{"id":70219,"date":"2023-02-20T17:54:33","date_gmt":"2023-02-20T16:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-nga-shpjegimet-e-gjyqtares-majlinda-dogga-per-pasurine\/2023\/02\/20\/"},"modified":"2023-04-06T14:09:35","modified_gmt":"2023-04-06T12:09:35","slug":"kpk-u-bind-nga-shpjegimet-e-gjyqtares-majlinda-dogga-per-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-bind-nga-shpjegimet-e-gjyqtares-majlinda-dogga-per-pasurine\/2023\/02\/20\/","title":{"rendered":"KPK u bind nga shpjegimet e gjyqtares Majlinda Dogga p\u00ebr pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Majlinda Dogga u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi bindi trup\u00ebn e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me burimet e pasurive, p\u00ebr t\u00eb cilat u konstatuan balanca negative gjat\u00eb hetimit paraprak. Nj\u00eb bilanc negativ rreth 1 milion lek\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb disa vite q\u00eb mbeti pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare, bazuar edhe n\u00eb shpjegimet e provat e subjektit, u konsiderua i pamjafutesh\u00ebm nga KPK p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim p\u00ebr gjyqtaren Dogga, q\u00eb u la n\u00eb detyr\u00eb bazuar n\u00eb parimin e proporcionalitretit dhe objektivitetit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Dogga u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa u evidentuan ankesa t\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces p\u00ebr zvarritje, si dhe p\u00ebr gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. KPK vler\u00ebsoi n\u00eb p\u00ebrfundim se subjekti nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, si dhe u \u00e7mua se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb aspektin e aft\u00ebsive ligjore dhe organizative nuk p\u00ebrb\u00ebnin gabime thelb\u00ebsore dhe serioze, duke mos u konkluduar probleme penalizuese as n\u00eb k\u00ebt\u00eb kriter rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Dogga u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftjan dhe an\u00ebtare Alma Faskajn.<\/p>\n<p>Majlinda Dogga e ka filluar karrier\u00ebn e saj n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb automjeti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr \u00e7mimin 9000 euro. Si burim krijimi ka deklaruar shum\u00ebn 3000 euro nga shitja e nj\u00eb automjeti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mbuluar nga kursimet e familjes t\u00eb akumuluara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se mjeti i m\u00ebparsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shitur pes\u00eb dit\u00eb pas blerjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb re, KPK nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00ebn financiare paraprake vler\u00ebn 3000 euro.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i burimit tjet\u00ebr, kursimet e akumuluara nd\u00ebr vite n\u00eb shum\u00ebn 6000 euro, ka rezultuar se subjekti nuk ka deklaruar kursime cash gjat\u00eb periudh\u00ebs 2003-2007. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk jan\u00eb konsideruar si burime p\u00ebr blerjen e mjetit duke rezultuar me pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb njohur me k\u00ebto rezultate t\u00eb hetimit paraprak, subjekti ka shpjeguar se nuk e ka kuptuar q\u00eb sipas ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive duhet t\u00eb deklaronte gjendjen, shtesat si dhe pak\u00ebsimin e gjendjes cash, pasi nuk ka pasur njohuri t\u00eb plota mbi m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit dhe deklarimit t\u00eb deklarat\u00ebs vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo ka sqaruar se burimi i vler\u00ebs prej 6000 euro kan\u00eb qen\u00eb kursimet e viteve t\u00eb kaluara, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb deklarimet e ILDKPKI-s\u00eb n\u00eb vite. Sipas subjektit, referuar analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioni, ajo rezulton me balanca pozitive t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr tre vitet e fundit para vitit 2007.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb provuar se t\u00eb ardhurat nga shitja e automjetit ishin siguruar p\u00ebrpara se t\u00eb blihej i riu, subjekti ka dor\u00ebzuar n\u00eb Komision nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb pal\u00ebs bler\u00ebse, i cili ka deklaruar se shum\u00ebn 3000 euro e ka paguar nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb n\u00ebnshkruhej kontratra dhe se k\u00ebt\u00eb veprim e kishte kryer me q\u00ebllim q\u00eb familja e subjektit t\u00eb mund t\u00eb blinte nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni vler\u00ebson se n\u00eb kontrat\u00ebn noteriale t\u00eb shitjes s\u00eb makin\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar se gjith\u00eb shuma 3000 euro \u00ebsht\u00eb likujduar nga bler\u00ebsi m\u00eb p\u00ebrpara. Nisur dhe nga fakti se makina e re \u00ebsht\u00eb bler\u00eb vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb shitej ajo q\u00eb disponohej nga familja e subjektit, n\u00eb p\u00ebrfundim KPK ka vler\u00ebsuar se shuma 3000 euro \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb para se t\u00eb kryhej ky transaksion dhe e ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar mund\u00ebsia e kursimit nga subjekti gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit pasi nuk jan\u00eb gjetur gjurm\u00eb provueshm\u00ebrie dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka mbetur balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 737 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e automjetit n\u00eb viti 2007. Kjo munges\u00eb e burimeve \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Subjekti nuk ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d gjendje t\u00eb likujditeteve cash jasht\u00eb sistemit bankar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duke ju referuar deklarimeve periodike p\u00ebr likujditetet cash duhej t\u00eb kishin pasur gjendje n\u00eb vler\u00ebn 4 milion e 840 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb momentin e plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve n\u00eb vite kan\u00eb rezultuar balanca negative n\u00eb disa vite, konkretisht n\u00eb vitin 2013 n\u00eb vler\u00ebn 460 mij\u00eb lek\u00eb; 540 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn dhe pamund\u00ebsi n\u00eb vler\u00ebn 576 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se n\u00eb deklarimet e saj nd\u00ebr vite n\u00eb lidhje me likuiditetet cash jasht\u00eb sistemit bankar, ka menduar se duke i deklaruar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi tek formati i t\u00eb ardhurave, e kishte p\u00ebrmbushur detyrimin e saj. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ajo \u00ebsht\u00eb justifikuar me mospasjen e njohurive t\u00eb plota mbi m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit dhe deklarimit.<\/p>\n<p>Ajo ka pretenduar se gjendja e kursimeve e deklaruar n\u00eb deklaratat vjetore dhe likuiditetet cash t\u00eb disponuara kan\u00eb qen\u00eb nga nj\u00eb ekonomi dhe jetes\u00eb familjare me shpenzime modeste, pa udh\u00ebtime jasht\u00eb shtetit apo investime n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, KPK ka konkluduar se subjekti dhe personat e lidhur kan\u00eb deklaruar gjendjen e kursimeve jasht\u00eb sistemit bankar dhe jo ndryshimet. \u201cSkenari i p\u00ebrllogaritjes s\u00eb kursimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative (si shtesa) do t\u00eb krijonte n\u00eb rastin konkret nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb palogjikt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nga nj\u00ebra an\u00eb subjekti dhe vajza disponojn\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme (hipotetikisht 4.840.000 lek\u00eb) dhe nga ana tjet\u00ebr nuk i deklarojn\u00eb ato n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting 2017, duke \u2018humbur mund\u00ebsin\u00eb\u2019 p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur ato p\u00ebr mbulimin n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb ndonj\u00eb rrethane t\u00eb paligjshme t\u00eb lidhur me justifikimin e burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb pasuris\u00eb\u201d, argumenton KPK dhe ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e subjektit duke i fshir\u00eb thuajse t\u00eb gjitha balancat negative p\u00ebr kursimet dhe shpenzimet n\u00eb vite. N\u00eb p\u00ebrfundim, \u00ebsht\u00eb konkluduar vet\u00ebm nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2013 n\u00eb shum\u00ebn 61 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>KPK vler\u00ebson se Dogga ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin lidhur me likuiditetet cash jasht\u00eb sistemit bankar, si n\u00eb deklarimet periodike vjetore, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d, por duke konsideruar se jan\u00eb t\u00eb pashoq\u00ebruara me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme, \u00e7mon se nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak p\u00ebr shkarkim.<\/p>\n<p>Vajza e gjyqtares Dogga ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb, me burim krijimi t\u00eb ardhurat nga paga si financiere.<\/p>\n<p>KPK e ka kryer analiz\u00ebn financiare paraprake bazuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 506 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb gjetur se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarimet vjetore vlera e likujditeteve n\u00eb llogarin\u00eb e vajz\u00ebs.<\/p>\n<p>Dogga ka shpjeguar se \u201cnuk e ka kuptuar se sipas ligjit p\u00ebr deklarimin e pasurive ka pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb gjendjen e llogarive bankare t\u00eb vajz\u00ebs E. D., pasi ka menduar se duke i deklaruar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi tek formati i t\u00eb ardhurave, e ka p\u00ebrmbushur detyrimin ligjor\u201d. Ajo ka sqaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs \u00ebsht\u00eb depozituar nga kursimet familjare, pasi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb koh\u00ebn kur e bija \u00ebsht\u00eb diplomuar. Pasi KPK ka konsideruar disa prej pretendimeve t\u00eb Dogg\u00ebs, balanca negative \u00ebsht\u00eb ka mbetur n\u00eb shum\u00ebn 306 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vajza e subjektit ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2017 kundrejt \u00e7mimit 49 mij\u00eb e 600 euro, ku p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 15 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2016, ka deklaruar kursimet familjare n\u00eb 30-40 vite. Nga analiza paraprake e KPK-s\u00eb ka rezultuar pamund\u00ebsi finanaciare n\u00eb shum\u00ebn 623 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebn 15 mij\u00eb euro. Dogga ka k\u00ebrkuar se t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb analiz\u00eb kursimet cash n\u00eb vite.<\/p>\n<p>KPK konstaton se vajza e subjektit ka deklaruar gjendje cash n\u00eb shumat 500 mij\u00eb lek\u00eb dhe 220 mij\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vijim, Komisioni v\u00ebren se shuma 220 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb llogarin\u00eb e vajz\u00ebs, nd\u00ebrsa vlera prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh, referuar dhe deklarimit t\u00eb subjektit t\u00eb vitit 2016, duket q\u00eb t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr k\u00ebstin e apartamentit. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb analiz\u00eb, KPK ka aritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti dhe e bija kan\u00eb pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 15 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga rishikimi i analiz\u00ebs financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme bazuar edhe n\u00eb provat dhe shpjegimet e subjektit, ka mbetur pamund\u00ebsi financiare e shtrir\u00eb n\u00eb disa vite n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 1 milion lek\u00eb, por q\u00eb n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit dhe objektivitetit nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar penalizuese.<\/p>\n<p><strong>Konflikti intresit<\/strong><\/p>\n<p>Vajza e subjektit, shtetasja E.D. ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2008 kundrejt \u00e7mimit 300 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar kursimet familjare.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb mjetit ka rezultuar se pala shit\u00ebse, shtetasja E.S., e ka bler\u00eb n\u00eb 2007-\u00ebn nj\u00eb makin\u00eb me \u20180\u2019 km, p\u00ebr \u00e7mimin 1.3 milion lek\u00eb. Rreth nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb ia ka shitur vajz\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga \u00e7mimi i ul\u00ebt i blerjes, KPK i ka k\u00ebrkuar Dogg\u00ebs q\u00eb t\u00eb jap\u00eb sqarime lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien e saj dhe t\u00eb bij\u00ebs me pal\u00ebn shit\u00ebse. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnj\u00eb marrdh\u00ebnie me shtetasen E.S., por se e njeh si vajz\u00ebn e shokut t\u00eb bashk\u00ebshortit. Edhe e bija ka deklaruar se e njeh si vajz\u00ebn e shokut t\u00eb t\u00eb atit.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konstatime, KPK ka hetuar n\u00eb drejtim t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit prej nga ka rezultuar se n\u00eb momentin kur pala shit\u00ebse ka bler\u00eb mjetin n\u00eb vitin 2007, babai i saj ka qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykim ku an\u00ebtare e trup\u00ebs ka qen\u00eb dhe subjekti. Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb m\u00eb von\u00eb ajo ia ka shitur k\u00ebt\u00eb automjet n\u00eb kushte t\u00eb favorshme vajz\u00ebs s\u00eb gjyqtares Dogga, si dhe kjo e fundit ka deklaruar marr\u00ebdh\u00ebnien e miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj me shtetasin A.S. q\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb lidhej kontrata e shitblerjes s\u00eb makin\u00ebs n\u00eb vitin 2008. N\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak, KPK ka konstatuar se dukej se subjekti ka vepruar n\u00eb gjendjen e konfliktit t\u00eb interesit n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb marrdh\u00ebnieve t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb mes pal\u00ebs dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Dogga ka deklaruar se nuk ka pasur njohje me shtetasin A.S., pasi ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e shumt\u00eb q\u00eb bashk\u00ebshorti i saj ka n\u00eb jet\u00ebn e tij. Ajo ka pretenduar se nuk ka pasur shkak ligjor p\u00ebr t\u00eb hequr dor\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb provuar k\u00ebt\u00eb fakt ka paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shtetasit A. S., ku ai deklaron se ka njohje personale me bashk\u00ebshortin e subjektit p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij si arsimtar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb ushtronte veprimtari tregtare n\u00eb zon\u00ebn ku gjendjej shkolla. Ai ka sqaruar se marrdh\u00ebnia e tij me bashk\u00ebshortin e gjyqtares Dogga \u00ebsht\u00eb personale, e rast\u00ebsishme dhe se nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr familjare mes tyre apo an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni ka vler\u00ebsuar se blerja e automjetit n\u00eb vitin 2008 nuk prodhon gjendjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit p\u00ebr shkak t\u00eb vendimmarrjes s\u00eb saj n\u00eb vitin 2007, koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe vendimi gjyq\u00ebsor<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Tiran\u00ebs, Majlinda Dogga u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi bindi trup\u00ebn e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK lidhur me burimet e pasurive, p\u00ebr t\u00eb cilat u konstatuan balanca negative gjat\u00eb hetimit paraprak. Nj\u00eb bilanc negativ rreth 1 milion lek\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb disa vite q\u00eb mbeti pas rishikimit t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70220,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,2,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Gjyqtarja-Majlinda-Dogga-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Majlinda Dogga n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70219"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70219"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70219\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70221,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70219\/revisions\/70221"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}