{"id":70234,"date":"2023-02-16T17:03:58","date_gmt":"2023-02-16T16:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-detyre-prokuroren-enkeleda-osmani\/2023\/02\/16\/"},"modified":"2023-04-06T14:10:19","modified_gmt":"2023-04-06T12:10:19","slug":"kpa-le-ne-detyre-prokuroren-enkeleda-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-le-ne-detyre-prokuroren-enkeleda-osmani\/2023\/02\/16\/","title":{"rendered":"KPA l\u00eb n\u00eb detyr\u00eb prokuroren Enkeleda Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 16 shkurt 2023 vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara dhe jasht\u00eb objektit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili k\u00ebrkoi shkarkimin e saj. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyll\u00ebn dhe an\u00ebtar\u00eb Natasha Mulajn, Mimoza Tasi dhe Sokol \u00c7omon.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, por vendimi p\u00ebr konfirmimin e saj u ankimua n\u00eb Kolegj nga Komisioneri Publik, pasi sipas tij nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat vjetore ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb konkluzioneve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 3 shkurt, komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti se subjekti kishte arritur t\u00eb provonte disa prej pretendimeve t\u00eb saj lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga pun\u00ebsimet n\u00eb disa kompani, q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Megjithat\u00eb, ai vler\u00ebsoi se ajo gjendej n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre burimeve. Ai u q\u00ebndroi parashtrimeve se subjekti rezultonte n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb dhe shpenzimet n\u00eb vitin 2015, pasi nuk kishte deklaruar pak\u00ebsimet e gjendjes cash.<\/p>\n<p>Prokurorja Osmani, n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj ligjor, avokatit Julian M\u00ebrtiri, i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e komisionerit lidhur me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, duke k\u00ebrkuar t\u00eb konsideroheshin t\u00eb gjitha vlerat e p\u00ebrfituara faktikisht, me argumentimin se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr shmangien e detyrimeve p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pag\u00ebs nga ana e ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve. M\u00ebrtiri e cil\u00ebsoi t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb konstatimin se nuk kishte deklaruar burimin e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb, nd\u00ebrsa mospasqyrimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash e konsideroi si nj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb pashoq\u00ebruar me pamund\u00ebsi financiare dhe duke ju referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb, k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto likujditete t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb. Osmani k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb njoftimit t\u00eb vendimit t\u00eb p\u00ebrmbledhur, kryesuesja Rezarta Schuetz sqaroi se Kolegji i ka gjetur t\u00eb pabazuara pretendimet e komisionerit p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb dhe mbulimin e shpenzimeve. Sipas KPA, nuk q\u00ebndron pretendimi i komisionerit se n\u00eb gjendjen q\u00eb jan\u00eb aktet \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb ardhurat reale t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit pun\u00ebsimi n\u00eb disa shoq\u00ebri. Kolegji vler\u00ebson se gjat\u00eb gjykimit \u00ebsh\u00eb provuar egzistenca e marrdh\u00ebnies s\u00eb vazhdueshme t\u00eb pun\u00ebs si dhe mungesa e dijenis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit lidhur me faktin se kontributet nga pun\u00ebdh\u00ebsi ishin derdhur p\u00ebr pag\u00ebn bruto minimale dhe jo p\u00ebr mas\u00ebn e rrog\u00ebs s\u00eb pasqryuar n\u00eb deklaratat periodike. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb vit, rezultonte se pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte shlyer detyrimet.<\/p>\n<p>Sipas KPK, analiza financiare \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb dokumentacionin zyrtar t\u00eb administruar n\u00eb funksion t\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb pag\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, deklarimet vjetore dhe ato t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Schuetz shpjegoi se megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb konsideruar minimumi i mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Osmani, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb dy vite n\u00eb shum\u00ebn rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar penalizuese. Sipas KPA, n\u00ebse do t\u00eb ishin p\u00ebrllogaritur pagat reale at\u00ebher\u00eb pamund\u00ebsia financiare do t\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e komisionerit p\u00ebr pamund\u00ebsi t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Golem dhe t\u00eb nj\u00eb automjeti p\u00ebr shkak se nuk ka deklaruar gjendjen cash, Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje se pavar\u00ebisht k\u00ebsaj mang\u00ebsie n\u00eb deklarim, subjekti ka sh\u00ebnuar se si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet. Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj duke u konsideruar kursimet e deklaruara nga subjekti, ka rezultuar se ajo dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebto pasuri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb pretendimi se subjekti nuk mbulon me burime t\u00eb ligjshme shpenzimet e vitit 2015, prej nga ka rezultuar me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 241 mij\u00eb lek\u00eb. Por, edhe kjo balanc\u00eb negative nuk \u00ebsht\u00eb gjetur penalizuese.<\/p>\n<p>Schuetz sqaroi se shkaqet e tjera t\u00eb ngritura n\u00eb ankim u gjet\u00ebn jasht\u00eb kufijve t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, KPA vler\u00ebson se prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb vendimin e KPK p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA shpalli t\u00eb enjten m\u00eb 16 shkurt 2023 vendimin p\u00ebr l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara dhe jasht\u00eb objektit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes thuajse t\u00eb gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70235,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[112,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Enkeleda-Osmani-Xhengo.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj ligjor, Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70234"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70234"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70234\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70236,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70234\/revisions\/70236"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}