{"id":70327,"date":"2023-01-30T16:24:08","date_gmt":"2023-01-30T15:24:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/suela-beluli-kundershton-dyshimet-e-komisionit-per-kontakt-te-papershtatshem\/2023\/01\/30\/"},"modified":"2023-04-06T14:25:41","modified_gmt":"2023-04-06T12:25:41","slug":"suela-beluli-kundershton-dyshimet-e-komisionit-per-kontakt-te-papershtatshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/suela-beluli-kundershton-dyshimet-e-komisionit-per-kontakt-te-papershtatshem\/2023\/01\/30\/","title":{"rendered":"Suela Beluli kund\u00ebrshton dyshimet e Komisionit p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Suela Beluli e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs lidhur me dyshimet e ngritura p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar, si dhe p\u00ebr burimet p\u00ebr blerjen e nj\u00eb nj\u00ebsie dhe destinacionin e nj\u00eb kredie, vite p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn. Beluli mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr aspektin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokuroren Beluli po kryhet nga trupa e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Suela Zhegun dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo.<\/p>\n<p>Suela Beluli e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2015 dhe prej asaj kohe e ushtron funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Beluli ka bler\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsi me sip\u00ebrfaqe 36.7 m2 n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2007 kundrejt vler\u00ebs 1.9 milion\u00eb lek\u00eb. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasuri ajo ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 560 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2005 dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr nga burime nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Relatorja Zhegu sqaroi se banka ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kredia ka raportuar se dokumentacioni i kredis\u00eb \u00ebsht\u00eb asgj\u00ebsuar, pasi ka kaluar afati maksimal 12 vje\u00e7ar i ruajtjes s\u00eb k\u00ebtij dokumentacioni. Komisioni nuk e ka konsideruar kredin\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb dy vite para blerjes s\u00eb nj\u00ebsis\u00eb prej nga ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, subjekti ka shpjeguar se shlyerja e \u00e7mimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer me disa k\u00ebste, sipas nj\u00eb kontrate porosie t\u00eb vitit 2005.<\/p>\n<p>Prokurorja Beluli deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se p\u00ebr nj\u00ebsin\u00eb ishte lidhur kontrat\u00eb porosie q\u00eb n\u00eb vitin 2005, kur dhe ishin p\u00ebrcaktuar nd\u00ebr t\u00eb tjera pagesat q\u00eb do t\u00eb kryheshin. Ajo pohoi se n\u00eb vitin 2005 ishte paguar k\u00ebsti i par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb, n\u00eb 2006-\u00ebn 1.2 milion\u00eb lek\u00eb dhe 100 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2007. Beluli k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebtyre k\u00ebsteve kishin sh\u00ebrbyer kredia dhe t\u00eb ardhurat nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nj\u00ebjtin burim kam deklaruar n\u00eb \u00e7do deklarat\u00eb, si n\u00eb ato vjetore dhe n\u00eb at\u00eb \u2018veting\u2019, si dhe kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar informacion\u201d, deklaroi prokurorja Beluli dhe theksoi se veprimet dhe pagesat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri jan\u00eb kryer shum\u00eb vite p\u00ebrpara se ajo t\u00eb fillonte detyr\u00ebn. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb kredia t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Beluli ka deklaruar p\u00ebrdorimin e nj\u00eb kati t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vjehrrit pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Ajo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se sht\u00ebpia ka qen\u00eb e vjehrrit dhe ai ka kryer investime n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt n\u00eb vitet 1999-2000. Zhegu v\u00ebrejti se Beluli e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi si adres\u00eb banimi q\u00eb n\u00eb vitin 2003, kur ka kryer deklarimin fillestar si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se t\u00eb gjitha investimet jan\u00eb kryer nga babai i bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit n\u00eb vitet 199-2000. Zhegu pohoi se nuk rezulton se prokurorja Beluli t\u00eb ket\u00eb pasur kontribut n\u00eb nd\u00ebrtimin dhe rikonstruksionin e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Prej verifikimit t\u00eb detyrimeve financiare, ka rezultuar se subjekti ka marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2008. Megjith\u00ebse kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, kontrata e porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb revokuar po n\u00eb at\u00eb vit, pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, subjekti ka sqaruar se n\u00eb vijim kredia ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe mobilimin e ambjenteve t\u00eb apartamentit. Beluli ka pretenduar para Komisionit se nuk ka kryer asnj\u00eb pages\u00eb, pavar\u00ebsisht sh\u00ebnimit t\u00eb kryer n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb k\u00ebsti 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit jan\u00eb ndjer\u00eb keq kur kan\u00eb m\u00ebsuar se ishin duke u larguar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kan\u00eb hequr dor\u00eb nga kontrata e porosis\u00eb, duke u vendosur p\u00ebrfundimisht n\u00eb katin e dyt\u00eb t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs, n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Zhegu v\u00ebrejti se nga hetimi duket se kontrata e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin \u00ebsht\u00eb veprim fiktiv, pasi \u00ebsht\u00eb revokuar pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb, destinacioni t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb ndryshuar. Po ashtu, n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb konsideruar si shpenzim shuma 20 mij\u00eb euro q\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin, \u00ebsht\u00eb shlyer me n\u00ebnshkrimin e saj. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokurorja Beluli deklaroi se fondi i kredis\u00eb ishte p\u00ebrcaktuar si shum\u00ebq\u00ebllimor. Ajo sqaroi se fillimisht ishte marr\u00eb p\u00ebr apartamentin pasi nuk e kishin nj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe apartamenti n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vjehrrit nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr arsye familjare u t\u00ebrhoq\u00ebm dhe fondin e marr\u00eb nga kredia e p\u00ebrdor\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte banimi\u201d, pohoi Beluli dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se pagesa prej 20 mij\u00eb euro nuk ishte kryer. \u201cSe, po ta kisha pasur at\u00eb shum\u00eb, pas revokimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb nuk do vijoja me kredin\u00eb, se do kisha p\u00ebrdorur ato p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe mobilimin e apartamentit\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera Beluli dhe shtoi se edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kredia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i \u00ebsht\u00eb kaluar barr\u00eb prove \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shum\u00eb vite p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si prokurore.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb shuma 20 mij\u00eb euro q\u00eb sipas kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb t\u00eb apartamentit, t\u00eb hiqet nga z\u00ebri shpenzimeve n\u00eb analiz\u00ebn e vitit 2008.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 3000 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga subjekti prej daj\u00ebs s\u00eb saj, por nga sistemi TIMS \u00ebsht\u00eb konstatuar se huadh\u00ebn\u00ebsi ka qen\u00eb n\u00eb Greqi dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Beluli sqaroi se daja ka shtet\u00ebsi greke dhe ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa dokumente nga institucionet shtet\u00ebrore, q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetojn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri dit\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb huas\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme lidhur me burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip \u201cVolks\u00ebagen\u201d n\u00eb vitin 2015 kundrejt shum\u00ebs 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Drejtorja e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, nuk ka gjetur indicie q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb figur\u00ebn e prokurores Beluli. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka konstatuar se personi q\u00eb ka kryer shitjen e automjetit t\u00eb bler\u00eb nga subjekti n\u00eb vitin 2015, ka qen\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar n\u00eb shtetin italian. Relatorja Zhegu sqaroi se pronari i mjetit tip \u201cVolks\u00ebagen\u201d, shtetasi A.O., \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb shitjen e k\u00ebsaj pasurie t\u00eb luajtshme nga shtetasi E.K., i pajisur me prokuror\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se n\u00eb vitin 2018, subjekti ka marr\u00eb me qera nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb tek shtetasi T.K., babai i E.K. Sipas Zhegut, E.K. njihet edhe me emrin me iniciale K.K.<\/p>\n<p>Komisioni ka zbuluar se shteasi E.K.(K.K.) \u00ebsht\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe d\u00ebnuar nga autoritet itaiane p\u00ebr disa vepra penale, konkretisht p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb organizat\u00eb kriminale; trafikim narkotik\u00ebsh; mashtrim dhe kall\u00ebzim i rrem\u00eb. Megjith\u00ebse Gjykata e Elbasanit i ka njohur d\u00ebnimet e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb italiane duke e d\u00ebnuar shtetasin E.K. me 4 vjet e 8 muaj heqje lirie, e ka shuar k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim me argumentin se vepra penale \u00ebsht\u00eb parashkruar.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK-s\u00eb ka rezultuar se E.K. ka qen\u00eb i hetuar disa her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit rrugor, kur \u00e7\u00ebshtja ndaj tij \u00ebsht\u00eb pushuar; p\u00ebr pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga Gjykata e Elbasanit, por \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm n\u00eb vijim nga Apeli; si dhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2019 \u00ebsht\u00eb hetuar p\u00ebr goditje p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Zhegut, subjekti ka deklaruar se nuk ka pasur asnj\u00eb lloj dijenie p\u00ebr d\u00ebnimet dhe procedimet ndaj shtetasit E.K., duke pretenduar se ka m\u00ebsuar rreth k\u00ebsaj situate vet\u00ebm nga Komisioni.<\/p>\n<p>Zhegu deklaroi se kontaktet duken jo t\u00eb rast\u00ebsishme, pasi jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb vijim\u00ebsi e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ngrihen dyshime p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, konstatim p\u00ebr t\u00eb cilin i \u00ebsht\u00eb kaluar subjektit barr\u00eb prove.<\/p>\n<p>Prokurorja Beluli u ndal m\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e saj n\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar konstatimin e Komisionit trondit\u00ebs p\u00ebr at\u00eb dhe p\u00ebr gjith\u00eb familjar\u00ebt. Beluli theksoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj marrdh\u00ebnie me shtetasin E.K. Sipas saj, n\u00eb blerjen e makin\u00ebs, ai ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i pronarit t\u00eb mjetit.<\/p>\n<p>\u201cMjeti \u00ebsht\u00eb gjetur rast\u00ebsisht n\u00eb pik\u00ebn e shitjeve. Makina \u00ebsht\u00eb bler\u00eb me \u00e7mimin e tregut dhe nuk ka asnj\u00eb trajtim preferencial\u201d, pohoi Beluli.<\/p>\n<p>Ajo vijoi se n\u00eb vitin 2018 kishin pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2018u shp\u00ebrngulur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak gjendjes sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb vajz\u00ebs, pas nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kirurgjikale dhe nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb pran\u00eb mjek\u00ebve specialist\u00eb. Beluli shtoi se p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb pun\u00eb nga Elbasani n\u00eb Fier duhej t\u00eb udh\u00ebtonte e vetme, q\u00eb sipas saj ishte e lodhshme \u00e7do dit\u00eb. Sipas Belulit, nga Tirana udh\u00ebtonin drejt Fierit disa koleg\u00eb dhe ishte m\u00eb e thjesht\u00eb, pasi ndahej lodhja dhe shpenzimet.<\/p>\n<p>Prokurorja Beluli deklaroi se apartamentin e marr\u00eb me qira e kishin gjetur n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb agjencie imobilare dhe se ishin larguar n\u00eb 2020-\u00ebn, kur u ishte k\u00ebrkuar rritja e \u00e7mimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi pasur kontakt dhe as e njihnim pronarin e apartamentit. Komunikimi ka qen\u00eb me agjencin\u00eb imobilare dhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr shtetasi E.K. i kam m\u00ebsuar vet\u00ebm nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit\u201d, pohoi Beluli, e cila shtoi se prej hetimit administrativ rezulton se edhe autoritetet shqiptare ishin njohur n\u00eb vitin 2018 p\u00ebr d\u00ebnimin e shtetasit E.K., disa vite pasi ajo kishte bler\u00eb mjetin dhe disa muaj pasi ishte marr\u00eb me qira apartamenti.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbrojtur pretendimet e saj, Beluli u shpreh se kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Komision si prova gjith\u00eb tabulatet telefonike t\u00eb saj prej nga rezultonte se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj komunikimi me shtetasin E.K.<\/p>\n<p>Sipas Belulit, ishte jasht\u00eb logjik\u00ebs q\u00eb n\u00eb kushtet kur i n\u00ebnshtrohej procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, t\u00eb jetonte n\u00eb banes\u00ebn e nj\u00eb personi p\u00ebr t\u00eb cilin e dinte se ishte i d\u00ebnuar p\u00ebr krim t\u00eb organizuar. Ajo e cil\u00ebsoi kontaktin rast\u00ebsor dhe pas asnj\u00eb p\u00ebrfitim, duke k\u00ebrkuar q\u00eb shpjegimet dhe provat e saj t\u00eb konsiderohen si rrethana leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokuroja Suela Beluli u shpreh e bindur se kishte arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 1 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Suela Beluli e Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 30 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs lidhur me dyshimet e ngritura p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70328,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,119,128],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Suela-Balili-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Suela Beluli pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Foto:Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70327"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70327"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70327\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70329,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70327\/revisions\/70329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}