{"id":70342,"date":"2023-01-25T16:25:51","date_gmt":"2023-01-25T15:25:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-elona-toro\/2023\/01\/25\/"},"modified":"2023-04-06T14:26:27","modified_gmt":"2023-04-06T12:26:27","slug":"komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-elona-toro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-gjyqtares-elona-toro\/2023\/01\/25\/","title":{"rendered":"Komisioneri Publik k\u00ebrkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 25 janar 2023 me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb tij edhe pas rishikimit t\u00eb analiz\u00ebs financiare dhe k\u00ebrkoi shkarkimin e Toros nga detyra p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa gjyqtarja Elona Toro e kund\u00ebrshtoi komisionerin, duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb lihet n\u00eb fuqi konfirmimi, bazuar edhe n\u00eb parimin e proporcionalitetit e objektivitetit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Elona Toro u konfirmua me shumic\u00eb votash n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trup\u00ebs, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bind\u00ebn nga shpjegimet e saj. An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Etleda \u00c7iftja arsyetoi n\u00eb favor t\u00eb shkarkimit, duke vler\u00ebsuar se Toro kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa kreu ankim duke e konsideruar t\u00eb paplot\u00eb hetimin e KPK-s\u00eb lidhur me burimet financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, konkretisht p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur p\u00ebr nj\u00eb hua dhe dhurimet e kryera.<\/p>\n<p>Ballhysa u ndal fillimisht n\u00eb analiz\u00ebn e kryer p\u00ebr burimet e dhurimeve t\u00eb babait t\u00eb subjektit n\u00eb vlerat 6000 euro dhe 4000 USD. Sipas tij, analiza p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e babait t\u00eb subjektit p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre shumave duhet t\u00eb shtrihet n\u00eb periudh\u00ebn shkurt 2005 \u2013 n\u00ebntor 2008. Ai deklaroi se, edhe pas provave dhe shpjegimeve t\u00eb subjektit dhe analiz\u00ebs s\u00eb kryer n\u00eb Kolegj, rezulton se babai i Toros ka qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn rreth 226 mij\u00eb lek\u00eb, duke e reduktuar k\u00ebshtu balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar fillimisht n\u00eb shum\u00ebn 700 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas komisionerit, t\u00eb ardhurat e babait t\u00eb subjektit nga qiradh\u00ebnia e nj\u00eb apartamenti nuk mund t\u00eb konsiderohen pasi nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor pagesat e detyrimeve tatimore.<\/p>\n<p>Toro e kund\u00ebrshtoi konstatimin e Komisionit, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se babai rezultonte me bilanc pozitiv. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje faktin se ishte v\u00ebrtetuar se banesa ishte p\u00ebrdorur pasi ishin shpenzuar energjia dhe uji, si dhe se e kishte pasqyruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb ardhur n\u00eb deklaratat periodike p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas subjektit, detyrimi p\u00ebr shlyrjet e tatimeve ka qen\u00eb nga subjekti tjet\u00ebr qiramarr\u00ebs. Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb shuma e p\u00ebrfituar nga babai prej qiradh\u00ebnies t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e analiz\u00ebs financiare, duke ritheksuar se ai rezultonte me balanc\u00eb pozitive p\u00ebr dhurimet n\u00eb shumat 6000 euro dhe 4000 USD.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioneri u shpreh se subjekti nuk ka arritur t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit A.Ll. p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro, t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit. Sipas Ballhys\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb arritur t\u00eb provohet me dokumentacion ligjor p\u00ebrfitimi nga shtetasi A.Ll., i t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara nga dh\u00ebnia me qira e disa pronave dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb rezulton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn rreth 3.1 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 45 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Toro k\u00ebrkoi q\u00eb analiza financiare p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin t\u00eb kryhet vet\u00ebm p\u00ebr shum\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb euro. Ajo pohoi se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb bashk\u00ebshorti nuk kishte pasur kujdes t\u00eb shtuar p\u00ebr t\u00eb verifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit ashtu si k\u00ebrkohet prej legjislacionit t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Toro arugmentoi se ishte e provuar se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur biznes t\u00eb suksessh\u00ebm prej vitit 1993, q\u00eb e kishte zgjeruar n\u00eb 1997-\u00ebn. Sipas saj, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb siguruar dokumentacion ligjor, p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb dhe informalitetit kishte qen\u00eb e pamundur t\u00eb v\u00ebrtetonte 100% t\u00eb ardhurat e kirjuara n\u00eb vite. \u201cN\u00eb \u00e7do koh\u00eb ka pasur burime t\u00eb ligjshme dhe ekonomi t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d, theksoi Toro p\u00ebr situat\u00ebn financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ai kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs 45 mij\u00eb euro me burime financiare t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vler\u00ebsoi se prej p\u00ebrllogaritjes p\u00ebfundimtare t\u00eb t\u00eb ardhurave, shpenzimeve jetike e atyre t\u00eb udh\u00ebtimeve, si dhe p\u00ebr shlyerjen e huave, rezultojn\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 n\u00eb shum\u00ebn totale mbi 900 mij\u00eb lek\u00eb, duke e reduktuar edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar fillimisht n\u00eb vler\u00ebn 1 milion e 650 mij\u00eb lek\u00eb. Ballhysa v\u00ebrejti se t\u00eb ardhurat e pretenduara nga pagat e bashk\u00ebshortit e subjektit nuk jan\u00eb deklaruar n\u00eb vite, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga dokumentacioni administruar mbetet e paqarts\u00eb se sa ka qen\u00eb pagesa reale e tij.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe n\u00eb pretendimin e parashtruar n\u00eb seancat e m\u00ebparshme nga gjyqtarja Toro, p\u00ebr thellim t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb, tej shkaqeve t\u00eb paraqitura n\u00eb ankim. Komisioneri v\u00ebrejti se n\u00eb ankim kishte k\u00ebrkuar analiz\u00ebn financiare t\u00ebr\u00ebsore, mes tyre edhe verifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga pagat dhe shpenzimet e udh\u00ebtimit, si dhe e cil\u00ebsoi t\u00eb pabazuar pretendimin p\u00ebr shkaqe t\u00eb shtuara gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>Komisioneri i cil\u00ebsoi pretendimet e subjektit kontradiktore me ato \u00e7far\u00eb ka sh\u00ebnuar n\u00eb deklaratat vjetore. N\u00eb p\u00ebrfundim, ai k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtares Elona Toro p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave financiare.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Toro prap\u00ebsoi me argumentin se shkaqet e ankimit nuk b\u00ebhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por me z\u00ebra t\u00eb caktuar dhe me analiza konkrete. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb konsiderohen n\u00eb analiz\u00eb pagat e bashk\u00ebshortit. Sipas subjektit, pamund\u00ebsia financiare q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb proporcionale dhe nuk mund t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>\u201cPasuria ime \u00ebsht\u00eb krijuar me burime t\u00eb ligjshme. K\u00ebrkoj vler\u00ebsim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit\u201d, deklaroi gjyqtarja Toro e cila k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb konfirmimit t\u00eb saj. Kolegji njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 2 shkurt, n\u00eb or\u00ebn 13:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit, KPA u njoh t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn m\u00eb 25 janar 2023 me konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ankimin e kryer ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb gjyqtares s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Elona Toro. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u q\u00ebndroi shkaqeve t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70343,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[125,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Elona-Toro-KPA.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Elona Toro pas seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70344,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70342\/revisions\/70344"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}