{"id":70270,"date":"2023-02-09T16:27:49","date_gmt":"2023-02-09T15:27:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arta-llazari-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-saj-dhe-te-familjareve\/2023\/02\/09\/"},"modified":"2023-04-06T14:22:55","modified_gmt":"2023-04-06T12:22:55","slug":"gjyqtarja-arta-llazari-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-saj-dhe-te-familjareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-arta-llazari-jep-shpjegime-per-te-ardhurat-e-saj-dhe-te-familjareve\/2023\/02\/09\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Arta Llazari jep shpjegime p\u00ebr t\u00eb ardhurat e saj dhe t\u00eb familjar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Arta Llazari e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb saj dhe t\u00eb prind\u00ebrve me t\u00eb cil\u00ebt jeton, si dhe p\u00ebr transaksione t\u00eb disa vlerave monetare nga prind\u00ebrit, p\u00ebr t\u00eb cilat subjekti deklaroi se i p\u00ebrkisnin v\u00ebllait. Llazari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Arta Llazari po kryhet nga trupa e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Roland Ilian. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Gerrit Sprenger.<\/p>\n<p>Arta Llazari p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2001 dhe e ushtron funksionin prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr. Ajo ka punuar edhe si k\u00ebshilltare ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Llazari ka deklaruar zot\u00ebrimin e 1\/3 e pjes\u00ebs takuese n\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb p\u00ebrfituar nga familja e origjin\u00ebs me an\u00eb t\u00eb privatizimit, kur ishin kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb. N\u00eb vitin 2005 ajo ka deklaruar se ajo dhe prind\u00ebrit kan\u00eb bler\u00eb prej v\u00ebllait pjes\u00ebn e tij takuese kundrejt shum\u00ebs 1 milion lek\u00eb, pasi ai \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga trungu familjar.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi konstatoi se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb 2005-\u00ebn burimet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb v\u00ebllait. Nd\u00ebrsa gjat\u00eb hetimit administrativ ka deklaruar si burim kursimet e prind\u00ebrve dhe t\u00eb ardhurat e saj n\u00eb vite. Nga analiza financiare ka rezultuar se subjekti dhe prind\u00ebrit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese, por i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr mosdeklarimin e burimit.<\/p>\n<p>Situat\u00eb e ngjashme \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 1000 m2 n\u00eb fshatin Pulaj t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 2005, kundrejt \u00e7mimit 3 milion\u00eb lek\u00eb, ku subjekti zot\u00ebron 1\/4 \u2013\u00ebn pjes\u00eb takuese. Gjat\u00eb hetimit administrativ, subjekti ka deklaruar se si burim p\u00ebr pjes\u00ebn e saj takuese kan\u00eb sh\u00ebrbyer kursimet dhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vite.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar deklarimet e subjektit, prej nga rezulton se ajo nuk ka deklaruar kursime cash n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb n\u00eb analiz\u00eb jan\u00eb konsideruar vet\u00ebm t\u00eb ardhurat p\u00ebr vitin 2005, duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 430 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se subjekti ka shpjeguar se pagesa ishte kryer p\u00ebrpara n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs me kursimet dhe t\u00eb ardhurat n\u00eb vite. Sipas relatores, n\u00ebse do t\u00eb rishikohej analiza sipas shpjegimeve t\u00eb Llazarit, duke u konsideruar edhe mund\u00ebsia e kursimit n\u00eb vitin 2004, analiza financiare do t\u00eb rezultonte pozitive.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Llazari dha sqarime t\u00eb p\u00ebrmbledhura lidhur me barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb. Ajo konstatoi se gjat\u00eb hetimit nuk ishte evidentuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja familjare nga viti 1990 e n\u00eb vijim, si dhe as t\u00eb ardhurat dhe kontributet e secilit prej kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes. Ajo k\u00ebrkoi falje p\u00ebr pasakakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb vite, q\u00eb i cil\u00ebsoi si shkak p\u00ebr konstatimet e mungesave financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin n\u00eb 2005-\u00ebn t\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb vler\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb paguar pjesa takuese e v\u00ebllait n\u00eb apartamentin e privatizuar, subjekti pohoi se n\u00eb at\u00eb vit kishte pasqyruar ndryshimet e pjes\u00ebve takuese. Ajo shtoi se n\u00eb pyet\u00ebsor kishte sh\u00ebnuar se si burime kishin sh\u00ebrbyer kursimet e saj dhe t\u00eb prind\u00ebrve.<\/p>\n<p>Llazari shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se babai kishte dal\u00eb n\u00eb pension prej vitit 1989 dhe n\u00eb vijim kishte punuar si mjek veteriner n\u00eb nj\u00eb farmaci veterinare. Sipas saj, n\u00ebna p\u00ebrfitonte dy pensione, nj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs dhe nj\u00eb invaliditeti.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se mosdeklarimi i burimit n\u00eb vitin 2005 kishte ndodhur si pasoj\u00eb e t\u00eb kuptuarit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb deklarimit, nd\u00ebrsa mospasqyrimin n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d e konsideroi si pakujdesi t\u00eb saj\u00ebn. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb fshehje e q\u00ebllimshme e burimit, por pasakt\u00ebsi\u201d, deklaroi Llazari.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ajo mbajti dhe p\u00ebr mosdeklarimin e burimit financiar q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb vitin 2005. Llazari e cil\u00ebsoi si pasakt\u00ebsi mosdeklarimin e gjendjes cash n\u00eb vitin 2004.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat e saj ishin m\u00ebse t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e pjes\u00ebs takuese t\u00eb tok\u00ebs, ku ajo kisht bler\u00eb 1\/4 \u00ebn dhe po aq kishte bler\u00eb nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Subjekti solli n\u00eb v\u00ebmendje se kishte filluar t\u00eb punonte dhe t\u00eb siguronte t\u00eb ardhura financiare q\u00eb prej vitit 1997. Ajo v\u00ebrejti se n\u00eb analiz\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se ishte larguar nga trugu familjar n\u00eb 2004-\u00ebn.<\/p>\n<p>Llazari pohoi se babai, ve\u00e7 pensionit, ka siguruar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme edhe nga vijimi ushtrimit t\u00eb profesionit t\u00eb tij, n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb deri n\u00eb vitin 2003. Ajo theksoi se babai nuk kishte detyrimin t\u00eb paguante sigurime shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi ai ishte n\u00eb pension.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte depozituar dokumentacion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm edhe p\u00ebr aktivitetin tregtar t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait. Ajo shtoi se i v\u00ebllai kishte krijuar t\u00eb ardhura edhe prej pun\u00ebsimit n\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb huaj n\u00eb vitet 2000-2001, ku p\u00ebr pu\u00ebn e tij ishte paguar n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Llazari pretendoi se t\u00eb ardhurat e n\u00ebn\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrllogaritur gabim nga Komisioni, pasi nuk ka dal\u00eb n\u00eb pension n\u00eb vitin 1998, por nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb. Sipas saj, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb viteve rezulton q\u00eb n\u00ebna t\u00eb ket\u00eb pasur t\u00eb ardhura m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb mas\u00ebn 547 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb objektivitetit, pamund\u00ebsia e sigurimit t\u00eb dokumenteve nga institucionet nuk mund t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi mua,\u201d pohoi gjyqtarja Llazari dhe pretendoi se t\u00eb ardhurat e familjes deri n\u00eb vitin 2003 ishin n\u00eb shum\u00ebn totale rreth 8.2 milion lek\u00eb &#8211; vler\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn theksoi se ishte e mjaftueshme p\u00ebr blerjen dy pjes\u00ebve takuese t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej korrigjimi i analiz\u00ebs financiare sipas provave dhe shpjegimeve t\u00eb depozituara prej saj.<\/p>\n<p>Llazarit i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove p\u00ebr mosdeklarimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2009 nga v\u00ebllai i saj kundrejt \u00e7mimit 600 mij\u00eb lek\u00eb. Si burim krijimi t\u00eb k\u00ebsj pasurie, subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga puna dhe nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr kundrejt \u00e7mimit 250 mij\u00eb lek\u00eb. Nga analiza financiare p\u00ebr blerjen e mjetit \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 309 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Llazari sqaroi edhe gjat\u00eb seannc\u00ebs se mjeti kishte p\u00ebsuar defekt t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ia kishte kthyer t\u00eb v\u00ebllait, duke marr\u00eb edhe vler\u00ebn e paguar. \u201cMjeti nuk u regjistrua n\u00eb emrin tim pasi nuk e kam p\u00ebrdorur. Pasi nuk kam pasur shpenzime p\u00ebr shkak se u kthye vlera e paguar, nuk e kam vler\u00ebsuar t\u00eb arsyeshme q\u00eb ta deklaroj,\u201d pohoi subjekti dhe k\u00ebrkoi q\u00eb makina t\u00eb moskonsiderohet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e balanc\u00ebs negative nga hetimi paraprak, ajo sqaroi se gabimisht nuk kishte deklaruar kursimet n\u00eb vitin parardh\u00ebs, por e konsideroi si di\u00e7ka t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se gjyqtarja Llazari figuron n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin trung familjar me prind\u00ebrit me t\u00eb cil\u00ebt edhe jeton, Komisioni ka verifikuar deklarimet dhe pasurit\u00eb e tyre n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Nga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se prind\u00ebrit e subjektit nuk kan\u00eb deklaruar burimin e nj\u00eb gjendje cash n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb, megjith\u00ebse kan\u00eb rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka rezultuar pamund\u00ebsi e prind\u00ebrve n\u00eb shum\u00ebn 827 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr depozitimin e nj\u00eb vlere 1.3 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2003, me burim nga pagat dhe pensionet e tyre, si dhe nga t\u00eb ardhurat e djalit dhe t\u00eb vet\u00eb subjektit nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>Llazari deklaroi se depozita ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1.6 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr burimet ajo ju referua pretendimeve t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me t\u00eb ardhurat e t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes prej vitit 1990 e n\u00eb vijim, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se prind\u00ebrit kishin pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>Komisioni ka evidentuar disa transaksione bankare t\u00eb kryera nga n\u00ebna e subjektit n\u00eb vitet 2008-2009 n\u00eb vler\u00ebn totale 63 mij\u00eb euro, q\u00eb jan\u00eb investuar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe n\u00eb depozita. N\u00ebna rezulton q\u00eb t\u00eb ket\u00eb depozituar dy vlera nga 20 mij\u00eb euro p\u00ebr llogari t\u00eb djalit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Llazari ka shpjeguar se burim i k\u00ebtyre vlerave kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i v\u00ebllait, konkretisht n\u00eb menaxhimin e nj\u00eb palestre si dhe t\u00eb nj\u00eb agjencie turistike.\u00a0 KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb burimet e k\u00ebtyre shumave nga t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait prej aktiviteteve t\u00eb tij. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs nga v\u00ebllai tek n\u00ebna.<\/p>\n<p>Bekteshi sqaroi se subjekti ka vendosur n\u00eb dispozicion t\u00eb dh\u00ebnat e llogarive bankare t\u00eb v\u00ebllait, q\u00eb sipas saj rezulton e provuar se ai qarkullon vlera t\u00eb m\u00ebdha monetare prej aktivitetit tregtar t\u00eb filluar n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Llazari k\u00ebmb\u00ebnguli se depozitat jan\u00eb krijuar nga t\u00eb ardhurat e aktivitetit t\u00eb v\u00ebllait, i cili kishte punuar dhe si agjent shitjesh. Sipas subjektit, i v\u00ebllai ark\u00ebtonte gjith\u00eb vler\u00ebn e biletave dhe vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit rezultonte me qarkullim n\u00eb mas\u00ebn e rreth 446 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Sipas Llazarit, vlerat q\u00ebndronin n\u00eb llogarit\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe ai kishte vendosur q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u2019ia jepte n\u00ebn\u00ebs t\u2019i investonte n\u00eb depozita q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitonte interesat. Subjekti pohoi se veprimet ishin kryer brenda 2008-\u00ebs, nga xhiroja e atij viti.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se n\u00ebna ia kishte kthyer v\u00ebllait shumat, me t\u00eb cilat ai kishte paguar dy k\u00ebste nga 20 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb apartament. Llazari vijoi se blerja e apartamentit nga v\u00ebllai nuk ishte realizuar dhe se me vler\u00ebn e paguar ai kishte bler\u00eb nga e nj\u00ebjta shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese nj\u00eb ambjent ku dhe ushtron aktivitetin tregtar.<\/p>\n<p>Nga hetimi i kryer prej Komisionit lidhur me udh\u00ebtimet e subjektit jasht\u00eb vendit, ka rezultuar se n\u00eb nj\u00eb rast ajo ka udh\u00ebtuar me nj\u00eb avokat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb ka disponuar me nj\u00eb vendim p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb proceduar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga i nj\u00ebjti avokat.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Llazari deklaroi se udh\u00ebtimi kishte qen\u00eb rast\u00ebsor, pasi ajo dhe avokati n\u00eb fjal\u00eb, kishin pasur shoq\u00ebri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ajo theksoi se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se vendimarrja e saj ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs, gjyqtarja Arta Llazari deklaroi se me at\u00eb \u00e7far\u00eb kishte parashtruar mendonte se kishte qen\u00eb bind\u00ebse. Ajo pohoi se kishte punuar gjithmon\u00eb me p\u00ebrkushtim, ndershm\u00ebri e profesionaliz\u00ebm p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb plot\u00eb. Subjekti v\u00ebrejti nd\u00ebr t\u00eb tjera se t\u00eb gjitha vendimarrjet e saj ishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 13 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Arta Llazari e Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 9 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr burimet q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb saj dhe t\u00eb prind\u00ebrve me t\u00eb cil\u00ebt jeton, si dhe p\u00ebr transaksione t\u00eb disa vlerave monetare nga [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70271,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[132,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Arta-Llazari-dhe-avokatja--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Arta Llazari (majtas) dhe avokatja e saj pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70270"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70270"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70270\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70272,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70270\/revisions\/70272"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}