{"id":70123,"date":"2023-03-08T17:51:26","date_gmt":"2023-03-08T16:51:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-riceljes-se-hetimit-naim-tota-kundershton-bilancin-negativ-te-kpk\/2023\/03\/08\/"},"modified":"2023-04-06T13:49:12","modified_gmt":"2023-04-06T11:49:12","slug":"pas-riceljes-se-hetimit-naim-tota-kundershton-bilancin-negativ-te-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-riceljes-se-hetimit-naim-tota-kundershton-bilancin-negativ-te-kpk\/2023\/03\/08\/","title":{"rendered":"Pas ri\u00e7eljes s\u00eb hetimit, Naim Tota kund\u00ebrshton bilancin negativ t\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Ri\u00e7elja e hetimit administrativ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Naim Tota, i ka sjell\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit edhe nj\u00eb barr\u00eb prove m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar konkluzionin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb kunatit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, q\u00eb 13 vjet m\u00eb von\u00eb ia ka shitur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb par\u00eb t\u00eb mbajtur m\u00eb 24 shkurt 2023 u relatua se kunati i Tot\u00ebs, shtetasi T.H., me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate cedimi t\u00eb vitit 2016, i ka kaluar subjektit t\u00eb drejtat e nj\u00eb apartamenti q\u00eb e kishte bler\u00eb 13 vjet m\u00eb par\u00eb p\u00ebr 50 mij\u00eb euro. Po kaq \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka paguar edhe Tota p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, q\u00eb sipas p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kryer nga KPK bazuar n\u00eb referencat e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave p\u00ebr vitin 2016, duhej t\u00eb kishte nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 12.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar dhe n\u00eb deklarimet e subjektit, Komisioni konstaton se bler\u00ebsi nuk e ka p\u00ebrfdorur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa subjekti dhe familja e tij kan\u00eb jetuar aty p\u00ebr 12 vjet pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, jan\u00eb ngritur dyshime se subjekti mund t\u00eb ket\u00eb mbajtur t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri dhe \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb shtetasit T.H. p\u00ebr ta bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Relatorja Pamela Qirko shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 mars 2023 se ri\u00e7elja e hetimit administrativ ishte b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim kryerjen e analiz\u00ebs financiare t\u00eb kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2003. Sipas Qirkos, nga analiza financiare e kryer me rezerv\u00eb ka rezultuar se familja e shtetasit T.H. nuk ka pasur burime financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2003-in, konstatim p\u00ebr t\u00eb cilin i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Prokurori Tota deklaroi se lidhur me rezultatet shtes\u00eb t\u00eb hetimit kishte dor\u00ebzua rprova t\u00eb pakontestiueshme q\u00eb v\u00ebrtetonin se nuk kishte lidhje me porositjen e apartamentit t\u00eb bler\u00eb nga kunati n\u00eb vitin 2003 dhe as me pagesat e kryera n\u00eb atr\u00eb periudh\u00eb. Ai sqaroi se e kishte marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2004, kur dhe kishte nd\u00ebrruar edhe adres\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, motra dhe kunati i kishin ofruar t\u00eb q\u00ebndronte aty. \u201cN\u00eb asnj\u00eb rast nuk kam shmangur detyrimin p\u00ebr t\u00eb deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij apartamenti dhe e kam deklaruar si adres\u00eb edhe n\u00eb ILDKPKI\u201d, pohoi Tota dhe shtoi se, p\u00ebr shkak t\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb posa\u00e7me i ishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Subjekti teksoi se nuk mundej q\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb at\u00eb situat\u00eb dhe se nuk i kishte marr\u00eb kunatit interesat e huas\u00eb 40 mij\u00eb euro q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Tota shpjegoi se p\u00ebr shkak se nuk i kishte marr\u00eb kuantit interesat p\u00ebr huan\u00eb q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb, ishin dakor\u00ebd\u00ebsuar q\u00eb apartamentin ta blinte me \u00e7mimin e vitit 2003.<\/p>\n<p>Ai theksoi se apartamentin e kishte bler\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kunati nuk mund t\u00eb konsiderohet si person tjet\u00ebr i lidhur. Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se balanca negative e konstatuar nga Komisioni p\u00ebr kunatin nuk mund ta penalizonte n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit. \u201cUn\u00eb nuk kam detyrim ligjor p\u00ebr t\u00eb justifikuar burimet e apartamentit t\u00eb motr\u00ebs e t\u00eb kunatit\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Tota.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai u shpreh se p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpunues n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, kishte depozituar shpjegime e prova q\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs. Tota k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte depozituar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte se kunati kishte shitur n\u00eb vitin 2002 nj\u00eb apartament p\u00ebr afro 2.5 milion\u00eb lek\u00eb. K\u00ebt\u00eb pretendim e mbrojti me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb EKB-s\u00eb, ku sipas tij p\u00ebrcaktohet se n\u00eb vitin 2002, vlera mesatare e p\u00ebr m2 ishte n\u00eb shum\u00ebn 28 mij\u00eb e 900 lek\u00eb. Me t\u00eb nj\u00ebjtin argument ai pretendoi se v\u00ebrtetonte se kunati kishte shitur nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri n\u00eb vitin 2003 kundrejt vler\u00ebs 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai renditi dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktesh t\u00eb dor\u00ebzuara prej tij, si deklarime noteriale t\u00eb pal\u00ebve bler\u00ebse t\u00eb apartamenteve; p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunatit nga bunouset n\u00eb dy shoq\u00ebri duke pretenduar se kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta nga pagat; p\u00ebr t\u00eb arhdurat nga k\u00ebmbimi valuator; t\u00eb ardhurat e motr\u00ebs nga pagat; si dhe dokumentacion bankar p\u00ebr likujditetet e disponuara nga kunati.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, kunati i ka t\u00ebrhequr likujditetet bankare n\u00eb momentin kur jan\u00eb kryer pagesat p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2003. \u201cBazuar n\u00eb k\u00ebto prova e t\u00eb dh\u00ebna rezulton se shtetasi T.H. ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme\u201d, theksoi Tota.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kishte depozituar analiz\u00eb financiare t\u00eb kryer nga nj\u00eb ekspert privat n\u00eb dy variante, sipas t\u00eb cilave rezulton me balance pozitive.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Tota u ndal n\u00eb investimin e kryer nga bashk\u00ebshortja e tij e ndjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ku kishte punuar. N\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore, Qirko evidentoi nj\u00eb investim t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb e subjektit n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb e 500 euro duke bler\u00eb aksione t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku punonte. Sipas relatores, subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb investim t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2005 kur \u00ebsht\u00eb kryer, si dhe as burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 12 mij\u00eb e 500 euro. Po ashtu, nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe sipas tij, e ka m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pasi e ndjera ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Tota ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb njoftuar nga shoq\u00ebria ku punonte bashk\u00ebshortja p\u00ebr investimin e kryer prej saj, si dhe p\u00ebr shum\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte q\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn 44 mij\u00eb euro, q\u00eb pas tatimit ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Ai ka theksuar se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb vitin 2007. N\u00eb vijim, subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb hua kunatit T.H. me interes 1.5%.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, Tota tha se nga provat dhe shpjegimet e depozituara dukej qart\u00eb se ai nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim. Ai pohoi se thuajse t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e asaj shoq\u00ebrie kishin b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Prokurori Tota pohoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb punonte n\u00eb Mat. Sipas tij, bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb e dinte q\u00ebndrimin e tij kund\u00ebr marrjes s\u00eb borxheve pasi nuk kishin ende nj\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb dhe motra e tij kishin pasur marr\u00ebdh\u00ebnie shum\u00eb t\u00eb mira dhe njohe mes tyre q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb lidhnin martes\u00eb. Sipas tij, bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb ka k\u00ebrkuar borxh tek motra e tij, nisur nga fakti se kjo e fundit kishte ekonomi t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga bashk\u00ebshortja prej motr\u00ebs s\u00eb saj, subjekti deklaroi se kishin sh\u00ebrbyer si burim kredit\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb kunata. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb kunat\u00ebs t\u00eb uleshin shpenzimet jetike pasi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb nevojave i mbulonin nga ekonomia bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Ai shtoi se kunata dhe bahsk\u00ebshorti i saj kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsues. \u201cSipas KPK dy arsimtar\u00eb n\u00eb Gradisht\u00eb t\u00eb Lushnj\u00ebs nuk mund t\u00eb jetonin\u201d, tha Tota dhe ritheksoi se nisur nga fakti se ata jetonin n\u00eb fshat, shpenzimet jetike kishin qen\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se kishte provuar shlyerjen e nj\u00eb huaje, q\u00eb sipas tij tregon njohjen e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhn\u00ebien e vlerave bashk\u00ebshortes s\u00eb tij q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimin e kryer.<\/p>\n<p>Lidhur me pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet e gjendjeve cash, subjekti faj\u00ebsoi ILDKPKI-n\u00eb duke pretenduar se ishin keqorientuar. Tota k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare t\u00eb kryhet sipas ligjik\u00ebs s\u00eb paraqitur prej tij.<\/p>\n<p>Tota mbajti q\u00ebndrim edhe p\u00ebr denoncimet nga publiku. Ai v\u00ebrejti se t\u00eb gjitha denoncimet ishin kryer pas fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim. \u201cKy ka qen\u00eb presion, pork am fijuar pun\u00ebn time i pandikuar\u201d, pohoi Tota dhe pohoi se pasurit\u00eb e vetme q\u00eb zot\u00ebron jan\u00eb nj\u00eb apartamrnt i bler\u00eb n\u00eb vitin 2016 dhe 12 mij\u00eb e 500 euro nga trash\u00ebgimia ligjore e bashk\u00ebshortes s\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Tota k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 10 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ri\u00e7elja e hetimit administrativ nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Naim Tota, i ka sjell\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit edhe nj\u00eb barr\u00eb prove m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar konkluzionin p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb kunatit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, q\u00eb 13 vjet m\u00eb von\u00eb ia ka shitur [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70124,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Naim-Tota-seanca-2.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Naim Tota pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70123"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70123"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70123\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70125,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70123\/revisions\/70125"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70124"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}