{"id":70252,"date":"2023-02-14T13:55:39","date_gmt":"2023-02-14T12:55:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-selvie-gjocaj-perballet-me-vetingun\/2023\/02\/14\/"},"modified":"2023-04-06T14:11:08","modified_gmt":"2023-04-06T12:11:08","slug":"gjyqtarja-selvie-gjocaj-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-selvie-gjocaj-perballet-me-vetingun\/2023\/02\/14\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Selvie Gjo\u00e7aj p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Selvie Gjo\u00e7aj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 14 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash t\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe gjetjet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje profesionale. Gjo\u00e7aj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Gjo\u00e7aj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtare Alma Faskaj. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare ishte e pranishme Marie Tuma.<\/p>\n<p>Selvie Gjo\u00e7aj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua n\u00eb vitin 2007 si gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Kuk\u00ebs. Prej vitit 2013, Gjo\u00e7aj e ushtron funksionin n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb burimet e krijimi t\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 104.2 m2 n\u00eb Tiran\u00eb me \u00e7mim 56 mij\u00eb euro dhe t\u00eb nj\u00eb garazhi 23 m2 me \u00e7mim 4000 euro, t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, Gjo\u00e7aj ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 4.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro. Sipas relatores \u00c7iftja, subjekti ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr kredin\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se huadh\u00ebn\u00ebsi R.G. ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e vler\u00ebs 30 mij\u00eb euro, pasi nga verifikimet \u00ebsht\u00eb konstatuar se shoq\u00ebrit\u00eb ku ai ai \u00ebsht\u00eb ortak kan\u00eb ndar\u00eb dividend n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Gjo\u00e7aj ka rezultuar me burime t\u00eb ligjshme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2013 dhe gjendjen e llogaris\u00eb bankare t\u00eb pag\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn 348 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK, pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb gjetur p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjendjes cash n\u00eb vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb pasqyruar nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs. Si burime financiare t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, Gjo\u00e7aj ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna n\u00eb nj\u00eb studio ligjore p\u00ebrpara se t\u00eb studionte n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, si dhe nga bursa e p\u00ebrfituar pran\u00eb k\u00ebsaj shkolle. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 171 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb kursyer vler\u00ebn 800 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjo\u00e7aj shprehu vler\u00ebsim p\u00ebr procesin e vetingut duke e cil\u00ebsuar si objektiv. Ajo v\u00ebrejti se ishte munduar t\u00eb kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunuese gjat\u00eb gjith\u00eb procesit administrativ. Lidhur me diferenc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar p\u00ebr gjendjen cash t\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, Gjo\u00e7aj shpjegoi se p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs kishte punuar n\u00eb nj\u00eb studio ligjore, ku kishte pasur pag\u00eb fikse n\u00eb mas\u00ebn 25 mij\u00eb lek\u00eb. Por sipas subjektit, ajo kishte realizuar edhe p\u00ebrkthime n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ka qen\u00eb detyrim i pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimet dhe sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjo\u00e7aj i k\u00ebrkoi Komisionit q\u00eb t\u00eb konsideroj\u00eb rrethanat e pun\u00ebsimit dhe t\u00eb periudh\u00ebs kohore, duke u vler\u00ebsuar bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit. Po ashtu, ajo theksoi se kjo shum\u00eb ishte krijuar p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe se nuk kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e asnj\u00eb pasurie, por ishte shpenzuar. Subjekti pretendoi se edhe n\u00ebse pamund\u00ebsia p\u00ebr gjendjen cash do t\u00eb konsiderohej n\u00eb analiz\u00ebn financiare, ajo s\u00ebrish rezulton me bilanc pozitiv n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Relatorja \u00c7iftja u shpreh se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr nj\u00eb adres\u00eb n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit. Gjo\u00e7aj solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjetje. Ajo sqaroi se me familjen e saj kishte jetuar de facto deri n\u00eb vitin 1993, kur ishte larguar p\u00ebr t\u00eb ndjekur studimet n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme p\u00ebr gjuh\u00eb t\u00eb huaja n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Sipas subjektit, n\u00eb vitin 1996 familja ishte shp\u00ebrngulur nga Tropoja ku jetonin m\u00eb par\u00eb dhe ishte vendosur n\u00eb Durr\u00ebs, ku dhe ishin regjistruar n\u00eb gjendjen civile t\u00eb rajonit num\u00ebr 5 t\u00eb atij qyteti. Gjyqtarja deklaroi se ajo nuk ka jetuar n\u00eb at\u00eb adres\u00eb, pasi familja nuk ka disponuar ndonj\u00eb banes\u00eb atje, por ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr efekt t\u00eb regjistrimit n\u00eb gjendjen civile dekada m\u00eb par\u00eb. Gjo\u00e7aj deklaroi se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017 kishte ndryshuar adres\u00ebn e saj, duke e transferuar n\u00eb vendbanimin e saj n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e dor\u00ebzuara nga subjekti n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb nj\u00eb prej pes\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb shortuara \u00ebsht\u00eb konstatuar se subjekti ka dor\u00ebzuar nj\u00eb vendim n\u00eb sekretari pas 12 dit\u00ebsh, nga 7 dit\u00eb q\u00eb ishte afati.<\/p>\n<p>Gjo\u00e7aj deklaroi se vonesa prej pes\u00eb dit\u00ebsh kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe. Sipas saj, viti 2014 ka qen\u00eb viti i par\u00eb efektiv i gjykatave administrative dhe se kishte pasur nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb madhe pune p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve nga gjykatat civile.<\/p>\n<p>Nga 12 denoncime t\u00eb depozituara n\u00eb KPK, Gjo\u00e7aj dha shpjegime p\u00ebr pretendimet e nj\u00eb denoncuesi, sipas t\u00eb cilit gjykata me t\u00eb padrejt\u00eb i kishte ngarkuar si shpenzim nj\u00eb shum\u00eb 2000 euro.<\/p>\n<p>Gjo\u00e7aj deklaroi se shpenzimet p\u00ebr pal\u00ebn padit\u00ebse ishin p\u00ebrcaktuar bazuar n\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb t\u00eb rregullt t\u00eb dor\u00ebzuar nga pala ku p\u00ebrcaktoheshin shpenzimet. Subjekti shpjegoi se procesi kishte zgjatur rreth nj\u00eb vit e gjysm\u00eb dhe se shpenzimi ishte kryer realisht.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, gjyqtarja Selvie Gjo\u00e7aj u shpreh se shpresonte q\u00eb shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej saj t\u00eb bindnin trup\u00ebn e KPK se duhet t\u00eb vijoj\u00eb detyr\u00ebn. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 15 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Selvie Gjo\u00e7aj e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 14 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur p\u00ebr nj\u00eb gjendje cash t\u00eb krijuar para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe gjetjet p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje profesionale. Gjo\u00e7aj u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70253,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,2,115],"tags":[102,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Selvie-Gjocaj-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Selvie Gjo\u00e7aj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70252"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70252"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70252\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70254,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70252\/revisions\/70254"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}