{"id":70126,"date":"2023-03-08T15:57:27","date_gmt":"2023-03-08T14:57:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-gentiana-mucaj-perballet-me-vetingun\/2023\/03\/08\/"},"modified":"2023-04-06T13:49:20","modified_gmt":"2023-04-06T11:49:20","slug":"gjyqtarja-gentiana-mucaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-gentiana-mucaj-perballet-me-vetingun\/2023\/03\/08\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u p\u00ebrball pa probleme t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin ajo dha shpjegime p\u00ebr afatet e gjykimit n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje, si dhe p\u00ebr dy denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Mu\u00e7aj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Steven Kessler.<\/p>\n<p>Gentiana Mu\u00e7aj i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe punoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lezh\u00ebs. Prej vitit 2013, Mu\u00e7aj e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.75 m2 n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn rreth 79 mij\u00eb euro si dhe p\u00ebr burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie \u2013 vlera 50 mij\u00eb euro nga shitja e apartamentit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit dhe kredi n\u00eb vler\u00ebn 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se \u00ebsht\u00eb kryer analiz\u00eb e rrethanave t\u00eb blerjes dhe shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb vjehrrit t\u00eb subjektit. Nga verifikimet ka rezultuar se bler\u00ebsi i k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2008 ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb transaksion si dhe ka depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e vjehrrit t\u00eb gjyqtares Mu\u00e7aj vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb dakord\u00ebsuar, 55 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas KPK, apartamenti q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur nga vjehrri nuk ka qen\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij. Bekteshi b\u00ebri me dije se subjekti ka sqaruar se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit, pasi t\u00eb gjith\u00eb apartamentet e pallatit ku gjendet ishin bllokuar p\u00ebr shkak se investitori kishte dal\u00eb nga leja e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimet e kryera prej KPK-s\u00eb ka rezultuar se m\u00eb von\u00eb, apartamenti \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bler\u00ebsit, shtetasit I.S.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb shitur nga vjehrri, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti si shp\u00ebrblime nga puna n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Ajo ka shpjeguar se k\u00ebto shp\u00ebrblime kan\u00eb qen\u00eb sekrete p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb ushtronte bashk\u00ebshorti.<\/p>\n<p>N\u00eb s\u00e9ance, Mu\u00e7aj deklaroi se kishin arritur t\u00eb siguronin kat\u00ebr urdh\u00ebr shp\u00ebrblime p\u00ebr bashk\u00ebshortin e saj, n\u00eb vler\u00ebn totale 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me pages\u00ebn me vones\u00eb t\u00eb tatimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga vjehrri lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri. Ajo shpjegoi se p\u00ebr shkak se vjehrri nuk e kishte pasur t\u00eb regjistruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb momentin e shitjes, kishte qen\u00eb i paqart\u00eb se kur duhej t\u00eb kishte paguar detyrimet tatimore lidhur me t\u00eb ardhurat e siguruara.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se provohej zot\u00ebrimi i k\u00ebtij apartamenti nga vjehrri, pasi pagesat e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb ujit ishin kryer n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, nga analiza e kryer ka rezultuar se familja e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin e shitur n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr kredin\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebstet p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se familja e subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr \u00e7mimin 1000 euro; dy llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb djemve, si dhe likujditetet bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb trung familjar me vjehrrin jan\u00eb verifikuar edhe pasurit\u00eb e tij. Nga hetimi ka rezultuar se vjehrri ka bler\u00eb nj\u00eb apartament n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 3.7 milion\u00eb lek\u00eb. Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e vjehrrit, vjehrr\u00ebs dhe vajz\u00ebs s\u00eb tyre, prej nga ka rezultuar se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim. Mu\u00e7aj ka shpjeguar se ajo dhe bashk\u00ebshorti nuk e kan\u00eb p\u00ebrdorur asnj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Hetimit administrativ i \u00ebsht\u00eb n\u00ebshtruar edhe nj\u00eb automjet q\u00eb subjekti e ka deklaruar se e ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 p\u00ebr \u00e7mimin 500 mij\u00eb lek\u00eb. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Mu\u00e7ajt. Ajo sqaroi se makina i \u00ebsht\u00eb shitur nga djali i xhaxhait dhe se nuk e ka regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i kryenin procedurat vjetore t\u00eb kontrollit t\u00eb mjetit n\u00eb Berat ku kishte m\u00eb pak radh\u00eb se n\u00eb kryeqytet. Nga analiza financiare ka rezultuar se Mu\u00e7aj ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe atyre t\u00eb shortuara, KPK konstaton tejkalim t\u00eb afateve t\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka zgjatur 6 muaj e disa dit\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat e kan\u00eb kaluar me pak dit\u00eb afatin nj\u00ebmujor t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb udh\u00ebzimin e ish-KLD-s\u00eb. Ajo v\u00ebrejti se n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs nuk parashikohen afate dhe shtoi se ligji prevalon mbi udh\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtares Mu\u00e7aj jan\u00eb depozituar tet\u00eb denoncime nga publiku, n\u00eb gjasht\u00eb prej t\u00eb cilave nuk jan\u00eb gjetur indicie, nd\u00ebrsa i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr dy prej tyre. Denoncuesi A.L. ka pretenduar se subjekti ka sh\u00ebnuar nj\u00eb avokat t\u00eb pak\u00ebrkuar pej tij, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb tejkalohej afati i ankimit.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se denoncuesi kishte pajisur me prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me djalin e tij dhe se ky i fundit i kishte dh\u00ebn\u00eb prokur\u00eb t\u00eb posa\u00e7me nj\u00eb avokati p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar pretendimet e tyre. Ajo deklaroi se pas vendimit p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, pala denoncuese ka t\u00eb drejt\u00eb ta ringrej\u00eb padin\u00eb.<\/p>\n<p>Denoncuesi tjet\u00ebr, R.U. ka ngritur pretendime lidhur me shqyrtimin e nj\u00eb padie t\u00eb tij nga subjekti, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me kund\u00ebrshtimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar nj\u00eb akt q\u00eb ai e kund\u00ebrshtonte si t\u00eb pavlefsh\u00ebm. Subjekti deklaroi se kishte arsyetuar edhe lidhur me vlefshm\u00ebrin\u00eb e aktit duke konkluduar se ishte i vlefsh\u00ebm. Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit se \u00e7\u00ebshtja aktualisht ishte n\u00eb Apel.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 9 mars n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb, u p\u00ebrball pa probleme t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 8 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. P\u00ebr profesionalizmin ajo dha shpjegime p\u00ebr afatet e gjykimit n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje, si dhe p\u00ebr dy denoncime nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70127,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[102,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Gentiana-Mucaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Gentiana Mu\u00e7aj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70126"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70126"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70126\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70128,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70126\/revisions\/70128"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}