{"id":70267,"date":"2023-02-10T16:50:26","date_gmt":"2023-02-10T15:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-erarber-madhi-refuzon-barren-e-proves-per-pasurite-e-trasheguara-nga-nena\/2023\/02\/10\/"},"modified":"2023-04-06T14:22:39","modified_gmt":"2023-04-06T12:22:39","slug":"gjyqtari-erarber-madhi-refuzon-barren-e-proves-per-pasurite-e-trasheguara-nga-nena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-erarber-madhi-refuzon-barren-e-proves-per-pasurite-e-trasheguara-nga-nena\/2023\/02\/10\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi refuzon barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb e trash\u00ebguara nga n\u00ebna"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 10 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe u pyet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e tij e ndjer\u00eb n\u00eb vitin 2012 si dhe nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb saj \u2013 pasuri t\u00eb cilat subjekti i ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb ligjore.<\/p>\n<p>Nga sa u relatua n\u00eb s\u00e9anc\u00eb, vet\u00eb gjyqtari Madhi ka bler\u00eb nj\u00eb automjet me vler\u00eb 350 mij\u00eb lek\u00eb dhe ka kursyer 720 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb cash q\u00eb prej koh\u00ebs kur filloi t\u00eb ushtroj\u00eb detyr\u00ebn e gjyqtarit n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Madhi deklaroi ishte shk\u00ebputur nga trungu familjar prej vitit 2004 dhe pretendoi se pasurit\u00eb e krijuara nga n\u00ebna e ndjer\u00eb kishin burim m\u00eb s\u00eb shumti t\u00eb ardhurat e siguruara nga i ati, si dieta dhe honorare p\u00ebr ekspertiz\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb prej tij n\u00eb disa organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare prej vitit 1996.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se kur babai nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vitin 2005, mund t\u2019i ket\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs gjendje cash n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb USD, q\u00eb kjo e fundit e ka disponuar n\u00eb banes\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs pas situatave t\u00eb bankave n\u00eb vitet 1996-1997.<\/p>\n<p>Gjyqtari Madhi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dha shpjegime p\u00ebr dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb gjykuara prej tij, t\u00eb denoncuara nga publiku pran\u00eb KPK-s\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ai u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokati Julian M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Erarb\u00ebr Madhi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2004 dhe u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Vlor\u00ebs. Prej vitit 2013, ai e ushtron funksionin e gjyqtarit n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Madhi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p><strong>Barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi ka deklaruar se zot\u00ebron vet\u00ebm dy pasuri &#8211; nj\u00eb autovetur\u00eb tip \u201cMitsubishi\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr \u00e7mimin 350 mij\u00eb lek\u00eb + shpenzime 107 mij\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb gjendje cash 720 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se pala shit\u00ebse e ka bler\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb mjetin n\u00eb Itali p\u00ebr vler\u00ebn 3000 euro, si dhe ka paguar zhdoganimin. Bazur n\u00eb k\u00ebto fakte, KPK konstaton se duket se \u00e7mimi i mjetit t\u00eb bler\u00eb nga subjekti \u00ebsht\u00eb disi me i ul\u00ebt nga ai i tregut dhe nga sa e ka bler\u00eb pala shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri v\u00ebrejti v\u00ebrejti se subjekti kishte deklaruar n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs edhe shpenzimet p\u00ebr mjetin. Ai theksoi se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb mjetit s\u00eb bashku me shpenzimet e kryera nga gjyqtari Madhi, e tejkalonin vler\u00ebn q\u00eb kishte paguar pala bler\u00ebse n\u00eb Itali dhe p\u00ebr zhdoganimin.<\/p>\n<p>Si burim krijimi p\u00ebr gjendjen cash, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij n\u00eb vite, mes tyre edhe t\u00eb ardhura nga shitja e dy librave q\u00eb ka botuar. Sanxhaktari v\u00ebrejti se subjekti ka provuar botimin e librave, por jo t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri deklaroi se subjekti ka deklaruar \u00e7do vit shtesat e cash-it. Lidhur me t\u00eb ardhurat nga shitja e librave, avokati shpjegoi se p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb, nuk jan\u00eb ruajtur t\u00eb gjitha faturat. Ai k\u00ebrkoi rishikimin e z\u00ebrave t\u00eb shpenzimeve duke pretenduar se kur subjekti punonte n\u00eb Vlor\u00eb jetonte me qira atje dhe shkonte n\u00eb Tiran\u00eb nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jav\u00eb ose dy her\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Sipas M\u00ebrtirit, duhet q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr subjektin t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb edhe jeta e tij modeste. Avokati solli si argument faktin se Madhi rezulonte t\u00eb kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb jasht\u00eb shtetit n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Madhi ka p\u00ebrfituar me trash\u00ebgimi ligjore n\u00eb vitin 2019 nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e ndjer\u00eb n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr vler\u00ebn rreth 16 milion\u00eb lek\u00eb. Relatorja Sanxhaktari shpjegoi se kjo pasuri nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d n\u00eb vitin 2017, pasi ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se n\u00ebna ka krijuar n\u00eb vitin 2009 nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn rreth 4 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb subjekti e ka p\u00ebrfituar n\u00eb 2019-\u00ebn, po me trash\u00ebgimi ligjore.<\/p>\n<p>Komisioni i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb deklaroj\u00eb burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, por ai ka k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00ebna t\u00eb mos konsiderohet si person i lidhur dhe t\u00eb mos kryhet hetimi administrativ.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas fillimit t\u00eb verifikimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Madhi ka deklaruar se si burime mund t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb ndjer\u00eb, q\u00eb sipas tij ka qen\u00eb nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb inxhinieris\u00eb kimike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ai ka dor\u00ebzuar dokumente me t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pun\u00ebsimin e babait n\u00eb Ministris\u00eb e Mbrojtjes si dhe sh\u00ebrbimet e kryera prej tij si ekspert nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb fush\u00ebn e inxhinieris\u00eb kimike.<\/p>\n<p>Por, Sanxhaktari v\u00ebrejti se subjekti nuk ka depozituar dokumentacion ligjor lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara se jan\u00eb krijuar nga sh\u00ebrbimet pran\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga i ati p\u00ebrpara vitit 2005, kur ai nd\u00ebrroi jet\u00eb. T\u00eb vetmet pasuri q\u00eb ai ka zot\u00ebruar dhe jan\u00eb provuar, ka qen\u00eb nj\u00eb apartament i p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit, i shitur p\u00ebr shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn dhe tre paga q\u00eb jan\u00eb disponuar n\u00eb llogarin\u00eb bankare.<\/p>\n<p>Sipas relatores, nga verifikimi i dokumenteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga subjekti dhe atyre t\u00eb administruara prej KPK-s\u00eb, ka rezultuar se babai i subjektit ka punuar pran\u00eb institucioneve t\u00eb ndryshme ushtarake p\u00ebr periudh\u00ebn 1964-2002. Por, nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagesat e kryera nga sh\u00ebrbimi i tij n\u00eb NATO dhe n\u00eb organizatat e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagat jan\u00eb siguruar vet\u00ebm nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake e kryer n\u00eb KPK ka rezultuar se n\u00ebna e ndjer\u00eb e subjektit ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2012 si dhe p\u00ebr krijimin e likujditeve bankare n\u00eb 2009-\u00ebn.<\/p>\n<p>Komisioni ka vendosur t\u2019i kaloj\u00eb subjektit barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e k\u00ebtyre konstatimeve. Madhi i ka k\u00ebrkuar edhe Komisionit q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb NATO-s e organizatave t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku ka punuar i atij, t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Avokati Julian M\u00ebrtiri k\u00ebmb\u00ebnguli se prind\u00ebrit e ndjer\u00eb t\u00eb subjektit nuk mund t\u00eb konsiderohen si perosna t\u00eb lidhur. Sipas tij, i vetmi moment kur n\u00ebna e subjektit mund t\u00eb ishte konsideruar si person i lidhur ishte ai i plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ishte vler\u00ebsuar nga ILDKPKI.<\/p>\n<p>\u201cPasi ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, nuk mund t\u00eb kalohet barra e prov\u00ebs p\u00ebr pasurit\u00eb e saj,\u201d theksoi M\u00ebrtiri dhe renditi p\u00ebrcaktimet ligjore p\u00ebr konsiderimin e personave t\u00eb lidhur, q\u00eb sipas tij kualifikohen si till\u00eb n\u00eb rast t\u00eb marrdh\u00ebnieve t\u00eb interesit pasuror si huadh\u00ebnia e dhurimi. \u201c\u00cbsht\u00eb e provuar se mes subjektit dhe prind\u00ebrve nuk ka pasur asnj\u00eb transaksion bankar p\u00ebr dh\u00ebnie ose marrje parash. Subjekti nuk ka krijuar marr\u00ebdh\u00ebnie interesi me prind\u00ebrit dhe nuk ka pasur dijeni p\u00ebr veprimet bankare t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr pasurit\u00eb,\u201d deklaroi M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje se babai i subjektit ka qen\u00eb nj\u00eb figurat kryesore n\u00eb vend t\u00eb inxhinieris\u00eb kimike; se kishte qen\u00eb oficer madhor dhe mbajtur deri n\u00eb grad\u00ebn \u2018Kolonel\u2019; si dhe kishte punuar n\u00eb NATO, n\u00eb Organizat\u00ebn p\u00ebr Parandalimin e Arm\u00ebve Kimike e n\u00eb organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebare. \u201cKa qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekte si nj\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr parandalimin e arm\u00ebve kimike\u201d, pohoi p\u00ebrfaqsuesi i Madhit dhe shtoi se ve\u00e7 pag\u00ebs s\u00eb mir\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitonte babai i subjektit, ai ishte trajtuar edhe me dieta e honorare nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb sipas tij arrinin vlerat 1500-2000 USD n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri pretendoi se babai i subjektit i kishte kursyer nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb dietave dhe honorareve dhe i kishte mbajtur cash n\u00eb sht\u00ebpi. Sipas tij, t\u00eb gjitha kursimet i kan\u00eb mbetur n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit, pasi ky i fundit nuk jetonte m\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati konstatoi se \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb gjenden t\u00eb gjitha dokumentet p\u00ebr t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb subjektit, pasi ata kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb. Ai argumentoi se blerja e apartamentit kishte ndodhur kur subjekti ishte shk\u00ebputur prej trungut familjar. Sipas M\u00ebrtirit, Madhi ishte ndar\u00eb nga familja n\u00eb fitin 2004 dhe se nuk kishin pasur m\u00eb asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnie financiare t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.\u00a0 \u201cBurim p\u00ebr k\u00ebto pasuri \u00ebsht\u00eb trash\u00ebgimia ligjore,\u201d k\u00ebmb\u00ebnguli M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>Nga ajo \u00e7far\u00eb u deklarua nga subjekti dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i tij ligjor, u evidentua nj\u00eb marrdh\u00ebnie e ftoht\u00eb mes gjyqtarit Madhi dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij t\u00eb ndjer\u00eb, rrethan\u00eb q\u00eb u b\u00eb shkak edhe p\u00ebr pyetjet e ngritura nga Komisioni dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar lidhur me dijenin\u00eb e subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait, si dhe p\u00ebr veprimet e kryera nga e \u00ebma p\u00ebr blerjen e apartamentit. Madhi deklaroi se deri n\u00eb vitin 2004 kishte jetuar me prind\u00ebrit dhe se n\u00eb dijenin\u00eb e tij, shuma cash e krijuar nga t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 350 mij\u00eb USD.<\/p>\n<p>Bungo iu drejtua Madhit duke v\u00ebrejtur se ai ishte gjyqtar karriere dhe do t\u00eb kishte dashur t\u00eb d\u00ebgjonte z\u00ebrin e tij, q\u00eb t\u00eb ishte i aft\u00eb t\u00eb mbrohej vet\u00eb. P\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur, Madhi pasqyroi nj\u00eb episod kur kandidonte p\u00ebr n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. Sipas tij, kur e kishin pyetur se si do vepronte n\u00ebse do t\u00eb gjendej nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb komisioni q\u00eb do ta kontrollonte p\u00ebr gjith\u00eb pun\u00ebn dhe jet\u00ebn e tij, ishte p\u00ebrgjigjur se do t\u00eb merrte avokat, pasi ky i fundit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ftoht\u00eb dhe do t\u00eb ishte m\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja Bungo konstatoi pasi n\u00ebna e subjektit kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb, ky i fundit kishte \u00e7elur brenda muajit trash\u00ebgimin\u00eb ligjore. Ajo e pyeti se p\u00ebrse kishte qen\u00eb ky nxitim dhe Madhi u p\u00ebrgjigj se n\u00ebse nuk do kishte vepruar ashtu, do t\u00eb kishte qen\u00eb i paragjykuar p\u00ebr fshehje pasurie.<\/p>\n<p>I pyetur nga Buatier dhe Bungo n\u00ebse n\u00ebna i kishte treguar p\u00ebr apartamentin q\u00eb do blinte, subjekti u shpreh se e \u00ebma e kishte kryer vet\u00eb at\u00eb veprim. Sipas tij, kur babai kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb 2005-\u00ebn, n\u00ebna kishte qen\u00eb e re dhe kishin q\u00ebndruar pak larg, edhe p\u00ebr faktin se ai punonte n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Madhi deklaroi se mund t\u00eb kishte qen\u00eb gabim nj\u00eb q\u00ebndrim i till\u00eb mes tij dhe prind\u00ebrve, por k\u00ebmb\u00ebnguli se ka jetuar gjithmon\u00eb vet\u00ebm n\u00eb apartamentet e marra me qira prej tij. Sh\u00ebnimin n\u00eb nj\u00eb deklarim se n\u00ebna kishte jetuar se bashku me t\u00eb, subjekti e cil\u00ebsoi si lapsus, pasi kishte dashur t\u00eb shkruante se secili jetonte n\u00eb vendbanimin e tij.<\/p>\n<p>KPK ka evidentuar se subjekti ka p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet trash\u00ebgimis\u00eb ligjore edhe nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi me oborr, q\u00eb ka rezultuar se n\u00ebna e kishte trash\u00ebguar nga babai i saj. Sipas Sanxhaktarit, gjyshi i subjektit e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb vitin 1960.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve ka pretenduar se gjyqtari Madhi ka pranuar k\u00ebrkes\u00eb -padin\u00eb e dor\u00ebzuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb m\u00eb par\u00eb, padi q\u00eb kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte me njohjen e trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb. Pas verifikimeve t\u00eb kryera nga Komisioni, ka rezultuar se ky pretendim i denoncuesit ka qen\u00eb i drejt\u00eb. Megjithat\u00eb, ka rezultuar se subjekti ka vendosur t\u2019u njoh\u00eb gjith\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb pjes\u00ebn takuese dhe se vendimarrja e tij nuk \u00ebsht\u00eb ankimuar. \u201cDuhej q\u00eb subjekti t\u00eb verifikonte koh\u00ebn e vdekjes s\u00eb padit\u00ebsit q\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb kryhej k\u00ebrkes\u00ebpadia. Subjekti duhej t\u00eb mos kishte pranuar padin\u00eb,\u201d v\u00ebrejti Sanxhaktari dhe konstatoi se Madhi e ka kryer gjykimin n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Avokati M\u00ebrtiri konstatoi se situata ishte krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb mosnjohjes s\u00eb ligjit nga ana e pal\u00ebs padit\u00ebse, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte kryer gabimin n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e padis\u00eb. Sipas tij, padit\u00ebsit duhej ta kishin kryer padin\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebve ligjor\u00eb, por e kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pronarit t\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri pretendoi se subjekti ka dashur t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi, duke p\u00ebrdorur legjislacionin procedural q\u00eb p\u00ebrcakton se n\u00eb rastet kur pala padit\u00ebse nd\u00ebrron jet\u00eb, vijon me trash\u00ebgimtar\u00ebt. \u201cKy p\u00ebrcaktim ligjor ka qen\u00eb i vetmi instrument p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes\u201d, pohoi M\u00ebrtiri dhe sqaroi se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mund t\u00eb aplikohej edhe kthimi i padis\u00eb me t\u00eb meta, por se nj\u00eb veprim i till\u00eb do t\u00eb kishte c\u00ebnuar afatet. Sipas M\u00ebrtirit, nga vendimarrja e subjektit kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb gjith\u00eb trash\u00ebgimtar\u00ebt, p\u00ebrfshi edhe denoncuesi.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncimin e dyt\u00eb jan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr pranimin e nj\u00eb ankimi jasht\u00eb afatit. M\u00ebrtiri shpjegoi se ankimi ishte d\u00ebrguar me post\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 12-t\u00eb, brenda afatit ligjor. Sipas tij, ngat\u00ebrresa e d\u00ebrgimit t\u00eb ankimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe jo n\u00eb Shkall\u00ebn e Par\u00eb ku duhej t\u00eb ishte dor\u00ebzuar, nuk e passillte humbjen e afatit. M\u00ebrtiri argumentoi se afati p\u00ebrllogaritej me dat\u00ebn kur ishte dor\u00ebzuar n\u00eb post\u00eb dhe jo se kur mb\u00ebrrinte.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi deklaroi se kishte figur\u00eb t\u00eb past\u00ebr dhe se ishte shembull i past\u00ebrtis\u00eb dhe profesionalizmit. Ai theksoi se prej 19 vitesh kishte kontribuar p\u00ebr forcimin e besimit t\u00eb publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 13 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:40.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 10 shkurt me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime dhe u pyet m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti 124 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb nga n\u00ebna e tij e ndjer\u00eb n\u00eb vitin 2012 si [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70268,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[102,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Madhi-mertiri-1.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Erarb\u00ebr Madhi (majtas) dhe avokati Julian M\u00ebrtiri pas seanc\u00ebs n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70267"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70267"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70269,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70267\/revisions\/70269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}