{"id":70171,"date":"2023-03-01T20:28:15","date_gmt":"2023-03-01T19:28:15","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-hysen-ajasllari-jep-shpjegime-per-balancat-negative-per-pasurite\/2023\/03\/01\/"},"modified":"2023-04-06T14:07:17","modified_gmt":"2023-04-06T12:07:17","slug":"prokurori-hysen-ajasllari-jep-shpjegime-per-balancat-negative-per-pasurite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-hysen-ajasllari-jep-shpjegime-per-balancat-negative-per-pasurite\/2023\/03\/01\/","title":{"rendered":"Prokurori Hysen Ajasllari jep shpjegime p\u00ebr balancat negative p\u00ebr pasurit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Hysen Ajasllari u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 1 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Ajasllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Francesco Ciardi.<\/p>\n<p>Hysen Ajasllari e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni konstaton mosp\u00ebrputhje mes deklaratave t\u00eb prokurorit Ajasllari me dokumentet e administruara gjat\u00eb hetimit lidhur me nj\u00eb sht\u00ebpi me sip\u00ebrfaqe 220 m2 + 200 m2 truall n\u00eb Mbrostar t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 1998 nga nj\u00eb shtetase, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr v\u00ebrtetim juridik t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb marr\u00eb nga shteti n\u00eb vitin 1992. Po ashtu, Qirko evidentoi se egzistonte nj\u00eb leje p\u00ebr shesh nd\u00ebrtimi e vitit 1994 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prokurorit Ajasllari dhe e pyeti subjektin n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se cila ishte m\u00ebnyra e v\u00ebrtet\u00eb e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit.<\/p>\n<p>Ajasllari i cil\u00ebsoi t\u00eb drejta konstatimet e KPK, megjithat\u00eb ai paraqiti pretendimet e tij n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai k\u00ebmb\u00ebnguli se truallin e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1998 dhe se kishte qen\u00eb pala shit\u00ebse q\u00eb e kishte p\u00ebrfituar nga bashkia n\u00eb \u201992-in nga bashkia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekti pranoi se vendimet e gjykat\u00ebs p\u00ebr v\u00ebrtetimin juridik t\u00eb pronave t\u00eb dh\u00ebna nga shteti nuk ishin t\u00eb ligjshme dhe se me t\u00eb drejt\u00eb kadastra nuk i kishte pranuar si prov\u00eb ku t\u00eb bazohej regjistrimi i tyre. Sipas subjektit, kjo kishte qen\u00eb arsyeja p\u00ebrse kishte aplikuar n\u00eb vijm p\u00ebr legalizimin e objektit.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko tha se duket se ka dyshime p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb prokurorit Ajasllari p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie. Ajo shtoi se k\u00ebto konstatime n\u00eb dukje c\u00ebnojn\u00eb etik\u00ebn dhe integritetin e magjistratit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Qirko e pyeti subjektin lidhur me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 35 m2 t\u00eb truallit t\u00eb padeklaruar prej tij. Ajasllari u shpreh se nuk kishte pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb truallit duke faj\u00ebsuar personat q\u00eb kishin kryer matjet p\u00ebr llogari t\u00eb ALUIZNI-t. Ai u shpreh se do t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb t\u00eb fshihet kjo kartel\u00eb, q\u00eb sipas subjektit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpiluar pa dijenin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ajasllari ka deklaruar se punimet p\u00ebr banes\u00ebn jan\u00eb kryer gjat\u00eb periudh\u00ebs 2001-2012. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar t\u00eb ardhurat e familjes prej vitit 1994-2012 dhe shitja e dy apartamenteve n\u00eb Skrapar gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb n\u00eb vitin 1999 kundrejt shum\u00ebs 410 mij\u00eb lek\u00eb dhe tjetrin t\u00eb bler\u00eb n\u00eb \u201999-\u00ebn p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb e t\u00eb shitur n\u00eb vitin 2007 kundrejt \u00e7mimit 1.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e mos pagimit t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e apartamentit n\u00eb 2007-\u00ebn, KPK i ka konsoideruar me rezerv\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake e kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 4.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurori Ajasllari deklaroi se nuk ka qen\u00eb n\u00eb dijeni se duhej t\u00eb paguhej tatimi i fitimit t\u00eb siguruar nga shitja e pasurive. Ai k\u00ebrkohej t\u00eb mbahej n\u00eb konsiderat\u00eb fakti se apartamenti ishte shitur nj\u00eb jav\u00eb pasi legjislacioni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj tatimi kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi. \u201cI kam paguar rregullisht t\u00eb gjitha detyrimet q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar\u201d, pohoi ai dhe theksoi se kishte kryer punime n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bler\u00eb n\u00eb \u201999-\u00ebn, \u00e7\u2019ka sipas tij kishte sjell\u00eb rritjen e vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb Fier kishin punuar edhe vet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e familjes, prandaj sipas tij, kishin vijuar punimet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Ajasllari ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare n\u00eb vitin 2014 n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs kundrejt \u00e7mimit 24 mij\u00eb e 310 euro. Si burime t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, ai ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2007 e t\u00eb nj\u00eb dyqani n\u00eb 2011-\u00ebn n\u00eb Skrapar. Bazuar n\u00eb k\u00ebto burime, ka rezultuar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e gjendjes cash t\u00eb pretenduar nga subjekti. Qirko sqaroi se shuma 1.8 milion lek\u00eb e konstatuar si mund\u00ebsi kursimi nga t\u00eb ardhurat e subjektit dhe kredia 1 milion lek\u00eb nuk e mbulojn\u00eb dot pages\u00ebn e kryer n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion lek\u00eb, Ajasllari ka deklaruar kursimet dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e mjetit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn 780 mij\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi paraprak i KPK ka rezultuar se makina e shitur n\u00eb 2009-\u00ebn \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr \u00e7mimin 250 mij\u00eb lek\u00eb. Qirko v\u00ebrejti se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb mjetit n\u00eb vitin 2004 dhe ai i shitjes n\u00eb 2009-\u00ebn, duket se nuk paraqesin vlerat reale t\u00eb k\u00ebtyre transaksioneve. Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion kryerjen e investimeve q\u00eb do t\u00eb kishin sjell\u00eb rritjen e vler\u00ebs s\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme nuk jan\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 559 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e Benz-it n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Ajasllari deklaroi se makina q\u00eb kishte bler\u00eb n\u00eb 2004-\u00ebn kishte qen\u00eb e goditur dhe kishte pasur probleme t\u00eb tjera, prandaj e kishte bler\u00eb lir\u00eb. Ai tha se \u00e7mimi i shitjes ishte ndikuar nga rritja e vler\u00ebs s\u00eb dogan\u00ebs p\u00ebr automjetet.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb makine nga djali i subjektit n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr \u00e7mimin 4300 euro, pasuri p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna online dhe 1000 euro nga v\u00ebllai. Qirko v\u00ebrejti se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion p\u00ebr verifikimin e burimeve t\u00eb djalit nga puna online.<\/p>\n<p>KPK konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb deklaruar nga subjekti p\u00ebr blerjen enj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2001. Ajasllari ka sh\u00ebnuar si vler\u00eb t\u00eb mjetit shum\u00ebn 370 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas kontrat\u00ebs ka qen\u00eb 530 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se n\u00eb momentin e deklarimit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003 ka qen\u00eb i paqart\u00eb dhe ka deklaruar vler\u00ebn q\u00eb kishte menduar se kishte mjeti n\u00eb at\u00eb moment dhe jo \u00e7mimin e blerjes s\u00eb tre viteve m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Qirko evidentoi se nj\u00eb prej djemve t\u00eb subjektit ka deklaruar nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 3000 euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb shtetase filandeze. Sipas relatores, prokurori Ajasllari nuk ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e dhurueses.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme e kryer p\u00ebr dy periudhat 1994-2003 dhe 2004-2016, ka rezultuar balanc\u00eb negative totale e fondeve n\u00eb vler\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar subjektit barr\u00eb prove.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me kriterin profesional, Qirko relatoi gjetje p\u00ebr dy prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shortuara e t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga subjekti. Duke ju referuar akteve t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje, relatorja v\u00ebrejti se subjekti duhej t\u00eb kishte filluar hetim p\u00ebr pushtim toke, duke ndar\u00eb aspektin administrativ nga fakti penal. Nd\u00ebrsa vendimi pushimit i \u00ebsht\u00eb njoftuar kall\u00ebzuesit pas dy muajve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u2019i ishte dh\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Ajasllari shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt p\u00ebr tok\u00ebn ku ngriheshin dyshime edhe p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve. Ai pohoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishin kryer hetime t\u00eb thelluara, por ishte pushuar p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit \u201cP\u00ebr amnistin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb konstatuar se shtyrja e afateve t\u00eb hetimit ka qen\u00eb e pajustifikuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti kishte kryer vet\u00ebm 1 nga 6 veprimet hetimore t\u00eb caktuara, edhe pse nuk kishin qen\u00eb komplekse.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast konflikti mes pal\u00ebve kishte qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt p\u00ebr uj\u00ebrat e zeza, ku kishte qen\u00eb i pranish\u00ebm edhe djali i nj\u00ebrit prej personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb. Ai deklaroi se djali i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb nuk ishte gjetur q\u00eb t\u00eb pyetej, pasi gjendej jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nga verifikimi burimeve arkivore \u00ebsht\u00eb konstatuar nj\u00eb v\u00ebrejtje e dh\u00ebn\u00eb nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr zvarritje t\u00eb pajustifikuara t\u00eb hetimeve. Prokurori Ajasllari deklaroi se masa ndaj tij nuk kishte qen\u00eb e drejt\u00eb pasi shtyrja e hetimit nuk b\u00ebhej kur nuk kishte em\u00ebr t\u00eb regjistruar, pasi vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment fillonin afatet.<\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Hysen Ajasllari jan\u00eb depozituar dy denoncime nga publiku. Qirko tha se KPK i ka gjetur t\u00eb drejta pretendimet e denoncuesit S.H., se subjekti nuk ka kryer asnj\u00eb hetimor n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb denoncimin e shtetases S.S., KPK vler\u00ebson se Ajasllari nuk ka b\u00ebr\u00eb hetime p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00eb nj\u00eb rast n\u00ebse p\u00ebrkeq\u00ebsimi i gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuar\u00ebs ishte p\u00ebrkeq\u00ebsuar ose jo nga nj\u00eb aksident q\u00eb kishte p\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte hetuar m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb koleg. Sipas Ajasllarit, kur i kishte kaluar dosja p\u00ebr hetim, ai kishte urdh\u00ebruar kryerjen e ekspertimit. \u201cP\u00ebrs\u00ebri u konstatua si plagosje e leht\u00eb\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim prokurori Hysen Ajasllari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:50.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Hysen Ajasllari u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 1 mars 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet p\u00ebr profesionalizmin. Ajasllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Procesi i vetingut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70172,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/Hysen-Ajasllari.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Hysen Ajasllari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70171"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70171"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70173,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70171\/revisions\/70173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}