{"id":70237,"date":"2023-02-16T15:46:39","date_gmt":"2023-02-16T14:46:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-asllan-barjamaj-perballet-me-vetingun\/2023\/02\/16\/"},"modified":"2023-04-06T14:10:30","modified_gmt":"2023-04-06T12:10:30","slug":"prokurori-asllan-barjamaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-asllan-barjamaj-perballet-me-vetingun\/2023\/02\/16\/","title":{"rendered":"Prokurori Asllan Barjamaj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Asllan Barjamaj u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 16 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb huaje dhe nj\u00eb kredi q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, blerjen e paformalizuar me dokumentacion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dy automjeteve, si dhe p\u00ebr gjetjet n\u00eb kat\u00ebr \u00e7\u00ebshtje profesionale. Dyshimet e ngritura nga autoritetet ndihm\u00ebse n\u00eb kriterin e figur\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme n\u00eb veprime korruptive, nuk jan\u00eb gjetur t\u00eb bazuara prej Komisionit tw Pavarur tw Kualifikimit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Barjamaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Prokuri Asllan Barjamaj p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2007 dhe po at\u00eb vit filloi stazhin n\u00eb Prokurin\u00eb e Vlor\u00ebs. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb stazhit n\u00eb 2008-\u00ebn u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e Gjirokastr\u00ebs, ku punoi deri n\u00eb 2011-\u00ebn kur u transferua n\u00eb P\u00ebrmet ku e ushtron edhe aktualisht funksionin. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb Barjamaj ka qen\u00eb i em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrmetit, \u00ebsht\u00eb komanduar p\u00ebr disa vite dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 89 m2 n\u00eb Fier n\u00eb vitin 2016 kundrejt \u00e7mimit 45 mij\u00eb euro, Barjamaj ka deklaruar kursime n\u00eb shum\u00ebn 5000 euro; hua n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb kredi rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, nga analiza e pagesave t\u00eb kryera prej kursimeve ka rezultuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn 36 mij\u00eb lek\u00eb. Prej hetimit ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro t\u00eb dh\u00ebn\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2016, pasi ka rezultuar se shoq\u00ebria ku \u00ebsht\u00eb aksioner ka shp\u00ebrndar\u00eb dividend n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Relatori v\u00ebrejti se nga hetimi i kryer p\u00ebr ndonj\u00eb konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit mes subjektit dhe huadh\u00ebn\u00ebsit, nuk ka rezultuar q\u00eb Barjamaj t\u00eb ket\u00eb hetuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj tij. Po ashtu, nuk \u00ebsht\u00eb gjetur trajtim preferencial, pasi sht\u00ebpia ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ai i tregut n\u00eb at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Relatori Ilia e pyeti subjektin n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs lidhur me marr\u00ebdh\u00ebnien me huadh\u00ebn\u00ebsin dhe n\u00ebse e kishte shlyer huan\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se nuk e kishte shlyer ende huan\u00eb. Nga sa ai sqaroi n\u00eb seanc\u00eb, u kuptua se huadh\u00ebn\u00ebsi ishte pala shit\u00ebse. Ai pohoi se kur kishin qen\u00eb tek noteri dhe ishte evidentuar prej tij v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb gjetur borxh tek familjar\u00ebt e shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro, pala shit\u00ebse ishte ofruar dhe kishte th\u00ebn\u00eb se do ta jepte ai hua k\u00ebt\u00eb vler\u00eb. \u201cI thash\u00eb q\u00eb mund t\u00eb t\u00eb vonoj, por m\u00eb tha q\u00eb s\u2019ka problem,\u201d pohoi Barjamaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konstatuar dy urdh\u00ebr-transferta p\u00ebr kalimin e shum\u00ebs s\u00eb marr\u00eb kredi n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar. Sipas Ilias, ka mosp\u00ebrputhje lidhur me vler\u00ebn e transferuar dhe at\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u2019u paguar me kredi.<\/p>\n<p>Prokurori Asllan Barjamaj fal\u00ebnderoi Komisionin p\u00ebr hetimin administrativ t\u00eb kryer ndaj tij duke pranuar se gjetjet q\u00ebndronin.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb konstatimin lidhur me urdh\u00ebr-transfertat e kredis\u00eb. Sipas tij, urdh\u00ebr-transferta e par\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ekzekutuar, pasi ka qen\u00eb gabim. Ai pretendoi se t\u00eb dy urdh\u00ebr-transfertat jan\u00eb hartuar nga banka, duke argumentuar se n\u00eb asnj\u00eb rast nuk rezulton q\u00eb shkrimi t\u00eb jet\u00eb i tij. \u201cT\u00eb gjitha dokumentet i kam kryer tek nj\u00eb noter dhe nj\u00eb bank\u00eb, pasi kam dashur t\u00eb jem transparent. \u00cbsht\u00eb gabim i bank\u00ebs,\u201d deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Barjamaj.<\/p>\n<p>Nga hetimi i Komisionit ka rezultuar se subjekti ka bler\u00eb dhe shitur dy automjete pa dokumentacion t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb automjet tip \u201cFiat\u201d \u00ebsht\u00eb marr\u00eb akt p\u00ebrdorimi kundrejt shum\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shitur nga subjekti. N\u00eb vijim ai ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti tip Benz, por nga hetimi ka rezultuar vet\u00ebm kalimi i shum\u00ebs 2500 euro euro tek pala shit\u00ebse, nd\u00ebrsa nuk ka rezultuar dokumentacion q\u00eb v\u00ebrtetonte blerjen e makin\u00ebs. Barjamaj ka deklaruar se e ka shitur edhe Benz-in p\u00ebr skrap. P\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb dokumentuar marrdh\u00ebniet e blerjeve dhe t\u00eb shitjeve t\u00eb k\u00ebtyre mjeteve, KPK nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb ardhurat e siguruara prej shitjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti nuk provoi blerjen e mjeteve me dokumentacion, as dhurimin, p\u00ebrdorimin apo shitjen\u201d, konstatoi Ilia.<\/p>\n<p>Prokurori Barjamaj pranoi se gjetjet p\u00ebr automjetet ishin t\u00eb v\u00ebrteta. Ai u shpreh se kishte shpjeguar se automjeti tip \u201cFiat\u201d p\u00ebr t\u00eb cilin kishte b\u00ebr\u00eb akt p\u00ebrdorimi, kishte pasur dokumentacion t\u00eb rregullt dhe se rezultonte t\u00eb ishte futur n\u00eb Shqip\u00ebri prej Italis\u00eb. Sipas tij, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtetuar se kjo makin\u00eb nuk ka dal\u00eb m\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se kur ishte em\u00ebruar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, rruga ishte e gjat\u00eb dhe jo n\u00eb gjendje t\u00eb mirw, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshkruar me familjen me automjetin tip \u201cFiat\u201d. Ai deklaroi se kishte menduar q\u00eb t\u00eb blinte nj\u00eb automjet m\u00eb t\u00eb madh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pagesa p\u00ebr zhdoganimin e \u201cFiat\u201d-it kushtonte dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e kishte shitur.<\/p>\n<p>Sipas Barjamajt, Benz-in ai e kishte bler\u00eb nga nj\u00eb shok i tij dhe i kishte kaluar vler\u00ebn 2500 euro n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs. Por, pala shit\u00ebse nuk i kishte kaluar dokumentacionin e mjetit q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin aktin e shitblerjes dhe ta regjistronte n\u00eb emrin e tij. Subjekti tha se pala shit\u00ebse kishte pasur nj\u00eb fatkeq\u00ebsi dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk i kishte k\u00ebrkuar m\u00eb t\u2019i jepte dokumentet. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb e kishte shitur m\u00eb von\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr skrap. \u201cI mora p\u00ebrsip\u00ebr pasojat vet\u00eb\u201d, pohoi Barjamaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas relatorit Ilia, nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se dhe bashk\u00ebshortja e subjektit ka p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet, por pa pasur dokumentacion. Barjamaj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim duke k\u00ebmb\u00ebngulur se mjeti n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte i bashk\u00ebshortes. Ai u mbrojt me faktin se vet\u00eb Drejtoria e Sh\u00ebrbimit t\u00eb Transportit Rrugor kishte sjell\u00eb dy p\u00ebrgjigje t\u00eb kund\u00ebrta, ku n\u00eb nj\u00eb prej tyre evidentonte se mjeti nuk kishte asnj\u00eb lidhje me bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Prokurori Barjamaj dha shpjegime n\u00eb vijim p\u00ebr apartamentet e marra me qira. Sipas Ilias, nuk jan\u00eb provuar me dokumentacion marrwdh\u00ebniet e qirave dhe as shpenzimet. Subjekti ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb formalizuara. Edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, subjekti pranoi se marrwdh\u00ebniet e qirave p\u00ebr apartamentet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paformalizuara dhe se pagesat mujore i ka kryer cash.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2010 dh\u00ebnien hua t\u00eb shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb kunatit t\u00eb tij n\u00eb 2009-\u00ebn. Ilia v\u00ebrejti se subjekti dhe bashk\u00ebshortja kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb mjafuteshme p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj huaje n\u00eb vitin 2010 kur \u00ebsht\u00eb deklaruar, por konstatoi deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb huadh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Barjamaj shpjegoi se kunati jetonte n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb thell\u00eb dhe ishte p\u00ebrpjekur ta ndihmonte sa mundej p\u00ebr shtwpin\u00eb e tij. Ai pranoi se gabimi i tij ishte se p\u00ebrse nuk e kishte deklaruar huadh\u00ebnien n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>P\u00ebr llogarit\u00eb bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, si dhe p\u00ebr nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb nga kjo e fundit n\u00eb vitin 2015 n\u00eb shum\u00ebn 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe t\u00eb shitur nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb p\u00ebr 130 mij\u00eb lek\u00eb, nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>Sipas Ilias, nga analiza finanicare e p\u00ebrgjithshme ka rezultuar bilanc pozitiv p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe mbulimin e shpenzimeve.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ka dor\u00ebzuar fillimisht raport pozitiv p\u00ebr prokurorin Barjamaj. Pas p\u00ebrdit\u00ebsimit ka d\u00ebrguar dy raporte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, ku n\u00eb t\u00eb parin konfirmonte p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e subjektit, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dytin ngrinte dyshime p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb mundshme n\u00eb veprime korruptive n\u00ebp\u00ebrmjet shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. DSIK i ka k\u00ebrkuar Komisionit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb bazuar n\u00eb k\u00ebto informacione dhe \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dyshimet.<\/p>\n<p>Relatori Ilia deklaroi se pas verifikimeve t\u00eb kryera bazuar n\u00eb informacionet e p\u00ebrcjella prej DSIK-s\u00eb nuk jan\u00eb gjetur indicie q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonin figur\u00ebn e prokurorit Barjamaj. Ky i fundit deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se ishte i hapur p\u00ebr \u00e7do verifikim apo hetim.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, Barjamajt i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime vet\u00ebm p\u00ebr tre prej 15 denoncimeve t\u00eb kryera prej publikut, ku jan\u00eb evidentuar indicie lidhur me procedurat e ndjekura prej tij n\u00eb hetimin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Denoncuesja J.J. ka pretenduar se i jan\u00eb pushuar procedimet megjith\u00ebse gjykata ka urdh\u00ebruar kryerjen e hetimeve t\u00eb tjera. Prokurori Barjamaj deklaroi se ajo \u00e7\u00ebshtje nuk ishte hetuar prej tij pasi n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte qen\u00eb i komanduar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit. Subjekti shtoi se p\u00ebr shkak se ishte larguar jasht\u00eb prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, e kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjykat\u00eb. Ai theksoi se nuk i kishte ankimuar vendimet e gjykat\u00ebs p\u00ebr urdh\u00ebrimet e kryerjes s\u00eb hetimeve t\u00eb reja. Barjamaj deklaroi se pasi kishte kryer hetimet e k\u00ebrkuara nga gjykata kishte vendosur s\u00ebrish pushimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ai shtoi se pasi gjykata e kishte kthyer s\u00ebrish p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb veprimi tjet\u00ebr q\u00eb k\u00ebrkonte ekspertim, p\u00ebr shkak se ekspert\u00ebt lokal\u00eb e kishin humbur besimin, kishte k\u00ebrkuar ekspert\u00eb jasht\u00eb rrethit.<\/p>\n<p>Denoncuesi tjet\u00ebr ka pretenduar se ka pasur kedashje n\u00eb hetimin ndaj tij pasi \u00ebsht\u00eb akuzuar pa prova dhe q\u00ebndron n\u00eb burg prej 16 muajsh. Ai ka pretenduar se subjekti e ka thirrur dhe pyetur pa pranin\u00eb e avokatit.<\/p>\n<p>Prokurori Barjamaj deklaroi se kishte shkuar p\u00ebr t\u00eb komunikuar akuz\u00ebn e t\u00eb pandehurit, por avokati nuk kishte marr\u00eb pjes\u00eb. \u201cKan\u00eb b\u00ebr\u00eb loj\u00eb procedurale me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb djegur afatet. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb arrestuarit i kam thirrur s\u00eb bashku me avokat\u00ebt, por nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb japin shpjegime\u201d, pohoi Barjamaj dhe shtoi se asnj\u00eb gjykat\u00eb nuk e kishte gjetur n\u00eb shkelje t\u00eb afateve deri tani.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe indicie t\u00eb mb\u00ebrritura lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti n\u00eb Prokurorin\u00eb e Fierit, ku p\u00ebr nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb konstatuar se \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar caktimi i nj\u00eb mase sigurie personale m\u00eb t\u00eb leht\u00eb nga ajo q\u00eb ishte vendosur m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Barjamaj mohoi t\u00eb kishte qen\u00eb ai q\u00eb kishte k\u00ebrkuar leht\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb t\u00eb pandehurit. Ai deklaroi se caktimin e nj\u00eb mase t\u00eb leht\u00eb sigurie e kishte k\u00ebrkuar avokati i t\u00eb pandehurit, me pretendime p\u00ebr gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, ve\u00e7 dokumentacionit t\u00eb burgut prej nga rezultonte se i pandehuri kishte marr\u00eb disa her\u00eb mjekim p\u00ebr situat\u00ebn e tij, ishte caktuar edhe nj\u00eb mjek ligjor p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Barjamaj pohoi se kishte rezultuar se i pandehuri vuante nga diabeti dhe trajtohej me insulin\u00eb. Ai tha se kishte nj\u00eb familjar q\u00eb trajtohej me insulin\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishte dijeni rreth situatave t\u00eb nj\u00eb pacienti t\u00eb till\u00eb.\u00a0 Subjekti pohoi se me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pandehurit t\u00eb mos i rrezikohej sh\u00ebndeti, kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokatit p\u00ebr caktimin e nj\u00eb mase sigurie m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d, n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. \u201cE mora p\u00ebrsip\u00ebr vet\u00eb k\u00ebt\u00eb pasoj\u00eb profesionale\u201d, pohoi subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurori Barjamaj k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 20 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Asllan Barjamaj u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 16 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb huaje dhe nj\u00eb kredi q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, blerjen e paformalizuar me dokumentacion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb dy automjeteve, si dhe p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70238,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[118,119,142],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Asllan-Barjamaj.jpg","fifu_image_alt":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrmetit, Asllan Barjamaj pas seanc\u00ebs me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.  ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70237"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70237"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70239,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70237\/revisions\/70239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}