{"id":70312,"date":"2023-02-01T17:36:41","date_gmt":"2023-02-01T16:36:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-altin-shkurti-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2023\/02\/01\/"},"modified":"2023-04-06T14:25:00","modified_gmt":"2023-04-06T12:25:00","slug":"gjyqtari-altin-shkurti-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-altin-shkurti-jep-shpjegime-per-burimet-e-nje-apartamenti\/2023\/02\/01\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime p\u00ebr burimet e nj\u00eb apartamenti"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari Altin Shkurti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 1 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat deklaroi se i kishte kund\u00ebrshtuar me dokumente, si dhe p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin profesional. Shkurti u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin Shkurti po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda \u00c7iftja, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Alma Faskajn. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Willem Brower.<\/p>\n<p>Altin Shkurti i p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2000 dhe punon prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si gjyqtar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 109 m2 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 65 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2007, gjyqtari Altin Shkurti ka deklaruar kursimet n\u00eb vite; shum\u00ebn 3000 euro t\u00eb dh\u00ebna nga vjehrri dhe 4.8 milion\u00eb lek\u00eb hua nga xhaxhai i n\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu konstatoi mosp\u00ebrputhje t\u00eb pagesave t\u00eb kryera me ato t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes. Sipas saj, subjekti ka shpjegaur se k\u00ebstet jan\u00eb shlyer ashtu si pasqyrohen n\u00eb mandatet e pagesave, ku dhe \u00ebsht\u00eb bazuar analiza financiare.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 23 mij\u00eb euro jan\u00eb deklaruar kursimet, q\u00eb sipas subjektit p\u00ebrb\u00ebheshin nga t\u00eb ardhurat nd\u00ebr vite dhe ato t\u00eb depozituara n\u00eb ish-firmat piramidale, si dhe interesat e p\u00ebrfituara.<\/p>\n<p>Zhegu pohoi se nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb dokumentohen vlerat n\u00eb ish-firmat piramidale dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 580 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e kursimeve cash.<\/p>\n<p>Pasi paraqiti nj\u00eb historik t\u00eb rezultateteve shum\u00eb t\u00eb mira t\u00eb arritura gjat\u00eb studimeve dhe n\u00eb ushtrimin e funksionit t\u00eb gjyqtarit, Shkurti parashtroi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar mbrojtjen e tij n\u00eb kriterin pasuror.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi rezultatin negativ n\u00eb shum\u00ebn 580 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr gjendjen cash. Shkurti v\u00ebrejti se n\u00eb vitin 1996 familja e tij kishte shitur nj\u00eb banes\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit dhe se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ky transaksion nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas tij, nj\u00eb pjes\u00eb e \u00e7mimit t\u00eb shitjes s\u00eb apartamentit nuk ishte investuar n\u00eb ish-firmat piramidale dhe se duhej q\u00eb ajo pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb ishte reflektuar n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, tatimi i t\u00eb ardhurave nga shitja e pasurive t\u00eb paluajtshme ishte p\u00ebrcaktuar me legjislacion t\u00eb vitit 1998, dy vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shkurti deklaroi se pind\u00ebrit kishin ruajtur mandatpagesat p\u00ebr shp\u00ebrndarjen nga bankat t\u00eb vlerave t\u00eb depozituara prej tyre m\u00eb par\u00eb n\u00eb ish-firmat priamidale, dokumente t\u00eb cilat tha se i kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb. Sipas subjektit, bankat t\u00eb cilat kan\u00eb kryer shp\u00ebrndarjen e k\u00ebtyre shumave, bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim qeverie t\u00eb koh\u00ebs, jan\u00eb shprehur se nuk e disponojn\u00eb dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai deklaroi se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion prej bankave lidhur me shp\u00ebrndarjen e fondeve t\u00eb depozituara n\u00eb ish-firmat piramidale.<\/p>\n<p>Shkurti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb financiare shumat e deklaruara prej tij si t\u00eb investuara n\u00eb ish-firmat priamidale dhe t\u00eb marra m\u00eb von\u00eb. \u201cBabai p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm n\u00eb ish-skemat piramidale ka marr\u00eb kredi p\u00ebr apartamentin q\u00eb ka sot, q\u00eb vijon ende ta shlyej\u00eb\u201d, shpjegoi subjekti.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb dhe t\u00eb ardhurat nga botimi i nj\u00eb komentari, nga trajtnimet; si dhe t\u00eb ardhurat e babait nga aktivitetet q\u00eb ka ushtruar nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitonte pension si ushtarak.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Shkurti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb uleshin shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte detyr\u00ebs, duke shpjeguar se ishte an\u00ebtar i thjesht\u00eb i familjes dhe jo zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cAnaliza del me 1 milione 24 mij\u00eb lek\u00eb me balanc\u00eb pozitive. Kemi pasur mund\u00ebsi kursimi, provoj bindsh\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb e kursimit\u201d, k\u00ebmb\u00ebnguli Shkurti.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb kursimet cash t\u00eb p\u00ebrllogariten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive, duke mbledhur t\u00eb gjitha gjendjet e deklaruara n\u00eb vite. Sipas Shkurtit, \u00e7do vit ai ka deklaruar shtesat e likujditeteve cash dhe atyre t\u00eb depozituara n\u00eb sistemin bankar.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai k\u00ebrkoi rishikim t\u00eb shpenzimeve, duke v\u00ebrejtur se ishin p\u00ebrllogaritur shpenzime udh\u00ebtimi t\u00eb bashk\u00ebshortes nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk kishin qen\u00eb t\u00eb martuar. N\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb aktivite n\u00eb dy shkolla jasht\u00eb vendit, Shkurti tha se kishte qen\u00eb i thirrur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ekspertit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb gjitha shpenzimet kishin qen\u00eb t\u00eb mbuluara. Ai k\u00ebrkoi zbritjen e k\u00ebtyre shpenzimeve.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr krijimin nga vjehrri t\u00eb shum\u00ebs 3000 euro, vler\u00eb e cila dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb analiz\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, prej nga ka reuzltuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.1 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurti e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim duke v\u00ebrejtur se nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e vjehrr\u00ebs dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb koh\u00ebn kur ajo jetonte me familjen e origjin\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrfituara nga pun\u00ebsimi n\u00eb institucione shtet\u00ebrore. Subjekti sqaroi se shpenzimet p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb kredie t\u00eb vjehrrit nuk q\u00ebndronin, pasi kishte provuar me dokumentacion se kjo kredi ishte shlyer prej shoq\u00ebris\u00eb ku ai punonte. Po ashtu, ai k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve. \u201cE p\u00ebrmbysin analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit\u201d, tha ai dhe pretendoi se dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast rezultonte balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 785 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prej analiz\u00ebs paraprake t\u00eb Komisionit, \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi financiare edhe e huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb vler\u00ebs 4.8 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Zhegut, t\u00eb ardhurat e pretenduara nga nj\u00eb aktivitet privat i huadh\u00ebn\u00ebsve, si dhe t\u00eb ardhurat e tjera, duket se kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb prone nga ana e tyre dhe jo p\u00ebr huan\u00eb n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme paraprake, p\u00ebr blerjen e apartamentit ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 6.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurti deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se bashk\u00ebshortja e xhaxhait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs kishte pasur t\u00eb regjistruar aktivitet q\u00eb prej vitit 1993. Sipas tij, kishte siguruar dokumemntacion se p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1999, rezultonte me pages\u00eb t\u00eb kontributeve n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit tregtar. Ai pohoi se p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore n\u00eb vitin 2005, ajo e kishte riregjistruar aktivitetin duke u pajisur me NIPT.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se tatimet nuk kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera dhe se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat. \u201cV\u00ebrtetohet se ka pasur aktivitet\u201d, pohoi Shkurti dhe solli n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb Komisionit nj\u00eb vendimarrje t\u00eb KPA p\u00ebr nj\u00eb rast sipas tij, t\u00eb ngjash\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, subjekti e p\u00ebrq\u00ebndroi analiz\u00ebn e tij n\u00eb provat e tjera p\u00ebr t\u00eb cilat pretendoi se ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb ardhurat dhe fitimet e familjes s\u00eb xhaxhait t\u00eb n\u00ebn\u00ebs. Ai deklaroi se pas vitit 2005 gjendeshin xhirot e aktivitetit t\u00eb hadh\u00ebn\u00ebses. Sipas Shkurtit, n\u00eb pushtetin vendor ishin paguar taksat p\u00ebr biznes t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrllogaritjeve bazuar n\u00eb xhirot vjetore t\u00eb pretenduara, subjekti deklaroi se deri n\u00eb vitin 2005 rezultonte se nga aktiviteti huadh\u00ebn\u00ebsve ishin krijuar t\u00eb ardhura deri n\u00eb vitin 2005 n\u00eb shum\u00ebn 12.3 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme 3.5 milion\u00eb lek\u00eb fitim.<\/p>\n<p>Shkurti deklaroi se dy f\u00ebmij\u00ebt e huadh\u00ebn\u00ebsve kishin emigruar jasht\u00eb shtetit prej vitesh dhe se kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb konsiderueshme, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb cilave i kishin sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Subjekti v\u00ebrejti se hadh\u00ebn\u00ebsit kishin pasur edhe pensione t\u00eb larta p\u00ebr at\u00eb periduhe dhe sipas tij, ata dalin bindsh\u00ebm me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit Shkurti, po t\u00eb rib\u00ebhen p\u00ebrllogaritjet bazuar n\u00eb provat dhe shpjegimet e tij, n\u00eb vitin 2008 do t\u00eb rezultoj\u00eb balanc\u00eb pozitive, nd\u00ebrsa do t\u00eb konstatohet pamund\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb 2009-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn 353 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se gjyqtari Shkurti dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb automjet t\u00eb bler\u00eb nga babai i subjektit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb kryer verifikimi mund\u00ebsive t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme, prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb negative, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb prind\u00ebrve edhe t\u00eb ardhurat e tjera dhe ato t\u00eb v\u00ebllait, p\u00ebrfshi dhe cash-in progresiv. Sipas tij, n\u00ebse do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb ardhurat e tjera, babai do t\u00eb rezultonte me bilanc pozitiv p\u00ebr blerjen e automjetit.<\/p>\n<p>Zhegu evidentoi pamund\u00ebsi financiare edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb 15 mij\u00eb euro, t\u00eb deklaruar si t\u00eb kursyer nga bashk\u00ebshortja p\u00ebrpara martese.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shkurti pretendoi se n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb kishte gabime logjike pasi nuk ishin konsideruar t\u00eb ardhurat e plota. Ai v\u00ebrejti se bashk\u00ebshortja kishte punuar si avokate shteti. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs si p\u00ebr kursimet e tij, subjekti k\u00ebrkoi q\u00eb dhe p\u00ebr familjen e bashk\u00ebshortes t\u00eb konsiderohej mund\u00ebsia e kursimeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb progresive, duke u p\u00ebrfshir\u00eb balanca pozitive e konstatuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e tij p\u00ebr vitin 2007 dhe mund\u00ebsia e kursimit p\u00ebr vitet n\u00eb vijim. \u201cVlera 15 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb e provuar. Kjo balanc\u00eb tregon drejt\u00ebsin\u00eb e deklarat\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes time\u201d, pohoi Shkurti dhe pranoi se vet\u00ebm n\u00eb vitin 2009 gjendej nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 353 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Zhegu sqaroi se, nga verifikimi i pes\u00eb dosjeve t\u00eb p\u00ebrzgjedhura me short, n\u00eb nj\u00eb rast ka rezultuar se subjekti nuk ka disponuar lidhur me k\u00ebrkimet e padis\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb padis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera u evidentuan gjetjet p\u00ebr dy denoncime nga publiku. Nj\u00eb prej denoncuesve ka pretenduar se subjekti ka zvarritur procesin duke sjell\u00eb p\u00ebrfitim t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb proces. Nd\u00ebrsa denoncuesi tjet\u00ebr pretendon se trupi gjykues duhej t\u00eb ishte me tre an\u00ebtar\u00eb dhe se gjykata ka caktuar ekspertime t\u00eb tjera nga ato \u00e7far\u00eb ai kishte k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave arkivore jan\u00eb konstatuar 14 ankesa t\u00eb kryera gjat\u00eb periudh\u00ebs 2013-2016, ku n\u00eb kat\u00ebr raste jan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr zvarritje.<\/p>\n<p>Gjyqtari Shkurti i kund\u00ebrshtoi konstatimet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara prej tij. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb, ai sqaroi se duhej q\u00eb padit\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkonte mas\u00ebn e siguris\u00eb, pasi nuk mundej q\u00eb gjykata t\u00eb vendoste kryesisht. Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb arsyesja edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e arsyetimit t\u00eb vendimit. \u201cJam shprehur p\u00ebr gjith\u00e7ka ka k\u00ebrkuar padit\u00ebsi\u201d, pohoi Shkurti.<\/p>\n<p>Denoncimin ku ngrihej pretendim p\u00ebr favorizim t\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr, subjekti e kund\u00ebrshtoi me argumentin se ai e kishte pranuar padin\u00eb e denoncuesit, q\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi edhe nga Apeli. Lidhur me nj\u00eb gabim material, subjekti shpjegoi se p\u00ebr pes\u00eb vite padi\u00ebsi nuk e kishte k\u00ebrkuar ndreqjen. Sipas tij, ky gabim material nuk ka lidhje me mosekzekutimin e vendimit, ashtu si pretendohet.<\/p>\n<p>P\u00ebr denoncimin tjet\u00ebr, Shkurti sqaroi se pal\u00ebve u ishte dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb njiheshin me ekspertimin dhe se ishin shtyr\u00eb disa seanca me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb jepnin pretendimet e tyre p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vendim. Ai deklaroi se trupa gjykuese do t\u00eb plot\u00ebsohej me tre an\u00ebtar\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse do t\u00eb k\u00ebrkohej nga pala padit\u00ebse, por sipas tij nuk ishte k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Shkurti deklaroi se ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e vetme q\u00eb disponon dhe se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit me integritet. Ai k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 3 shk<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari Altin Shkurti i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb u p\u00ebrball t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 1 shkurt 2023 me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr barrat e prov\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat deklaroi se i kishte kund\u00ebrshtuar me dokumente, si dhe p\u00ebr disa gjetje n\u00eb kriterin profesional. Shkurti u [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70313,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[126,111,107,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/Altin-Shkurti-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Altin Shkurti n\u00eb KPK.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70312"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70312"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70312\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70314,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70312\/revisions\/70314"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70313"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}