{"id":70150,"date":"2023-03-02T19:22:23","date_gmt":"2023-03-02T18:22:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-laurent-fucia-jep-shpjegime-per-ankesat-dhe-denoncimet-nder-vite\/2023\/03\/02\/"},"modified":"2023-04-06T14:06:35","modified_gmt":"2023-04-06T12:06:35","slug":"gjyqtari-laurent-fucia-jep-shpjegime-per-ankesat-dhe-denoncimet-nder-vite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-laurent-fucia-jep-shpjegime-per-ankesat-dhe-denoncimet-nder-vite\/2023\/03\/02\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Laurent Fu\u00e7ia jep shpjegime p\u00ebr ankesat dhe denoncimet nd\u00ebr vite"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Laurent Fu\u00e7ia i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 2 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional lidhur m\u00eb dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb kryer ankesa n\u00eb institucionet kontrolluese t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor si dhe denoncime nga publiku.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni nuk gjeti probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe relatoi vler\u00ebsim pozitiv n\u00eb kriterin e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Fu\u00e7ia po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Laurent Fu\u00e7ia u diplomua n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2011 dhe u em\u00ebrua si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb edhe aktualisht funksionin. Me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Fu\u00e7ia \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb skem\u00ebn e delegimit si gjyqtar i Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pasuria <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb burimet e krijimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 55 mij\u00eb euro, nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb euro dhe 15 mij\u00eb euro q\u00eb i jan\u00eb dhuruar bashk\u00ebjetueses nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve, t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb se n\u00eb vitin 2010 kan\u00eb shitur nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 16 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi i kryer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses s\u00eb subjektit kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e saj n\u00eb vitin 2002 p\u00ebr 55 mij\u00eb euro. Po ashtu, ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebjetueses disponojn\u00eb nj\u00eb magazin\u00eb q\u00eb e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qira p\u00ebr shum\u00ebn 1500 euro n\u00eb muaj, si dhe se jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dhurimet n\u00eb favor t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse subjekti ka deklaruar se p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti me \u00e7mim 400 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebjetueses nga qiradh\u00ebnia e objektit n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb atit, KPK ka konstatuar pamund\u00ebsi financiare, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar pak\u00ebsimi i gjendjes cash n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb vlerave t\u00eb likujditeteve. Gjyqtari Fu\u00e7ia deklaroi se mosp\u00ebrputhjet mund t\u00eb vijn\u00eb si pasoj\u00eb e mospasqyrimit t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash. \u201cVler\u00ebsoj se nuk ka deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr likujditetet,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja deklaroi se ve\u00e7 balanc\u00ebs negative p\u00ebr blerjen e mjetit, gjith\u00eb periudha tjet\u00ebr e verifikuar rezulton me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Problemet m\u00eb t\u00eb shumta me t\u00eb cilat u p\u00ebrball gjyqtari Fu\u00e7ia kishin t\u00eb b\u00ebnin me \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara prej tij. N\u00eb nj\u00eb prej tre \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti, KPK konstatoi se nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar natyra e mosmarr\u00ebveshjes. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shortuara \u00ebsht\u00eb evidentuar se Fu\u00e7ia e ka marr\u00eb vendimin bazuar n\u00eb pretendimet e t\u00eb dyshuarit, pa hetuar n\u00ebse ato ishin ose jo t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave arkivore ka rezultuar se ndaj subjektit jan\u00eb kryer 16 ankesa pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit 2013-2016.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, relatorja Etleda \u00c7iftja renditi pretendimet n\u00eb k\u00ebto ankesa, konkretisht p\u00ebr zhvillim t\u00eb seancave pa njoftuar pal\u00ebt; mosverifikim t\u00eb legjitimitetit t\u00eb pal\u00ebve; nj\u00eb vendim ku nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se pala e paditur ka qen\u00eb n\u00eb munges\u00eb duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e rekursit; si dhe nj\u00eb ankes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme p\u00ebr mosrespektim formal t\u00eb ligjit n\u00eb revokimin e nj\u00eb mas\u00eb arresti dhe shuarjen e mas\u00ebs t\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr ekstradim.<\/p>\n<p>\u00c7iftja b\u00ebri me dije se ndaj subjektit ka pasur nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnie v\u00ebrejtje publike, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga ish-KLD me argumentin se k\u00ebrkesa p\u00ebr mas\u00ebn disiplinore bazohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vendimarrje.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u relatuan ankesa t\u00eb tjera drejtuar ish-KLD-s\u00eb nga ish-\u00c7EZ Shp\u00ebndarje dhe Avokatura e Shtetit p\u00ebr mosnjoftim t\u00eb pal\u00ebve p\u00ebr zhvillimin e seancave.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast, Komisioni konstaton se duket si e pamb\u00ebshtetur nj\u00eb vendimarrje e subjektit p\u00ebr urdh\u00ebrimin e regjistrimit t\u00eb nj\u00eb prone n\u00eb favor t\u00eb pal\u00ebs padit\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e fundit zot\u00ebronte vet\u00ebm t\u00eb drejta reale.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00eb seanc\u00eb nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Fu\u00e7ia pretendoi se ai nuk kishte marr\u00eb vendim q\u00eb personit n\u00eb fjal\u00eb t\u2019i regjistrohej prona n\u00eb hipotek\u00eb, por q\u00eb t\u2019i regjistrohej e drejta reale mbi at\u00eb pron\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb ankesat e drejtuara ndaj subjektit jan\u00eb evidentuar edhe dy \u00e7\u00ebshtje prej Komisionit, sipas t\u00eb cilit n\u00eb nj\u00eb rast duket se subjekti ka vijuar procesin pa pranin\u00eb e pal\u00ebs s\u00eb paditur, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetrin duket se i ka mohuar t\u00eb pandehurit t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit Fu\u00e7ia jan\u00eb depozituar 23 denoncime, nga t\u00eb cilat pes\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura.<\/p>\n<p>\u00c7iftja evidentoi nj\u00eb denoncim t\u00eb kryer nga OSHEE, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti duket se nuk ka vler\u00ebsuar dispozitat ligjore p\u00ebr njoftimin e vendimit. Sipas KPK, n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje duket se Fu\u00e7ia e ka marr\u00eb vendimin pa u bazuar n\u00eb ligjin procedural dhe n\u00eb praktik\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fu\u00e7ia deklaroi se prej em\u00ebrimit kishte p\u00ebrballuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjesh, si n\u00eb aspektin sasior, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb cil\u00ebsor. Ai v\u00ebrejti se kishte qen\u00eb i angazhuar p\u00ebr trajnimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e tij profesional si dhe kishte transferuar p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr kontroll incidental shtat\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, nj\u00eb pjes\u00eb e denoncimeve dhe ankesave konsistojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e provave sipas bindjes s\u00eb gjyqtarit, q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. P\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre ankesave tha se jan\u00eb gj\u00eb e gjykuar pasi jan\u00eb trajtuar nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr mosidentifikim t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb mosmarr\u00ebveshjes, subjekti deklaroi se kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb gabim t\u00eb llogaritur nga Komisioni i Kompesimit dhe Kthimit t\u00eb Pronave.<\/p>\n<p>Fu\u00e7ia v\u00ebrejti se vendimi \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar bazuar n\u00eb nj\u00eb dispozite, q\u00eb nuk ka qen\u00eb n\u00eb fuqi kur \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb trajtuar prej tij.<\/p>\n<p>Lidhur me zbutjen e nj\u00eb mase sigurie, subjekti deklaroi se e kishte bazuar n\u00eb ekspertimet mjeko-ligjore q\u00eb paraqisnin gjendjen e r\u00ebnduar sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb pandehurit, q\u00eb sipas tij, i rrezikohej jeta n\u00ebse do t\u00eb q\u00ebndronte i izoluar. \u201cGjykata e Lart\u00eb i ka vler\u00ebsuar ndryshe provat. Kjo lidhet me bindjen e brendshme t\u00eb gjykat\u00ebs bazuar n\u00eb vler\u00ebsimin e provave,\u201d tha Fu\u00e7ia.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi edhe pretendimet p\u00ebr mosnjoftim t\u00eb pal\u00ebve dhe c\u00ebnim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb ankimit. Sipas subjektit, e drejta e ankimit lind kur pal\u00ebs i njoftohet vendimi i arsyetuar dhe jo dispozitivi i vendimit.<\/p>\n<p>Lidhur me revokimin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit dhe shuarjen e k\u00ebsaj mase p\u00ebr nj\u00eb person q\u00eb k\u00ebrkohej p\u00ebr ekstradim, Fu\u00e7ia pretendoi se kishte pasur q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm pasi n\u00eb gjykim ishin prezantuar fakte t\u00eb reja q\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb momentin e vendimarrjes s\u00eb par\u00eb. Ai deklaroi se procesi i themelit p\u00ebr ekstradimin \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr nga ai p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs. Sipas Fu\u00e7is\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb e kishte refuzuar ekstradimin e k\u00ebtij personi dhe vendimarrja e tij nuk kishte sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>Fu\u00e7ia deklaroi se nuk ishte njoftuar asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr aktin e ish-KLD-s\u00eb lidhur me t\u00ebrheqjen e v\u00ebmendjes dhe e cil\u00ebsoi at\u00eb t\u00eb pabazuar n\u00eb norm\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb rast kur ka caktuar mas\u00eb sigurie m\u00eb t\u00eb but\u00eb nga ajo e k\u00ebrkuar prej prokurorit, subjekti shpjegoi se n\u00eb momentin arrestimit nuk dukej se kishte pasur vep\u00ebr penale, pasi arm\u00ebt jan\u00eb gjetur n\u00eb tok\u00eb dhe nuk dihej se kujt prej t\u00eb ndaluarve i p\u00ebrkisnin. Sipas Fu\u00e7is\u00eb, kishin qen\u00eb tre t\u00eb arrestuar, por prokurori k\u00ebrkonte mas\u00eb sigurie vet\u00ebm ndaj nj\u00ebrit prej tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr ankesat ish-CEZ Shp\u00ebrndarje, subjekti pretendoi se kjo pal\u00eb ishte njoftuar dhe nuk ishte paraqitur. Sipas tij, bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur vijimi n\u00eb munges\u00eb dhe se kjo situat\u00eb shmang njoftimin. Ai pretendoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr intepretim ligjor, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e magjistrat\u00ebve vler\u00ebsonin si ai duke \u00e7muar se nuk duhej b\u00ebr\u00eb njoftimi n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt se duhej t\u00eb njoftoheshin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pretendoi se njoftimi p\u00ebr OSHEE ka qen\u00eb i rregullt.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se pas vendimeve t\u00eb Apelit kishte zbatuar praktik\u00ebn e tyre, duke njoftuar pal\u00ebn. Relatorja \u00c7iftja nd\u00ebrhyri duke u sqaruar se kishin qen\u00eb n\u00eb pritje q\u00eb ai t\u00eb dor\u00ebzonte n\u00eb Komision ndonj\u00eb prov\u00eb lidhur me pretendimet p\u00ebr njoftimet e vendimeve.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fu\u00e7ia deklaroi se nuk dispononte prova p\u00ebr njoftimet. \u201cNuk disponoj prova p\u00ebr marrjen e dijenis\u00eb p\u00ebr vendimin, por prezumoj se njoftimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga sekretaria gjyq\u00ebsore sipas procedures,\u201d deklaroi ai.<\/p>\n<p>Fu\u00e7ia pranoi se Avokatura e Shtetit nuk ishte njoftuar, por ai pretendoi se ishte n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb kishte marr\u00eb njoftim, por nuk ishte paraqitur.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb ankes\u00eb lidhur me mosregjistrimin audio t\u00eb seanc\u00ebs, subjekti u mbrojt duke e quajtur si nj\u00eb parregullsi t\u00eb sekretaris\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurve n\u00eb gjykim u kishte garantuar t\u00eb drejtat e tyre. Ai ritheksoi se nj\u00eb pjes\u00eb e ankimeve kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vler\u00ebsimin e provave dhe zgjidhjen e themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtari Fu\u00e7ia k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 8 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Laurent Fu\u00e7ia i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 2 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr gjetjet n\u00eb kriterin profesional lidhur m\u00eb dhjet\u00ebra \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb kryer ankesa n\u00eb institucionet kontrolluese t\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70151,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Fucia-3-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Laurent Fu\u00e7ia pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70150"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70150"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70152,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70150\/revisions\/70152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}