{"id":70255,"date":"2023-02-13T15:51:29","date_gmt":"2023-02-13T14:51:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-i-qendron-kerkeses-per-shkarkimin-e-anita-micit\/2023\/02\/13\/"},"modified":"2023-04-06T14:11:21","modified_gmt":"2023-04-06T12:11:21","slug":"komisioneri-publik-i-qendron-kerkeses-per-shkarkimin-e-anita-micit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-i-qendron-kerkeses-per-shkarkimin-e-anita-micit\/2023\/02\/13\/","title":{"rendered":"Komisioneri publik i q\u00ebndron k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Anita Micit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit dhe prashtrimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjyqtaren Anita Mici, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e tyre dhe se n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor, p\u00ebrfshi dhe gjetjet e p\u00ebr profesionalizmin, ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit Durr\u00ebs, Anita Mici i cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuara dhe t\u00eb paqarta shkaqet dhe k\u00ebrkimet e Ballhys\u00ebs. P\u00ebr pasurin\u00eb ajo pretendoi se nuk mund t\u00eb konstatohej deklarim i pamjaftuesh\u00ebm n\u00ebse nuk ishte gjetur nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb edhe p\u00ebr figur\u00ebn. Ajo deklaroi se kishte provuar burimet e ligjshme p\u00ebr krijimin e dy pasurive t\u00eb vetme q\u00eb zot\u00ebron, nj\u00eb apartament dhe automjetin, si dhe se ishte e aft\u00eb profesionalisht. Mici k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Anita Mici u konfirmua m\u00eb 4 gusht 2020, pasi trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin, vler\u00ebsoi se bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, si dhe n\u00eb bindjen e brendshme, subjekti kishte arritur t\u00eb provonte pretendimet e saj p\u00ebr gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Roli i Micit p\u00ebr lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha u \u00e7mua nga Komisioni si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe ILD-s\u00eb. Vendimarrja e trup\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Mici, u rr\u00ebzua nga Gjykata e Lart\u00eb pas rekursit t\u00eb ushtruar nga prokuroria. Lirimi i parakohsh\u00ebm i Berish\u00ebs ishte nj\u00eb prej shkaqeve t\u00eb ngritura nga Komisioneri.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa v\u00ebrejti n\u00eb seanc\u00ebn e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs se edhe pas administrimit t\u00eb provave dhe parashtrimeve t\u00eb subjektit, nuk jan\u00eb kund\u00ebrshtuar shkaqet e ngritura prej tij n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr pagesat p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 75 mij\u00eb euro, Mici dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro, 5000 euro nga kursimet e tyre dhe 25 mij\u00eb euro ndihm\u00eb nga vjehrri i gjyqtares.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik konstaton se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 pak\u00ebsim t\u00eb kursimeve cash, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 5000 euro. Sipas tij, Mici ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pages\u00eb nga kursimet, si dhe nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e tyre, pasi rezulton me pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se u q\u00ebndronte parashtrimeve dhe ankimit se Mici nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr vlerat e dh\u00ebna nd\u00ebr vite. Po ashtu, ai v\u00ebren se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk i kan\u00eb pasyqruar gjat\u00eb hetimit n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori, k\u00ebto ndihma nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas komisionerit, k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb pretenduara nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Ai pretendoi se, nga analiza e kryer bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit rrezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2005, 2007 dhe 2009-2014.<\/p>\n<p>Po ashtu, komisioneri vler\u00ebson se Mici \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn rreth 1 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti, si dhe p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb huaje t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb luajtshme. Ballhysa vler\u00ebsoi se edhe n\u00ebse do t\u00eb konsiderohej se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr vler\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, k\u00ebta t\u00eb fundit do t\u00eb rezultonin s\u00ebrish me balanc\u00eb negative n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr mbulimin e gjith\u00eb shpenzimeve.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, nga analiza fiinaciare e p\u00ebrgjithshme rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale rreth 5.3 milion\u00eb lek\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn sipas tij deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Anita Mici pretendoi se provat d\u00ebshmoj\u00eb se vendimarrja e KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi. \u201cEdhe n\u00eb shqyrtimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit, rezulton se vendimi i Komisionit \u00ebsht\u00eb i bazuar, i drejt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit,\u201d pohoi Mici.<\/p>\n<p>Sipas saj, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, legjislacioni parashikon se duhet t\u00eb plot\u00ebsohen mang\u00ebsi n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe t\u00eb pauris\u00eb. Sipas saj, nuk plot\u00ebsohen kushtet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb nenin 61 pika 3 e ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve. \u201cNuk ka pretendim p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d, v\u00ebrejti ajo dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte qen\u00eb e sinqert\u00eb n\u00eb deklarimet e saj.<\/p>\n<p>Mici deklaroi se gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb saj profesionale kishte krijuar s\u00eb bashku me bashk\u00ebshortin vet\u00ebm dy pasuri, nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb automjet. Sipas saj, nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb apo indicie p\u00ebr mosdeklarim apo fshehje pasurie. Mici rip\u00ebrs\u00ebriti se pamjaftueshm\u00ebria n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb duhet t\u00eb lidhet me pamjaftueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo renditi q\u00ebndrimin e saj p\u00ebrfundimtar karshi konkluzioneve t\u00eb Komisionerit. Sipas Micit, prvohet bindsh\u00ebm se kursimet n\u00eb vler\u00ebn 5000 euro jan\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme. Subjekti deklaroi se pagesa 5000 euro ishte paguar n\u00eb fillim t\u00eb vitit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb kishin sh\u00ebrbyer kursimet e vitit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ajo argumentoi se \u00e7do vit kishte deklaruar gjendjen cash q\u00eb dispononte. Nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet kur nuk kishte disponuar gjendje cash nuk kishte deklaruar, q\u00eb sipas saj n\u00ebnkuptonte se kursimet e m\u00ebparshme ishin pak\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto pretendime, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohej e drejt\u00eb analiza financiare e kryer nga KPK dhe t\u00eb vler\u00ebsohej se kishte pasur pak\u00ebsime t\u00eb gjendjes cash t\u00eb m\u00ebparshme, kur n\u00eb vitin pasardh\u00ebs nuk ishin deklaruar t\u00eb tilla kursime. \u201cDeklarimet vjetore jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe t\u00eb sinqerta. \u00cbsht\u00eb deklaruar gjendja n\u00eb banes\u00eb,\u201d theksoi Mici.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ajo pretendoi se me provat e reja q\u00eb kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Kolegj kishte v\u00ebrtetuar mund\u00ebsin\u00eb e vjehrrit p\u00ebr ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb disa vite me shum\u00ebn 250 mij\u00eb lek\u00eb \u00e7do muaj. Sipas saj, provat e reja v\u00ebrtetojn\u00eb ekonomin\u00eb bujq\u00ebsore t\u00eb familjes s\u00eb vjehrrit. Ajo shpjegoi se bashk\u00ebshorti n\u00eb ato vite kishte ndjekur studimet e larta me shk\u00ebputje dhe ishte ndihmuar prej familjes s\u00eb tij t\u00eb origjin\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve me argumentin se kishte provuar se familja e saj dhe e bashk\u00ebshortit kishin ekonomi bujq\u00ebsore q\u00eb ndihmonte n\u00eb mbulimin e shpenzimeve t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet p\u00ebr automjetin, subjekti pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr shum\u00ebn. Sipas saj, huaja ishte marr\u00eb p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti gjendej jasht\u00eb shtetit ku dhe po blinte makin\u00ebn. Mici pretendoi se ata kishin pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta bler\u00eb makin\u00ebn edhe n\u00ebse nuk do t\u00eb merrej huaja, e cila sipas saj ishte shlyer brenda vitit.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur shkak nga Komisioneri Publik, \u00ebsht\u00eb vendimarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs lidhur me lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb \u2018Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit\u2019, Lulzim Berisha, ku gjyqtarja Anita Mici ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 dhjetor 2016, pas nj\u00eb serie vendimesh t\u00eb diskutueshme gjyq\u00ebsore p\u00ebr ulje d\u00ebnimi, raporteve t\u00eb institucioneve t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si \u201ct\u00eb d\u00ebnuar shembullor\u201d dhe nj\u00eb garancie p\u00ebr pun\u00ebsimin e ofruar nga ish-kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako, gjykata e Apelit Durr\u00ebs vulosi lirimin e Lulzim Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I arrestuar m\u00eb 6 prill 2006, Lulzim Berisha q\u00ebndroi fizikisht 10 vjet e tet\u00eb muaj n\u00eb burg nga d\u00ebnimi i tij prej 25 vitesh p\u00ebr vepra penale t\u00eb r\u00ebnda. Aktualisht ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar pasi akuzohet si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimarjes p\u00ebr lirimin e Berish\u00ebs ushtroi rekurs Prokuroria e Apelit Durr\u00ebs. Sipas Ballhys\u00ebs, Gjykata e Lart\u00eb e ka prishur vendimin e Apelit Durr\u00ebs, duke e konsideruar at\u00eb si t\u00eb marr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e ligjit penal material. Ai k\u00ebrkoi edhe n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb nga Kolegji dhe t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Po ashtu, komisioneri i k\u00ebrkoi KPA-s\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb edhe vendimarrjet e subjektit n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtuara prej saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtares s\u00eb vetme n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilat K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor ka konstatuar nd\u00ebr t\u00eb tjera d\u00ebnim joproporcional; munges\u00eb arsyetimi ligjor lidhur me caktimin e mas\u00ebs dhe llojit t\u00eb d\u00ebnimit; nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast Ballhysa vler\u00ebson se subjekti ka c\u00ebnuar nj\u00eb dispozit\u00eb urdh\u00ebruese duke mos thirrur nj\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit, problemet e konstatuara afektojn\u00eb n\u00ebnindikator\u00ebt p\u00ebr kriterin profesional.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi shkarkimin e Micit p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici solli n\u00eb v\u00ebmendje se konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb b\u00ebhet edhe me nj\u00eb nivel minimal kualifikues n\u00eb kriterin profesional. Ajo theksoi se n\u00eb raport me faktet e konstatuara, rezulton se zot\u00ebron aft\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb mira profesionale.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se kishte punuar gjithmon\u00eb me profesionaliz\u00ebm dhe kurajo, duke dh\u00ebn\u00eb edhe d\u00ebnime kapitale. Sipas saj, nuk mundej q\u00eb t\u00eb c\u00ebnohet profesionalizmi p\u00ebr konstatime q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me mas\u00ebn e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn analiz\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha rastet, por pa p\u00ebrcaktuar probleme konkrete,\u201d v\u00ebrejti Mici dhe pretendoi se \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat ngrihen shkaqe prej Ballhys\u00ebs, tregojn\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb mira profesionale t\u00eb saj dhe se kishte gjykuar me korrekt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioneri Publik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikuar nga ligji, me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb krijuar prej tij, thot\u00eb se afektohen n\u00ebnindikator\u00ebt,\u201d vijoi Mici dhe k\u00ebrkoi q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb nivel t\u00eb mir\u00eb, ashtu si dhe ka b\u00ebr\u00eb Komisioni.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e Ballhys\u00ebs p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Mici pretendoi se nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb kryhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret. Sipas saj, duhet t\u00eb paraqiten paaft\u00ebsi t\u00eb theksuara q\u00eb nuk korrigjohen n\u00ebp\u00ebrmjet trajnimit dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte q\u00eb gjendet aktet, nuk mund t\u00eb zbatohet pika 5 e nenit 61 t\u00eb ligjit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e magjistrat\u00ebve, lidhur me c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Mici deklaroi se kishte qen\u00eb korrekte me detyr\u00ebn dhe se nuk kishte ceduar asnj\u00ebher\u00eb. \u201cKomisioneri nuk arriti t\u00eb sjell\u00eb fakte p\u00ebr paaft\u00ebsi profesionale,\u201d pohoi Mici dhe renditi rezultatet shum\u00eb t\u00eb mira sipas saj kishte arritur gjat\u00eb studimeve n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se besimin e publikut e kishte fituar me shum\u00eb kurajo, duke e vler\u00ebsuar profesionin si mision. Sipas saj, komisioneri ka k\u00ebrkuar n\u00eb amulli vler\u00ebsimin n\u00eb tre kriteret, pa pasur prova konkrete. \u201cPra, k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebshkohem pa prova\u201d, v\u00ebrejti ajo dhe pretendoi se gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb Kolegj ishte arritur t\u00eb provohej e kund\u00ebrta e ankimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Anita Mici pretendoi se bazuar n\u00eb provat e administruara rezultonte se ajo kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit dhe se vendimi i Komisionit p\u00ebr konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb duhet t\u00eb lihet n\u00eb fuqi. KPA njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 23 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 15:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 13 shkurt shkaqeve t\u00eb ankimit dhe prashtrimeve n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjyqtaren Anita Mici, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit p\u00ebr konfirmimin dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb k\u00ebtij subjekti p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare p\u00ebr krijimin e tyre dhe [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70256,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,2,115],"tags":[116,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Anita-Mici-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anita Mici pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70255"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70255"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70255\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70257,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70255\/revisions\/70257"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}