{"id":70195,"date":"2023-02-27T11:00:33","date_gmt":"2023-02-27T10:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kudusi-shahu-u-gjet-nga-kpk-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2023\/02\/27\/"},"modified":"2023-04-06T14:08:19","modified_gmt":"2023-04-06T12:08:19","slug":"prokurori-kudusi-shahu-u-gjet-nga-kpk-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-kudusi-shahu-u-gjet-nga-kpk-me-balanca-negative-ne-vlera-te-medha\/2023\/02\/27\/","title":{"rendered":"Prokurori Kudusi Shahu u gjet nga KPK me balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu arriti q\u00eb me prap\u00ebsimet e paraqitura prej tij n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 2 n\u00ebntor 2022 n\u00eb funksion t\u00eb barrave t\u00eb prov\u00ebs, t\u00eb bindte Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit administrativ edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, por s\u00ebrish ai rezultoi me balanca negative n\u00eb vlera t\u00eb m\u00ebdha, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb u shkarkua nga detyra. Prokurori Shahu u vler\u00ebsua se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e Shahut u shpall m\u00eb 12 dhjetor nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme p\u00ebr disa pasuri t\u00eb prokurorit Shahu. Lidhur me nj\u00eb banes\u00eb 2 kate + papafingo + bodrum me sip\u00ebrfaqe totale 436.1 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb deklaruar nga subjekti n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me familjen, \u00ebsht\u00eb konstatuar deklarim i pasakt\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d pasi Shahu nuk ka pasqyruar koh\u00ebn e fillimit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit. Po ashtu, Shahu dhe personat e lidhur kan\u00eb rezultuar me munges\u00eb t\u00eb burimeve finanicare t\u00eb ligjshme n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderushme n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj pasurie, kryerjen e shpenzimeve, investimeve t\u00eb tjera dhe shtes\u00ebn e kursimeve n\u00eb periudh\u00ebn e analizuar.<\/p>\n<p>Si burim krijimi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, subjekti ka deklaruar kursimet nga paga e tij n\u00eb vitet 1991-2004 dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes nga viti 2004; 2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb p\u00ebrfituar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave Tiran\u00eb; si dhe kontribut i v\u00ebllait t\u00eb tij nga t\u00eb ardhurat n\u00eb emigrim.<\/p>\n<p>Pretendimet e subjektit p\u00ebr kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK. \u201c\u2026Nj\u00eb akt-ekspertim i p\u00ebrgatitur pas m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet\u00ebsh nga koha e kryerjes s\u00eb punimeve nga nj\u00eb inxhinier i p\u00ebrzgjedhur nga vet\u00eb subjekti dhe i paraqitur gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt jobind\u00ebs dhe joreferues p\u00ebr llogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit\u201d, shprehet Komisioni dhe shton se mungesa e \u00e7do gjurme deklarimi n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb s\u00eb vitit 2003 p\u00ebr k\u00ebto punime, kusht\u00ebzon shp\u00ebrndarjen e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit bazuar n\u00eb pamjet imazherike dhe n\u00eb deklarimin e subjektit n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se punimet kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2002, por p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb \u00e7muar e pamundur t\u00eb p\u00ebrcaktohej sakt\u00ebsisht lloji apo volumi i punimeve, \u00ebsht\u00eb vendosur q\u00eb vlera e investimit t\u00eb p\u00ebrllogaritet duke u bazuar n\u00eb mesataren e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit p\u00ebr vitet 2002, 2003 dhe 2004 dhe t\u00eb shp\u00ebrndahet n\u00eb vitet 2003 e 2004.<\/p>\n<p>Komisioi sqaron se me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb gjykim sa m\u00eb garantist, duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike pretendimin e subjektit dhe duke u bazuar n\u00eb jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, e ka kryer analiz\u00ebn financiare duke zbritur 9.27 % nga kostojsa totale e nd\u00ebrtimit prej nga ka rezultuar se vlera e investimit ka qen\u00eb 9.1 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb dy vitet 2003 dhe 2004.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK \u00e7mon se subjekti nuk ka arritur dot t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb kontributit financiar t\u00eb v\u00ebllait, t\u00eb pretenduar si nj\u00eb nga burimet e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni v\u00ebren se, subjekti ka qen\u00eb kontradiktor dhe konfuz n\u00eb deklarimet e tij, pasi ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb ndryshme lidhur me burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. \u201c[\u2026]N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit standard fillimisht e deklaron si burim kontributin e v\u00ebllait t\u00eb tij n\u00eb emigracion, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim nuk e ka deklaruar si burim, e m\u00eb tej, n\u00eb procesverbalin e dat\u00ebs 1.2.2016 t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb nuk e ka deklaruar si burim k\u00ebt\u00eb kontribut\u201d, konstaton trupa e KPK.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb vendim evidentohet se n\u00eb prap\u00ebsimet e tij, subjekti e ka paraqitur k\u00ebt\u00eb vler\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 1991 \u2013 2003 dhe jo n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p>Shahu ka pretenduar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb disponuar dokumentin q\u00eb justifikon ligjshm\u00ebrin\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait, por KPK vler\u00ebson se nuk \u00ebsht\u00eb relevante t\u00eb qenit ose jo n\u00eb kushtet e aplikimit t\u00eb k\u00ebtij neni lidhur me fondet e d\u00ebrguara me an\u00eb t\u00eb \u00cbestern Union, pasi p\u00ebr sa koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb provuar pun\u00ebsimi t\u00eb v\u00ebllait, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet n\u00ebse vlerat e d\u00ebrguara ishin krijuar me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Nga analiza e burimeve t\u00eb pretenduara se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurive, p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-2003 ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 6.1 milion\u00eb lek\u00eb dhe 698 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Shahu ka rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb kundrejt \u00e7mimit 57 mij\u00eb euro, pasuri p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 9.5 milion\u00eb lek\u00eb,<\/p>\n<p>Si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie subjekti ka deklaruar kursime nga paga e tij dhe e bashk\u00ebshortes dhe marrje huaje pa interes nga i af\u00ebrmi i tij n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se subjekti ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb vler\u00ebn e paguar n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe nuk ka deklaruar pagesat e kryera n\u00eb vitet 2010 dhe 2011. Po ashtu, nuk ka deklaruar n\u00eb vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 detyrimin e mbetur ndaj shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Shahu ka pretenduar se v\u00ebllai ka kontribuar me rreth 2.7 milion\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr apartamentin n\u00eb Kavaj\u00eb dhe sipas tij ka fituar atomatikisht bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb. Por, KPK konstaton se nga hetimi nuk ka rezultuar q\u00eb v\u00ebllai i subjktit t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar bashk\u00ebpron\u00ebsin\u00eb n\u00eb form\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimi i subjektit se v\u00ebllai i tij B. Sh. ka kontribuuar n\u00eb blerjen e apartamentit n\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar, konfirmimi i k\u00ebtij deklarimi nga ky i fundit, si dhe fakti q\u00eb n\u00eb mandatark\u00ebtimin e dat\u00ebs 30.7.2011 ka paguar shum\u00ebn 10.000 euro nuk e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb automatikisht bashk\u00ebpronar mbi pasurin\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb rastin konkret mund t\u00eb jemi p\u00ebrpara lindjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje detyrimi nd\u00ebrmjet subjektit dhe v\u00ebllait t\u00eb tij\u201d, argumenton KPK dhe \u00e7mon deklarativ k\u00ebt\u00eb pretendim t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimet e Shahut p\u00ebr kontributin e t\u00eb v\u00ebllait, ky i fundit \u00ebsht\u00eb konsideruar person i lidhur, por dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast sipas KPK-s\u00eb, subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat e tij.<\/p>\n<p>KPK nuk ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit q\u00eb vlera e huas\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00eb vite kur jan\u00eb kryer pagesat, pasi \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009. Por, kjo vler\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn finaciare, pasi sipas KPK, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Shahu ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>KPK ka gjetur t\u00eb pabazuar pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit se n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb shum\u00eb 5000 euro e kontributit t\u00eb gjysh\u00ebrve dh\u00ebn\u00eb djalit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi, pasi nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konsideruar si bind\u00ebs pretendimi i Shahut p\u00ebr moskryerjen e shpenzimeve t\u00eb mobilimit n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro nga ana e v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analizimit t\u00eb burimeve financuare q\u00eb jan\u00eb deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 9.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2009, 2010 dhe 2011.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 50 mij\u00eb e 500 euro.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Shahu ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe 24.5 m2 t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro. \u201cSi pasoj\u00eb e deklarimeve kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting 2017 dhe n\u00eb deklarimet p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, \u00ebsht\u00eb krijuar pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb identifikuar faktet q\u00eb pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb burimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb duke krijuar v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb tyre\u201d, konstaton KPK dhe arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb kaotike lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur identifikimin e situat\u00ebs faktike t\u00eb krijimit t\u00eb saj<\/p>\n<p>Nga analiza financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme, KPK arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se p\u00ebrve\u00e7 konkluzioneve mbi balancat negative n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb pasurive, me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 17.1 milion\u00eb lek\u00ebsh, prokurori Kudusi Shahu gjendet n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 3.9 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e shpenzimeve, shtes\u00ebn e kursimeve dhe mbulimin e detyrimeve, p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2005, 2007, 2008, 2012, 2014, 2015 dhe 2016, duke konkluduar se ai ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Kudusi Shahu arriti q\u00eb me prap\u00ebsimet e paraqitura prej tij n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore m\u00eb 2 n\u00ebntor 2022 n\u00eb funksion t\u00eb barrave t\u00eb prov\u00ebs, t\u00eb bindte Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit administrativ edhe p\u00ebr dy kriteret e tjer\u00eb, por s\u00ebrish ai rezultoi me balanca negative n\u00eb vlera [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70196,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Shahu-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Kudusi Shahu pas seanc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70195"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70195"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70195\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70197,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70195\/revisions\/70197"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70196"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70195"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70195"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70195"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}