{"id":70351,"date":"2023-01-24T15:58:34","date_gmt":"2023-01-24T14:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-hap-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-enkeleda-osmani\/2023\/01\/24\/"},"modified":"2023-04-06T14:26:43","modified_gmt":"2023-04-06T12:26:43","slug":"kolegji-hap-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-enkeleda-osmani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-hap-hetimin-gjyqesor-per-prokuroren-enkeleda-osmani\/2023\/01\/24\/","title":{"rendered":"Kolegji hap hetimin gjyq\u00ebsor p\u00ebr prokuroren Enkeleda Osmani"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb i takon ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo).<\/p>\n<p>Komisioneri Florian Ballhysa b\u00ebri me dije se i q\u00ebndronte ankimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb prokurorja nuk kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj p\u00ebr disa vite dhe ishte me nj\u00eb bilanc negativ prej 3.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Prokurorja q\u00eb u p\u00ebrfaq\u00ebsua nga avokati Julian M\u00ebrtiri kund\u00ebrshtoi pretendimet dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se p\u00ebrpos pasakt\u00ebsive kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, por vendimi p\u00ebr konfirmimin e saj u ankimua n\u00eb Kolegj nga Komisioneri Publik, pasi sipas tij nuk kishte prova t\u00eb mjaftueshme q\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb deklaruara n\u00eb deklaratat vjetore ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Trupa e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb po shqyrton \u00e7\u00ebshtjen kryesohet nga Rezarta Schuetz dhe ka si an\u00ebtar Sokol \u00c7omon, Albana Shtyll\u00ebn, Natasha Mulajn dhe Mimoza Tasin.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet mbi pag\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas parashtrimeve t\u00eb Komisionerit, prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) \u00a0dhe bashk\u00ebshorti rezultonin n\u00eb fund t\u00eb analiz\u00ebs financiare me nj\u00eb bilanc negativ prej 3.8 milion\u00eb lek\u00ebsh. Shumica e k\u00ebtij bilanci negativ prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh vinte nga mosdokumentimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb pag\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr disa vite.<\/p>\n<p>Komisioneri Ballhysa vuri n\u00eb dukje se gjat\u00eb hetimit n\u00eb KPK nuk ishte provuar pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit dhe as masa e pages\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ballhysa tha se i k\u00ebrkonte Kolegjit q\u00eb t\u00eb merrte parasysh si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme vet\u00ebm ato shuma p\u00ebr t\u00eb cilat ishin paguar detyrimet tatimore dhe q\u00eb ishin njohur si pagesa nga institucionet shtet\u00ebrore. \u201cP\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, Komisioneri Publik vler\u00ebson se t\u00eb ardhurat e ligjshme nga pun\u00ebsimi i personit t\u00eb lidhur, bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201c\u201d sh.p.k., do t\u00eb duhej t\u00eb konsideroheshin vet\u00ebm t\u00eb ardhurat neto, t\u00eb konfirmuara nga institucionet shtet\u00ebrore,\u201d tha Ballhysa.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare q\u00eb merr parasysh vet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb ardhura, prokurorja rezulton deri n\u00eb vitin 2008 me nj\u00eb bilanc negativ prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh, kryesisht mbi shpenzimet e kryera p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto pretendime, avokati i subjektit Julian M\u00ebrtiri solli si prova t\u00eb reja t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr \u00e7eqe bankare me t\u00eb cilat ishte paguar bashk\u00ebshorti i subjektit, d\u00ebshmin\u00eb e administratorit t\u00eb kompanis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai kishte punuar dhe q\u00eb pranonte se nuk i kishte shlyer detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri po ashtu solli si prova dokumente nga pal\u00eb t\u00eb treta q\u00eb provonin se bashk\u00ebshorti i prokurores kishte qen\u00eb inxhinier dhe drejtues kantieri n\u00eb disa prej pun\u00ebve t\u00eb kompanis\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se kompania ishte ajo q\u00eb kishte shmangur detyrimet dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se subjekti dhe bashk\u00ebshorti nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokurorja n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs k\u00ebmb\u00ebnguli se d\u00ebshmia e dh\u00ebn\u00eb nga administratori tregonte pik\u00ebrisht se ata nuk kishin qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit q\u00eb detyrimet nuk ishin paguar, pasi bashk\u00ebshorti e merrte pag\u00ebn cash.<\/p>\n<p>Pretendimet e Komisionerit mbi pag\u00ebn n\u00eb disa kompani t\u00eb tjera u kund\u00ebrshtuan nga M\u00ebrtiri p\u00ebrmes 4 vendimeve gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, q\u00eb si\u00e7 ai pretendoi i\u00a0 detyronin kompanit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kishte punuar bashk\u00ebshorti i prokurores t\u00eb paguanin detyrimet tatimore dhe sigurimet shoq\u00ebrore e sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr pag\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb tij dhe kamat\u00eb vonesat. M\u00ebrtiri tha se k\u00ebto vendime q\u00eb kishin marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe ishin n\u00eb faz\u00eb ekzekutimi provonin pag\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb neto t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe po ashtu edhe padijenin\u00eb e tij p\u00ebr faktin q\u00eb kompanit\u00eb nuk kishin kryer pagesat n\u00eb tatime apo sigurime.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri tha se p\u00ebr kompanin\u00eb e par\u00eb nuk ishte shkuar n\u00eb gjykat\u00eb, pasi vet\u00eb administratori kishte pranuar mospagimin e detyrimeve dhe kishte b\u00ebr\u00eb pages\u00ebn e tyre vullnetarisht. M\u00ebrtiri tha se KPA duhej t\u00eb konsideronte si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shumat e deklaruara nga prokurorja n\u00eb deklarimet periodike.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarimi i pak\u00ebsimit t\u00eb cash<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e bilancit negativ, sipas Komisionerit, vinte p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb pak\u00ebsimit t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Ballhysa vuri n\u00eb dukje se KPA nuk duhej t\u00eb merrte t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb pretendimin e subjektit se duke i pasur k\u00ebto t\u00eb ardhura ato kishin sh\u00ebrbyer edhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet. Ballhysa tha se sa koh\u00eb k\u00ebto nuk ishin deklaruar specifikisht nuk duhej t\u00eb merreshin parasysh.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik mbetet i pabazuar pretendimi i subjektit mbi p\u00ebrdorimin e kursimeve n\u00eb cash t\u00eb deklaruara n\u00eb DV-2010, si burim p\u00ebr krijimin e pasurive dhe n\u00eb mbulimin e shpenzimeve deri n\u00eb dat\u00ebn 16.4.2011, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ky deklarim nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb DV-2011\u201d, thuhet n\u00eb parashtrime.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare, Komisioneri vuri n\u00eb dukje n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dy bilance negative prej rreth 850 mij\u00eb lek\u00eb dhe 639 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitet 2011, 2012 dhe 2015. Parat\u00eb n\u00eb k\u00ebto viti kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerje t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb, nj\u00eb makine dhe shlyerje t\u00eb huave.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri i kund\u00ebrshtoi pretendimet e Komisionerit duke iu referuar pasjes s\u00eb t\u00eb ardhurave nga subjekti dhe bashk\u00ebshorti. Ai kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn financiare dhe duke iu referuara nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga subjekti vuri n\u00eb dukje se bilanci negativ ishte mjaft m\u00eb i vog\u00ebl.\u00a0 Nd\u00ebrsa pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb e b\u00ebra nga prokurorja n\u00eb deklarim ai k\u00ebmb\u00ebnguli se t\u00eb ardhurat kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet, nd\u00ebrsa tha se pasakt\u00ebsit\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkarkim duke iu referuar disa vendimeve t\u00eb Kolegjit dhe parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri k\u00ebrkoi rihapjen e hetimit gjyq\u00ebsor dhe depozitimin e provave t\u00eb reja. E mbledhur n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi, KPA vendosi t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkesat. Po ashtu kryesuesja e trup\u00ebs u b\u00ebri me dije pal\u00ebve se ishin paraqitur n\u00eb Kolegj dy denoncime dhe nj\u00eb e-mail ndaj prokurores, por q\u00eb sipas trup\u00ebs ishte vler\u00ebsuar se ato haptazi nuk p\u00ebrmbanin ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje KPA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji vendosi q\u00eb seanca p\u00ebr q\u00ebndrimet p\u00ebrfundimtare t\u00eb mbahet n\u00eb 3 shkurt.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn pal\u00ebt n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb i takon ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj konfirmimit t\u00eb prokurores s\u00eb Durr\u00ebsit, Enkeleda Osmani (Xhengo). Komisioneri Florian Ballhysa b\u00ebri me dije se i q\u00ebndronte ankimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb prokurorja nuk kishte provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70352,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[114,115],"tags":[112,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Xhengo-ne-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Enkeleda Osmani dhe avokati i saj n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70351"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70351"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70351\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70353,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70351\/revisions\/70353"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}