi se ashtu si kishte sqaruar n\u00eb vendimin e pushimit, duhej q\u00eb nga i kall\u00ebzuari t\u00eb k\u00ebrkohej revokimi i vendimit n\u00ebse ai zot\u00ebronte t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera. Sipas subjektit, edhe n\u00ebse do t\u00eb kishte hetuar, do t\u00eb ishte rr\u00ebzuar nga gjykata n\u00ebse nuk do t\u00eb ishin ndjekur procedurat p\u00ebrkat\u00ebse ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr ku ishte konstatuar se vendimarrja e subjektit p\u00ebr mosfillim t\u00eb hetimeve ishte shfuqizuar nga gjykata, Berberi sqaroi se kjo kishte ndodhur pasi gjykata kishte vler\u00ebsuar se aktet duhej t\u00eb merreshin n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai kishte pranuar ato t\u00eb d\u00ebrguara n\u00ebp\u00ebrmjet email-it. Sipas subjektit, pas administrimit t\u00eb k\u00ebtyre akteve kishte vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb sipas tij ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga gjykata.<\/p>\n<p>P\u00ebr pretendimet e nj\u00eb denoncuesi p\u00ebr kryerjen e hetimeve tej afatit ligjor, Berberi shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aksident me pasoja. Ai pohoi se b\u00ebnte shum\u00eb kujdes n\u00eb hetimin e aksidenteve me pasoja dhe se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte k\u00ebruar kryerjen e nj\u00eb riekspertimi q\u00eb kishte sjell\u00eb zgjatjen e periudh\u00ebs s\u00eb hetimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Kas\u00ebm Berberi k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 13 mars, n\u00eb or\u00ebn 12:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Kas\u00ebm Berberi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 10 mars 2023 pa probleme dometh\u00ebn\u00ebse me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti lidhur me \u00e7\u00ebshtjet e hetuara prej tij, t\u00eb denoncuara nga publiku. Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Berberi po kryhet nga trupa [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70100,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[165,118,149,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Kasem-Berberi.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kas\u00ebm Berberi (djathtas) n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj\/BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70099"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70099"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70099\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70101,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70099\/revisions\/70101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70099"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70099"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70099"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}