{"id":70303,"date":"2023-02-02T19:06:43","date_gmt":"2023-02-02T18:06:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pretendime-te-pabazuara-kpa-la-ne-fuqi-vendimin-e-shkarkimit-per-arjan-balliun\/2023\/02\/02\/"},"modified":"2023-04-06T14:24:33","modified_gmt":"2023-04-06T12:24:33","slug":"pretendime-te-pabazuara-kpa-la-ne-fuqi-vendimin-e-shkarkimit-per-arjan-balliun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pretendime-te-pabazuara-kpa-la-ne-fuqi-vendimin-e-shkarkimit-per-arjan-balliun\/2023\/02\/02\/","title":{"rendered":"Pretendime t\u00eb pabazuara: KPA la n\u00eb fuqi vendimin e shkarkimit p\u00ebr Arjan Balliun"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, i gjeti t\u00eb pabazuara dhe pa pesh\u00eb n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga ish-gjyqtari i Apelit Durr\u00ebs, Arjan Balliu kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij nga detyra n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 18 n\u00ebntor 2019 t\u00eb largoj\u00eb nga detyra ish-gjyqtarin Arjan Balliu, pasi u konkludua se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb dhe kryerjen e shpenzimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 1991 \u2212 2016; se kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhurat; p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasurive dhe burimin e krijimit t\u00eb tyre; p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb shitje fiktive t\u00eb nj\u00eb apartamenti me q\u00ebllim justifikimin e pasurive t\u00eb tjera; si dhe se \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Balliu e kund\u00ebrshtoi vendimin e KPK-s\u00eb duke ngritur shkaqe procedurale dhe p\u00ebr kriterin pasuror, por q\u00eb u rr\u00ebzuan n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Arjan Balliu e filloi karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1993 dhe punoi si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 2000. M\u00eb pas, ai punoi si drejtor i Loj\u00ebrave t\u00eb Fatit n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave dhe ushtroi profesionin e avokatit, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2009 u em\u00ebrua inspektor i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Balliu u rikthye n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 2013 si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbajti deri n\u00eb shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 70,8 m2 dhe garazh me sip\u00ebrfaqe 12,5 m 2 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 p\u00ebr \u00e7mimin 28 mij\u00eb USD, Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Balliu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb rrem\u00eb lidhur me burimin e krijimit; se nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie; si dhe ka kryer nj\u00eb kontrate fiktive p\u00ebr shitjen e k\u00ebsaj pasurie vjehrr\u00ebs, e cila ka rezultuar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme financiare.<\/p>\n<p>Balliu pretendoi se kishte kryer lapsus n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 kur ka sh\u00ebnuar si burim t\u00eb k\u00ebsaj pasurie nj\u00eb shum\u00eb 15 mij\u00eb USD t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga vjehrri, pasi nuk ka qen\u00eb informuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit nga ana e ILDKPKI-s\u00eb. Sipas Balliut, burim krijimi i k\u00ebsaj pasurie kan\u00eb qen\u00eb kursimet familjare dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitet 1991-2001 dhe vlera monetare prej nj\u00eb milion lek\u00eb q\u00eb rrjedh nga puna e babait si emigrant n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit shprehet n\u00eb vendimin e arsyetuar, se pasi ka analizuar aktet e \u00e7\u00ebshtjes ka konkluduar se pretendimet e subjektit jan\u00eb t\u00eb pabazuara. \u201cPretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit bien ndesh me deklarimet e tij n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb vetting, p\u00ebr sa i p\u00ebrket burimit t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie analizuar edhe p\u00ebrkund\u00ebr deklarimeve t\u00eb tij periodike vjetore nd\u00ebr vite\u201d, konstaton KPA dhe \u00e7mon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se subjekti nuk ka provuar pretendimet e tij p\u00ebr t\u00eb ardhurat e babait nga pun\u00ebsimi n\u00eb emigracion, qoft\u00eb p\u00ebr nga ekzistenca, vlera apo ligjshm\u00ebria e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb Balliut deri n\u00eb vitin 2001 jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se vlera e dhuruar prej 1 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.1 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendim sqarohet se n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e kryer n\u00eb Kolegj mbi baz\u00ebn e shkaqeve t\u00eb ankimit t\u00eb ngritura nga Balliu, balanca negative thellohet.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Balliu ka sh\u00ebnuar se ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga shitja e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2012, n\u00eb vler\u00ebn 8.8 milion\u00eb lek\u00eb.Po ashtu, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2012 ka deklaruar shitjen e k\u00ebsaj pasurie. K\u00ebto t\u00eb ardhura jan\u00eb deklaruar se kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti luksoz tip \u201cAudi\u201d n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, si dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendje cash 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se kontrata e shitjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2012 ishte fiktive pasi subjekti nuk ka provuar kalimin n\u00eb favor t\u00eb tij t\u00eb vler\u00ebs pas shitjes, si dhe ka rezultuar se vjehrra nuk ka pasur burime financiare t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Kolegji sqaron se ka kryer nj\u00eb analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb thelluar e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr kontrat\u00ebn, duke konsideruar edhe aspektet e analizuara nga Komisioni, por s\u00ebrish ka arritur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat. \u201cKontrata e shitjes s\u00eb apartamentit \u00ebsht\u00eb fiktive, dhe ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e automjetit n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, citohet n\u00eb vendimin e arsyetuar ku n\u00eb vijim renditen konstatimet n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb bazuar ky konkluzion.<\/p>\n<p>Sipas KPA, kontrata e shitjes \u00ebsht\u00eb e vetmja gjurm\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ky veprim juridik. Kolegji sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se sipas deklarimit t\u00eb vitit 2003, kontributi i vjehrrit n\u00eb momentin e blerjes nga subjekti n\u00eb vitin 2001 ka qen\u00eb 15 mij\u00eb USD ose rreth 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, e gjith\u00eb vlera q\u00eb familja e origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes ka paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb rreth 11 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi ka rezultuar se subjekti ka investuar rreth 1.9 milion\u00eb lek\u00eb dhe se ka p\u00ebrfituar nga shitja n\u00eb 2012-\u00ebn 6.9 milion\u00eb lek\u00eb. \u201cPagesa e vler\u00ebs s\u00eb tregut n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj prone nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes duket jo bind\u00ebse, sidomos n\u00eb kushtet kur ata ishin dhurues t\u00eb 53% t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit, nd\u00ebrsa subjekti dhe vajza e tyre p\u00ebrfitonte 6.9 milion\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dhurimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb prej tyre\u201d, arsyeton Kolegji dhe shton se fiktiviteti i kontrat\u00ebs mbetet i vetmi shpjegim logjik, edhe n\u00ebse pranohet pretendimi i subjektit se vlera 15 mij\u00eb USD nuk ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb 2001-in.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes kontribuonin me dhurime p\u00ebrfshir\u00eb edhe duke bler\u00eb pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb dhuruar 53% t\u00eb vler\u00ebs n\u00eb dyfishin e kostos fillestare apo kalojn\u00eb pron\u00ebsi e p\u00ebrfitime n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit [\u2026], nd\u00ebrsa subjekti dhe bashk\u00ebshortja mbeten nd\u00ebr vite n\u00eb rolin e p\u00ebrfituesit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm dhe jo rrall\u00eb t\u00eb vet\u00ebm. Kjo situat\u00eb e pretenduar, ku bamir\u00ebsia, mir\u00ebkuptimi dhe favoret p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb af\u00ebrt prind-f\u00ebmij\u00eb shkon vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kah \u2013 n\u00eb favor t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortes \u2013 sfidon logjik\u00ebn\u201d, vler\u00ebson KPA dhe e gjen t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e KPK se subjekti ka munges\u00eb burimesh, se ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb apartamentit, si dhe ka kryer kontrat\u00eb fiktive me q\u00ebllim justifikimit e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e pasurive t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb konstatuar po ashtu pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>KPA ka gjetur t\u00eb bazuar konkluzionin e KPK p\u00ebr fshehje t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb p\u00ebrdorim nga subjekti q\u00eb prej vitit 2012, t\u00eb bler\u00eb nga babai p\u00ebr shum\u00ebn 4.3 milon\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se, ashtu si ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni, subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave nga babai p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie, pasi nuk jan\u00eb dokumentuar t\u00eb ardhurat e pretenduara nga emigracioni.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 70 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ka konstatuar se Balliu ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e krijimit; se e ka bler\u00eb n\u00ebn \u00e7mimet e tregut; se ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi me personin me t\u00eb cilin ka lidhur kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes dhe t\u00eb shitjes; si dhe nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb ka kryer si avokat ndaj shoq\u00ebris\u00eb shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Edhe KPA vler\u00ebson se, pretendimi i subjektit p\u00ebr fitimin e apartamentit n\u00ebp\u00ebrmjet sh\u00ebrbimeve ligjore t\u00eb kryera p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese rezultoi jo bind\u00ebs, pasi ka qen\u00eb i pamb\u00ebshtetur n\u00eb fakte e n\u00eb dokumentacion ligjor me vler\u00eb provuese. P\u00ebr rjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb konkluduar pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i Kolegjit vler\u00ebson se Balliu ka qen\u00eb n\u00eb marrdh\u00ebnie t\u00eb gjat\u00eb me pal\u00ebn shit\u00ebse dhe nuk duhej t\u00eb kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb gjykimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb ishte nj\u00eb individ me t\u00eb cilin kishte pasur interesa biznesi t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb kapacitet privat dhe personal.<\/p>\n<p>Sipas KPA, subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes, si dhe t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr at\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Balliu ka rezultuar edhe n\u00eb Kolegj n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e bonove t\u00eb thesarit n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr nj\u00eb llogari bankare n\u00eb shum\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb; p\u00ebr gjendje cash 1 milion\u00eb lek\u00eb; si dhe p\u00ebr blerjen e automjetit tip \u201cAudi\u201d n\u00eb vler\u00ebn 25 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA, i gjeti t\u00eb pabazuara dhe pa pesh\u00eb n\u00eb vendimarrjen p\u00ebrfundimtare shkaqet e ankimit t\u00eb ngritura nga ish-gjyqtari i Apelit Durr\u00ebs, Arjan Balliu kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb tij nga detyra n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 18 n\u00ebntor 2019 t\u00eb largoj\u00eb nga detyra [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70304,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[116,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-2577.jpg","fifu_image_alt":"Ish-gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs Arjan Balliu duke dal\u00eb nga seanca d\u00ebgjimore. Foto:BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70303"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70305,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70303\/revisions\/70305"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70304"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}