{"id":70108,"date":"2023-03-09T19:09:59","date_gmt":"2023-03-09T18:09:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-rexhina-merlika-kundershton-balancat-negative-per-pasurine\/2023\/03\/09\/"},"modified":"2023-04-06T13:48:41","modified_gmt":"2023-04-06T11:48:41","slug":"gjyqtarja-rexhina-merlika-kundershton-balancat-negative-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-rexhina-merlika-kundershton-balancat-negative-per-pasurine\/2023\/03\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Rexhina Merlika kund\u00ebrshton balancat negative p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Rexhina Merlika e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi balancat negative t\u00eb konstatuara nga Komisioni p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatimit, subjekti nuk kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb disa huave dhe nj\u00eb pjese t\u00eb dhurimeve nga v\u00ebllai, t\u00eb cilat nuk ishin konsideruar n\u00eb analiz\u00eb financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjyqtarja Merlika pretendoi se kishte arritur t\u00eb kund\u00ebrshtonte barr\u00ebn e prov\u00ebs me prova t\u00eb reja, t\u00eb cilat i kishte siguruar pasi ishte njohur me raportin paraprak t\u00eb Komisionit. Komisioni nuk ka gjetur indicie n\u00eb informacionin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, si dhe nuk u evidentuan gjetje dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e profesionalizmit.<\/p>\n<p>Rexhina Merlika e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1989 si prokurore dhe \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kruj\u00ebs n\u00eb vitin 1993. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Merlika po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 105.13 m2 dhe nj\u00eb garazh 24 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 145 mij\u00eb euro, Komisioni konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb sip\u00ebrfaqes dhe \u00e7mimit mes p\u00ebrcaktimeve n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb sip\u00ebrmarrjes s\u00eb vitit 2008, ku ishte p\u00ebrcaktuar vlera 172 mij\u00eb euro dhe sip\u00ebrfaqe 115.29 m2.<\/p>\n<p>Relatori Ilia tha se subjekti ka shpjeguar se ndryshimi i \u00e7mimit ka ardhur si pasoj\u00eb e pak\u00ebsimit t\u00eb sip\u00ebrfaqes.<\/p>\n<p>Pagesat p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb rezultuar se jan\u00eb kryer pjes\u00ebrisht me transferta bankare dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb derdhur cash n\u00eb ark\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>K\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 62 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb shlyer me dy pagesa, nj\u00ebra me burim nga nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro dhe pjesa tjet\u00ebr cash.<\/p>\n<p>Ilia tha se nga analiza e KPK-s\u00eb, duket se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e depozit\u00ebs q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn e mbetur kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2009, subjekti ka deklaruar nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro nga shtetasi A.L. dhe gjendjen e nj\u00eb depozite. Sipas Ilias, duket se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 20 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare, \u00e7ka ka sjell\u00eb bilanc negativ p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme ka rezultuar edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb po n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2010, detyrim p\u00ebr shlyerjen e t\u00eb cilit Merlika ka deklaruar se ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se subjekti ka pretenduar se p\u00ebr plot\u00ebsimin e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb e 391 euro t\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2011, ka sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb hua 15 mij\u00eb euro, e marr\u00eb pa afat.<\/p>\n<p>Ilia v\u00ebrejti se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk jan\u00eb dokumentuar burimet e ligjshme t\u00eb huas\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar kjo shum\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Nisur nga fakti se huaja nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur n\u00eb vitin 2011, nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb si shpenzime as shumat e deklaruara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e saj n\u00eb vitet 2013 e 2014.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Merlika ka deklaruar dhurime nga tre v\u00ebllez\u00ebrit e saj q\u00eb jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb jasht\u00eb shtetit prej dekadash. Sipas Ilias, jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve periodike dhe shpjegimeve n\u00eb pyet\u00ebsor\u00eb lidhur me shumat e dhuruara.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se subjekti nuk ka v\u00ebrtetuar t\u00eb ardhurat e siguruara prej pun\u00ebs nga nj\u00ebri prej v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb jeton n\u00eb Gjermani. Ilia pohoi se subjekti ka pretenduar se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive, pasi kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet dhe bankat nuk e disponojn\u00eb me dokumentacionin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, v\u00ebrehen mosp\u00ebrputhje mes q\u00ebndrimeve t\u00eb subjektit, pasi p\u00ebr nj\u00ebrin prej v\u00ebllez\u00ebrve shprehet se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait tjet\u00ebr q\u00eb jeton po n\u00eb Gjermani ka siguruar dokumentacion.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre konstatimeve, KPK ka vler\u00ebsuar paraprakisht se subjekti nuk ka v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb kuzhin\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti tip BM\u00cb, p\u00ebr t\u00eb cilat ka deklaruar se rrjedhin nga dhurimet.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni ka konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb dokumentuar se pajisjet p\u00ebr kuzhin\u00ebn jan\u00eb dhurat\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se subjekti ka p\u00ebrdorur p\u00ebr disa vjet nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait. Sipas Ilias, pak koh\u00eb pasi v\u00ebllai i gjyqtares e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet, e ka p\u00ebrdorur kjo e fundit dhe bashk\u00ebshorti. KPK konstaton se Merlika nuk e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij mjeti deri n\u00eb 2017-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka vendosur t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb me rezerv\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finnaicare nj\u00eb shum\u00eb prej 3.6 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb siguruar nga shitja e nj\u00eb prone t\u00eb trash\u00ebguar nga bashk\u00ebshorti, pasi nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar plot\u00ebsisht kryerja e transaksionit t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr balanca negative n\u00eb disa vite gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2016.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Rexhina Merlika paraqiti kund\u00ebrshtime t\u00eb detajuara p\u00ebr rreth tre or\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. Ajo deklaroi n\u00eb fillim se vler\u00ebsimi nuk duhej t\u00eb kryhej vet\u00ebm n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtares, por edhe si njeri, si bij\u00eb, n\u00ebn\u00eb, mot\u00ebr e bashk\u00ebshorte.<\/p>\n<p>Ajo paraqiti nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, si mot\u00ebr e vetme mes tre v\u00ebllez\u00ebrve, marr\u00ebdh\u00ebniet e sh\u00ebndosha mes tyre, por edhe me vjehrrin e vjehrr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Ajo pohoi se dy v\u00ebllez\u00ebr kishin emigruar prej afro tre dekadash n\u00eb Gjermani dhe nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Itali. Sipas saj, v\u00ebllez\u00ebrit kishin punuar gjithmon\u00eb ndershm\u00ebrisht, kishin pasur biznes n\u00eb Gjermani si dhe nuk ishin penalizuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Merlika k\u00ebmb\u00ebnguli se v\u00ebllez\u00ebrit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimet e kryera. Ajo sqaroi se shumat i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kur ata vinin n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>P\u00ebr mjetin dhe kuzhin\u00ebn e dhuruar nga v\u00ebllai i vog\u00ebl, subjekti pohoi se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe m\u00eb par\u00eb n\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr makin\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim, sqaroi se v\u00ebllai e kishte bler\u00eb p\u00ebr vete q\u00eb ta p\u00ebrdorte n\u00eb Shqip\u00ebri. Ajo pohoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb e kishin nj\u00eb automjet, nd\u00ebrsa at\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga v\u00ebllai e kishin p\u00ebrdorur p\u00ebr rrug\u00ebtime m\u00eb t\u00eb gjata ose jasht\u00eb shtetit se ishte n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb e provuar se v\u00ebllai e ka shitur vet\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se familja e bashk\u00ebshortit kishte zot\u00ebruar prona, nj\u00eb ullishte q\u00eb nuk e kishin regjistruar dot, por prej nga kishin gjeneruar t\u00eb ardhura. Megjithat\u00eb, ajo theksoi se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk i kishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb deklarimet e tyre, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishin sa m\u00eb objektiv\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pranoi se mund t\u00eb ken\u00eb pasur ndonj\u00eb pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime, por theksoi se kjo ka ndodhur pasi nuk kishin \u201casgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 33 vjet jet\u00eb minimaliste. Kam qen\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin e f\u00ebmij\u00ebve. Ne vijm\u00eb nga familje me tradita, q\u00eb i kemi nd\u00ebrthurur me zhvillimin\u201d, deklaroi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me krjimin e depozit\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare t\u00eb fillonte prej vitit 1989 e n\u00eb vijim. Ajo tha se kishte pajtuar nj\u00eb ekspert q\u00eb kishte kryer analiz\u00eb financiare sipas nj\u00eb metodike t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb e nxirrte me bilanc pozitiv n\u00eb mas\u00ebn 3.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo renditi versionin e saj p\u00ebr \u00e7do z\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs financiare, duke pasqyruar edhe rrethanat e jetes\u00ebs p\u00ebr \u00e7do periudh\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas saj, n\u00eb momentet kur ka lindur nevoja financiare p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve, jan\u00eb detyruar t\u00eb marrin hua. Ajo shpjegoi se sht\u00ebpia q\u00eb zot\u00ebronte bashk\u00ebshoti n\u00eb Kruj\u00eb nuk mund t\u00eb shitej p\u00ebr \u00e7mimin real, si dhe banka nuk jepte kredi pasi vler\u00ebsohej n\u00eb vler\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>\u201cProvojm\u00eb se kemi pasur nevoj\u00ebn e huave,\u201d pohoi Merlika dhe shtoi se pasi ishte njohur me konstatimet e hetimit paraprak, u kishte k\u00ebrkuar huadh\u00ebn\u00ebsve m\u00eb shum\u00eb informacione dhe dokumente.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se provohej se huadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e shumave n\u00eb fjal\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb prej huadh\u00ebn\u00ebsve q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 20 mij\u00eb euro, shpjegoi se ai kishte ekonomi ndihm\u00ebse bujq\u00ebsore dhe se s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kishin qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar. P\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin tjet\u00ebr t\u00eb vler\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb, ajo deklaroi se kishte v\u00ebrtetuar se ai kishte punuar si fotograf, se kishte pasur nj\u00eb objekt q\u00eb e kishte l\u00ebshuar me qira si dhe se ishte larguar n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr t\u00eb jetuar e punuar n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Edhe p\u00ebr huadh\u00eb\u00ebsin e tret\u00eb p\u00ebr shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro deklaroi se kishte v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e tij, me argumentin se e bija ishte violiniste dhe jetonte e punonte n\u00eb Australi. Ajo shtoi, se vet\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi punonte n\u00eb shtet rregullisht pa shk\u00ebputje q\u00eb para viteve \u201990 dhe se kishte punuar paralelisht dhe n\u00eb nj\u00eb subjekt privat.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosp\u00ebrputhjet e \u00e7mimit dhe shum\u00ebs s\u00eb paguar, Merlika deklaroi se kishte dor\u00ebzuar gjith\u00eb mandatet e pagesave q\u00eb v\u00ebrtetonin \u00e7mimin real t\u00eb shlyer.<\/p>\n<p>\u201cJam kontrolluar n\u00eb vite nga ILDKPKI dhe asnj\u00ebher\u00eb ky autoritetet nuk m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se kam probleme,\u201d shtoi ajo, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se i kishte v\u00ebrtetuar burimet e ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>DSIK ka dor\u00ebzuar konstatim pozitiv p\u00ebr gjyqtaren Merlika, megjith\u00ebse ka referuar dhe nj\u00eb informacion p\u00ebr dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime t\u00eb paligjshme dhe dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi fiktiv.<\/p>\n<p>Ilia tha se kjo \u00e7\u00ebshtje i p\u00ebrket nj\u00eb kohe t\u00eb hershme q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit. Ai shtoi se jan\u00eb hetuar edhe dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, por nuk jan\u00eb gjetur indicie dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb subjekti ka marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Merlika shfaqi rezerva p\u00ebr informacionin e DSIK-s\u00eb, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb. \u201cJam unike dhe nuk kam asnj\u00eb lloj komunikimi me njeri p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs time t\u00eb ashp\u00ebr,\u201d deklaroi ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional u konstatua mospasqyrimi n\u00eb vendim i parimeve t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pal\u00ebve; i datave t\u00eb zhvillimit t\u00eb seancave duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur konstatimin e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb gjykimit; si dhe tejkalime t\u00eb afatit 6 mujor n\u00eb gjykimin e disa \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast u v\u00ebrejt se subjekti ka marr\u00eb vendim n\u00eb kund\u00ebrshtim me arsyetimin e saj, pasi ka argumentuar mbi rrezikshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb personi t\u00eb proceduar, nd\u00ebrsa ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cdetyrim paraqitje\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me mospasqyrimin e dat\u00ebs s\u00eb seanc\u00ebs, subjekti deklaroi se ajo \u00e7\u00ebshtje ishte p\u00ebrfunduar brenda nj\u00eb muaji e gjysm\u00eb. Ajo tha se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte p\u00ebrfunduar shpejt, pasi sapo ishte transferuar n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk kishte dosje t\u00eb mbartura, si n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme q\u00eb sillnin ngarkes\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr parimet e t\u00eb drejtave t\u00eb pal\u00ebve, subjekti tha se ato nuk citohen gjithmon\u00eb, por garantohen e zbatohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ofrimit t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor. \u201cVendimet i bazoj n\u00eb ligj. Un\u00eb referoj e zbatoj ligjin shqiptar,\u201d pohoi Merlika.<\/p>\n<p>Lidhur me caktimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, subjkti shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kundravajtje penale dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb individi nuk mund t\u00eb mbahej n\u00eb burg. Ajo v\u00ebrejti se kjo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte ankimuar dhe se me vendimarjen i kishte p\u00ebrcjell\u00eb mesazh prokurorit q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpilonte k\u00ebrkesat bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Rexhina Merlika deklaroi se i plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 13 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Rexhina Merlika e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kund\u00ebrshtoi balancat negative t\u00eb konstatuara nga Komisioni p\u00ebr pasurin\u00eb. Sipas relatimit, subjekti nuk kishte arritur t\u00eb v\u00ebrtetonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb disa huave dhe nj\u00eb pjese t\u00eb dhurimeve nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70109,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Rexhina-Merlika-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Rexhina Merlika pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70108"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70108"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70108\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70110,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70108\/revisions\/70110"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70109"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70108"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70108"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70108"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}