{"id":70321,"date":"2023-01-31T19:25:58","date_gmt":"2023-01-31T18:25:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anita-mici-perballet-serish-ne-kpa-me-vendimin-e-lirimit-te-lulzim-berishes\/2023\/01\/31\/"},"modified":"2023-04-06T14:25:14","modified_gmt":"2023-04-06T12:25:14","slug":"anita-mici-perballet-serish-ne-kpa-me-vendimin-e-lirimit-te-lulzim-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/anita-mici-perballet-serish-ne-kpa-me-vendimin-e-lirimit-te-lulzim-berishes\/2023\/01\/31\/","title":{"rendered":"Anita Mici p\u00ebrballet s\u00ebrish n\u00eb KPA me vendimin e lirimit t\u00eb Lulzim Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Durr\u00ebs, Anita Mici u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 31 janar 2023 me shkaqet e ngritura nga Komisioneri kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin e saj. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb seance publike pes\u00eb or\u00ebshe bashk\u00eb me nd\u00ebrprerjet, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh me pretendimet ku bazohet Komisioneri Publik, Florian Ballhysa p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e shkarkimit t\u00eb gjyqtares Anita Mici, si dhe me shpjegimet, kund\u00ebrshtit\u00eb dhe provat e k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Anita Mici u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 4 gusht 2020, pasi trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin, vler\u00ebsoi se bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, si dhe n\u00eb bindjen e brendshme, subjekti kishte arritur t\u00eb provonte pretendimet e saj p\u00ebr gjetjet n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Roli i Micit p\u00ebr lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Lulzim Berisha u \u00e7mua nga Komisioni si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i p\u00ebrket Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe ILD-s\u00eb. Vendimarrja e trup\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe Mici, u rr\u00ebzua nga Gjykata e Lart\u00eb pas rekursit t\u00eb ushtruar nga prokuroria. Lirimi i parakohsh\u00ebm i Berish\u00ebs ishte nj\u00eb prej shkaqeve q\u00eb u parashtruan nga Komisioneri t\u00eb mart\u00ebn, \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Mici dha shpjegime t\u00eb p\u00ebrmbledhura.<\/p>\n<p><strong>Parashtrimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa i k\u00ebrkoi Kolegjit vler\u00ebsimin e mund\u00ebsive financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr t\u00eb realizuar pagesat p\u00ebr kontrat\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 104.33 m2 n\u00eb Tiran\u00eb; p\u00ebr t\u00eb justifikuar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shpenzimet dhe kursimet p\u00ebr vitet 2005, 2007, 2009-2014; si dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi A4\u201d.<\/p>\n<p>Si burime p\u00ebr pagesat p\u00ebr apartamentin e porositur n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr \u00e7mimin 75 mij\u00eb euro, Mici dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro, 5000 euro nga kursimet e tyre dhe 25 mij\u00eb euro ndihm\u00eb nga vjehrri i gjyqtares.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik konstaton se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 pak\u00ebsim t\u00eb kursimeve cash q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr kryerjen e pages\u00ebs 5000 euro. Ai v\u00ebrejti se Mici ka deklaruar n\u00eb vitin 2006 vet\u00ebm gjendjen cash prej 500 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe jo pak\u00ebsimin e k\u00ebtyre kursimeve p\u00ebr pages\u00ebn e apartamentit. Ballhysa vler\u00ebson se Komisioni duhej t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb jurispudenc\u00ebn e deritanishme t\u00eb Kolegjit, duke e mb\u00ebshtetur konkluzionin n\u00eb deklarimin periodik n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i dokumentacionit bankar, ka rezultuar se deri n\u00eb momentin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit 5000 euro, Mici dhe bashk\u00ebshorti kan\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb total rreth 250 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas Ballhys\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Duke e konsideruar shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb si shtes\u00eb t\u00eb likujditeteve n\u00eb vitin 2006, Komisioneri konstaton se Mici ka kryer deklarime t\u00eb pasakta dhe kontradiktore lidhur me burimin e deklarur p\u00ebr pages\u00ebn e shum\u00ebs 5000 euro, si dhe nuk mbulon me t\u00eb ardhur at\u00eb ligjshme shlyerjen e k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, subjekti rezulton me balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2006 p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb blerjen e apartamentit, p\u00ebr t\u00eb kursyer shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar shpenzimet e tjera familjare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e Ballhys\u00ebs p\u00ebr pasurin\u00eb. Fillimisht ajo paraqiti pjes\u00ebrisht ato q\u00eb i konsideroi si \u2018akt pretendime\u2019, duke v\u00ebrejtur se legjislacioni i vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve parashikon q\u00eb p\u00ebr penalizimin e subjekteve n\u00eb rast t\u00eb problemeve n\u00eb kriterin pasuror, duhet t\u00eb plot\u00ebsohet si kusht edhe deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte nuk aplikohet dot shkarkimi. Si i plot\u00ebson komisioneri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kumulative pamjaftueshm\u00ebrit\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy kritere?\u201d pyeti Mici dhe k\u00ebrkoi q\u00eb komisioneri t\u00eb jet\u00eb i qart\u00eb dhe i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo pretendoi se nuk kishte nj\u00eb analiz\u00eb konkrete se ku q\u00ebndronte problemi konkret. Mici deklaroi se ajo dhe bashk\u00ebshorti gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve pun\u00eb kishin paguar nj\u00eb apartament q\u00eb nuk e kishin marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim p\u00ebr shkak t\u00eb probleme t\u00eb firm\u00ebs nd\u00ebrtuese, si dhe nj\u00eb automjet.<\/p>\n<p>Subjekti theksoi se ishte v\u00ebrtetuar me dokumentacion bankar pagesa e shum\u00ebs 5000 euro p\u00ebr apartamentin. Lidhur me mosdeklarimin e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash, ajo u mbrojt me pretendimin se gjithmon\u00eb kishte deklaruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb, se kur kishte pasur gjendje cash i kishte pasqyruar, nd\u00ebrsa nuk kishte sh\u00ebnuar vlera monetare n\u00eb ato vite q\u00eb nuk kishte disponuar likujditete n\u00eb banes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet kur nuk kemi deklaruar gjendje cash tregon se jemi n\u00eb situat\u00ebn e pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjeve t\u00eb m\u00ebparshme,\u201d shpjegoi ajo lidhur me situat\u00ebn e konstatuar prej Komisionerit.<\/p>\n<p>Sipas Micit, gjendja cash e deklaruar n\u00eb vitin 2006 dhe t\u00eb ardhurat e tjera ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr pages\u00ebn 5000 euro po at\u00eb vit.<\/p>\n<p>Lidhur me nevoj\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb detyrimeve tatimore p\u00ebr shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruar nga babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb ngritur n\u00eb ankim, Ballhysa gjat\u00eb parashtrimeve solli n\u00eb v\u00ebmendje evoluimin e jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, duke theksuar se mbetet detyrim vler\u00ebsimi rast pas rasti i k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb q\u00ebndrimin t\u00eb Komisionerit, Mici deklaroi se, sipas praktik\u00ebs s\u00eb KPA, shumat e dhuruara nuk jan\u00eb objekt i detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Komisioneri e cil\u00ebson t\u00eb pabazuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit lidhur me investimet, kursimet dhe shpenzimet e subjektit nd\u00ebr vite. KPK ka konkluduar pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 492 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb disa vite gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2016, por duke mbajtur n\u00eb v\u00ebmendje parimin e proporcionalitetit e ka vler\u00ebsuar t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Ballhysa e gjen t\u00eb pabazuar n\u00eb akte dhe interpretim ligjor vler\u00ebsimin e Komisionit lidhur me t\u00eb ardhurat e pretenduara si ndihm\u00eb financiare nga babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit; likuiditetet cash; si dhe p\u00ebr shpenzimet jetike t\u00eb familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin p\u00ebr ndihm\u00eb financiare nga vjehrri n\u00eb shumat 300 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, Ballhysa v\u00ebren se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb deklaratat periodike, n\u00eb at\u00eb \u201cveting\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyet\u00ebsori dhurimet e p\u00ebrfituara nga ky familjar. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim, Ballhysa vler\u00ebson se k\u00ebto dhurime t\u00eb pretenduara nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Komisioneri v\u00ebren se n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit jan\u00eb reflektuar pak\u00ebsime t\u00eb gjendjes cash n\u00eb disa vite, megjith\u00ebse subjekti nuk ka deklaruar periodikisht pak\u00ebsime t\u00eb tilla. Sipas Ballhys\u00ebs, p\u00ebrllogaritjet e KPK nuk p\u00ebrputhen me \u00e7far\u00eb ka deklaruar subjekti n\u00eb vite dhe se bien ndesh me jurispudenc\u00ebn e deritanishme t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioneri v\u00ebren se Komisioni ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me shpenzimet e jetes\u00ebs dhe ka reduktuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e analizuar shpenzimet e jetes\u00ebs s\u00eb djalit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Sipas Ballhys\u00ebs, analiza duhet t\u00eb kryhet sipas vet\u00ebdeklarimeve t\u00eb subjektit p\u00ebr shpenzimet dhe thekson se ato jan\u00eb shpenzime minimale jetese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb tij, Komisioneri vler\u00ebson se subjekti rezulton me diferenc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2005, 2007 dhe 2009-2014.<\/p>\n<p>Mici e kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e komisionerit p\u00ebr k\u00ebto vite. Ajo pretendoi se shumat e dh\u00ebna nga vjehrri \u00e7do vit n\u00eb vler\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb kan\u00eb qen\u00eb si ndihm\u00eb. \u201cKomisioni i ka vler\u00ebsuar t\u00eb ligjshme dhe ka p\u00ebrllogaritur sakt\u00eb pak\u00ebsimet,\u201d n\u00ebnvizoi ajo dhe sqaroi se kur kishin qen\u00eb me studime ishin mb\u00ebshtetur financiarisht prej familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Subjekti k\u00ebmb\u00ebnguli se k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nuk e kishte konsideruar si dhurim. \u201cPasi kam menduar se duhej t\u00eb tejkalonte shum\u00ebn dhe t\u00eb mos jepej nga familjar\u00ebt,\u201d argumentoi ajo lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb kuptuarit p\u00ebr k\u00ebto vlera monetare, t\u00eb pretenduara se u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vite nga familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Lidhur me pretendimin e Ballhys\u00ebs se nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb koh\u00ebn e duhur, Mici solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb tjet\u00ebr vendim t\u00eb ngjash\u00ebm t\u00eb Komisionit, p\u00ebr t\u00eb cilin tha se nuk ishte ankuar prej Komisionerit Publik, q\u00eb i kishte konsideruar t\u00eb ligjshme. Ajo v\u00ebrejti edhe praktik\u00ebn e KPK e t\u00eb KPA p\u00ebr \u00e7\u00ebshte t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Komisioneri vler\u00ebson ndryshe nga Komisioni p\u00ebr balanc\u00ebn negative p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cAudi\u201d n\u00eb vitin 2016. Sipas KPK, personi q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb hua bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e mjetit ka pasur mund\u00ebsi financiare dhe ka gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 172 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme.<\/p>\n<p>Ballhysa konstaton se subjekti tregtar me administrator huadh\u00ebn\u00ebsin nuk ka pasur qarkullim dhe fitim, pasi rezulton me detyrime t\u00eb pashlyera dhe status pasiv. Sipas analiz\u00ebs s\u00eb Komisionerit Publik, pamund\u00ebsia financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb automjetin dhe shlyer huan\u00eb n\u00eb vitin 2016 rezulton n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nisur nga evoluimi i jurispudenc\u00ebs s\u00eb KPA lidhur me p\u00ebrjashtimin e dhurimeve nga detyrimet tatimore, balanca negative e konkluduar prej Komisionerit n\u00eb ankim \u00ebsht\u00eb reduktuar nga 8.3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb 5.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Mici shpjegoi se bashk\u00ebshorti nuk kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb merrte hua, por ishte gjendur jasht\u00eb shtetit e donte t\u00eb blinte makin\u00ebn. N\u00eb k\u00ebto kushte, kishte k\u00ebrkuar hua nga nj\u00eb miku i tij, q\u00eb i kishte d\u00ebrguar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb transferimit t\u00eb valutave jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Subjekti pretendoi se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte p\u00ebrdorur fondet e shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb sipas saj ishin t\u00eb mjaftueshme dhe mund t\u2019i t\u00ebrhiqte n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPretendimet e mia jan\u00eb t\u00eb drejta, t\u00eb plota, t\u00eb provuara dhe t\u00eb sinqerta. \u00cbsht\u00eb jeta jon\u00eb\u201d, deklaroi Mici n\u00eb fund t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ngritur shkak nga Komisioneri Publik, \u00ebsht\u00eb vendimarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Durr\u00ebs lidhur me lirimin e parakohsh\u00ebm t\u00eb kreut t\u00eb \u2018Band\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit\u2019, Lulzim Berisha, ku gjyqtarja Anita Mici ka qen\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtarit t\u00eb trupit gjykues.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 dhjetor 2016, pas nj\u00eb serie vendimesh t\u00eb diskutueshme gjyq\u00ebsore p\u00ebr ulje d\u00ebnimi, raporteve t\u00eb institucioneve t\u00eb vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb at\u00eb si \u201ct\u00eb d\u00ebnuar shembullor\u201d dhe nj\u00eb garanci p\u00ebr pun\u00ebsimin e ofruar nga ish-kryebashkiaku i Durr\u00ebsit, Vangjush Dako, q\u00eb analizohen edhe n\u00eb vendimin e KPK, gjykata e Apelit Durr\u00ebs vulosi lirimin e Lulzim Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I arrestuar m\u00eb 6 prill 2006, Lulzim Berisha q\u00ebndroi fizikisht 10 vjet e tet\u00eb muaj n\u00eb burg nga d\u00ebnimi i tij prej 25 vitesh p\u00ebr vepra penale t\u00eb r\u00ebnda. Aktualisht ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar pasi akuzohet si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr vendimarjes p\u00ebr lirimin e Berish\u00ebs ushtroi rekurs Prokuroria e Apelit Durr\u00ebs. N\u00eb rekurs \u00ebsht\u00eb parashtruar se Gjykata e Apelit Durr\u00ebs ka vler\u00ebsuar dhe pranuar \u00be e d\u00ebnimit t\u00eb kryer n\u00eb dat\u00ebn e gjykimit; nuk ka marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebsim rrezikshm\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb q\u00eb paraqiste Berisha p\u00ebr shkak t\u00eb veprave penale p\u00ebr t\u00eb cilat ishte d\u00ebnuar; si dhe se ka shtyr\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr administrimin e tri vendimeve t\u00eb themelit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 dit\u00eb p\u00ebrtej afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur uljen e rip\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb d\u00ebnimit me 45 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarin.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, nuk ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb deformuar situata faktike e rrethanave q\u00eb plot\u00ebsonin kriteret ligjore p\u00ebr lirimin me kusht, por maksimalisht mund t\u00eb diskutohet mbi momentin e vendimmarrjes. KPK e d\u00ebrgoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr inspektim n\u00eb institucionin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ballhysa v\u00ebrejti se Gjykata e Lart\u00eb e ka prishur vendimin e Apelit Durr\u00ebs, duke e konsideruar at\u00eb si t\u00eb marr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebrkesat e ligjit penal material. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb nga Kolegji dhe t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb gjyqtarit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici deklaroi se Gjykata e Lart\u00eb ka vendosur ta zgjidh\u00eb \u00e7\u00ebshtjen vet\u00ebm mbi nj\u00eb kriter, duke eleminuar \u00e7do elemnt procedural. Sipas subjektit, Gjykata e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb p\u00ebrllogaritjen e vuajtjes s\u00eb \u00be-ve t\u00eb d\u00ebnimit, duke vler\u00ebsuar se nuk plot\u00ebsohej ky kusht. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb drejtime t\u00eb tjera,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Sipas Micit, uljet e d\u00ebnimit jan\u00eb pranuar m\u00eb par\u00eb nga gjykata dhe ankimi apo rekursi nuk e pezullojn\u00eb lirimin me kusht. \u201cLigji thot\u00eb lirimin e menjehersh\u00ebm,\u201d theksoi subjekti.<\/p>\n<p>Komisioneri konstatoi nj\u00eb vendimarrje t\u00eb subjektit t\u00eb vitit 2015, lidhur me nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201cvjedhje e energjis\u00eb elektrike\u2026\u201d. Mici n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb vet\u00ebm e ka deklaruar fajtor t\u00eb pandehurin dhe duke i konsideruar veprat penale me rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore mesatare ka vler\u00ebsuar se nuk jan\u00eb provuar rrethana r\u00ebnduese n\u00eb gjykim. Si rrethan\u00eb leht\u00ebsuese ka renditur edhe mosh\u00ebn e t\u00eb pandehurit dhe e ka d\u00ebnuar at\u00eb me 1 vit burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin q\u00eb KLGj i ka p\u00ebrcjell\u00eb KPK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se t\u00eb dyja veprat penale jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura dhe i pandehuri paraqet rrezikshm\u00ebri t\u00eb theksuar shoq\u00ebrore, pasi ai i ka kryer veprimet e kund\u00ebrligjshme me p\u00ebrs\u00ebritje, se ushtron aktivitet privat n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit n\u00eb nj\u00eb objekt 25 kate dhe d\u00ebmi i shkaktuar me energjin\u00eb elektrike p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2014 ka qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 548 milion\u00eb lek\u00eb. KLGJ e ka vler\u00ebsuar mas\u00ebn e d\u00ebnimit joproporcionale mes t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb kufizuar dhe interesit publik, d\u00ebmit t\u00eb shkaktuar pal\u00ebs s\u00eb d\u00ebmtuar si dhe synimit q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb arrij\u00eb d\u00ebnimi penal.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik vler\u00ebson se k\u00ebto gjetje duhen konsideruar e vler\u00ebsuar n\u00eb panoram\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Mici e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb shkak t\u00eb Komisionerit duke pretenduar se kishte caktuar nj\u00eb d\u00ebnim proporcional. \u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, d\u00ebnimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb rezultat i nj\u00eb mbledhje matematikore,\u201d pohoi Mici dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se d\u00ebnimin e kishte dh\u00ebn\u00eb bazuar n\u00eb provat shkresore dhe se kishte vler\u00ebsuar gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb pandehurit. Ajo v\u00ebrejti se vendimi i saj ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe konsiderohet gj\u00eb e gjykuar. \u201cNuk i gjej dot element\u00ebt p\u00ebr t\u2019u atakuar m\u00eb pas\u201d, pohoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri evidentoi nj\u00eb tjet\u00ebr vendimarrje t\u00eb subjektit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr Kontraband\u00eb me mallra q\u00eb paguhet akciz\u00eb. I gjykuari ka qen\u00eb punonj\u00ebs i Autoritetit Portual Durr\u00ebs dhe gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs si kontrollor automjetesh \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb kushtet e flagranc\u00ebs pas n\u00eb mjetin e tij ndodheshin steak cigaresh t\u00eb markave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ishte paguar detyrimi doganor.<\/p>\n<p>Subjekti e ka d\u00ebnuar me 6 muaj burgim dhe e ka pezulluar ekzekutimin e d\u00ebnimit, duke urdh\u00ebruar q\u00eb i pandehuri t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb publikut p\u00ebr 40 or\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi Komisioni ka konstatuar se kjo vendimarrje \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi, nuk ka konstatuar probleme q\u00eb mund t\u00eb ndikonin n\u00eb vler\u00ebsimin profesional.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb gjetjet e KLGJ-s\u00eb p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb arsyetimit ligjor lidhur me caktimin e mas\u00ebs dhe llojit t\u00eb d\u00ebnimit. Nisur nga fakti se i pandehuri ka vepruar me dashje, KLGJ ka vler\u00ebsuar se p\u00ebrb\u00ebn shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb fajit, me q\u00ebllim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Sipas Ballhys\u00ebs, k\u00ebto gjetje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura, duhen konsideruar e vler\u00ebsuar n\u00eb panoram\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Mici shpjegoi se i pandehuri ishte ndaluar pasi kishte pasur 20 steka me paketa cigaresh. Sipas saj, ai ishte person pa rrezikshm\u00ebri shoq\u00ebrore dhe duhanpir\u00ebs. \u201cNuk i kishte marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tregtuar, por p\u00ebr t\u2019i pir\u00eb vet\u00eb. Cili mund t\u00eb ishte d\u00ebnimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera subjekti.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u trajtua nj\u00eb vendimarrje e subjektit p\u00ebr ndryshimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb nj\u00eb t\u00eb ndaluari p\u00ebr \u201cvrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d, t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb dhe \u201cprodhimit dhe mbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake dhe municionit\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse ndaj k\u00ebtij t\u00eb pandehuri \u00ebsht\u00eb caktuar fillimisht masa e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d, Mici ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbutjen e mas\u00ebs, duke e l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cdetyrim p\u00ebr paraqitje n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Durr\u00ebs e ka rr\u00ebzuar vendimin e Micit me argumentin se nevojat e siguris\u00eb nuk jan\u00eb zbutur, jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kushte si n\u00eb nisjen fillestare, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat ngjarje, q\u00eb jan\u00eb duke u kryer veprime hetimore. Pasi policia ka shkuar t\u00eb ekzekutoj\u00eb mas\u00ebn, i proceduari nuk \u00ebsht\u00eb gjendur m\u00eb. \u201cI dyshuari \u00ebsht\u00eb larguar duke iu shmangur hetimit, veprim q\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndodhur, n\u00ebse ndaj tij nuk do t\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebsuar masa e sigurimit arrest n\u00eb burg nga gjyqtarja\u201d, theksoi Ballhysa.<\/p>\n<p>KPK nuk ka konstatuar probleme apo shkelje t\u00eb subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por Komisioneri Publik vler\u00ebson se duhen marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjetjet dhe vler\u00ebsimet e raportit t\u00eb hartuara nga organi inspektues i koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Micit, i ndaluari kishte qen\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, por nuk ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime. Ajo theksoi se edhe n\u00eb gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb themel, personi n\u00eb fjal\u00eb ishte shpallur i pafajsh\u00ebm. \u201cP\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben ankimi k\u00ebtu. Kam garantuar zbatimin e ligjit\u201d, pohoi Mici.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2010, gjyqtarja Mici ka gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile me objekt plot\u00ebsim vendimi dhe njohje pronar duke prishur nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2001. Subjekti ka disponuar me \u201crivendosje n\u00eb afat\u201d. Pas k\u00ebtij vendimi t\u00eb Micit, k\u00ebrkuesja ka k\u00ebrkuar n\u00eb Apel prishjen e vendimit t\u00eb 2001-it dhe d\u00ebrgimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr rigjykim.<\/p>\n<p>Apeli ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e vitit 2001, duke arsyetuar se nuk ekziston asnj\u00eb shkak p\u00ebr c\u00ebnimin e vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs. Komisioni nuk ka gjetur probleme q\u00eb mund t\u00eb ndikonin n\u00eb vler\u00ebsimin profesional t\u00eb subjektit, por Komisioneri Publik vler\u00ebson se, n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb fakteve, rrethanave dhe akteve t\u00eb administruara, denoncimi i kryer ndaj subjektit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebnat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar mbi shkeljen, pasojat ligjore, rrethanat q\u00eb krijojn\u00eb bindje se ka pasur shkelje ligjore, si dhe t\u00eb dh\u00ebnat e identitetit t\u00eb personit.<\/p>\n<p>Sipas Ballhys\u00ebs, rezulton e provuar se cenimi i parimit t\u00eb \u201csiguris\u00eb juridike\u201d p\u00ebr pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces gjyq\u00ebsor, ka ardhur si pasoj\u00eb e mosthirrjes s\u00eb pal\u00ebs tjet\u00ebr n\u00eb gjykimin me objekt \u201crivendosjen ne afat t\u00eb ankimit\u201d. Komisioneri v\u00ebren se ky \u00ebsht\u00eb veprim i detyruesh\u00ebm nga ligji q\u00eb duhej t\u00eb ishte kryer nga Mici.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, komisioneri vler\u00ebson se gjyqtarja Anita Mici nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb dhe se duhet t\u00eb shkarkohet.<\/p>\n<p>Lidhur me vendimarjen \u201cp\u00ebr rivendosjen e afateve\u201d, Mici pretendoi se njoftimet p\u00ebr vendimarrjen e m\u00ebparshme kishin qen\u00eb t\u00eb manipuluara dhe prandaj kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e pal\u00ebs padit\u00ebse. \u201cKy gjykim n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte nj\u00eblloj se \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar falsiteti i aktit,\u201d pohoi Mici.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb parashtrimeve, Mici k\u00ebrkoi ri\u00e7eljen e hetimit gjyq\u00ebsor, pranimin e provave t\u00eb dor\u00ebzuara prej saj dhe l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisonit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ri\u00e7elja e hetimit u k\u00ebrkua edhe prej komisionerit Ballhysa dhe u pranua nga Kolegji, q\u00eb pasi administroi si prov\u00eb aktet e dor\u00ebzuara nga subjekti, e mbylli hetimin gjyq\u00ebsor dhe vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr paraqitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare p\u00ebr n\u00eb dat\u00ebn 13 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Apelit Durr\u00ebs, Anita Mici u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 31 janar 2023 me shkaqet e ngritura nga Komisioneri kund\u00ebr vendimarrjes s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin e saj. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb seance publike pes\u00eb or\u00ebshe bashk\u00eb me nd\u00ebrprerjet, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh me pretendimet ku bazohet Komisioneri [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70322,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[116,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Anita-Mici-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Anita Mici pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPA. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70321"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70321"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70321\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70323,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70321\/revisions\/70323"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70322"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70321"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70321"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70321"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}