{"id":70129,"date":"2023-03-08T15:41:50","date_gmt":"2023-03-08T14:41:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-ardit-mustafaj\/2023\/03\/08\/"},"modified":"2023-04-06T13:49:24","modified_gmt":"2023-04-06T11:49:24","slug":"argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-ardit-mustafaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-e-kpa-per-rikthimin-ne-detyre-te-gjyqtarit-ardit-mustafaj\/2023\/03\/08\/","title":{"rendered":"Argumentet e KPA p\u00ebr rikthimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtarit Ardit Mustafaj"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 21 shtator 2022 t\u00eb prish\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Ardit Mustafaj, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 5 mars 2020 p\u00ebr \u201cmunges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme\u201d p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurin\u00eb. Vendimi i arsyetuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se gjyqtari Mustafaj nuk arriti t\u00eb bindte trup\u00ebn gjykuese p\u00ebr disa hua dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara, t\u00eb cilat sh\u00ebrbyen si burim p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb patundshme n\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb shkurt\u00ebr kohor. Mustafaj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Pas ankimit t\u00eb subjektit, shumica e KPA e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore Ina Ram\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn dhe Sokol \u00c7omon gjet\u00ebn shkelje procedurale dhe konkluzione t\u00eb pabazuara p\u00ebr pasurin\u00eb. Nd\u00ebrsa gjyqtarja Rezarta Schuetz doli n\u00eb pakic\u00eb duke \u00e7muar se Mustafaj \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimi nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Shkeljet procedurale<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimit t\u00eb Mustafajt n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, Kolegji konstatoi shkelje procedurale t\u00eb Komisionit si dhe munges\u00eb t\u00eb akteve t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, u vendos q\u00eb KPK-s\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoheshin aktet q\u00eb figuronin n\u00eb inventar, por q\u00eb mungonin n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Kolegj, si dhe q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb shqyrtohej n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar t\u00eb Kolegjit sqarohet se ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ishte njohur me aktet e hetimit administrativ para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore; se ai rezultonte t\u00eb kishte qen\u00eb me raport mjek\u00ebsor pasi i jan\u00eb komunikuar rezultatet e hetimit paraprak n\u00eb Komision; p\u00ebr shkak se subjekti ka provuar n\u00ebp\u00ebrmjet ankimit se kishte dor\u00ebzuar prova q\u00eb KPK nuk i kishte vendosur n\u00eb dosje; si dhe n\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishte konkluduar balanc\u00eb negative financiare m\u00eb e madhe nga sa i ishte kaluar subjektit si barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Kolegji ka pranuar si prova aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti, t\u00eb cilat plot\u00ebsonin kriteret e dispozitave ligjore, pasi jan\u00eb vler\u00ebsuar se kontribuonin p\u00ebr konstatimin e sakt\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs faktike.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Rezarta Schuetz shprehet kund\u00ebr shqyrtimit n\u00eb seanc\u00eb publike, me argumentin se subjekti ankohej p\u00ebr munges\u00eb njohjeje t\u00eb akteve n\u00eb fashikull, q\u00eb kishte ardhur si rrjedhoj\u00eb e zgjedhjes s\u00eb tij personale p\u00ebr t\u00eb mos u konsultuar me aktet, pavar\u00ebsisht se ky hap procedural i ishte ofruar dhe mund\u00ebsuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke kaluar n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike dhe duke pranuar akte t\u00eb reja n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, shumica i ka lejuar subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit mund\u00ebsi shtes\u00eb, p\u00ebrtej atyre q\u00eb parashikon dhe kufizon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shprehur ligji,\u201d shprehet nd\u00ebr t\u00eb tjera Schuetz.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb objekt 1+1 kate n\u00eb Sarand\u00eb, me sip\u00ebrfaqe trualli 304 m2, t\u00eb shitur nga subjekti n\u00eb vitin 2004, Komisioni ka konkluduar nuk u provua me dokumentacion deklarimi i tij se investimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj pasurie ka kushtuar 1.8 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka kryer p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve sipas kritereve t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave. KPK nuk ka pranuar as pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Mustafajt, se objekti \u00ebsht\u00eb shitur karabina, duke iu referuar regjistrimit hipotekor dhe kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes ku pasqyrohet nd\u00ebrtimi 1+1 dhe jo karabina.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb arsyetim, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 6.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe p\u00ebrballimin e shpenzimeve nga subjekti gjat\u00eb periudh\u00ebs 1996-2003.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi n\u00eb Kolegj se konkluzionet e Komisionit lidhur me shpenzimet e nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 2003, t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shuma e deklaruar prej tij n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb vitin 2003, jan\u00eb kryer mbi p\u00ebrllogaritje jo t\u00eb drejta. Sipas tij, kjo m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrllogaritje ka ndikuar negativisht n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebtij viti. Gjithashtu konsideron t\u00eb padrejt\u00eb edhe mosp\u00ebrfshirjen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2004, t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebtij objekti.<\/p>\n<p>KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb subjektit lidhur me gjendjen e objektit n\u00eb momentin e shitjes. \u201c\u2026P\u00ebrsa i p\u00ebrket faktit se ky objekt nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar s\u00eb nd\u00ebrtuari prej tij, por \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb gjendje karabina n\u00eb nivelin 1+1 kate nd\u00ebrtim, ai ka paraqitur n\u00eb proces prova t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb fotove digjitale p\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb tij. K\u00ebto fotografi jan\u00eb nxjerr\u00eb prej platformave digjitale t\u00eb aksesueshme lirisht n\u00eb internet, si nga ato shtet\u00ebrore, si ASIG, por edhe nga ato t\u00eb krijuara prej enteve private, t\u00eb cilat jan\u00eb disponuar prej subjektit n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjendura n\u00eb burime t\u00eb hapura\u201d, konstaton Kolegji dhe v\u00ebren se nga pamjet satelitore t\u00eb viteve 2006 dhe 2007, pas shitjes s\u00eb objektit nga subjekti, rezulton se \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb gjendje karabina.<\/p>\n<p>Nj\u00eb akt kolaudimi i vitit 2003 i p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb Komision nga Agjencia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, Sarand\u00eb ku objekti n\u00eb fjal\u00eb referohet si i p\u00ebrfunduar, \u00e7mohet i pav\u00ebrtet\u00eb nga Kolegji.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Kolegji e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar konkluzionin e KPK-s\u00eb se nd\u00ebrtimi ka qen\u00eb i p\u00ebrfunduar, pasi k\u00ebshtu p\u00ebrshkruhet n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku ankimi, Kolegji ka krijuar bindjen se ky objekt ka qen\u00eb n\u00eb gjendje karabina n\u00eb momentin q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur nga subjekti.<\/p>\n<p>Lidhur me kostot e nd\u00ebrtimit, KPA vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk mund t\u00eb p\u00ebrllogariten sipas \u00e7mimeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga EKB p\u00ebr objektet e p\u00ebrfunduara.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson si t\u00eb besuesh\u00ebm informacionin e dh\u00ebn\u00eb prej subjektit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrshkruese e t\u00eb detajuar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes s\u00eb k\u00ebtij objekti t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2004. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb indicia apo t\u00eb dh\u00ebne q\u00eb tregonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, shumica shprehet se ka krijuar bindjen se Mustafaj e ka shitur k\u00ebt\u00eb pasuri me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb q\u00eb ka shpenzuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin, n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Schuetz n\u00eb pakic\u00eb e ka gjetur t\u00eb sakt\u00eb konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr balanc\u00ebn negative t\u00eb p\u00ebrllogaritur sipas \u00e7mimeve t\u00eb EKB-s\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk provoi me asnj\u00eb dokument q\u00eb vlera e shpenzuar prej tij p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn ishte 1,8 milion\u00eb lek\u00eb\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPA ka shqyrtuar pretendimet e subjektit i cili ka kund\u00ebrshtuar konkluzionet e KPK lidhur me burimin e huave q\u00eb nga marr\u00eb prej kunatit n\u00eb vitet 2003-2004 n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorura pjes\u00ebrisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit dhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka konkluduar se kunati i subjektit nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huave n\u00eb vitet 2003 dhe 2004.<\/p>\n<p>KPA v\u00ebren se aktet e depozituara nga subjekti p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb ardhurat e kunatit nga pun\u00ebsimi n\u00eb vitet 1996-1997, 1998-2001 dhe 2001-2004.<\/p>\n<p>Kolegji i vler\u00ebson t\u00eb sakta dhe koherente deklarimet e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunatit. Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohen t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i tij, KPA ka krijuar bindjen p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebsimit t\u00eb pretenduara dhe p\u00ebr krijimin e t\u00eb ardhurave nga kunati. Nisur nga koha e larg\u00ebt t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb kunatit, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare ato t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb faktuar nga hetimi administrativ n\u00eb KPK shlyerja e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Kolegji, n\u00eb ndryshim nga Komisioni, njohu dhe llogariti si burime p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua, t\u00eb ardhurat e krijuara prej tij e q\u00eb p\u00ebrmbushin kriteret e parashikuara nga neni D, pikat 1 e 3 t\u00eb Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nga neni 3, pika 19 e ligjit nr. 84\/2016, duke p\u00ebrcaktuar shum\u00ebn e cila do t\u00eb p\u00ebrfshihet si e ardhur e ligjshme n\u00eb analiz\u00ebn financiare\u201d, citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Subjekti ka kund\u00ebrshtuar edhe konkluzionin e Komisionit p\u00ebr moskonsiderimin e nj\u00eb huaje tjet\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nga shtetasi GJ.D. n\u00eb vitet 2002-2003 n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur pjes\u00ebrisht si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objektit. Subjekti ka pretenduar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi financiare nga aktiviteti i tij tregtar dhe puna q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se huaja nga shtetasi Gj.D. \u00ebsht\u00eb marr\u00eb para dhe sapo ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi ligji p\u00ebr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk ka pse subjekti duhej t\u00eb kishte v\u00ebmendje t\u00eb shtuar n\u00eb verifikimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit. Sipas KPA, konstatimi i nj\u00eb aktiviteti tregtar q\u00eb ushtrohej nga huadh\u00ebn\u00ebsi prej vitesh, ishte i mjaftuesh\u00ebm si kriter p\u00ebr t\u00eb krijuar besim rreth ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kolegji ka analizuar fitimin e mundsh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb zot\u00ebruar nga huadh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr periudh\u00ebn 1996-2003, prej nga ka rezultuar se fitimi potencial ishte n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 970 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se nga pun\u00ebsimi, huadh\u00ebn\u00ebsi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura n\u00eb mas\u00ebn 1 milion e 143 mij\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 1994-2003.<\/p>\n<p>Duke konsideruar se shpenzimet jetike t\u00eb familjes s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr periudh\u00ebn e analizuar kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 775 mij\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursenin shum\u00ebn 1 milion e 339 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, shumica e Kolegjit vler\u00ebson se huaja 1.7 milion\u00eb lek\u00eb ka plot\u00ebsuar kushtet p\u00ebr t\u2019u njohur si e ardhur e ligjshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Schuetz n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb konsiderohet kjo vler\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. \u201cShumica vendosi t\u00eb pranoj\u00eb pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb paraqitur dokumentacionin provues t\u00eb t\u00eb ardhurave e, p\u00ebr pasoj\u00eb, kreu nj\u00eb vler\u00ebsim hipotetik t\u00eb aktivitetit privat t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit\u201d, v\u00ebren Schutez dhe e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar p\u00ebrllogaritjen hipotetike t\u00eb fitimit t\u00eb akumuluar nga biznesi n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij huadh\u00ebn\u00ebsi, q\u00eb sipas saj krijon arbitraritet.<\/p>\n<p>Schuetz konstaton se huadh\u00ebn\u00ebsi ka marr\u00eb tre kredi n\u00eb vitet 2001-2004 dhe se faktet e administruara tregojn\u00eb p\u00ebrtej \u00e7do dyshimi q\u00eb bizneset e e tij ishin n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare dhe nuk kan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhura p\u00ebr efekt t\u00eb detyrimeve tatimore, sikurse edhe pagesa sigurimesh shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cSubjektet deklaruese mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr deklarimet e tyre, por deklarata periodike vjetore n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb \u2013 si\u00e7 sugjeron titulli \u2013 deklarative. Ky element merr r\u00ebnd\u00ebsi vendimtare n\u00ebse sillet n\u00eb v\u00ebmendje fakti q\u00eb asnj\u00eb nga veprimet e analizuara dhe problematikat e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nuk shoq\u00ebrohen me transferta bankare t\u00eb t\u00eb ardhurave apo gjurm\u00eb t\u00eb tjera dokumentare t\u00eb ndonj\u00ebrit prej transaksioneve q\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin tim, paraqesin probleme\u201d, \u00e7mon Schutez.<\/p>\n<p>Mustafaj ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i pabazuar edhe konkluzioni tjet\u00ebr i Komisionit se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet bindsh\u00ebm dhe me dokumentacion burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave n\u00eb shum\u00ebn 850 mij\u00eb lek\u00eb nga m\u00ebsimdh\u00ebnia e kurseve jasht\u00ebshkollore t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p>Kolegji vler\u00ebson se subjekti ka deklarime t\u00eb plota rreth t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara nga kurset e m\u00ebsimdh\u00ebnies, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nga analiza e kryer, Kolegji konstaton se bashk\u00ebshortja e subjektit ka pasur l\u00ebvizje bankare n\u00eb periudh\u00ebn para martes\u00ebs. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra gjat\u00eb hetimit administrativ nga Tirana Bank, ka rezultuar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka depozituar deri m\u00eb 30 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2001 shum\u00ebn 829 mij\u00eb lek\u00eb. KPA vler\u00ebson se nga kjo vler\u00eb e depozituar, shuma 200 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga paga si arsimtare e bashk\u00ebshortes s\u00eb Mustafajt, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr nga kurset jasht\u00ebshkollore private.<\/p>\n<p>Kolegji konstaton t\u00eb provuar me dokumentacion t\u00eb koh\u00ebs ekzistenc\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb krijuara para martese nga m\u00ebsimdh\u00ebnia jasht\u00ebshkollore e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar se detyrimet tatimore jan\u00eb paguar pas plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201c n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Kolegji rendit argumentet e tij p\u00ebrse kjo shum\u00eb duhet p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas KPA, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb provohet bindsh\u00ebm ekzistenca e t\u00eb ardhurave, pasi pagimi detyrimeve tatimore nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb t\u00eb ardhurat pa pasur dokumente e mjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke konsideruar s\u00eb pari faktin se ekzistenca e k\u00ebsaj shume provohet me dokumente bankare t\u00eb koh\u00ebs, si dhe s\u00eb dyti, k\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb krijuar nga personi i lidhur para martese, por edhe para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 9049\/2003, mbi t\u00eb cilin gjyqtar\u00ebt, si subjekte deklaruese, duhet t\u00eb deklaronin pasurit\u00eb e tyre dhe t\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebve. N\u00eb k\u00ebto kushte, pagesa me vones\u00eb e tatimit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortes, t\u00eb krijuara n\u00eb kushtet e p\u00ebrshkruara m\u00eb sip\u00ebr, u vler\u00ebsua nga Kolegji si nj\u00eb vler\u00eb e cila duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn ekonomike, pasi u konsiderua se nuk mund t\u00eb penalizohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joproporcionale subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00ebp\u00ebrmjet mosnjohjes s\u00eb saj, si nj\u00eb e ardhur e ligjshme\u201d, arsyeton KPA.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion bankar egzistenca e nj\u00eb pjese t\u00eb vler\u00ebs t\u00eb deklaruar se i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga familjar\u00ebt, Kolegji ka vendosur ta p\u00ebrfshij\u00eb at\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebto konkluzione, Kolegji \u00e7mon se subjekti gjendet me bilanc pozitiv p\u00ebr vitet 1996-2003. P\u00ebr vitin 2004 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 635, q\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit e proporcionalitetit; bazuar n\u00eb faktin se rezulton si pasoj\u00eb e mosnjohjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua prej kunatit; n\u00eb faktin se deklarimet e Mustafajt jan\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrteta; si dhe p\u00ebr shkak se kjo ka gjen\u00eb e vetmja balanc\u00eb negative, \u00ebsht\u00eb \u00e7muar pa pasoja. N\u00eb p\u00ebrfundim, shumica ka vendosur t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb vendimin e Komisionit dhe t\u00eb konfirmoj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb gjyqtarin Ardit Mustafaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Schutez e \u00e7mon t\u00eb sakt\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit dhe balancat negative t\u00eb konstatuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA vendosi me shumic\u00eb votash m\u00eb 21 shtator 2022 t\u00eb prish\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, Ardit Mustafaj, duke e rikthyer at\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Mustafaj u shkarkua nga detyra m\u00eb 5 mars 2020 p\u00ebr \u201cmunges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme\u201d p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70130,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[162,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ardit-Mustafaj-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Ardit Mustafaj pas vendimit t\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70129"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70129"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70129\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70131,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70129\/revisions\/70131"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70130"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70129"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70129"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70129"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}