{"id":70240,"date":"2023-02-16T11:49:23","date_gmt":"2023-02-16T10:49:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-pubik-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-robert-kotes\/2023\/02\/16\/"},"modified":"2023-04-06T14:10:40","modified_gmt":"2023-04-06T12:10:40","slug":"komisioneri-pubik-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-robert-kotes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-pubik-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-robert-kotes\/2023\/02\/16\/","title":{"rendered":"Komisioneri Pubik ankimon si t\u00eb pabazuar konfirmimin e Robert Kotes"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi m\u00eb 14 shkurt 2022 ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Ballhysa ngre shkaqe ankimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, duke i kund\u00ebrshtuar konkluzionet e KPK-s\u00eb si t\u00eb pabazuara n\u00eb aktet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Prokurori i Tiran\u00ebs, Robert Kote u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 19 dhjetor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtarja Genta Tafa(Bungo) konkluduan se ai kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs, si dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Kryesuesi Lulzim Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb doli kund\u00ebr, duke \u00e7muar se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, subjekti kishte c\u00ebnuar besimin e publikut tek drejt\u00ebsia dhe duhej t\u00eb ishte shkarkuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje paraqiti opinion edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Gerrit Sprenger, i cili konstatoi nevoj\u00ebn e hetimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin e duhur.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet e ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, Komisioneri Publik vler\u00ebson se Kote nuk ka arritur t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e financiare p\u00ebr vlerjen e nj\u00eb automjeti tip Audi n\u00eb vitin 2015, kundrejt vler\u00ebs 1 milion lek\u00eb. Po ashtu, Ballhysa vler\u00ebson se subjekti ka kryer veprime fiktive lidhur me p\u00ebrcaktimin e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb nj\u00eb mjeti tip Rover, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr blerjen e Audi-t. Kote ka deklaruar si burime p\u00ebr blerjen e mjetit n\u00eb vitin 2015 edhe kursimet.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se automjeti tip Rover \u00ebsht\u00eb shitur disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb bler\u00eb, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr tre vjet dhe nuk e ka konsideruar n\u00eb analiz\u00eb shum\u00ebn 4000 euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga ky transaksion. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga hetimi paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 783 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pas prap\u00ebsimeve t\u00eb subjektit, balanca negative \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 521 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7muar nga shumica e KPK e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb penalizuar subjektin.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, referuar akteve t\u00eb administruara n\u00eb dosje v\u00ebren se, edhe pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, Kote nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn lidhur me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb financiare duke rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn \u2013 783 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebson ndryshe nga KPK edhe lidhur me shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Vien\u00eb t\u00eb Austris\u00eb. Ai nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb ato periodike shpenzimet e kryera p\u00ebr shkollimin dhe jetes\u00ebn e vajz\u00ebs n\u00eb Vien\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht n\u00eb KPK ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve. Por pas dor\u00ebzimit t\u00eb sqarimeve e provave nga Kote lidhur me periudh\u00ebn e q\u00ebndrimit, q\u00eb sipas tij ka qen\u00eb gati sa gjysma e asaj t\u00eb p\u00ebrllogaritur nga Komisioni, si dhe k\u00ebrkes\u00ebs se shpenzimet duhen konsideruar p\u00ebr student dhe jo sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb EUROSTAT p\u00ebr shtetasit evropian\u00eb, shumica \u00ebsht\u00eb bindur duke shuar balanc\u00ebn negative t\u00eb vitit 2016, kurse p\u00ebr 2015-\u00ebn ka mbetur nj\u00eb diferenc\u00eb e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik \u00e7mon se si pasoj\u00eb e mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve, deklarimeve kontradiktore t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe mungesa e nj\u00eb dokumentacioni t\u00eb plot\u00eb justifikues ligjor lidhur me k\u00ebto shpenzime, krijojn\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb verifikuar se cilat nd\u00ebr deklarimet e Kotes pasqyrojn\u00eb situat\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb faktike. Sipas Balhys\u00ebs, rezulton pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr mbulimin e k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fijim, Komisioneri v\u00ebren se n\u00eb vitin 2016, p\u00ebrve\u00e7 shpenzimeve t\u00eb shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs dhe shpenzimeve t\u00eb tjera, subjekti ka vler\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atovetur\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 320 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb e ka shitur po at\u00eb vit p\u00ebr 980 mij\u00eb lek\u00eb . Subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb makin\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se ky veprim \u00ebsht\u00eb kryer brenda vitit t\u00eb deklarimit, pasi subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e tij, prandaj e ka kthyer k\u00ebt\u00eb automjet te shit\u00ebsi i tij, duke mos konstatuar problematika lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se subjekti ka deklaruar \u00e7mim tjet\u00ebr nga sa sh\u00ebnohet n\u00eb aktin e shitblerjes, Komisioneri vler\u00ebosn se Kote ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore, duke mbetur e paqart\u00eb se sa ka qen\u00eb shuma e paguar n\u00eb momentin e blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie dhe se sa ka qen\u00eb detyrimi i pap\u00ebrmbushur. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Ballhysa konstaton pamund\u00ebsi objektive p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, t\u00eb ardhurat e subjektit rezultojn\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij mjeti n\u00eb 2016-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga hetimi ka rezultuar se Kote nuk ka deklaruar nj\u00eb kontrat\u00eb paraprake p\u00ebr blerjen e nj\u00eb ambienti sh\u00ebrbimi t\u00eb n\u00ebnshkruar me nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2017, por ka deklaruar marrjen e nj\u00eb kredie n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga hetimet paraprake t\u00eb KPK ka rezultuar se dukej se n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, pala shit\u00ebse kishte qen\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr \u201cshp\u00ebrdorim detyre\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtor dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb ka v\u00ebrejtur se ku shtetas rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur edhe disa probleme t\u00eb tjera me drejt\u00ebsin\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se Kote ka p\u00ebrdorur si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro nj\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb shtetasi t\u00eb tjet\u00ebr, i cili gjithashtu ka qen\u00eb subjekt i hetuar, p\u00ebr t\u00eb cilin ka deklaruar se e ka mik t\u00eb vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se nuk kishte pasur njohje me administratorin e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe se takimi i vet\u00ebm kishte qen\u00eb n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs. Sipas subjektit, ai kishte pasur njohje me t\u00eb atin e administratorit dhe jo me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj nj\u00ebsie sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb revokuar pas rreth tre muajve. Kote ka shpjeguar se nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7mimit q\u00eb nuk mbulohej nga kredia. Sipas tij, i ka k\u00ebrkuar hua kunatit, por as ky i fundit nuk ka mundur ta siguroj\u00eb shum\u00ebn q\u00eb i nevojitej, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka dashur t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb hua diku tjet\u00ebr. Kote ka k\u00ebmb\u00ebngulur se arsyeja e revokimit ka qen\u00eb pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb paguar vler\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica ka vler\u00ebsuar paraprakisht se subjekti ka kryer nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh q\u00eb kan\u00eb pasur q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn 30 mij\u00eb euro, me t\u00eb cilat ai nuk ka krijuar pasuri n\u00eb vijim\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke vler\u00ebsuar se kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb brenda periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK ka \u00e7muar se ajo duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit nga organet kompetente p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, ashtu si dhe ka ndodhur prej kontrollit t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, q\u00eb ka vendosur mas\u00eb administrative ndaj subjektit lidhur me rrethanat e konstatuara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komisioneri Publik vler\u00ebson se rrethanat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb konkluzionin e veprimeve fiktive n\u00eb dukje t\u00eb kryera nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. \u201c[\u2026]Nj\u00eb sjellje me karakter p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs e tij apo n\u00eb alternativ\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb paguar shum\u00ebn 15,000 euro, n\u00eb muajin shkurt 2017\u201d, shprehet Komisioneri dhe shton se marr\u00ebdh\u00ebniet e Kotes n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontratave me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar apo me shtetasin tjet\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb i hetuar, p\u00ebr t\u00eb cilin deklaron se ka miq\u00ebsi 25-vje\u00e7are, duhen par\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, n\u00ebse afektojn\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar nga subjekti n\u00eb vitin 2016, ndaj shtetasve K.T. dhe A.S. p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtje pa leje t\u00eb municionit luftarak\u201d, me q\u00ebllim transportin ose shitjen e tyre. Nga hetimi paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar se duket se prokurori Kote nuk ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kualifikim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs penale, e cila ka sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb pushimin e procedimit penal dhe shuarjen e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb, kthimin e automjetit dhe kalimin n\u00eb favor t\u00eb shtetit t\u00eb municioneve luftarake t\u00eb sekuestruara, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb ligjit p\u00ebr amnistin\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica ka vler\u00ebsuar se k\u00ebto konstatime nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, por ato mund t\u00eb mbahen n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb tij. Por, n\u00eb konkluzionin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm shumica konstaton se nuk u provuan indice p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe \u00e7mon se Kote arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>Hamitaj n\u00eb pakic\u00eb \u00e7moi se megjith\u00ebse k\u00ebto gjetje nuk mund t\u00eb sjellin penalizim, kontribuojn\u00eb n\u00eb cenimin e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe se duhet t\u00eb mbahet n\u00eb v\u00ebmendje n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nd\u00ebrsa sipas ONM-s\u00eb, do t\u00eb kishte qen\u00eb e nevojshme t\u00eb administrohej i gjith\u00eb fashikulli i \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shteroheshin t\u00eb gjitha dyshimet e mundshme.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ndan q\u00ebndrim t\u00eb ngjash\u00ebm me Hamitajn, duke \u00e7muar se elementet e k\u00ebtij procedimi, n\u00eb raport dhe me gjetjet e tjera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Komsioneri ndryshe nga Komisioni, ka gjetur probleme nj\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuar nga subjekti n\u00eb vitin 2017. Sipas Ballhys\u00ebs, ndryshimi i cil\u00ebsimit t\u00eb vepr\u00ebs penale gjat\u00eb gjykimit n\u00eb seanc\u00ebn paraprake nga ana e Kotes, nuk duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi akte t\u00eb reja, t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb administruara n\u00eb fashikullin e procedimit penal. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, komisioneri i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb elementet e k\u00ebtij procedimi s\u00eb bashku me gjetjet e tjera, duhen vler\u00ebsuar dhe trajtuar si situata q\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioneri Publik Florian Ballhysa k\u00ebrkon ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit dhe shkarkimin e prokurorit Robert Kote.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa njoftoi m\u00eb 14 shkurt 2022 ankimin ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb Tiran\u00ebs, Robert Kote, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit k\u00ebrkon shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi. Ballhysa ngre shkaqe ankimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, duke i kund\u00ebrshtuar [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70241,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,2,115],"tags":[101,119,122,123],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Prokurori-Robert-Kote-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Robert Kote n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70240"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70240"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70240\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70242,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70240\/revisions\/70242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70240"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70240"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70240"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}