{"id":70198,"date":"2023-02-24T11:12:59","date_gmt":"2023-02-24T10:12:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/naim-tota-jep-shpjegime-per-dyshimet-e-fshehjes-se-nje-apartamenti\/2023\/02\/24\/"},"modified":"2023-04-06T14:08:44","modified_gmt":"2023-04-06T12:08:44","slug":"naim-tota-jep-shpjegime-per-dyshimet-e-fshehjes-se-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/naim-tota-jep-shpjegime-per-dyshimet-e-fshehjes-se-nje-apartamenti\/2023\/02\/24\/","title":{"rendered":"Naim Tota jep shpjegime p\u00ebr dyshimet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori Naim Tota i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 23 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur p\u00ebrgjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Ai kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr fshehjen rreth 13 vjet t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kunatit, si dhe dha shpjegime p\u00ebr mosdeklarimin e nj\u00eb investimi t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshorjta e ndjer\u00eb, duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni. Po ashtu, Tota i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara konstatimet p\u00ebr tet\u00eb denoncime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Tota po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qiron dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme ELka Ermenkova.<\/p>\n<p>Naim Tota e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1996. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kuk\u00ebsit, n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme dhe n\u00eb at\u00eb Matit &#8211; p\u00ebrpara se t\u00eb em\u00ebrohej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 2+1 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 50 mij\u00eb USD, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe kursimet n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Relatorja Qirko sqaroi se nga hetimi Komisionit ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb prositur n\u00eb vitin 2003 nga kunati i subjektit, shtetasi T.H. kundrejt t\u00eb nj\u00ebjtit \u00e7min n\u00eb vler\u00ebn 50 mij\u00eb USD, shum\u00eb q\u00eb ai e ka shlyer po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb kontrate cedimi t\u00eb vitit 2016, shtetsi T.H. i ka kaluar subjektit t\u00eb drejtat e k\u00ebtij apartamenti kundrejt \u00e7mimit q\u00eb e kishte bler\u00eb 13 vjet m\u00eb par\u00eb. Nga p\u00ebrllogaritja e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit sipas referencave t\u00eb Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave n\u00eb vitin 2016, ka rezultuar se ishte n\u00eb shum\u00ebn rreth 12.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Qirkos, n\u00eb nj\u00eb paragraf t\u00eb k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar se pagesat p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2003 jan\u00eb kryer nga subjekti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar nj\u00eb kontrat\u00eb sakt\u00ebsimi ku \u00ebsht\u00eb sqaruar se ka qen\u00eb shtetasi T.H. ai i cili ka kryer pagesat n\u00eb vitin 2003 p\u00ebr llogari t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nd\u00ebrsa sh\u00ebnimi n\u00eb kontrat\u00ebn e m\u00ebparshme ka qen\u00eb nj\u00eb gabim.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e subjektit lidhur me vitin kur ai ka filluar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament. Sipas relatores, bler\u00ebsi nuk e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, nd\u00ebrsa subjekti duket se ka jetuar aty p\u00ebr 12 vjet pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>\u201cDuket se apartamenti \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga subjekti dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur kunati p\u00ebr t\u00eb shmangur verifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Qirko.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se megjith\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb marrdh\u00ebnie kunati nuk mund t\u00eb klasifikohet ligj\u00ebrisht si person i lidhur, bazuar n\u00eb dyshimet e ngritura se ai mund t\u00eb ket\u00eb mbajtur t\u00eb fshehur nj\u00eb pasuri t\u00eb subjektit, k\u00ebtij t\u00eb fundit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb shtetasit T.H. p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe mund\u00ebsin\u00eb e subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e \u00e7mimit 50 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2016. Nga hetimi i kryer p\u00ebr shitjen e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, ka rezultuar se n\u00eb certifikat\u00ebn familjare t\u00eb subjektit ka qen\u00eb dhe motra \u00a0e tij dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare shuma 760 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebrkon me pjes\u00ebn e saj takuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Sipas deklarimeve t\u00eb kursimeve cash n\u00eb vite Komisioni vler\u00ebson se subjekti duhej t\u00eb kishte n\u00eb fund t\u00eb vitit 2015 kursime n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 6 milion\u00eb e 650 mij\u00eb lek\u00eb dhe 5800 euro. Por nga analiza financiare p\u00ebr gjendjen cash ka rezultuar pamund\u00ebsi n\u00eb disa vite n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuori Tota i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit duke pretenduar se kishte depozituar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00eb s\u00eb prov\u00ebs. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2004, periudh\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn KPK ka konstatuar se s\u2019ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pun\u00ebsimin e subjektit, t\u00eb konsiderohej v\u00ebrtetimi i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimeve Shoq\u00ebrore, q\u00eb sipas tij paraqet pages\u00ebn p\u00ebr \u00e7do muaj n\u00eb mas\u00ebn 75 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me paqart\u00ebsit\u00eb e adresave t\u00eb vendbanimit, Tota pretendoi se kishin t\u00eb b\u00ebnin me komandimet n\u00eb prokurori t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Citimin n\u00eb kontrat\u00ebn e cedimit ku thuhej se subjekti kishte paguar vler\u00ebn e apartamentit n\u00eb vitin 2003, Tota e kund\u00ebrshtoi duke rip\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e tij se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim t\u00eb noteres q\u00eb ishte korrigjuar me an\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb sakt\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi dyshimet se apartamenti mund t\u00eb kishte qen\u00eb pasuri e fshehur e tij duke sjell\u00eb si arugmente faktin se kishte provuar me dokumentacion se banesa n\u00eb fjal\u00eb ishte porositur prej kunatit; se ishte emri dhe n\u00ebnshkrimi k\u00ebtij t\u00eb fundit q\u00eb figuronte n\u00eb tre mandatpagesat e atij viti; se ishin n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2016 kontrata e cedimit dhe ajo e sakt\u00ebsimit; si dhe se nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor i dor\u00ebzuar si prov\u00eb, paraqet qart\u00eb se likujdues i k\u00ebsaj pasurie kishte qen\u00eb shtetasi T.H..<\/p>\n<p>Tota pretendoi se T.H. kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 50 mij\u00eb USD n\u00eb vitin 2003. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se T.H. kishte shitur dy sht\u00ebpi n\u00eb Kuk\u00ebs, si dhe kishte pasur t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme q\u00eb e mbulonin \u00e7mimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Si prova p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e familjes s\u00eb motr\u00ebs dhe kunatit p\u00ebr porositjen e k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka paraqitur edhe dokumentacion t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb tyre nga puna p\u00ebr t\u00eb cilat pretendoi se jan\u00eb n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme, pasi kunati kishte mbajtur edhe detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si dhe kishte ushtruar aktivitet n\u00eb k\u00ebmbimin valutor.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk jam n\u00eb kushtet e konfiliktit t\u00eb interesit me kunatin. Ligj\u00ebrisht ai nuk \u00ebsht\u00eb person i lidhur. Ai person nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si person i lidhur dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur e drejt\u00eb nga institucioni kompetent. Edhe KPK nuk mund ta quaj\u00eb person t\u00eb lidhur\u201d, pretendoi Tota dhe u shpreh se kishte dor\u00ebzuar dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb ardhurat e kunatit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishte bashk\u00ebpunues me Komisionin.<\/p>\n<p>Tota k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb ulen shpenzimet e udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit n\u00eb dy raste kur ka qen\u00eb i ftuar p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se motra nuk kishte p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb Kuk\u00ebs duke sjell\u00eb si prov\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb saj, ku ajo v\u00ebren se \u00ebsht\u00eb martuar q\u00eb prej vitit 1996 dhe meq\u00ebn\u00ebse apartamenti ishte bler\u00eb me kredin\u00eb e shlyer nga v\u00ebllai, nuk pretendonte pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Tota tha se kishte depozituar n\u00eb Komision ekpertiz\u00eb financiare t\u00eb kryera n\u00eb dy versione, q\u00eb sipas tij rezultonin me bilanc pozitiv p\u00ebr gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Qirko evidentoi n\u00eb vijim gjetjet p\u00ebr nj\u00eb investim t\u00eb kryer nga bashk\u00ebshortja e ndjer\u00eb e subjektit n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 12 mij\u00eb e 500 euro duke bler\u00eb aksione t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku ajo punonte. Nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb, subjekti nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb investim t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2005 kur \u00ebsht\u00eb kryer, si dhe as burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 12 mij\u00eb e 500 euro. Po ashtu, nuk e ka deklaruar n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se nuk ka pasur dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe sipas tij, e ka m\u00ebsuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb pasi e ndjera ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. Tota ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb njoftuar nga shoq\u00ebria ku punonte bashk\u00ebshortja p\u00ebr investimin e kryer prej saj, si dhe p\u00ebr shum\u00ebn q\u00eb duhej t\u00eb t\u00ebrhiqte q\u00eb ishte n\u00eb vler\u00ebn 44 mij\u00eb euro, q\u00eb pas tatimit ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb euro. Ai ka theksuar se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb vitin 2007. N\u00eb vijim, subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb shum\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb hua kunatit T.H. me interes 1.5%.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet Tota ka shpjeguar se bashk\u00ebshortja kishte marr\u00eb hua nga motra e tij n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb dhe 400 mij\u00eb lek\u00eb nga motra e saj. Bazur n\u00eb k\u00ebto marrdh\u00ebnie huaje, motra e subjektit dhe ajo e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij jan\u00eb konsideruar si persona t\u00eb lidhur dhe \u00ebsht\u00eb kryer verifikimi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr dh\u00ebnien e vlerave t\u00eb pretenduara, prej nga kan\u00eb rezultuar balanca negative p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shumave.<\/p>\n<p>Qirko v\u00ebrejti se nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka pasur njohje me nj\u00eb prej drejtor\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ku ka punuar bashk\u00ebshortja, si dhe kunati T.H. ka kryer t\u00eb nj\u00ebjtin investim.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shoq\u00ebria i ka kaluar kunatit t\u00eb subjektit vler\u00ebn 80 mij\u00eb euro, gjysma e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Qirko v\u00ebrejti se nuk \u00ebsht\u00eb provuar me dokumentacion q\u00eb subjektit t\u2019i jen\u00eb kaluar t\u00eb drejtat e bashk\u00ebshortes mbi investimin e kryer prej saj dhe as t\u00eb dokumentohet ndonj\u00eb autorizim i Tot\u00ebs drejtuar shoq\u00ebris\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb vlera 40 mij\u00eb euro t\u2019i kalonte kunatit.<\/p>\n<p>Prokurori Tota k\u00ebmb\u00ebnguli se dokumentet e administruara nga KPK v\u00ebrtetojn\u00eb se shuma 40 mij\u00eb euro ishte kaluar p\u00ebr llogari t\u00eb tij, megjith\u00ebse ishte transferuar n\u00eb llogarin\u00eb e kunatit.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi konstatimin p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortes p\u00ebr kryerjen e k\u00ebtij investimi n\u00eb 2005-\u00ebn, duke paraqitur t\u00eb nj\u00ebjtat argumente lidhur me t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb motr\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb kishte parashtruar p\u00ebr burimet e blerjes s\u00eb apartamentit nga ana e tyre n\u00eb 2003-in. Po ashtu, pretendoi se edhe motra e bashk\u00ebshortes kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb pretendimit t\u00eb tij, Tota solli si argument se motra e bashk\u00ebshotes kishte marr\u00eb dy kredi, fakt q\u00eb sipas tij tregonte se ishin t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr bank\u00ebn, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte pasur dijenin\u00eb p\u00ebr hut\u00eb e marra nga bashk\u00ebshortja. Pas nj\u00eb serie pyetjesh nga relatorja Qirko lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien me bashk\u00ebshorten dhe motr\u00ebn, ai u p\u00ebrgjigj se kishin qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. I pyetur se p\u00ebrse do t\u00eb duhej t\u00eb mbahej e fsheht\u00eb ndaj tij nj\u00eb marrdh\u00ebnie huaje mes familjar\u00ebve t\u00eb ngusht\u00eb, Tota u p\u00ebrgjigj se ndoshta duhej t\u00eb kishte ndodhur se nuk kishin pasur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme e prandaj bashk\u00ebshortja mund t\u00eb kishte k\u00ebrkuar nga huadh\u00ebn\u00ebset q\u00eb ai t\u00eb mos e m\u00ebsonte k\u00ebt\u00eb investim.<\/p>\n<p>Ai pranoi se kur bashk\u00ebshortja kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2006, motra e tij dhe kunata i kishin th\u00ebn\u00eb p\u00ebr huat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar kat\u00ebr parcela tok\u00eb-bujq\u00ebsore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait. Po ashtu, nuk ka deklaruar pjes\u00ebn takuese t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb nj\u00eb pasuri tok\u00eb ar\u00eb + truall + nj\u00eb objekt q\u00eb sh\u00ebrbne p\u00ebr shitje karburantesh, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me daj\u00ebn e tyre \u2013 pasuri p\u00ebr t\u00eb cilat u ka lindur e drejt\u00eb trash\u00ebgimie ligjore pasi n\u00ebna ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar p\u00ebr Komisionin se f\u00ebmijt\u00eb kan\u00eb hequr dor\u00eb nga pasurit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitonin prej trash\u00ebgimis\u00eb ligjore nga e \u00ebma me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor t\u00eb vitit 2008. Ai ka shpjeguar se ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb mitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor, ku n\u00eb vendimarrje \u00ebsht\u00eb deklaruar heqja dor\u00eb nga p\u00ebrfitimi i \u00e7do pasurie me an\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ligjore q\u00eb zot\u00ebron familja e origjin\u00ebs s\u00eb n\u00ebn\u00ebs. T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ai mbajti edhe n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Tota shpjegoi se pasurit\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait pasi nuk \u00ebsht\u00eb realizuar \u00e7elja e trash\u00ebgimis\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb deklaronte di\u00e7ka q\u00eb nuk e kishte p\u00ebrfituar ende.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Tota mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, ashtu dhe nga Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin profesional jan\u00eb analizuar 8 prej 14 denoncimeve nga publiku, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb evidentuar indicie p\u00ebr vler\u00ebsimin e indikator\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij kriteri.<\/p>\n<p>Qirko sqaroi se Komisioni ka konstatuar raste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb prishjes s\u00eb vendimeve t\u00eb pushimit apo mosfillimit nga ana e gjykat\u00ebs, q\u00eb ka kthyer aktet p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme. Nga verifikimi i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb denoncuara \u00ebsht\u00eb konstatur se n\u00eb disa raste subjekti nuk ka zbatuar urdh\u00ebrat e gjykat\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast ka regjistruar tjet\u00ebr vep\u00ebr penale nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve ka pretenduar se Tota ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kriminale n\u00eb vitin 2002 q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pengmarrjen e shtetasit I.I., q\u00eb nga sa u relatua n\u00eb seanc\u00eb u kuptua se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr pengamrjen e Imamit t\u00eb Gostivarit, Irfan Idrizi. Nga verifikimet e kryera prej Komisionit ka rezultuar se Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka nd\u00ebrmarr\u00eb at\u00ebher\u00eb nj\u00eb procedim disiplinor p\u00ebr Tot\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurori Tota i kund\u00ebrshtoi si t\u00eb pabazuara t\u00eb gjitha pretendimet e ngritura n\u00eb denoncime. Ai theksoi se jo vet\u00ebm q\u00eb kishte kryer detyrat e l\u00ebna nga gjykata, por se kishte kryer edhe veprime hetimore shtets\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr procedimin disiplinor t\u00eb vitit 2004, subjekti deklaroi se ai ishte penalizuar nj\u00ebher\u00eb duke u ulur n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr gjasht\u00eb muaj si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ai deklaroi se nuk kishte pasur asnj\u00eb marrdh\u00ebnie me t\u00eb pandehurit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e pengmarrjes s\u00eb shtetasit I.I.. Sipas subjektit, nj\u00eb prej tyre e ka njohur si banor t\u00eb qytetit t\u00eb Kuk\u00ebsit, por se nuk kishte pasur komunkim apo marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb apo familjar\u00ebt e tij. Ai solli si argument edhe faktin se i pandehuri n\u00eb fjal\u00eb ishte rreth 10 vjet m\u00eb i ri dhe se nuk kishin arsye t\u00eb shoq\u00ebroheshin.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se ishte v\u00ebrtetuar m\u00eb vendim gjyq\u00ebsor se ai nuk kishte qen\u00eb ansj\u00ebher\u00eb n\u00eb hetim lidhur me rrethanat e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, si dhe se masa disiplinore ishte parashkruar prej 17 vjet\u00ebsh dhe tashm\u00eb quhej \u2018i past\u00ebr\u2019. \u201cNuk mund t\u00eb penalizohem dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb\u201d, tha Tota.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Naim Tota deklaroi se p\u00ebr 30 vjet pun\u00eb pasuria e tij p\u00ebrb\u00ebhet vet\u00ebm nga nj\u00eb apatament. \u201cPasuria \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme dhe kam tregues t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr profesionalizmin dhe figur\u00ebn\u201d, pohoi Tota dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca e radh\u00ebs do t\u00eb zhvillohet m\u00eb dat\u00eb 27 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori Naim Tota i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 23 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur p\u00ebrgjat\u00eb seanc\u00ebs q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se tre or\u00eb dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe gjetjet n\u00eb kriterin profesional. Ai kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr fshehjen rreth 13 vjet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70199,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Naim-Tota-duke-dale-nga-seanca-degjimore-ne-KPK.jpg","fifu_image_alt":"Naim Tota jep shpjegime p\u00ebr dyshimet e fshehjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70198"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70198"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70198\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70200,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70198\/revisions\/70200"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70199"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}