{"id":70186,"date":"2023-02-27T19:10:38","date_gmt":"2023-02-27T18:10:38","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/adnand-xhelili-deshtoi-te-permbyste-ne-kpa-nje-pjese-te-konkluzioneve-per-pasurine\/2023\/02\/27\/"},"modified":"2023-04-06T14:07:52","modified_gmt":"2023-04-06T12:07:52","slug":"adnand-xhelili-deshtoi-te-permbyste-ne-kpa-nje-pjese-te-konkluzioneve-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/adnand-xhelili-deshtoi-te-permbyste-ne-kpa-nje-pjese-te-konkluzioneve-per-pasurine\/2023\/02\/27\/","title":{"rendered":"Adnand Xhelili d\u00ebshtoi t\u00eb p\u00ebrmbyste n\u00eb KPA nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konkluzioneve p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Adnand Xhelili u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 shkurt t\u00eb vitit 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d; se kishte munges\u00eb t\u00eb ardhurash financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet e kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit u ankimua nga ish-prokurori Adnand Xhelili i cili ngriti shkaqe procedurale lidhur me procesin e rregullt ligjor dhe ndaj konkluzioneve p\u00ebr pasurin\u00eb, por pa arritur ta p\u00ebrmbys\u00eb vendimarjen p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet procedurale<\/strong><\/p>\n<p>Xhelili ka ngritur pretendime p\u00ebr mosgarantimin e nj\u00eb mbrojtje efektive, si pasoj\u00eb e mosrespektimit t\u00eb nj\u00eb raporti mjek\u00ebsor n\u00eb lidhje me dor\u00ebzimin e shpjegimeve dhe provave ndaj rezultateve t\u00eb hetimit. Trupi gjykues i Kolegjit \u00e7mon se, ndodhur n\u00eb kushtet e nj\u00eb situate paaft\u00ebsie t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb provuar me dokumentacion mjek\u00ebsor, Komisioni do duhej t\u00eb caktonte si dat\u00eb p\u00ebr dor\u00ebzimin e shpjegimeve dhe provave, si dhe p\u00ebr zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, nj\u00eb dat\u00eb e cila t\u00eb p\u00ebrkonte me periudh\u00ebn kohore pas p\u00ebrfundimit t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pun\u00eb sipas raportit mjek\u00ebsor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, KPA ka vendosur kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm, Kolegji i ka vler\u00ebsuar t\u00eb korrigjuara gabimet e Komisionit dhe t\u00eb zgjidhura t\u00eb gjitha pretendimet lidhur me shkeljet e parimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb garantimit t\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Kolegji i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Xhelilit edhe lidhur pretendimin e tij ndaj konstatimit t\u00eb Komisionit se subjekti nuk ka qen\u00eb plot\u00ebsisht bashk\u00ebpunues. KPA v\u00ebren se pas verifikimit t\u00eb gjith\u00eb pyet\u00ebsor\u00ebve q\u00eb i jan\u00eb adresuar subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit nga ana e Komisionit, si dhe p\u00ebrgjigjet e tij, nuk vihet re q\u00eb ti jen\u00eb adresuar pyetje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb konfirmonte faktin se bashk\u00ebpunimi nuk ka qen\u00eb i k\u00ebnaqsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, nuk u konstatua as ndonj\u00eb t\u00ebrheqje v\u00ebmendjeje drejtuar subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb drejtim t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb detyrimit p\u00ebr bashk\u00ebpunim\u201d, konstaton KPA dhe e gjen t\u00eb padrejt\u00eb konkluzionin e KPK lidhur me q\u00ebndrimin e subjektit gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPA ka \u00e7muar t\u00eb refuzoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr marrjen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs t\u00eb akteve shkresore n\u00eb funksion t\u00eb v\u00ebrtetimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga kulturat bujq\u00ebsore. Sipas KPA, ka rezultuar se k\u00ebto akte nuk i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb Komisionit, ndon\u00ebse subjektit i ishte kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>Po ashtu, n\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, shumica e Kolegjit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Ina Rama, relatori Sokol \u00c7omon dhe an\u00ebtaret Albana Shtylla e Rezarta Zhuetz, \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se vlera provuese dhe ndikimi i k\u00ebtyre akteve n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb t\u00eb legjitimoj\u00eb marrjen e tyre me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e trupit gjykues, Natasha Mulaj ka ndar\u00eb mendim paralel lidhur me k\u00ebt\u00eb arsyetim t\u00eb shumic\u00ebs. Ajo v\u00ebren se p\u00ebrgjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb KPA, rezultoi se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga aktiviteti agro-bujq\u00ebsor dhe nga hoteleri-turiz\u00ebm, duke i deklaruar n\u00eb vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn 2010-2015. Sipas Mulajt, kjo situat\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrcaktimin n\u00eb terma ligjor\u00eb dhe ekonomiko-financiar\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe pamund\u00ebsoi p\u00ebrcaktimin e fitimit konkret p\u00ebr secilin aktivitet.<\/p>\n<p>Mulaj vler\u00ebson se vendimi i nd\u00ebrmjet\u00ebm i shumic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos administruar si prova aktet e subjektit lidhur me k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara prej tij, \u00ebsht\u00eb i gabuar. \u201c[\u2026]Pasi nuk i garantoi subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese t\u00eb ushtronte t\u00eb drejt\u00ebn e tij p\u00ebr t\u2019u mbrojtur n\u00ebp\u00ebrmjet argumenteve dhe akteve t\u00eb depozituara, duke e cenuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb procesin e rregullt ligjor\u201d, \u00e7mon Mulaj dhe shton se n\u00ebse k\u00ebto akte do t\u00eb ishin administruar, do t\u00eb kishin ndryshuar duksh\u00ebm situat\u00ebn faktike dhe financiare t\u00eb Xhelilit &#8211; deri n\u00eb kufijt\u00eb e zbatimit t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Megjthat\u00eb, Mulaj shprehet se n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare i \u00ebsht\u00eb bashkuar shumic\u00ebs, p\u00ebr faktin se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime nga subjekti i rivler\u00ebsimit nuk q\u00ebndronin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia dhe hoteleri-turizmi, por mbi t\u00eb gjitha mbi mosdeklarimin e nj\u00eb huaje n\u00eb vler\u00ebn 18 mij\u00eb e 594 USD n\u00eb, t\u00eb pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2011, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb petenduar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb investim.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb faktin se kjo hua nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike dhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj vlere, Mulaj \u00e7mon se Xhelili n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shkaqet e tjera t\u00eb ngritura nga subjekti p\u00ebr aspektin procedural jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara ose pa efekt n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit ndaj konstatimit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb nga Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave, EKB p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nga ai i deklaruar prej tij.<\/p>\n<p>Subjekti ka pranuar se n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lapsus n\u00eb p\u00ebrllogaritje, por ka pretenduar se Komisioni nuk e ka zbatuar drejt parimin e proporcionalitetit, pasi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb palogjikshme e ka lidhur pasakt\u00ebsin\u00eb me munges\u00ebn e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj.<\/p>\n<p>Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb Xhelilit. \u201c\u2026Pasakt\u00ebsia e evidentuar n\u00eb rastin konkret, me deklarimin si vler\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb t\u00eb nj\u00eb vlere inekzistuese, referuar akteve t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se ajo e paguar realisht nga subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk mund ta vendos\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb kushtet e nj\u00eb deklarimi t\u00eb pasakt\u00eb\u201d, argumenton KPA dhe \u00e7mon se deklarimi i nj\u00eb vlere m\u00eb t\u00eb madhe sesa paguar realisht, hedh posht\u00eb dyshimet p\u00ebr \u201cpasakt\u00ebsi\u201d t\u00eb q\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij shkaku, Kolegji \u00e7mon se deklarimi i pasakt\u00eb i vler\u00ebs s\u00eb apartamentit nuk sjell pasoja n\u00eb kontrollin e k\u00ebsaj pasuri dhe se nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shkak m\u00eb vete si deklarim i pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit kan\u00eb arritur ta p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn e tij financiare lidhur me blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, pasi ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri e burimeve t\u00eb ligjshme vet\u00ebm n\u00eb lidhje me pages\u00ebn e kryer p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb k\u00ebsti t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Xhelili ka d\u00ebshtuar t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb n\u00eb Kolegj konkluzionin e KPK p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi banimi trekat\u00ebshe n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb administrative Lukov\u00eb, megjith\u00ebse ka arritur t\u00eb jet\u00eb bind\u00ebs n\u00eb kund\u00ebrshtimet e nj\u00eb pjese t\u00eb p\u00ebrfundimeve t\u00eb arritura n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Komisioni ka konkluduar se subjekti ka kryer deklarime t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, pasi nuk ka deklaruar truallin; n\u00eb deklaratat periodike vjetore p\u00ebr vitet 2008, 2009 dhe 2010 nuk jan\u00eb pasqyruar punimet dhe investimet e kryera; si dhe nuk ka v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi dhe t\u00eb ardhurat nga bujq\u00ebsia ep\u00ebrdorimit i ambjenteve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb gjat\u00eb sezonit veror.<\/p>\n<p>Subjekti kund\u00ebrshtoi konkluzionin e Komisionit p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb si pasoj\u00eb e mospasqyrimit t\u00eb truallit, duke e cil\u00ebsuar si \u201cgjykim tep\u00ebr formal\u201d dhe pa lidhje me themelin e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb mb\u00ebshtetetje t\u00eb pretendimit t\u00eb tij, Xhelili ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se parcela e tok\u00ebs nga ka rrjedhur trualli \u00ebsht\u00eb deklaruar prej tij n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai kund\u00ebrshtoi konkluzionin p\u00ebr mosdeklarimin e punimeve; analiz\u00ebn financiare t\u00eb KPK; si konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e shlyerjes s\u00eb nj\u00eb kredie me argumentin se KPK n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin nuk e ka konsideruar nj\u00eb hua t\u00eb marr\u00eb prej v\u00ebllait t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb ardhurat e deklaruara n\u00eb \u00e7do vit si t\u00eb realizuara nga kulturat bujq\u00ebsore dhe l\u00ebshimi p\u00ebr p\u00ebrdorim i dhomave t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb aktet e administruara, trupi gjykues arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se, pavar\u00ebsisht se subjekti do duhej t\u00eb kishte treguar nj\u00eb kujdes t\u00eb shtuar n\u00eb lidhje me deklarimin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb secil\u00ebs pasuri n\u00eb pron\u00ebsi a bashk\u00ebpron\u00ebsi t\u00eb tij, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb munguar pasqyrimi i truallit n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky shkak ankimi i Xhelilit \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Xhelilit edhe lidhur me konstatimin e KPK p\u00ebr mosdeklarimin e punimeve e investimeve t\u00eb kryera n\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb viteve 2008, 2009 e 2010. Sipas Kolegjit, fakti q\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite subjekti ka kryer punime, nuk mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, \u201cme pasoj\u00eb vler\u00ebsimin e deklarimit t\u00eb tij si t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 61, pika 3 e ligjit nr. 84\/2016\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMosdeklarimi i k\u00ebtyre fakteve duhet t\u00eb ishte vler\u00ebsuar nga Komisioni n\u00eb drejtim t\u00eb mosprovueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pretendimeve t\u00eb subjektit lidhur me periudh\u00ebn e nd\u00ebrtimit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb vlerave t\u00eb investuara n\u00eb k\u00ebto vite\u201d, vler\u00ebson KPA, por ka \u00e7muar si deklarativ e t\u00eb pabazuar pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb Xhelilit se n\u00eb vitet 2008 dhe 2009 ishin kryer shpenzime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitjeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs 3-kat\u00ebshe dhe se t\u00eb ardhurat e disponueshme kishin shkuar p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve. Trupi gjykues konstaton se n\u00eb asnj\u00eb akt t\u00eb fashikullit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb administruar n\u00eb Komision, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk kishte p\u00ebrcaktuar vler\u00ebn e shpenzimeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebto vite dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka mbetur bilanc negativ n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n<p>Pretendimi se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur gabimisht vlera e objektit 9.2 milion\u00eb lek\u00eb pasi aty p\u00ebrfshihet edhe investimi p\u00ebr arredimin n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar nga KPA pa efekt n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shpjegimet e Xhelilit p\u00ebr huan\u00eb e pretenduar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga kunati, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit konstaton se marrja e k\u00ebsaj huaje nuk ishte deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, as n\u00eb deklarimet periodike dhe as n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d. \u201cGjithashtu, nga shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb fashikull, nuk rezultoi asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb provonte faktin se vlera monetare e depozituar cash nga znj. M. Xh. n\u00eb llogarin\u00eb e saj bankare, ishte nj\u00eb hua e marr\u00eb nga v\u00ebllai i saj A. K., p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrshkrimit t\u00eb vendosur prej saj n\u00eb momentin e depozitimit t\u00eb k\u00ebsaj shume\u201d, v\u00ebren KPA.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet se ka ndodhur marr\u00ebdh\u00ebnia e huas. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi e subjektit p\u00ebr shlyerjen e pjesshme t\u00eb kredis\u00eb n\u00eb vitin 2011, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb trekat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si t\u00eb krijuara nga shfryt\u00ebzimi i tok\u00ebs bujq\u00ebsore dhe p\u00ebrdorimi ambienteve t\u00eb objektit trekat\u00ebsh gjat\u00eb stin\u00ebs s\u00eb ver\u00ebs nga pushuesit, Kolegji arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se gjat\u00eb hetimit nuk \u00ebsht\u00eb administruar asnj\u00eb prov\u00eb e faktit t\u00eb realizimit t\u00eb k\u00ebtyre veprimtarive, t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara, si dhe se nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar ndonj\u00eb detyrim tatimor.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, KPA shprehet se ndodhet n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar vler\u00ebn dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara n\u00eb vite dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nga ana e subjektit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohen se burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji ka gjetur t\u00eb bazuar konkluzionin e KPK p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb automjet, pasi edhe nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA ka rezultuar pamjaftueshm\u00ebri burimesh p\u00ebr financimin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, ka mbetur n\u00eb fuqi edhe konkluzioni p\u00ebr mos v\u00ebrtetimin e burimit t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb shum\u00ebe s\u00eb dhuruar nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit, pasi \u00ebsht\u00eb konkluduar se pretendimi i Xhelilit ka mbetur n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupa e Kolegjit ka vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Adnand Xhelili.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Adnand Xhelili u shkarkua nga detyra m\u00eb 12 shkurt t\u00eb vitit 2020 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se subjekti i rivler\u00ebsimit kishte kryer deklarime t\u00eb pasakta n\u00eb vite dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d; se kishte munges\u00eb t\u00eb ardhurash financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe shpenzimet e kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70187,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[112,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Adnand-Xhelili.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori i Tiran\u00ebs, Adnand Xhelili pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70186"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70186"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70186\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70188,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70186\/revisions\/70188"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70187"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}