{"id":70180,"date":"2023-02-28T17:49:45","date_gmt":"2023-02-28T16:49:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-shqiponja-milla-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/02\/28\/"},"modified":"2023-04-06T14:07:35","modified_gmt":"2023-04-06T12:07:35","slug":"prokurorja-shqiponja-milla-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-shqiponja-milla-jep-shpjegime-per-pasurine-dhe-profesionalizmin\/2023\/02\/28\/","title":{"rendered":"Prokurorja Shqiponja Milla jep shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizmin"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Shqiponja Milla dha shpjegime p\u00ebr konstatimet e Komisionit, q\u00eb i k\u00ebrkoi t\u00eb v\u00ebrtetonte se nuk gjendej n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti. Milla i cil\u00ebsoi si \u201cgabime materiale\u201d t\u00eb noter\u00ebve sh\u00ebnimet p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb kontrat\u00ebn parprake t\u00eb banes\u00ebs duke pranuar se nuk i kishte lexuar parashikimet nen p\u00ebr nen p\u00ebr shkak t\u00eb besimit. P\u00ebr makin\u00ebn n\u00eb p\u00ebrdorim v\u00ebrejit se bashk\u00ebshorti kishte prer\u00eb policis\u00eb sigurimi q\u00eb sipas saj tregon se nuk kan\u00eb pasur q\u00ebllim ta fshehin.<\/p>\n<p>Prokurorja Shqiponja Milla e Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 28 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr dy gjetje, n\u00eb t\u00eb cilat i k\u00ebrkohej t\u00eb shpjegonte dhe v\u00ebrtetonte se nuk gjendej n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet n\u00eb kriterin profesional p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr disa informacione t\u00eb p\u00ebrcjella nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs, Komisioni nuk ka gjetur indicie dhe e ka vler\u00ebsuar pozitivisht prokuroren Milla n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Mill\u00ebn po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Xhensila Pinen dhe an\u00ebtare Firdes Shulin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Shqiponja Milla p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2009 dhe u em\u00ebrua si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Puk\u00ebs. Prej vitit 2014, ajo e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ajo u paraqit me avokaten Romina Zano.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb sip\u00ebrfaqe 107.1 m2 kundrejt \u00e7mimit 46 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebr vler\u00ebn 24 mij\u00eb euro dhe 22 mij\u00eb euro kredi. Nga verifikimi i kryer prej Komisionit ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb bllokuar nga banka si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar burimet e apartamentit t\u00eb shitur n\u00eb 2015-\u00ebn. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 2001-in, subjekti ka shpjeguar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigracioni, por pa arritur t\u2019i dokumentoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurorja Milla deklaroi se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi gjat\u00eb periudh\u00ebs 1993-1999. Ajo v\u00ebrejti se institucionet e pik\u00ebs kufitare me shtetin grek kan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje se nuk disponojn\u00eb as listat e personave t\u00eb kthyer nga autoritetet e vendit fqinj p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit ilegal atje.<\/p>\n<p>Po, ashtu ajo theksoi se ky apartament \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga bashk\u00ebshorti p\u00ebrpara lidhjes s\u00eb martes\u00ebs s\u00eb tyre dhe shum\u00eb vite p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Pine sqaroi se Komisioni ka konstatuar se kredia \u00ebsht\u00eb disbursuar pas pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 22 mij\u00eb euro dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Sipas KPK, nga analiza financiare paraprake duket se subjekti dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr pagesat e kryera p\u00ebr apartamentin n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Prokurorja Milla deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se provohej me dokumentacion bankar se shuma e marr\u00eb kredi i kishte kaluar shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese. Ajo sqaroi se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes ishte p\u00ebrcaktuar se pagesa ishte kryer, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kalohej n\u00eb pron\u00ebsi apartamenti q\u00eb do t\u00eb lihej si kolateral dhe t\u00eb p\u00ebrfitohej kredia. Ajo pohoi se nuk kishin pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vendosur kolateral nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri dhe prandaj ishte veprur me dakord\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb praktik\u00ebs p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe marrjen e kredis\u00eb, Komisioni ka identifikuar nj\u00eb tjet\u00ebr mandat pagese n\u00eb cash n\u00eb shum\u00ebn 22 mij\u00eb euro. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime se dukej se \u00e7mimi i paguar nuk ka qen\u00eb ai i deklaruar n\u00eb shum\u00ebn 46 mij\u00eb euro, por m\u00eb i lart\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Milla e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk kishte pasur dijeni apo lidhje me k\u00ebt\u00eb mandat pagese.<\/p>\n<p>Pine konstatoi se nga verifikimi dokumenteve t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb, ka rezultuar edhe sh\u00ebnimi se ata jan\u00eb bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit H.D., pasuri q\u00eb gjendet q\u00eb gjendet e pasqyruar edhe n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake.<\/p>\n<p>KPK ka verifikuar n\u00ebse subjekti ka hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ka qen\u00eb ky shtetas, por nuk ka rezultuar nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb. Megjithat\u00eb i jan\u00eb k\u00ebrkuar sqarime si dhe t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb se nuk gjendet n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb. E pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Milla ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se k\u00ebto sh\u00ebnime jan\u00eb \u201cgabime material\u201d t\u00eb notereve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrpiluar kontratat.<\/p>\n<p>Milla mbajti t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, duke shpjeguar se kishin qen\u00eb noter\u00ebt q\u00eb kishin punuar kontratat mbi dokumente me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb m\u00ebparshme, duke sjell\u00eb p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto gabime materiale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nonsens juridik q\u00eb nga ana jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb lidhur kontrat\u00eb paraprake shitjeje p\u00ebr blerjen e nj\u00eb pasurie, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pala shit\u00ebse nuk ishte m\u00eb pronar i saj, q\u00eb e kishte shitur 3 vite p\u00ebrpara se t\u00eb lidhnim kontrat\u00ebn,\u201d deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Milla, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se pala shit\u00ebse n\u00eb vitin 2015, nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb reale mbi apartamentin tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Milla cil\u00ebsoi si nosens juridik edhe aludimin e ngritur se ajo dhe bashk\u00ebshorti mund t\u00eb jen\u00eb pronar\u00eb t\u00eb apartamentit tjet\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb kontrat\u00ebn paraprake, duke theksuar se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk bazohej n\u00eb asnj\u00eb akt shkresor.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti v\u00ebrejti se k\u00ebto gabime n\u00eb kontrat\u00ebn e hipotekimit t\u00eb hartuar nga banka, q\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb aplikimin p\u00ebr kredi t\u00eb p\u00ebrpiluar nga noterja, ku sh\u00ebnohej se ajo dhe bashk\u00ebshorti ishin bashk\u00ebpronar\u00eb n\u00eb apartamentin tjet\u00ebr, ishin korrigjuar me iniciativ\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme prej vet\u00eb bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Milla e mb\u00ebshteti q\u00ebndrimin e saj n\u00eb faktin se n\u00eb kontrat\u00ebn p\u00ebrfundimtare t\u00eb shitjes pasqyrohej vet\u00ebm apartamenti q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb bler\u00eb dhe zot\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kur u pyet nga relatorja Pine dhe an\u00ebtarja Firdes Shuli n\u00ebse i kishin lexuar kontratat noteriale ku gjenden t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr, Milla u shpreh se nuk ishin ndalur nen p\u00ebr nen p\u00ebr shkak t\u00eb besimit, pasi noterja n\u00eb fjal\u00eb realizonte shum\u00eb kontrata t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Shuli e pyeti n\u00ebse kishin nd\u00ebrmarr\u00eb hapa ligjor\u00eb p\u00ebr t\u2019i shpallur t\u00eb pavlefshme k\u00ebto kontrata noteriale ose n\u00ebse kishin kryer kall\u00ebzim penal ndaj noter\u00ebve q\u00eb i kishin p\u00ebrpiluar.<\/p>\n<p>Avokatja Zano v\u00ebrejti se kund\u00ebrshtimi i akteve mund t\u00eb kryhej n\u00ebse do t\u00eb kishin sjell\u00eb pasoja. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, banka e ka konstatuar dhe korrigjuar,\u201d shpjegoi Zano dhe ritheksoi faktin se apartamenti tjet\u00ebr ishte pasuri e tjet\u00ebrsuar tre vite p\u00ebrpara transaksionit t\u00eb kryer nga subjekti.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb autovetur\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb shtetasi tjet\u00ebr. Nga hetimi ka rezultuar se ata kan\u00eb udh\u00ebtuar me k\u00ebt\u00eb makin\u00eb disa her\u00eb jasht\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa pronari asnj\u00ebher\u00eb. Po ashtu, nga hetimi paraprak nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar mund\u00ebsia e pronarit t\u00eb mjetit p\u00ebr blerjen e tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shitja e k\u00ebsaj makine n\u00eb vitin 2017 p\u00ebrkon me blerjen nga kunati i subjektit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, KPK i ka k\u00ebrkuar Mill\u00ebs q\u00eb t\u00eb shpjegoj\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Milla sqaroi se n\u00eb deklarimet periodike nuk k\u00ebrkohej pasqyrimi i p\u00ebrdorimit t\u00eb pasurive. Sipas saj, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb dekarat\u00ebn \u201cveting\u201d, ku dhe e ka sh\u00ebnuar p\u00ebrdorimin e automjetit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti argumentoi se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit \u00ebsht\u00eb prer\u00eb siguracioni i mjetit dhe se ky fakt tregon q\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb q\u00ebllim fshehjeje.<\/p>\n<p>Milla pretendoi se fakti pse pronari i makin\u00ebs nuk e ka p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit, nuk mund t\u00eb shpjer\u00eb apriori n\u00eb konkluzionin se nuk ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi e p\u00ebrdorim t\u00eb tij deri n\u00eb momentin e shitjes. Milla k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos r\u00ebndohet situata e saj nga pamund\u00ebsia financiare e konstatuar p\u00ebr pronarin e mjetit.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb periudh\u00ebn kur automjeti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga kunati, kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb emrin e tyre, pasi kishin marr\u00eb shp\u00ebrblimin si pasoj\u00eb e aksidentit t\u00eb ndodhur bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime edhe p\u00ebr ndryshimin e deklarimit n\u00eb lidhje me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve mjek\u00ebsore t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr shkak aksidentit. Pine v\u00ebrejti se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar se p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve ka marr\u00eb hua nga nj\u00eb shtetase, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb ndihmuar nga prind\u00ebrit.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, huaja e marr\u00eb nga shtetasja E.L. nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet si burim p\u00ebr shpenzimet mjek\u00ebsore, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2016 dhe se rezulton se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb 2 muaj pas kryrjes s\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr burimin financiar t\u00eb shpenzimeve mjek\u00ebsore dhe mosp\u00ebrputhje e vler\u00ebs.<\/p>\n<p>Milla k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte ndryshuar deklarimet p\u00ebr burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve mjek\u00ebsore. Ajo tha se n\u00eb \u00e7do deklarim kishte sh\u00ebnuar se vlera e marr\u00eb hua \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr mbulimin e nj\u00eb pjese t\u00eb mjekimit t\u00eb bashk\u00ebshortit. Subjekti shpjegoi se nuk kishin pasur kursime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve dhe e gjendur n\u00eb k\u00ebto kushte, u kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb familjar\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb vitin 2008 ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare. Lidhur me k\u00ebt\u00eb gjetje, Milla shpjegoi se kishte qen\u00eb deklarimi i par\u00eb dhe nuk kishte pasur njohurit\u00eb e duhura p\u00ebr plot\u00ebsimin e deklarat\u00ebs. Ajo shtoi se n\u00eb fakt vlera kishte qen\u00eb 200 mij\u00eb lek\u00eb, por kishte sh\u00ebnuar duke iu referuar \u201clek\u00ebve t\u00eb vjetra\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb pretendim, ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se bashk\u00ebshorti kishte marr\u00eb kredi n\u00eb vitet 2008 dhe 2009. Sipas subjektit, n\u00ebse do t\u00eb dispononin k\u00ebt\u00eb gjendje cash, nuk do t\u00eb kishin pasur nevoj\u00eb t\u00eb merrnin kredi q\u00eb ishin n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, avokatja Romina Zano paraqiti analiz\u00ebn financiare sipas shpjegimeve t\u00eb subjektit, duke pretenduar se rezultonte me bilanc pozitiv. Zano v\u00ebrejti se vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit rezultonte me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 22 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas saj nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, Pine renditi gjetjet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuara nga prokurorja Milla, p\u00ebr dy prej pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara dhe disa t\u00eb tjera nga 11 prej denoncimeve t\u00eb dor\u00ebzuara n\u00eb Komision nga publiku.<\/p>\n<p>Sipas KPK, n\u00eb nj\u00eb rast, Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr ka konstatuar se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb investuar p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb pjese t\u00eb veprimeve hetimore; p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb pasi kishin kaluar rreth 6 muaj pa u kryer veprime hetimore; se ka vendosur mosfillimin e hetimeve p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, pasi kishin kaluar dy muaj nga kall\u00ebzimi i kryer; si dhe nuk ka kryer n\u00eb nj\u00eb rast detyrat q\u00eb i ka l\u00ebn\u00eb gjykata. Po ashtu, u relatua se i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar n\u00eb medie, por pa u dh\u00ebn\u00eb detaje.<\/p>\n<p>Prokurorja Milla deklaroi se vonesa p\u00ebr vendimarrje ka ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs. Ajo pretendoi se kishte kryer hetim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjeve. Lidhur me konstatimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr mosthellimin n\u00eb hetime, ajo shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast ku i d\u00ebmtuari fillimisht nuk kishte paraqitur t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ngriheshin dyshime se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ngjarje penale, pasi kishte deklaruar se ishte rr\u00ebzuar vet\u00eb dhe se kishte rezultuar me d\u00ebmtime t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Lidhur me nxjerrjen e urdh\u00ebrit p\u00ebr kryerjen e hetimeve, subjekti sqaroi se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb kishte ndodhur pasi oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore nuk kishte vepruar p\u00ebr t\u00eb kryer hetimet e urdhrit t\u00eb par\u00eb, prandaj ishte nxjerr\u00eb i dyti.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Milla dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb denoncim publik t\u00eb kryer n\u00eb medie p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb verifikuar prej saj duke vendosur mosfillimin e hetimeve. Ajo shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzime t\u00eb kryera nga nj\u00eb shtetase p\u00ebr nd\u00ebrtim pa leje, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se e heton nj\u00eb tjet\u00ebr prokuror.<\/p>\n<p>Subjekti pohoi se ka verifikuar pretendimin e k\u00ebsaj shtetase se \u00ebsht\u00eb rrahur dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar telefoni. Sipas Mill\u00ebs, nga akti mjeko-ligjor kan\u00eb rezultuar d\u00ebmtime t\u00eb lehta q\u00eb ndiqen n\u00eb gjykat\u00eb nga i d\u00ebmtuari, nd\u00ebrsa nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet d\u00ebmtimi i aparatit celular.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Shqiponja Milla k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 2 mars, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Shkodr\u00ebs, Shqiponja Milla dha shpjegime p\u00ebr konstatimet e Komisionit, q\u00eb i k\u00ebrkoi t\u00eb v\u00ebrtetonte se nuk gjendej n\u00eb kushtet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti. Milla i cil\u00ebsoi si \u201cgabime materiale\u201d t\u00eb noter\u00ebve sh\u00ebnimet p\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb kontrat\u00ebn parprake t\u00eb banes\u00ebs duke pranuar se nuk i kishte lexuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70181,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,146],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Shqiponja-Milla-dhe-Romina-Zano.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Shqiponja Milla (majtas) dhe avokatja Romina Zano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70180"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70180"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70180\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70182,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70180\/revisions\/70182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}