{"id":70225,"date":"2023-02-18T13:41:07","date_gmt":"2023-02-18T12:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kundershton-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-kledian-llahos\/2023\/02\/18\/"},"modified":"2023-04-06T14:10:01","modified_gmt":"2023-04-06T12:10:01","slug":"komisioneri-publik-kundershton-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-kledian-llahos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kundershton-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-kledian-llahos\/2023\/02\/18\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik kund\u00ebrshton si t\u00eb pabazuar konfirmimin e Kledian Llahos"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 17 shkurt 2023 konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Kledian Llaho duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Komisioneri ngre shkaqe n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.<\/p>\n<p>Kledian Llaho u konfirmua m\u00eb 22 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Megjithat\u00eb, ai u konfirmua me shumic\u00eb votash bazuar n\u00eb konkluzionet e arritura prej kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs Olsi Komici dhe relatores Firdes Shuli. An\u00ebtarja Xhensila Pine doli n\u00eb pakic\u00eb, duke \u00e7muar se Llaho duhej t\u00eb ishte shkarkuar, pasi gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe tek denoncimet, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se kishte c\u00ebnuar besimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kledian Llaho e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Llaho ka deklaruar \u00e7eljen e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015, me burim t\u00eb ardhurat e krijuara nga shitja e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 105 m2. Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 50 mij\u00eb euro, subjekti ka deklaruar pjes\u00ebrisht nga kursimet familjare, nj\u00eb kredi dhe pjes\u00ebrisht ndihmes\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake p\u00ebr blerjen e apartamentit, Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb. Por, pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mosp\u00ebrfshihen shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb dy vite, duke pretenduar se jan\u00eb mbuluar nga puna ose organizator\u00ebt. Ai ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr k\u00ebto pretendime, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebs nga ana e Komisionit. Po ashtu, KPK ka gjetur bind\u00ebs edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit se n\u00eb analiz\u00ebn fillestare p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2014 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht ndryshimet dhe gjendjet e likujditeteve.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e subjektit jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzime jetike, Komisioni e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e Llahos p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave nga pensioni i saj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 7000 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti se i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga babai i saj, pas pranimit t\u00eb disa pretendime, balanca negative \u00ebsht\u00eb rrudhur duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar penalizuese p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa komisioneri vler\u00ebson se subjekti nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, pasi gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit kontradiktor, t\u00eb pasakt\u00eb djhe t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm duke sjell\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat prej q\u00ebndrimeve t\u00eb tij pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike lidhur me burimin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa rendit n\u00eb ankim konstatimet ku \u00ebsht\u00eb bazuar p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim lidhur me disa nga burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb kontribut nga n\u00ebna n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, komisioneri v\u00ebren se subjekti nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe as n\u00eb at\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb 2014-\u00ebn. Ai evidenton se t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs nga pensioni p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 \u2013 prill 2011, jan\u00eb rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb dhe se s\u00eb bashku me t\u00eb ardhurat e pretenduara nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb person dhe p\u00ebr kursimin e vler\u00ebs 600 mij\u00eb lek\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e ndihm\u00ebs s\u00eb v\u00ebllait n\u00eb shum\u00ebn 7000 euro nga pun\u00ebsimi i tij n\u00eb Itali, Ballhysa konstaton se subjekti nuk e ka specifikuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d vler\u00ebn, nd\u00ebrsa n\u00eb 2014 nuk e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb burim krijimi. Komisioneri sjell n\u00eb v\u00ebmendje se referuar analiz\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, v\u00ebllai i subjektit ka rezultuar me bilanc negativ n\u00eb vler\u00ebn 1668 euro p\u00ebr dh\u00ebnien e ndihm\u00ebs 7000 euro. Ai shton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb anliz\u00eb, shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr familjen e v\u00ebllait t\u00eb Llahos, nuk jan\u00eb llogaritur n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrb\u00ebrjen familjare dhe me t\u00eb dh\u00ebnat e Eurostat-it, \u00e7\u2019ka sipas tij, do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb nj\u00eb pamjaftueshm\u00ebri me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se ajo e konstatuar nga Komisioni.<\/p>\n<p>Subjekti ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb 2014-\u00ebs, subjekti ka deklaruar si burim krijimi p\u00ebr apartamentin ndihmes\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, por pa p\u00ebrcaktuar shumat.<\/p>\n<p>Komisioneri konstaton se Llaho ka qen\u00eb kontradikotr dhe i pasakt\u00eb n\u00eb deklarimet e tij lidhur me vlerat dhe koh\u00ebn e dh\u00ebnies t\u00eb k\u00ebtyre shumave nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes. Kjo, pasi n\u00eb procesverbalin e ILDKPKI-s\u00eb n\u00eb vitin 2016 ka deklaruar se vlera monetare e ndihm\u00ebs ka qen\u00eb 1.5 milion lek\u00eb dhe ka sqaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj ndihme prej 7000 euro jan\u00eb derdhur n\u00eb bank\u00eb nga vjehrri ose vjehrra n\u00eb llogarin\u00eb e djalit t\u00eb tij n\u00eb vitin 2013, kurse gjat\u00eb hetimit administrativ ka pretenduar se shuma 1.5 milion lek\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb viteve 2010-2011, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr n\u00eb 2013-\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, subjekti ka qen\u00eb kontradiktor dhe i pasakt\u00eb dhe lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1.5 milion\u00eb lek\u00eb pasi n\u00eb ILDKPKI ka deklaruar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kan\u00eb aktivitet privat prej vitit 1996, nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit ka pretenduar si burim t\u00eb ardhurat nga shitja e apartamentit t\u00eb tyre n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Komisioneri sjell n\u00eb v\u00ebmendje se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes, pas shitjes s\u00eb apartamentit, kan\u00eb kryer nj\u00eb investim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb hoteli n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>\u201cPrind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit kan\u00eb marr\u00eb disa her\u00eb kredi bankare n\u00eb bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb funksion t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre tregtar. Gjithashtu, dhe t\u00eb ardhurat e realizuara prej tyre nga ushtrimi i aktivitetit tregtar, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e ILDKPKI-s\u00eb deri n\u00eb vitin 2013, kur \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe shuma 7.000 euro, jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb nuk mund\u00ebsojn\u00eb mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr jetes\u00eb, kredi dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb subjektit dhe personit t\u00eb lidhur me t\u00eb, shumat 1.500.000 lek\u00eb dhe 7.000 euro\u201d, vler\u00ebson komisioneri.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Ballhysa vler\u00ebson se prokurori Kledian Llaho nuk rezulton i besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Etika <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar p\u00ebrdorimi i nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim nga ana e subjektit. Banesa \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteraiale t\u00eb shtetasit P.B., si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese me administrator shtetasin F.K. Nga hetimi ka rezultuar se Llaho ka shqyrtuar dy \u00e7\u00ebshtje penale ku shtetasi F.K. ka qen\u00eb kall\u00ebzues, p\u00ebr t\u00eb cilat ka vendosur mosfillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se shtetasi F.K. dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese jan\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb punimeve n\u00eb pallat, ku investitor\u00eb dhe p\u00ebrfitues t\u00eb apartamenteve n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb shtetasit P. B. dhe djali i tij E. B., me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar verbalisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur apartamentin pa pages\u00eb qiraje, por duke paguar detyrimet p\u00ebr energjin\u00eb elektrike dhe konsumin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisionerja Pine n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebsoi se Llaho \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2016. Ajo v\u00ebren se megjith\u00ebse subjekti ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb apartament, bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shtetasit P.B. si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, ai ka ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike me vet\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe me administratorin, shtetasin F.K.. Sipas saj, lloji i vendimarrjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet penale, t\u00eb referuara nga shtetasi F. K., nuk e p\u00ebrjashton subjektin e rivler\u00ebsimit nga detyrimi ligjor q\u00eb ka pasur p\u00ebr heqjen dor\u00eb prej tyre.<\/p>\n<p>Shumica konstatoi se nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr konflikt interesi apo t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me shtetasin P.B., personin q\u00eb ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dy raste kur adminsitratori i shoq\u00ebris\u00eb, shtetasi F.K., ka qen\u00eb i akuzuar, ai ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e subjektit nga trajtimi \u00e7\u00ebshtjeve \u2013 k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb pranuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr dy kall\u00ebzimet e kryera prej tij \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi hetimit.<\/p>\n<p>Shumica ka e KPK ka konkluduar se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese dhe administratori i saj nuk kan\u00eb qen\u00eb posedues t\u00eb asnj\u00eb prej apartamenteve n\u00eb vitin 2016, gjetje q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se p\u00ebrjashton t\u00ebr\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb posedues t\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik, vler\u00ebson se prap\u00ebsimet e subjektit, si dhe q\u00ebndrimi i Komisionit nuk mb\u00ebshteten nga aktet n\u00eb dosje, n\u00eb jurisprudenc\u00ebn dhe q\u00ebndrimet e Kolegjit n\u00eb trajtimin e rasteve t\u00eb ngjashme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me konfliktin e interesit.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik \u00e7mon se Llaho ka d\u00ebshtuar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb shpjegime bind\u00ebse p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs mbi gjetjet n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Nj\u00eb denoncues ka pretenduar se Llaho ka zvarritur dhe pushuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje lidhur me nj\u00eb kall\u00ebzim t\u00eb kryer prej tij p\u00ebr \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d, \u201ctjet\u00ebrsim pronash\u201d dhe \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se mosrespektimi i afatit tremujor sipas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i vetmi rast i k\u00ebsaj natyre evidentuar p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit. Por, Komisioneri Publik vler\u00ebson ndryshe, duke konstatuar se n\u00eb rastet kur gabimet e subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit evidentohen q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe n\u00eb praktika t\u00eb ndryshme, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim nga rastet e konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb dhe duhet t\u00eb vler\u00ebsohen negativisht. Sipas Ballhys\u00ebs, k\u00ebto gjetje duhet t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb funksion t\u00eb parashikimeve ligjore q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, komisioneri vler\u00ebson se subjekti ka treguar mang\u00ebsi n\u00eb efikasitetin hetimor, lidhur me nd\u00ebrmarrjen e hetimit sipas k\u00ebrkesave ligjore, p\u00ebr t\u00eb mbledhur provat e k\u00ebrkuara me ligj, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Komsioneri vler\u00ebson ngre shkaqe edhe n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs, duke \u00e7muar se nga analiza e shkeljeve t\u00eb konstatuara n\u00eb dosjet penale t\u00eb trajtuara n\u00eb kriterin profesional dhe informacioneve t\u00eb p\u00ebrcjella nga agjencit\u00eb ligjzbatueshe, p\u00ebrftohen indicie dhe perceptime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se integriteti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, do t\u00eb duhej t\u00eb konsiderohej me mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kontrollit t\u00eb tre kritereve, Komsioneri Publik arrin n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si pakica e Komisionit, se prokurori Kledian Llaho gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut dhe k\u00ebrkon shkarkimin e tij nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 17 shkurt 2023 konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs, Kledian Llaho duke k\u00ebrkuar shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm dhe se ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia. Komisioneri ngre shkaqe n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70226,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[101,119,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Kledian-Llaho-ne-KPK-pas-konfirmimit-ne-detyre.jpg","fifu_image_alt":"Kledian Llaho n\u00eb KPK pas konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70225"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70225"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70225\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70227,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70225\/revisions\/70227"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70226"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}