{"id":70339,"date":"2023-01-26T17:24:18","date_gmt":"2023-01-26T16:24:18","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-antonela-prendi-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2023\/01\/26\/"},"modified":"2023-04-06T14:26:07","modified_gmt":"2023-04-06T12:26:07","slug":"gjyqtarja-antonela-prendi-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-antonela-prendi-jep-shpjegime-per-burimet-e-pasurise\/2023\/01\/26\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime p\u00ebr burimet e pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 26 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb nj\u00eb apartamenti e nj\u00eb depozite, si dhe p\u00ebr gjetjet p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendoi se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barrave t\u00eb prov\u00ebs. Ajo u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs si dhe nuk u evidentuan probleme dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Trupa e KPK q\u00eb po kryen procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Prendi kryesohet nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Xhensila Pinen. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Ferdinando Buatier.<\/p>\n<p>Antonela Prendi p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtarja Prendi dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb prositur nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 101 m2 n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Tiran\u00eb kundrejt \u00e7mimit 69,690 euro, marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb \u00ebsht\u00eb finalizuar n\u00eb vitin 2016 me hipotekimin dhe blerjen e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Si burime krijimi, subjekti ka deklaruar pages\u00ebn e shum\u00ebs 35 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011 n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, vler\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga nj\u00eb hua 28 mij\u00eb euro e marr\u00eb prej xhaxhait t\u00eb gjyqtares Prendi, e v\u00ebrtetuar me deklarat\u00eb noteriale t\u00eb koh\u00ebs; 5 mij\u00eb euro marr\u00eb babait dhe dy mij\u00eb euro t\u00eb kursyera prej saj dhe bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Prendi ka deklaruar se me kursimet e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit ka shlyer nj\u00eb k\u00ebst n\u00eb vler\u00ebn 4600 euro n\u00eb vitin 2013; shum\u00ebn 3000 euro n\u00eb 2015-\u00ebn; si dhe kan\u00eb shpenzuar p\u00ebr rregullimin e banes\u00ebs. K\u00ebsti i fundit \u00ebsht\u00eb paguar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kredie n\u00eb mas\u00ebn 25 mij\u00eb euro dhe nj\u00eb mij\u00eb euro jan\u00eb zbritur nga \u00e7mimi prej pal\u00ebs shit\u00ebse.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur diferenc\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse mes \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe vler\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj pasurie sipas \u00e7mimeve t\u00eb referenc\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi i dokumentacionit t\u00eb administruar nga subjekti jan\u00eb konstatuar dy mandatpagesa n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, q\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb t\u00eb vitit 2011, por me num\u00ebr serial t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komici deklaroi se kompania kishte shpjeguar se ishte kryer vet\u00ebm nj\u00eb pages\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrsa p\u00ebr fatur\u00ebn e dyt\u00eb ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb formuluar p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave t\u00eb brendshme. Nga hetimi nuk ka rezultuar q\u00eb Prendi t\u00eb jet\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit me ndonj\u00eb prej ortak\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht shpjegimeve t\u00eb kompanis\u00eb nd\u00ebrtuese, Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb si shpenzim n\u00eb analiz\u00ebn financiare vler\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit dhe shum\u00ebn 35 mij\u00eb euro, pasi paraprakisht \u00ebsht\u00eb konsideruar se kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb paguar dy her\u00eb.<\/p>\n<p>Komici deklaroi se subjektit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime lidhur me ekzistenc\u00ebn e dy mandatpagesave p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb 35 mij\u00eb euro, si dhe p\u00ebr uljen e \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb mas\u00ebn nj\u00eb mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Prendi k\u00ebmb\u00ebnguli se \u00e7mimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb ai i p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje se i kishte dor\u00ebzuar vet\u00eb mandatet n\u00eb Komision dhe shpjegoi se nj\u00ebri prej tyre pasqyron shlyerjen e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 35 mij\u00eb euro, kurse tjetri me num\u00ebr serial t\u00eb ndrysh\u00ebm kishte t\u00eb b\u00ebnte me procedurat q\u00eb ndiqte shoq\u00ebria p\u00ebr transferimin e shumave t\u00eb paguara n\u00eb ark\u00ebn q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>\u201cAta pajisnin me mandate klient\u00ebt dhe p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar shumat n\u00eb ark\u00ebn q\u00ebndrore b\u00ebnin nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb mandatin e par\u00eb pasqyrohet ark\u00ebtimi i shum\u00ebs, kurse n\u00eb t\u00eb dytin pasqyrohet transferimi i shum\u00ebs,\u201d shpjegoi Prendi dhe e cil\u00ebsoi mandatin e dyt\u00eb si nj\u00eb mjet kontab\u00ebl q\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr t\u00eb kryer transferimin e vler\u00ebs n\u00eb ark\u00ebn q\u00ebndrore.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se gjith\u00e7ka e kishte sqaruar m\u00eb par\u00eb edhe n\u00eb ILDKPKI. Prendi shtoi se kishin dor\u00ebzuar si prov\u00eb rreth 14 kontrata shitblerje t\u00eb t\u00eb nj\u00ebtit objekt ku gjendej apartamenti i saj, nga ku rezultonte se \u00e7mimet e shitjes ishin t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur konstatim t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit q\u00eb mund t\u00eb ngrihen dyshime\u201d, pohoi Prendi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar prova bind\u00ebse q\u00eb v\u00ebrtetonin sipas saj, se ajo apo familjar\u00ebt nuk kishin porositur prona t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ngriheshin dyshime p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Prendi k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrfshihet si shpenzim p\u00ebr apartamentin vet\u00ebm shuma 69 mij\u00eb e 690 euro e p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e shitblerjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr zbritjen n\u00eb shum\u00ebn nj\u00eb mij\u00eb euro, ajo shpjegoi se kishte ndodhur si rrjedhoj\u00eb e negocimit me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Prej analiz\u00ebs s\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve financiare ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb pes\u00eb mij\u00eb euro. Po ashtu, Prendi ka rezultuar me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr shum\u00ebn dy mij\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebstit 35 mij\u00eb euro; p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit 3000 euro n\u00eb vitin 2015; \u00a0si dhe p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb rregullimit t\u00eb banes\u00ebs, me burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e saj dhe e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe p\u00ebr pages\u00ebn e fundit me an\u00eb t\u00eb kredis\u00eb bankare n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur si garanci apartamenti i bler\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Komisionit, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb v\u00ebrtetohet mund\u00ebsia e xhaxhait t\u00eb gjyqtares Prendi p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 28 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2011. Sipas Komicit, subjekti ka pretenduar se an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb xhaxhait kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura nga pagat dhe nj\u00eb aktivtet tregtar ambulant. Ajo ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e siguruara prej bashk\u00ebshortes s\u00eb xhaxhait nga aktiviteti tregtar. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij burimi, KPK konstaton se xhaxhai i Prendit \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 2.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti v\u00ebrejti se n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e xhaxhait p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb, nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashk\u00ebshortes s\u00eb tij. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se gjendej n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat prej k\u00ebtij aktiviteti, duke sqaruar se ishte ambulant.<\/p>\n<p>Por, ajo theksoi se kishte provuar me dokumentacion ligjor ushtrimin e aktivitetit tregtar nga bashk\u00ebshortja e xhaxhait, si dhe faktin se ata kishin pasur depozita bankare me vlera t\u00eb konsiderueshme prej nga dhe kishin p\u00ebrfituar interesa. Prendi solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb konsiderohet se gjendet n\u00eb kushtet e pamund\u00ebsis\u00eb objektive p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar gjith\u00eb t\u00eb ardhurat nga aktiviteti privat i familjes s\u00eb xhaxhait.<\/p>\n<p>Sipas KPK, Prendi ka rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 325 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebstit 4600 euro n\u00eb vitin 2013, me burime kursimet familjare. Komici v\u00ebrejti se Prendi dhe bashk\u00ebshorti nuk kan\u00eb deklaruar kursime n\u00eb vitin 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur vet\u00ebm mund\u00ebsia e kursimit n\u00eb 2013-\u00ebn prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar bilanci negativ.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Prendi pretendoi se n\u00eb analiz\u00ebn e Komisionit p\u00ebr vitin 2013 kishte pasakt\u00ebsi, pasi ishte konsideruar nj\u00eb shpenzim qiraje n\u00eb shum\u00ebn 175 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas saj nuk ekziston faktikisht. Subjekti pretendoi se kishte v\u00ebrtetuar se kishin filluar t\u00eb banonin n\u00eb apartament n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2012 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk kishin pse t\u00eb paguanin qiran\u00eb diku tjet\u00ebr gjat\u00eb vitit 2013, q\u00eb ishte konsideruar prej KPK-s\u00eb si shpenzim. \u201cDuke hequr k\u00ebt\u00eb z\u00eb t\u00eb shpenzimeve, ka ulje t\u00eb ndjeshme t\u00eb balanc\u00ebs negative,\u201d pohoi Prendi.<\/p>\n<p>Mosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb vitin 2009 ka sjell\u00eb balanc\u00eb negative p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2010-\u00ebn. Komisioni ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00eb vet\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb financiare t\u00eb familjes s\u00eb Prendit p\u00ebr kursim n\u00eb vitin 2010, deri n\u00eb momentin e \u00e7eljes s\u00eb depozit\u00ebs, prej nga ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 427 mij\u00eb lek\u00eb. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se n\u00eb vitin 2010, subjekti nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Prendi deklaroi se e kishte korrigjuar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d pasakt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mospasqyrimin e burimit t\u00eb krjimit t\u00eb depozit\u00ebs, kur kishte sh\u00ebnuar si burim kursimet nga t\u00eb ardhurat prej pagave. Subjekti pretendoi se n\u00eb vitin 2009 rezultonte me balanc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 612 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas saj mbulonte gjith\u00eb vler\u00ebn e depozit\u00ebs 500 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prendit, mosdeklarimi i kursimeve cash n\u00eb vitin 2009 ishte pasakt\u00ebsi e paq\u00ebllimshme. Duke i\u2019u referuar praktik\u00ebs s\u00eb Kolegjit, ajo v\u00ebrejti se pasakt\u00ebsia nuk shoq\u00ebrohej me munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb duhet t\u00eb konsiderohet n\u00eb analiz\u00eb mund\u00ebsia e kursimit n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove dhe p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2015. Prendi ka deklaruar blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb shum\u00ebn 3000 euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka rezultuar se shit\u00ebsi e kishte bler\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb vler\u00ebn 6885 euro.<\/p>\n<p>Prendi shpjegoi se p\u00ebrpara se t\u00eb blinin automjetin kishin kryer nj\u00eb kontroll teknik, kur gjat\u00eb diagnostikimit elektronik kishin rezultuar probleme q\u00eb duheshin riparuar. Ajo pohoi se kishin dor\u00ebzuar si prov\u00eb nj\u00eb preventiv t\u00eb asaj kohe p\u00ebr defektet e konstatuara si dhe nj\u00eb flet\u00eb dalje p\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera. Prendi k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr blerjen e automjetit t\u00eb konsiderohet shuma 3000 euro.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, nga analiza financiare e p\u00ebrgjithshme, subjekti ka rezultuar me balanca negative n\u00eb tre vite.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komici pohoi se Prendit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime edhe p\u00ebr q\u00ebllimin e investimit t\u00eb kryer nga vjehrra n\u00eb nj\u00eb objekt n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn totale 150 mij\u00eb euro, si dhe se kush e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se vjehrra e kishte trash\u00ebguar banes\u00ebn dhe truallin prej prind\u00ebrve. Ajo sqaroi se p\u00ebr ndarjen e k\u00ebsaj prone t\u00eb nd\u00ebrtuar rreth viteve \u201960, vjehrra kishte qen\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor me familjar\u00ebt e saj p\u00ebr rreth tet\u00eb vjet dhe se konflikti ishte zgjidhur me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Prendit, objekti kishte qen\u00eb i amortizuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vjehrra s\u00eb bashku me djalin e vog\u00ebl dhe bashk\u00ebshorten e tij kishin vendosur t\u00eb investonin. Prendi pohoi se i kishte qart\u00ebsuar burimet financiare t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtarja Antonela Prendi deklaroi se n\u00eb 18 vite pun\u00eb, pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebronte familja e saj jan\u00eb nj\u00eb apartament, p\u00ebr t\u00eb cilin duhet t\u00eb shlyej\u00eb kredin\u00eb edhe p\u00ebr 10 vjet t\u00eb tjer\u00eb dhe nj\u00eb automjet. Ajo k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet t\u00eb premten, m\u00eb 27 janar, n\u00eb or\u00ebn 10:00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 26 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dha shpjegime p\u00ebr balancat negative t\u00eb nj\u00eb apartamenti e nj\u00eb depozite, si dhe p\u00ebr gjetjet p\u00ebr nj\u00eb autovetur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat pretendoi se kishte provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barrave t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70340,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[111,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Antonela-Prendi-pas-seances--scaled.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Antonela Prendi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70339"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70339"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70339\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70341,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70339\/revisions\/70341"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}