{"id":70105,"date":"2023-03-09T20:37:23","date_gmt":"2023-03-09T19:37:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arben-kostandini-perballet-me-balance-negative-per-pasurine\/2023\/03\/09\/"},"modified":"2023-04-06T13:48:37","modified_gmt":"2023-04-06T11:48:37","slug":"gjyqtari-arben-kostandini-perballet-me-balance-negative-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-arben-kostandini-perballet-me-balance-negative-per-pasurine\/2023\/03\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Arben Kostandini p\u00ebrballet me balanc\u00eb negative p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Arben Kostandini i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe burimet e nj\u00eb shtese n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit; p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb thuajse n\u00eb gjysm\u00ebn e \u00e7mimit si dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional. Kostandini e kund\u00ebrshtoi barr\u00ebn e prov\u00ebs dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Kostandini po kryhet nga trupa e e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Arben Kostandini e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1993. Ai punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u praqit n\u00eb seanc\u00eb s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e tij ligjore, avokaten Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn veting, subjekti ka pasqyruar nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 75.2 m2 n\u00eb pallatin e njohur si \u201cShallvaret\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb privatizuar n\u00eb vitin 1994 dhe nj\u00eb shtes\u00eb an\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 40 m2 n\u00eb proces legalizimi. Relatori Olsi Komici shpjegoi se subjekti ka p\u00ebrfituar pjes\u00ebt takuese t\u00eb prind\u00ebrve n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i ka dhuruar pjes\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se shtesa \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitet 1996-1997 p\u00ebr shum\u00ebn rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebklarimin pran\u00eb ALUIZNI-it p\u00ebr legalizimin e nd\u00ebrtimit pa leje e ka dor\u00ebzuar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Komici pohoi se Kostandini nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion provues lidhur me koh\u00ebn reale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb shtes\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb kosideruar se ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2006, kur dhe \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar formulari i vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr legalizimin. Sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb nd\u00ebrtimeve n\u00eb vitin 2006, \u00ebsht\u00eb konstatuar se vlera duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb hartuar analiza financiare prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 931 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari deklaroi se ishte e provuar me an\u00eb t\u00eb ortofotove se shtesa ishte nd\u00ebrtuar krejt\u00ebsisht p\u00ebrpara vitit 1999, kur \u00ebsht\u00eb edhe viti i par\u00eb q\u00eb disponohen ortofoto. Sipas saj, n\u00eb k\u00ebto foto dallohet qart\u00eb se shtesa ka qen\u00eb e p\u00ebrfunduar dhe me \u00e7ati dhe se nuk ka pasur m\u00eb asnj\u00eb ndryshim n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e shtes\u00ebs, ajo shpjegoi se ky investim ishte kryer p\u00ebrpara vitit 1999 dhe se nuk kishte \u00e7far\u00eb t\u00eb deklaronte. P\u00ebr mospasqyrimin e vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Sevdari sqaroi se shtesa ishte informale dhe se subjekti nuk ka pasur dijeni p\u00ebr vler\u00ebn reale t\u00eb investimit t\u00eb kryer nga prind\u00ebrit p\u00ebrpara vitit 1999.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se subjekti ka siguruar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga i ati prej pensionit dhe se me provat e dor\u00ebzuara ka v\u00ebrtetuar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtes\u00ebs p\u00ebrpara \u201999-\u00ebs, kundrejt vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrllogaritur rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb ku gjendet banesa e privatizuar, subjekti ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 126 m2 p\u00ebr \u00e7mimin 9.5 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka deklaruar kursimet n\u00eb mas\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb dhe kredi 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici v\u00ebrejti se \u00e7mimi i k\u00ebtij apartamenti sipas referencave p\u00ebr vitin 2016 duhej t\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn 17.5 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas relatorit, duket se subjekti e ka p\u00ebrfituar k\u00ebt\u00eb pasuri me \u00e7mim preferencial, gati sa gjysma e vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2016 pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim, si dhe nuk e ka deklaruar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve p\u00ebrdorimin apo si adres\u00eb banimi.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr kursimet e pretenduara ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar gjendje e konfliktit t\u00eb interesit mes subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese apo ortak\u00ebve t\u00eb saj, Komici u shpreh se bazuar n\u00eb konstatimet e rezultuara gjat\u00eb hetimit administrativ, dyshohet se subjekti nuk e ka formalizuar blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstatuar n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr investimin e kryer n\u00eb blerjen e apartamentit, subjekti ka rezultuar me bilanc negativ edhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kostandini \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 4000 euro. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro nga shitja e nj\u00eb mjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm dhe kursimet. Nisur nga fakti se makin\u00ebn q\u00eb subjekti zot\u00ebronte, e ka shitur pas blerjes s\u00eb Benz-it, vlera e p\u00ebrfituar nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 283 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komici konstatoi se ka rezultuar pamund\u00ebsi e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shume 700 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb l\u00ebna n\u00eb trash\u00ebgimi nga n\u00ebna, si dhe nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb nga puna shtes\u00eb n\u00eb klinika private.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, Kostandini \u00ebsht\u00eb gjetur sipas relacionit me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn totale 9.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari v\u00ebrejti se subjekti ka shpjeguar se me administrator\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb shok f\u00ebmij\u00ebrie. Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, Sevdari argumentoi se trajtimi preferencial q\u00eb t\u00eb quhet i till\u00eb duhet t\u00eb lidhet me konfliktin e interesit, q\u00eb sipas saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk \u00ebst\u00eb konstatuar. \u201cNuk ka trajtim preferencial,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli Sevdari.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebsaj banese gjat\u00eb periudh\u00ebs 2010-2016, Sevdari argumentoi se nj\u00eb detyrim i till\u00eb ka lindur pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit t\u00eb vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve. Sipas saj, nj\u00eb rrethan\u00eb e till\u00eb nuk ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb objekt deklarimi.<\/p>\n<p>Balanc\u00ebn negative, Sevdari e lidhi me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrllogaritjes nga ana e Komisionit t\u00eb kursimeve cash sipas deklarimeve t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sevdari shpjegoi se n\u00eb vitin 2014, bashk\u00ebshortja e subjektit ka t\u00ebrhequr nga llogarit\u00eb e saj shum\u00ebn 2.6 milion\u00eb lek\u00eb dhe se subjekti nuk e ka deklauar pak\u00ebsimin e k\u00ebtyre llogarive dhe as shtes\u00ebn e gjendjes cash, duke menduar se likujditetet po kalonin nga banka n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, subjekti pretendon se prandaj ka deklaruar blerjen e automjetit dhe shpenzimet e udh\u00ebtimeve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb saj sh\u00ebndet\u00ebsore me burim nga k\u00ebto kursime. Sevdari k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit shtesa e cash duhet t\u00eb p\u00ebrllogaritet t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se duhet kuptuar edhe gjendja emocionale e familjes p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Sipas Sevdarit, n\u00eb analiz\u00eb duhet t\u00eb ndikojn\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e tjera q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Ajo argumentoi se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn q\u00eb nd\u00ebrtimi i shtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebrpara vitit 1999, mund\u00ebsia e kursimeve t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Po aashtu, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga puna shtes\u00eb n\u00eb poliklinikat private, duke argumentuar se detyrimet tatimore n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i takoj\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit dhe jo pun\u00ebmarr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se subjekti e ka pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb dokumentacion p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, pasi bashk\u00ebshortja \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta, por gjith\u00ebsesi ai ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb v\u00ebrtetime p\u00ebr pun\u00ebsimin e saj n\u00eb disa klinika.<\/p>\n<p>Sevdari theksoi se sipas analiz\u00ebs s\u00eb tyre, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015 rezoltojn\u00eb me bilanc pozitiv n\u00eb shum\u00ebn 6.7 milion\u00eb lek\u00eb. Ajo pohoi se kishin arritur t\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjyqtari Kostandini u pyet nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Francesco Ciardi, n\u00ebse kishte dijeni se nj\u00eb prej administrator\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00ebse kishte qen\u00eb an\u00ebtar i Kuvendit. Ciardi e pyeti n\u00ebse e vler\u00ebsonte si sjellje korrekte p\u00ebr nj\u00eb magjistrat q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte trajtim preferencial p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti nga nj\u00eb politikan.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se e dinte q\u00eb nj\u00eb prej administrator\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb politik\u00eb, por ai u mbrojt se nuk e kishte menduar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb at\u00ebher\u00eb. Avokatja Sevdari shtoi se miq\u00ebsia mes tyre niste nga f\u00ebmij\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe Komisioni kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr gjyqtarin Kostandini lidhur me kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konstatuar disa gjetje n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr t\u00eb cilat u k\u00ebrkuan shpjegime.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej tre dosjeve t\u00eb dor\u00ebzuara nga vet\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb evidentuar se n\u00eb arsyetimin e vendimit referohen pal\u00eb t\u00eb tjera. \u201cDuket se ka punuar me \u2018copy paste\u2019 duke c\u00ebnuar arsyetimin e vendimit\u201d, pohoi Komici.<\/p>\n<p>P\u00ebr pes\u00eb dosjet e p\u00ebrzgjedhura me short, Komisioni ka konstatuar se n\u00eb tre raste n\u00eb procesverbalet e seancave nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar shkaku i moszhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs audio, si dhe nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar ora e fillimit t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka dor\u00ebzuar dosjen n\u00eb sekretarin\u00eb gjyq\u00ebsore kat\u00ebr dit\u00eb me vones\u00eb nga afati maksimal 10 ditor; n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk ka hequr dor\u00eb nga gjykimi i padis\u00eb, megjith\u00ebse kompetenca l\u00ebndore i takonte Gjykat\u00ebs Administrative; si dhe n\u00eb nj\u00eb rast nuk pasqyrohet se si i ka njoftuar pal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar edhe 7 ankesa t\u00eb kryera pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Dy ankesa kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr zvarritje p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendje. Por, sipas Komicit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Komici relatoi edhe disa kall\u00ebzime penale t\u00eb kryera ndaj subjektit, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi hetimeve.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00ebrit prej kall\u00ebzimeve, KPK konstaton se duket se Kostadini ka shkelur Kodin e Procedur\u00ebs Civile, pasi pa shkak ligjor, ka pezulluar gjykimin duke mos disponuar me vendim n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00eb e pal\u00ebs s\u00eb paditur p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e ekspertit.<\/p>\n<p>Avokatja Sevdari v\u00ebrejti se subjekti ka ushtruar funksionin e gjyqtarit p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe se ka pasur ngarkes\u00eb t\u00eb madhe. Lidhur me mosp\u00ebrdorimin e regjistrimit audio, ajo faj\u00ebsoi kushtet teknike q\u00eb ofrojn\u00eb gjykatat.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mospasqyrimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb njoftimit t\u00eb pal\u00ebve, Sevdari v\u00ebrejti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr caktim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal. Sipas saj, njoftimi i pal\u00ebve b\u00ebhet me shkres\u00eb p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ndaluarit, kurse prokuror\u00ebt njoftoheshin n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit telefonik.<\/p>\n<p>P\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shqyrtuar q\u00eb i p\u00ebrkiste gjykimit administrativ, ajo shpjegoi se dosja kishte kaluar p\u00ebr konflikt kompetence n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, e cila e kishte p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn civile.<\/p>\n<p>P\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, Sevdari deklaroi se jan\u00eb ende n\u00ebn hetim dhe se nuk mund t\u00eb jen\u00eb objekt i kontrollit n\u00eb procesin e vetingut.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Arben Kostandini k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet n\u00eb dat\u00ebn 15 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Arben Kostandini i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 mars me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe burimet e nj\u00eb shtese n\u00eb banes\u00ebn e p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit; p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb bler\u00eb thuajse n\u00eb gjysm\u00ebn e \u00e7mimit si dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70106,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Arben-Kostandini-pas-seances-.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Arben Kostandini pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70105"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70105"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70105\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70107,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70105\/revisions\/70107"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70106"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}