{"id":70204,"date":"2023-02-23T15:23:36","date_gmt":"2023-02-23T14:23:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-ne-kpa-qe-i-hapen-rrugen-rikthimit-ne-detyre-te-entela-shedules\/2023\/02\/23\/"},"modified":"2023-04-06T14:09:01","modified_gmt":"2023-04-06T12:09:01","slug":"argumentet-ne-kpa-qe-i-hapen-rrugen-rikthimit-ne-detyre-te-entela-shedules","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/argumentet-ne-kpa-qe-i-hapen-rrugen-rikthimit-ne-detyre-te-entela-shedules\/2023\/02\/23\/","title":{"rendered":"Argumentet n\u00eb KPA q\u00eb i hap\u00ebn rrug\u00ebn rikthimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Entela Shedul\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Kavaj\u00ebs, Entela Shedula u shkarkua nga detyra m\u00eb 4 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti trekat\u00ebsh dhe blerjen e nj\u00eb automjeti, por Kolegji e p\u00ebrmbysi si t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb rezultat duke \u00e7muar se ajo kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas rikthimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Komision p\u00ebr rivler\u00ebsimin e dy kritereve t\u00eb tjer\u00eb, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, Shedula u rikthye n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 27 janar.<\/p>\n<p>N\u00eb shqyrtimin e aspekteve procedurale t\u00eb gjykimit n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut, Kolegji ka konstatuar se sekretarja gjyq\u00ebsore e Komisionit nuk ka qen\u00eb e pranishme n\u00eb dit\u00ebn e shpalljes s\u00eb vendimit, megjithat\u00eb rezulton se procesverbali i asaj seance \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe prej saj. Kolegji ka vler\u00ebsuar se zhvillimi i seanc\u00ebs n\u00eb munges\u00eb t\u00eb sekretares gjyq\u00ebsore p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb rregullave procedurale dhe p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebt\u00eb gabim \u00ebsht\u00eb kaluar \u00e7\u00ebshtja n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb konsideruar t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura nga subjekti lidhur me aspektet procedurale.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e Shedul\u00ebs, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga kryesuesja Albana Shtylla, relatori Sokol \u00c7omo dhe an\u00ebtaret Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, \u00e7moi se subjekti kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe e ktheu \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Komision q\u00eb t\u00eb vijohej vetingu p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin, kritere n\u00eb t\u00eb cilat subjekti mori vler\u00ebsime pozitive dhe u konfirmua.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Natasha Mulaj e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte dhe ligj arsyetimin e shumic\u00ebs, si dhe n\u00eb favor t\u00eb subjektit. Ajo \u00e7mon se duhej l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi i Komisionit p\u00ebr shkarkimin e Shedul\u00ebs, pasi kjo e fundit gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr krijimin e pasurive dhe se me veprimet e saj ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se Shedula ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr truallin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb objekt trakat\u00ebsh n\u00eb Kavaj\u00eb, ku kati p\u00ebrdhes ka destinacion social-ekonomik, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr p\u00ebr banim. Kjo, pasi n\u00eb vitin 2004 subjekti ka deklaruar se ishte p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi, nd\u00ebrsa nga hetimi administrativ ka rezultuar se ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit. Pasakt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, si dhe jan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet p\u00ebr burimet e krijimit n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2003 me at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit se dy kredi t\u00eb marra p\u00ebr biznes n\u00eb vitet 2000-2001, jan\u00eb p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb banes\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga KPK q\u00eb ka arsyetuar se kontratat e kredive t\u00eb marra p\u00ebr zhvillim aktiviteti tregtar, n\u00ebnshkruar nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti, jan\u00eb akte ligjore t\u00eb cilat kan\u00eb fuqin\u00eb e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar si burime p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie. Po ashtu, KPK nuk ka gjetur bind\u00ebs pretendimin e subjektit se nj\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kredie e marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb objekt n\u00eb 2006-\u00ebn, pasi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar si gjendje cash n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr pasakt\u00ebsin\u00eb e deklarimit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit, shumica e Kolegjit arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb cilat nuk p\u00ebrputhen me dokumentacionin justifikues t\u00eb godin\u00ebs. KPA v\u00ebren se i vetmi deklarim, i cili lidhet me statusin juridik t\u00eb pron\u00ebs, rezulton t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb nga vjehrri i subjektit n\u00eb deklarimin e vitit 2004, si dhe nuk ka rezultuar q\u00eb gjyqtarja Shedula t\u00eb ket\u00eb pasur dijeni q\u00eb kjo pasuri t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb e regjistruar ne em\u00ebr t\u00eb shtetit dhe q\u00ebllimisht t\u00eb mos e ket\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mulaj n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se Shedula ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me statusin juridik t\u00eb truallit, pasi n\u00eb vitin 2004 deklaron se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nuk e p\u00ebrmend k\u00ebt\u00eb truall, por vet\u00ebm nd\u00ebrtes\u00ebn.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se Komisioni nuk i ka ngarkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe pasoja p\u00ebr analiz\u00ebn financiare t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij objekti n\u00eb periudh\u00ebn para lidhjes s\u00eb martes\u00ebs deri n\u00eb vitin 1999, analiza e shkaqeve t\u00eb ankimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar pa efekt n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes. Edhe shumica nuk i ka ngarkuar subjektit pasoja p\u00ebr konstatimet lidhur me k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb kur bashk\u00ebshorti nuk ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Mulaj i kthehet analiz\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr vitet 1991-1999, kur ata ende nuk kishin lidhur martes\u00eb. Sipas saj, shumica duhej t\u00eb mos kishte anashkaluar vler\u00ebn negative q\u00eb do t\u00eb rezultonte n\u00ebse n\u00ebse kostoja e nd\u00ebrtimit p\u00ebr periudh\u00ebn 1995-1999 do t\u00eb konsiderohej n\u00eb vler\u00ebn 5.1 milion\u00eb lek\u00eb si \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>KPA e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb pretendimin e subjektit se kredit\u00eb e marra n\u00eb vitet 2000 \u2013 2001 n\u00eb shum\u00ebn totale 1.8 milion lek\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr investimet n\u00eb banes\u00ebn trekat\u00ebshe. Shumica konstaton se nga verifikimi i akteve ka rezultuar se vjehrri i subjektit e ka deklaruar shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb si nj\u00eb nd\u00ebr burimet p\u00ebr godin\u00ebn trekat\u00ebshe. Ky deklarim \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, gjat\u00eb procesit administrativ n\u00eb Komision dhe gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka qen\u00eb konsekuente n\u00eb deklarimin se k\u00ebto kredi kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e pasuris\u00eb objekt kontrolli,\u201d konstaton KPA dhe analizon bilancet e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb konkluduar n\u00ebse kredit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur ose jo p\u00ebr aktivitetin tregtar.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se sipas akteve t\u00eb administruara, rezulton se shlyerja e detyrimeve t\u00eb kredive nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar nga shoq\u00ebria e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit dhe bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt fondet e tyre nuk duhet t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr aktivitetin tregtar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb rrethanave, shumica i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se kredit\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr financimin e punimeve t\u00eb objektit, duke e gjetur t\u00eb pabazuar konkluzionin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb si burim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb viteve 2000 &#8211; 2001.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Albana Shtylla ka r\u00ebn\u00eb dakord me shumic\u00ebn lidhur me vendimarrjen p\u00ebrfundimtare, por shfaq arsyetim t\u00eb ndrysh\u00ebm lidhur me kokluzionin p\u00ebrsa i p\u00ebrket konsiderimit t\u00eb kredive t\u00eb marra gjat\u00eb viteve 2000-2001 si burim p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>Shtylla konstaton se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb deklaruar k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2003 dhe se ka qen\u00eb zgjedhje e tyre p\u00ebr t\u00eb mospasqyruar pjes\u00ebn takuese 1\/3-at dhe jo paqart\u00ebsi. Ajo e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim n\u00eb faktin se vjehrri i subjektit n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 ka pasqyruar pjes\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt, vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit si dhe burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se subjekti e ka deklaruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 2004 kur ka p\u00ebrcaktuar edhe pjes\u00ebn e saj takuese, por nuk ka deklaruar burimin e krijimit dhe vler\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Shtylla vler\u00ebson se mosdeklarimi nga subjekti i vler\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb deri n\u00eb vitin 2004, si dhe i burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb saj, b\u00ebn t\u00eb pabesueshme p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre edhe deklarimet e vjehrrit n\u00eb vitin 2003, p\u00ebrfshir\u00eb deklarimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, si dhe t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d nga ana e subjektit. Sipas Shtyll\u00ebs, k\u00ebto rrethana nuk krijojn\u00eb bindjen se kredit\u00eb n\u00eb vitet 2000-2001 kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se mosarritja e besueshm\u00ebris\u00eb bazohet edhe n\u00eb deklarimet e paplota p\u00ebr fazat e nd\u00ebrtimit dhe shpenzimeve konkrete t\u00eb kryera para vitit 2005. Sipas Shtyll\u00ebs, shuma 1.8 milion lek\u00eb e p\u00ebrfituar nga kredit\u00eb nuk duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00eb si burim n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Kryesuesja v\u00ebren se nga kjo analiz\u00eb e kryer n\u00eb Kolegj, subjekti do t\u00eb rezultonte me pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 940 mij\u00eb lek\u00eb. Por, duke e konsideruar si balanc\u00ebn negative t\u00eb vetme, Shtylla \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim dhe se n\u00eb zbatim t\u00eb parimeve t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, subjekti arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kotrollin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Mulaj n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se nuk u provua me dokumentacion t\u00eb ligjsh\u00ebm se kredit\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitet 200-2001 jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs dhe se Komisioni me t\u00eb drejt\u00eb nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Sipas Mulajt, Shedula ka qen\u00eb gjyqtare n\u00eb detyr\u00eb kur ka n\u00ebnshkruar kontratat e k\u00ebtyre kredive p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur p\u00ebr biznes, duke vepruar n\u00eb papajtueshm\u00ebri me parimet kushtetuese dhe ligjore t\u00eb funksionit t\u00eb gjyqtarit. N\u00eb vijim ajo ndalet n\u00eb argumentin e shumic\u00ebs se shlyerja e kredive nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar nga shoq\u00ebria. Sipas Mulajt, n\u00eb asnj\u00eb rast shumica nuk ka vler\u00ebsuar asnj\u00eb prov\u00eb se pse k\u00ebto hua nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb bilancet tregtare t\u00eb viteve 2000-2001. Ajo vler\u00ebson se mospasqyrimi i huave n\u00eb bilancet financiare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ose \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb marr\u00ebveshjes me kredidh\u00ebn\u00ebsin, ose nuk deklaron detyrimet ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta n\u00eb pasqyrat financiare.<\/p>\n<p>\u201c\u2026A munden an\u00ebtar\u00ebt e shumic\u00ebs, me k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb, t\u00eb p\u00ebrmbysin nj\u00eb mal me t\u00eb pav\u00ebrteta, pretendime t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ligj dhe n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit?\u201d, ngre pik\u00ebpyetje Mulaj mbi vendimarrjen e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>KPA i jep t\u00eb drejt\u00eb subjektit edhe lidhur me pretendimin se \u00ebsht\u00eb i gabuar konkluzioni i KPK p\u00ebr moskonsiderimin si burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorimit n\u00eb vitin 2006 t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005, me argumentin nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar gjendje cash e mbetur pas t\u00ebrheqjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, bazuar mbi aktet e administruara n\u00eb Komision, konstatohet se subjekti ka pasur mund\u00ebsin\u00eb e disponimit t\u00eb nj\u00eb likujditeti cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005 n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 628 mij\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn e atij viti si shtim i gjendjes cash.<\/p>\n<p>Shumica merr n\u00eb konsiderat\u00eb deklarimin e subjektit t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb si korrigjim t\u00eb vitit paraardh\u00ebs; si dhe vitin kur \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredia q\u00eb p\u00ebrkon me deklarimin e dyt\u00eb periodik n\u00eb raport me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij detyrimi ligjor q\u00eb sipas shumic\u00ebs sjell efekt t\u00eb kufizuar n\u00eb vler\u00ebsimin e sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Mbi t\u00eb gjitha, faktin q\u00eb pretendimi p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb likuiditeti gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2005, mb\u00ebshtetet edhe nga rezultati i analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, sipas s\u00eb cil\u00ebs subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb justifikonte me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme kursimin n\u00eb gjendje cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb vitin 2005, n\u00eb vler\u00ebn e deklaruar si t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb vitin 2006 \u2013 \u00e7moi se shpjegimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Entela Shedula, n\u00eb drejtim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs dhe koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve t\u00eb marra kredi nga Banka Tirana n\u00eb vitin 2005, arrit\u00ebn t\u00eb bindin trupin gjykues p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre\u201d, argumenton shumica.<\/p>\n<p>Mulaj paraqet rezerva p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyetim t\u00eb shumic\u00ebs duke vler\u00ebsuar se pasakt\u00ebsia p\u00ebr mosdeklarimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2005 nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja dhe p\u00ebrk\u00ebt\u00eb arsye shuma e pretenduar nga subjekti nuk duhet konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>KPA i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb Shedul\u00ebs edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pun\u00ebsimit t\u00eb bashk\u00ebshortit nga pun\u00ebsimi. Shumica ka marr n\u00eb konsiderat\u00eb faktin se marr\u00ebdh\u00ebnia e pun\u00ebsimit pran\u00eb shoq\u00ebrive tregtare konfirmohet nga vet\u00eb organet tatimore. Po ashtu, ka rezultuar se pagat mujore kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit bankar dhe vlerat e derdhura n\u00eb bank\u00eb p\u00ebrputhen me vlerat e deklaruara n\u00eb v\u00ebrtetimet e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, si dhe me ato t\u00eb sh\u00ebnuara nga subjekti n\u00eb deklarimet periodike dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues vler\u00ebson se v\u00ebrtetimet e shoq\u00ebrive pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb paraqitura nga subjekti i rivler\u00ebsimit, kan\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me mas\u00ebn e pag\u00ebs s\u00eb dakord\u00ebsuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosp\u00ebrmbyshjen e detyrimeve tatimore nga ana e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb ta pagave, KPA vler\u00ebson se nuk mund t\u00eb penalizohet subjekti dhe bashk\u00ebsorti e saj, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Shumica ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e saj edhe k\u00ebrkes\u00ebpadit\u00eb e ngritura ndaj shoq\u00ebrive pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse, me objekt p\u00ebrmbushjen e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konkluzione, shumica e Kolegjit ka vler\u00ebsuar se Shedula ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e saj. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se subjkti ka pasur burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr automjetin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Kavaj\u00ebs, Entela Shedula u shkarkua nga detyra m\u00eb 4 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb objekti trekat\u00ebsh dhe blerjen e nj\u00eb automjeti, por Kolegji e p\u00ebrmbysi si t\u00eb pabazuar k\u00ebt\u00eb rezultat duke \u00e7muar se ajo kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70205,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,2,115],"tags":[143,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/09\/Shedula-kpa-.jpg","fifu_image_alt":"Entela Shedula n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Vladimir Karaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70204"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70204"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70204\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70206,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70204\/revisions\/70206"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70205"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}