{"id":70318,"date":"2023-01-31T20:25:33","date_gmt":"2023-01-31T19:25:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-prokurorit-genci-mane\/2023\/01\/31\/"},"modified":"2023-04-06T14:25:11","modified_gmt":"2023-04-06T12:25:11","slug":"komisionerja-publike-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-prokurorit-genci-mane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-ankimon-si-te-pabazuar-konfirmimin-e-prokurorit-genci-mane\/2023\/01\/31\/","title":{"rendered":"Komisionerja Publike ankimon si t\u00eb pabazuar konfirmimin e prokurorit Genci Mane"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Genci Mane u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plot\u00ebsisht me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Vendimi p\u00ebr Manen u mor unanimisht nga trupa e\u00a0kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin.<\/p>\n<p>Por vendimarrja e KPK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjetur e bazuar n\u00eb prova prej Komisioneres Publike, Irena Nino, e cila k\u00ebrkon shkarkimin e k\u00ebtij magjistrati p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror dhe n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb gjetjeve p\u00ebr profesionalizmin.<\/p>\n<p>Genci Mane e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe prej vitit 2005 ai e ushtron funksionin si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier. Aktualisht ai ushtron funksionin e drejtuesit t\u00eb k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet e ankimit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ankim evidentohet se Komisioni i ka kaluar fillimisht subjektit barr\u00eb prove p\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 140 m2 n\u00eb Fier, lidhur me munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor n\u00eb krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb nga prind\u00ebrit, vler\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb; dyshime p\u00ebr kontrat\u00eb fiktive nd\u00ebrmjet tij dhe prind\u00ebrve p\u00ebr shitjen e pjes\u00ebs takuese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat kundrejt k\u00ebsaj shume; se ka pasur trajtim preferencial n\u00eb dukje pasi ka jetuar n\u00eb apartament p\u00ebr 3 vjet e gjysm\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb paguante \u00e7mimin e plot\u00eb;\u00a0 si dhe se dukej se kishte p\u00ebrfituar kredin\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebtij apartamenti, n\u00eb kund\u00ebrshtim me kriteret e p\u00ebrcaktuara ligjore.<\/p>\n<p>Mane ka kund\u00ebrshtuar duke shpjeguar se babai ka krijuar t\u00eb ardhurat t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme p\u00ebrve\u00e7 pensionit, pasi ka punuar p\u00ebr kompani private dhe institucione, duke paraqitur dokumente q\u00eb konfirmonin pun\u00ebsimin e tij; si dhe se n\u00ebna ka shitur nj\u00eb objekt n\u00eb vitin 1996 kundrejt \u00e7mimit 500 mij\u00eb lek\u00eb. Ai ka pretenduar se p\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj shume n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrmbyste balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb vler\u00ebn 463 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Mane ka paraqitur shpjegime edhe me konstatimet e tjera duke dor\u00ebzuar dokumentacion t\u00eb koh\u00ebs q\u00eb v\u00ebrtetonte heqjen dor\u00eb nga pjesa e tij takuese nga sht\u00ebpia e familjes n\u00eb Berat q\u00eb prej vitit 2013; akt ekspertim p\u00ebr gjendjen jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb Fier q\u00eb k\u00ebrkonte riparime t\u00eb vazhdueshme; kontrata p\u00ebr shitjen e apartamenteve t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat me \u00e7mime edhe m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta; si dhe ka argumentuar se kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb bazuar n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs pasi rezultonte i pastreh &#8211; duke e bindur Komisionin p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se prokurori Mane ka provuar mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr krijimin dhe dh\u00ebnien e shum\u00ebs 1.7 milion\u00eb lek\u00eb; se veprimet mes tij dhe prind\u00ebrve nuk kan\u00eb qen\u00eb fiktive, por veprime juridike p\u00ebr shkak t\u00eb marrdh\u00ebnieve t\u00eb posa\u00e7me familjare; se nuk ka pasur trajtim preferencial pasi ka pasur shitje t\u00eb apartamenteve t\u00eb ngjashme me vler\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ka hetuar asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse; si dhe jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta argumentet e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino shprehet n\u00eb ankim se e gjen t\u00eb pabazuar n\u00eb akte vler\u00ebsimin e KPK, konkretisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebna kundrejt heqjes dor\u00eb nga pjesa takuese e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb subjektit nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb investimi i kryer prej tyre p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2004, n\u00eb vler\u00ebn 61, 946 euro. Sipas saj, p\u00ebrfshirja e k\u00ebtij investimi do t\u00eb sillte pamjaftueshm\u00ebri burimesh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur n\u00eb vitin 2004, prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb kryer nj\u00eb investim q\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb krahasuar me t\u00eb ardhurat e realizuara prej tyre deri n\u00eb vitin 2004, vler\u00ebsojm\u00eb se, p\u00ebr t\u00eb analizuar mbulimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs 1.700.000 lek\u00eb, dh\u00ebn\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, duhen llogaritur t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr periudh\u00ebn mars 2004 &#8211; dhjetor 2012, si edhe investime\/depozita bankare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit, t\u00eb k\u00ebsaj periudhe\u201d, vler\u00ebson Nino dhe v\u00ebren se gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe prind\u00ebrit e subjektit kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga pensionet, q\u00eb llogariten n\u00eb total n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb jan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konstatime, Nino vler\u00ebson se prind\u00ebrit e prokurorit Mane nuk kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb sipas saj, nuk mbulohet pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 650 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, komisionerja konstaton se arsyetimi i Komisionit p\u00ebr kredin\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb referenc\u00eb t\u00eb vendimit nr. 600, dat\u00eb 1.9.2007, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr trajtimin me strehim t\u00eb n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore dhe t\u00eb funksionar\u00ebve politik\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb miratimi i kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb pastreh\u00ebve t\u00eb Bashkis\u00eb Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Nino v\u00ebren se nga informacione q\u00eb aksesohen n\u00eb burime \u201copen sources\u201d rezultojn\u00eb dy episode me t\u00eb dh\u00ebna problematike n\u00eb drejtim t\u00eb shtetasve me t\u00eb cil\u00ebt subjekti ka marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore dhe ka p\u00ebrdorur automjetet e tyre. \u201c\u2026P\u00ebr efekt t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb k\u00ebtyre automjeteve, subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr sa parashikon neni D, pika 1 e aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dhe neni 3, pika 1129 e ligjit nr. 84\/2016, lidhur me mosdeklarimin e interesit pasuror n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb automjeteve, situat\u00eb kjo q\u00eb, po ashtu, afekton edhe n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb standardit t\u00eb integritetit dhe etik\u00ebs s\u00eb magjistratit prokuror\u201d, vler\u00ebson Nino.<\/p>\n<p>Ajo i k\u00ebrkon Kolegjit q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb edhe disa \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb hetuara nga subjekti. \u201c\u2026Konstatohen disa raste me mang\u00ebsi, t\u00eb tilla q\u00eb nuk pajtohen me pritshm\u00ebrin\u00eb se prokurori duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga parimi i ligjshm\u00ebris\u00eb dhe nd\u00ebrmarrjes s\u00eb hetimeve t\u00eb shpejta dhe t\u00eb plota, t\u00eb gjithanshme dhe objektive, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb p\u00ebrfundimi t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb bazuar n\u00eb ligj dhe prova\u201d, shprehet Nino dhe k\u00ebrkon q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb vler\u00ebsohen se bashku me problemet e v\u00ebrejtura n\u00eb kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, komisionerja Irena Nino vler\u00ebson se Mane nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb dhe k\u00ebrkon shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Genci Mane u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 13 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai justifikonte plot\u00ebsisht me burime t\u00eb ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen e shpenzimeve; se ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nivel kualifikues p\u00ebr profesionalizmin. Vendimi p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70319,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[101,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Prokurori-Genci-Mane-ne-KPK-Foto-Edmond-Hoxhaj-BIRN.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Genci Mane n\u00eb KPK | Foto: Edmond Hoxhaj\/ BIRN","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70318"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70318"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70320,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70318\/revisions\/70320"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}