{"id":70276,"date":"2023-02-09T12:08:12","date_gmt":"2023-02-09T11:08:12","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-kledian-llaho\/2023\/02\/09\/"},"modified":"2023-04-06T14:23:03","modified_gmt":"2023-04-06T12:23:03","slug":"kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-kledian-llaho","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-per-prokurorin-kledian-llaho\/2023\/02\/09\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime p\u00ebr prokurorin Kledian Llaho"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Sarand\u00ebs, Kledian Llaho u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 22 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Megjithat\u00eb, ai u konfirmua me shumic\u00eb votash bazuar n\u00eb konkluzionet e arritura prej kryesuesit t\u00eb trup\u00ebs Olsi Komici dhe relatores Firdes Shuli. An\u00ebtarja Xhensila Pine doli n\u00eb pakic\u00eb, duke \u00e7muar se Llaho duhej t\u00eb ishte shkarkuar, pasi gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe tek denoncimet, \u00e7ojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti kishte c\u00ebnuar besimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Kledian Llaho e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb ish-Prokurorin\u00eb e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. N\u00eb vitin 2014, ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Vlor\u00ebs dhe prej vitit 2022 e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Sarand\u00ebs, ku aktualisht mban dhe funksionin e drejtuesit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka kryer analiz\u00eb financiare p\u00ebr periudh\u00ebn p\u00ebrpara fillimit t\u00eb detyr\u00ebs nga subjekti, kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 105 m2, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 390 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mosp\u00ebrfshihen shpenzimet p\u00ebr udh\u00ebtimet n\u00eb dy vite, duke pretenduar se jan\u00eb mbuluar nga puna ose organizator\u00ebt. Ai ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr k\u00ebto pretendime, q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar bind\u00ebs nga ana e Komisionit. Po ashtu, KPK ka gjetur bind\u00ebs edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb subjektit se n\u00eb analiz\u00ebn fillestare p\u00ebr periudh\u00ebn 2010-2014 jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gabimisht ndryshimet dhe gjendjet e likujditeteve.<\/p>\n<p>Nisur nga fakti se p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e subjektit jan\u00eb p\u00ebrllogaritur shpenzime jetike, Komisioni e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkimin e Llahos p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave nga pensioni.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar n\u00eb analiz\u00eb nj\u00eb shum\u00eb 7000 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti se i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortes nga babai i saj, pas pranimit t\u00eb disa pretendime, balanca negative \u00ebsht\u00eb rrudhur duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 80 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar penalizuese p\u00ebr subjektin.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet ndryshe<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Vlor\u00eb pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb vitin 2016. Banesa \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteraiale t\u00eb shtetasit P.B., si p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtuese me administrator shtetasin F.K. Nga hetimi ka rezultuar se Llaho ka shqyrtuar dy \u00e7\u00ebshtje penale ku shtetasi F.K. ka qen\u00eb kall\u00ebzues, p\u00ebr t\u00eb cilat ka vendosur mosfillimin e hetimeve.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar gjat\u00eb hetimit administrativ se shtetasi F.K. dhe shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese jan\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb punimeve n\u00eb pallat, ku investitor\u00eb dhe p\u00ebrfitues t\u00eb apartamenteve n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb shtetasit P. B. dhe djali i tij E. B., me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar verbalisht p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur apartamentin pa pages\u00eb qiraje, por duke paguar detyrimet p\u00ebr energjin\u00eb elektrike dhe konsumin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisionerja Pine vler\u00ebson se Llaho \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2016. Ajo v\u00ebren se megjith\u00ebse subjekti ka marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb apartament, bazuar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shtetasit P.B. si p\u00ebrfaq\u00ebsues me prokur\u00eb i shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, ai ka ka qen\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike me vet\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe me administratorin, shtetasin F.K.<\/p>\n<p>Sipas Pines, lloji i vendimarrjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet penale, t\u00eb referuara nga shtetasi F. K., nuk e p\u00ebrjashton subjektin e rivler\u00ebsimit nga detyrimi ligjor q\u00eb ka pasur p\u00ebr heqjen dor\u00eb prej tyre. \u201cPaan\u00ebsia \u00ebsht\u00eb esenciale p\u00ebr ushtrimin e detyr\u00ebs. Prokurori duhet t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb nj\u00eb procedim n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00eb v\u00ebzhguesi t\u00eb arsyesh\u00ebm mund t\u2019i duket se prokurori e ka t\u00eb pamundur t\u00eb vendos\u00eb me paan\u00ebsi,\u201d shprehet ajo dhe \u00e7mon se n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb konfliktit, subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Shumica konstaton se nuk kan\u00eb rezultuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr konflikt interesi apo t\u00eb kontakteve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me shtetasin P.B., personin q\u00eb ka n\u00ebnshkruar deklarat\u00ebn noteriale p\u00ebr dh\u00ebnien n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dy raste kur adminsitratori i shoq\u00ebris\u00eb, shtetasi F.K., ka qen\u00eb i akuzuar, ai ka k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e subjektit nga trajtimi \u00e7\u00ebshtjeve \u2013 k\u00ebrkesa q\u00eb jan\u00eb pranuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr dy kall\u00ebzimet e kryera prej tij \u00ebsht\u00eb vendosur mosfillimi hetimit.<\/p>\n<p>\u201cNga vler\u00ebsimi i \u00e7do informacioni q\u00eb ka lidhje me \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb shtetasit F. K., ka rezultuar se subjekti dhe ky shtetas kan\u00eb pasur nj\u00eb konflikt midis tyre dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk u v\u00ebrtetua q\u00eb subjekti ta ket\u00eb favorizuar at\u00eb\u201d, konstaton shumica dhe vler\u00ebson me pesh\u00eb faktin se kur subjekti ka p\u00ebrdorur apartamentin, nuk ka pasur asnj\u00eb marrdh\u00ebnie me shoq\u00ebrin\u00eb apo me administratorin e saj.<\/p>\n<p>Po ashtu, shumica ka konkluduar se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese dhe administratori i saj nuk kan\u00eb qen\u00eb posedues t\u00eb asnj\u00eb prej apartamenteve n\u00eb vitin 2016, gjetje q\u00eb vler\u00ebsohet nga shumica se p\u00ebrjashton t\u00ebr\u00ebsisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb posedues t\u00eb apartamentit t\u00eb p\u00ebrdorur nga subjekti.<\/p>\n<p>Pine konstaton se n\u00eb Komision \u00ebsht\u00eb paraqitur nj\u00eb denoncim nga shtetasi H. M., i cili ka pretenduar se n\u00eb koh\u00ebn kur subjekti ka qen\u00eb me detyr\u00eb OPGJ n\u00eb Sarand\u00eb, s\u00eb bashku me vjehrrin e tij, ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb hotel disa kat\u00ebsh. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim nga shtetasi S. S., ku referohet se prokurori Kledian Llaho e ka t\u00eb tijin hotelin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrrit.<\/p>\n<p>Sipas Pines, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hotelit, duke mos p\u00ebrjashtuar faktet dhe rrethanat q\u00eb ngrinin dyshime p\u00ebr pasurin\u00eb objekt denoncimi.<\/p>\n<p>Llaho ka deklaruar se hoteli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2007, p\u00ebrpara se t\u00eb lidhej martesa dhe se nuk kishte asnj\u00eb kontribut n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Ai u \u00ebsht\u00eb referuar edhe ortofotove ku sipas tij rezulton se ubjekti nuk ka ndryshuar prej vitit 2007.<\/p>\n<p>Komisioni sjell n\u00eb v\u00ebmendje se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit nuk kan\u00eb qen\u00eb subjekte deklaruese dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00e7mon se \u00ebsht\u00eb objektivisht e pamundur kryerja e nj\u00eb analize financiare t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebr t\u00eb evidentuar investimin n\u00eb objekt me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme nga ana e tyre.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nuk mund t\u00eb arrihet n\u00eb nj\u00eb konkluzion p\u00ebrfundimtar n\u00ebse prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ligjshme p\u00ebr investimin n\u00eb objekt nd\u00ebr vite, e aq m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se objekti \u00ebsht\u00eb investuar me kontribut t\u00eb pajustifikuar ligj\u00ebrisht t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ka qen\u00eb OPGJ apo q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb fshehur nj\u00eb pasuri t\u00eb mundshme t\u00eb tij,\u201d vler\u00ebson shumica dhe shton se ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme q\u00eb tregojn\u00eb ushtrimin e biznesit nga ana e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit q\u00eb prej vitit 1994.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb evidentuar asnj\u00eb prov\u00eb e rrethan\u00eb q\u00eb t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi nj\u00eb pasuri t\u00eb mundshme fshehur t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij n\u00eb objektin hotel n\u00eb Sarand\u00eb, si dhe nuk u konstatua asnj\u00eb veprim apo mosveprim i tij, q\u00eb do ta vinte n\u00eb kushtet e cenimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Shbumica nuk ka gjetur probleme t\u00eb subjektit n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Edhe n\u00eb dosjet penale t\u00eb trajtuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, KPK shprehet se nuk ka evidentuar elemente, veprime a mosveprime t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb cilat do t\u00eb cenonin etik\u00ebn dhe besimin e tij n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me disa dosje penale n\u00eb kuader t\u00eb informacionit t\u00eb ardhur p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb figures. \u201c\u2026Faktet e rezultuara nga hetimi administrativ, n\u00eb kuad\u00ebr edhe t\u00eb shpjegimeve t\u00eb subjektit provonin se informacionet n\u00eb ngarkim t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit sipas k\u00ebrkesave t\u00eb g\u00ebrmave \u201cb\u201d dhe \u201cc\u201d t\u00eb nenit 37 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016 ishin t\u00eb bazuara n\u00eb rrethana konkrete\u201d, shprehet Pine dhe vler\u00ebson se edhe n\u00ebse ky konkluzion nuk do t\u00eb ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim lidhur me kontrollin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, informacionet e disponuara mbi k\u00ebto dosje penale c\u00ebnonin past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe shkall\u00ebn e besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Sarand\u00ebs, Kledian Llaho u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 22 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet dhe provat e dor\u00ebzuara prej tij n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, si dhe p\u00ebr konstatimet p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin. Megjithat\u00eb, ai u konfirmua me [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70277,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,134],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Kledian-Llaho-ne-KPK-pas-konfirmimit-ne-detyre.jpg","fifu_image_alt":"Kledian Llaho n\u00eb KPK pas konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70276"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70278,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70276\/revisions\/70278"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70277"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}