{"id":70354,"date":"2023-01-23T19:15:49","date_gmt":"2023-01-23T18:15:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-ankimin-e-gjovalin-pernoces-dhe-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-tij\/2023\/01\/23\/"},"modified":"2023-04-06T14:26:53","modified_gmt":"2023-04-06T12:26:53","slug":"kpa-rrezon-ankimin-e-gjovalin-pernoces-dhe-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-rrezon-ankimin-e-gjovalin-pernoces-dhe-le-ne-fuqi-shkarkimin-e-tij\/2023\/01\/23\/","title":{"rendered":"KPA rr\u00ebzon ankimin e Gjovalin P\u00ebrnoc\u00ebs dhe l\u00eb n\u00eb fuqi shkarkimin e tij"},"content":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gjovalin P\u00ebrnoca u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, m\u00eb 13 shtator 2019, pasi u konkludua se kishte pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpie pushimi n\u00eb Golem dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues, ai dyshohet se ka fshehur nj\u00eb depozit\u00eb 35 mij\u00eb USD si dhe nuk ka deklaruar trajtimin preferencial n\u00eb blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Vendimi i KPK u ankimua nga P\u00ebrnoca, i cili ngriti shkaqe me natyr\u00eb procedurale q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me c\u00ebnim t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor, si dhe kund\u00ebr konkluzioneve t\u00eb Komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Shkaqet me natyr\u00eb procedurale u gjet\u00ebn t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb prova, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendimet dhe provat e paraqitura prej subjektit n\u00eb KPA p\u00ebr pasurin\u00eb, nuk e ndryshuan rezultatin negativ.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi pasurive<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 108.4 m2 + dy garazhe n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2005 kundrejt \u00e7mimit 49 mij\u00eb e 860 euro, Komisioni ka konkluduar se subjekti nuk ka deklaruar nj\u00eb trajtim preferencial. Sipas KPK, subjekti nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2005 trajtimin preferencial q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasi A.G., i cili i ka siguruar nj\u00eb apartament me \u00e7mim t\u00eb favorsh\u00ebm, duke paguar fillimisht personalisht t\u00eb gjith\u00eb \u00e7mimin e apartamentit, megjith\u00ebse ishte bashk\u00ebporosit\u00ebs me gjyqtarin P\u00ebrnoca, duke i dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit mund\u00ebsi pritjeje p\u00ebr likuidimin. Nisur nga k\u00ebto rrethana, Komisioni ka vler\u00ebsuar se P\u00ebrnoca gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Komisioni ka vler\u00ebsuar se \u00e7mimi i blerjes s\u00eb apartamentit nuk \u00ebsht\u00eb ai real, pasi rezulton t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt krahasuar me \u00e7mimin e referenc\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn 75 mij\u00eb e 593 euro. Sipas KPK-s\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb situt\u00eb trajtimi preferencial dhe t\u00eb padeklaruar nga subjekti.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 228 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve n\u00eb vitin 2005, si dhe pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vler\u00ebn 49 mij\u00eb e 860 euro n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka pretenduar n\u00eb ankim se e ka pasyruar si nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb porosie, pasi ka pasur bindjen se po e blinte k\u00ebt\u00eb pron\u00eb mbi koston reale, rreth dyfishin e saj dhe se nuk po p\u00ebrfitonte asgj\u00eb n\u00ebn kosto. Sipas subjektit, kjo kontrat\u00eb ishte nj\u00eb veprim juridik i zakonsh\u00ebm, pasi nuk ishte n\u00eb kushtet e detyrimit p\u00ebr ta trajtuar si dhurat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebmb\u00ebngulur se e ka bler\u00eb apartamentin mbi koston reale t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe ka sjell\u00eb si argument pretendimin se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese n\u00eb vitin 2003 ka b\u00ebr\u00eb shitje apartamentesh, me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ulta se sa vlera me t\u00eb cil\u00ebn subjekti i rivler\u00ebsimit ka bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka kund\u00ebrshtuar edhe analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisionit duke pretenduar se viti 2005 rezulton me bilanc pozitiv n\u00ebse do t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga nj\u00eb pun\u00eb jasht\u00eb orarit. Sipas tij, nuk mund t\u00eb penalizohet p\u00ebr mosnjohjen e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave nga puna e ligjshme, vet\u00ebm bazuar n\u00eb faktin se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Pasi ka analizuar pretendimet dhe faktet e administruara gjat\u00eb hetimit administrativ, Kolegji ashtu si dhe KPK, v\u00ebren v\u00ebren se ka nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb konsiderueshme \u00e7mimi i shitjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Megjith\u00ebse \u00e7mimi i referenc\u00ebs n\u00eb vitin 2005 nuk ka qen\u00eb detyrues, ashtu si pretendon edhe subjekti, Kolegji vler\u00ebson se marrja n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrllogaritje nga Komisioni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard i arsyesh\u00ebm p\u00ebr referim, si dhe nj\u00eb tregues p\u00ebr diferenc\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb ekziston midis \u00e7mimit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes krahasuar me ato mesatare.<\/p>\n<p>KPA i vler\u00ebson jo t\u00eb besueshme veprimet e subjektit mbi k\u00ebt\u00eb pasuri &#8211; konkretisht lidhur me arsyet se, pse shtetasi A. G. pranoi t\u00eb paguaj\u00eb shum\u00ebn prej 49 mij\u00eb e 860 eurosh p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe dy garazhet, me q\u00ebllim p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb favor t\u00eb P\u00ebrnoc\u00ebs, si dhe t\u00eb pranoj\u00eb likuidimin pjes\u00eb-pjes\u00eb nga ky i fundit t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shlyer.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj, gjyqtari P\u00ebrnoca ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe garazheve n\u00eb Tiran\u00eb, pasi nuk ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb likujdimin e nj\u00eb shume 15 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2006 me burim kursime n\u00eb vite, si dhe p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 34 mij\u00eb e 860 euro po n\u00eb at\u00eb vit, me burim t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara prej shitjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kavaj\u00eb. Sipas kolegjit, P\u00ebrnoca ka rezultuar me munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Kavaj\u00eb, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar deklarim t\u00eb paplot\u00eb t\u00eb P\u00ebrnoc\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb me dy kate + papafingo dhe truall n\u00eb Tiran\u00eb, e bler\u00eb n\u00eb vitin 1998. Sipas KPK, subjekti nuk ka deklaruar sip\u00ebrfaqet shtes\u00eb, si dhe ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie pasi nj\u00ebri nga burimet, t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb banese n\u00eb Rr\u00ebshen, jan\u00eb krijuar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca ka kund\u00ebrshtuar konkluzionin e Komisionit se ai ka kryer nd\u00ebrtim pa leje, me argumentin se fakti q\u00eb objekti \u00ebsht\u00eb legalizuar, nuk mund t\u00eb tregoj\u00eb apriori se ai e ka b\u00ebr\u00eb shtes\u00eb nd\u00ebrtimi pa leje. Subjekti ka pretenduar se thjesht ka cituar dokumentet e prodhuara nga institucionet shtet\u00ebrore dhe se n\u00eb k\u00ebto kushte nuk ka fshehur dhe nuk ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb. Si argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim ka dor\u00ebzuar nj\u00eb deklart\u00eb noteriale t\u00eb vitit 2019 t\u00eb personit q\u00eb i ka shitur sht\u00ebpin\u00eb, sipas t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb ndryshim i struktur\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Pretendimet e P\u00ebrnoc\u00ebs se diferencat e konstatuara p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e banes\u00ebs jan\u00eb kryesisht gabime n\u00eb matje nd\u00ebr vite, p\u00ebr shkak t\u00eb mos njohjes s\u00eb nocioneve mbi sip\u00ebrfaqet e matshme si sip\u00ebrfaqe banimi, sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi dhe sip\u00ebrfaqe ndihm\u00ebse, vler\u00ebsohen t\u00eb pabazuara prej Kolegjit. Sipas KPA, bazuar n\u00eb dokumentacionet e p\u00ebcjella nga institucionet shtet\u00ebrore, rezulton se subjekti disponon nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrtimore nga ajo q\u00eb pretendon se ka bler\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb gjendet n\u00eb\u00a0 n\u00eb kushtet e mosdeklarimit t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb k\u00ebtij objekti edhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me burimet e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, P\u00ebrnoca ka pretenduar se ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim formal n\u00eb deklarimet periodike dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, kur ka sh\u00ebnuar se p\u00ebr shlyerjen e \u00e7mimit n\u00eb vitin 1998 kan\u00eb sh\u00ebrbyer edhe nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Mirdit\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e Kolegjit dhe t\u00eb Komisionit, kur pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime q\u00eb jan\u00eb kryer nga pakujdesia, nuk jan\u00eb konsideruar si shkak p\u00ebr penalizim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, analiza financiare e kryer n\u00eb Kolegj e ka nxjerr\u00eb subjektin me pamund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e nj\u00eb banese n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 1997, \u00e7mimi i shitjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim krijimi p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb dokumentet e administruara, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 627 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb Shkod\u00ebr. Edhe prej analiz\u00ebs financiare ku jan\u00eb konsideruar pretendimet e subjektit n\u00eb ankim lidhur me t\u00eb ardhurat nga pagat e bashk\u00ebshortes; nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 200 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe t\u00eb p\u00ebrllogaritjes s\u00eb shpenzimeve jetike n\u00eb mas\u00ebn 30%, ka rezultuar s\u00ebrish diferenc\u00eb negative q\u00eb \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb shum\u00ebn 152 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e KPA sqarohet se n\u00eb t\u00eb dy metodat e llogaritjes nuk jan\u00eb konsideruar si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dietat e p\u00ebrfituara p\u00ebr periudh\u00ebn maj-qershor 1993, q\u00eb sipas jurispudenc\u00ebs s\u00eb deritanishme \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se nuk mund t\u00eb kursehen, pasi jepen p\u00ebr shpenzime jetike thelb\u00ebsore.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto konkluzione, KPA arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se lidhur me banes\u00ebn dy kate + papafingo dhe truall n\u00eb Tiran\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb; t\u00eb rrem\u00eb; si dhe me pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 1998, n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2002 e konvertuar n\u00eb 35 mij\u00eb USd n\u00eb 2003-in, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka pretenduar se ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb mbes\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes. Nga analiza financiare ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb p\u00ebr krijimin e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konkluduar se P\u00ebrnoca nuk ka deklaruar n\u00eb vitet 2003 dhe 2004 nj\u00eb depozit\u00eb prej 35 mij\u00eb USD dhe se nuk ka provuar me dokumentacion ligjor burimin e k\u00ebsaj shume. Bazuar n\u00eb dokumentacionin e administruar, si dhe n\u00eb deklarimet e subjektit t\u00eb konsideruara si kontradiktore, KPK ka krijuar bindjen se depozita prej 35 mij\u00eb USD \u00ebsht\u00eb pasuri e subjektit, ashtu sikurse rezulton nga informacioni bankar.<\/p>\n<p>P\u00ebrnoca i kund\u00ebrshtoi si jo reale dhe jo t\u00eb drejta konkluzionet e Komisionit. Ai pretendoi se, ashtu si ka shpjeguar edhe n\u00eb Komision, depozitimi i shum\u00ebs 3.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2002, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten kan\u00eb qen\u00eb vizitor\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr dhe mbesa u ka dh\u00ebn\u00eb sasin\u00eb prej 8000 paund p\u00ebr t\u2019i sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ruajtur. Po ashtu subjekti ka pretenduar se mbesa i ka porositur t\u00eb pranoj\u00eb nga familjar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri edhe disa para t\u00eb tjera e t\u2019i ruanin t\u00eb gjitha bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas P\u00ebrnoc\u00ebs, k\u00ebto para jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb shtator 2002 nga bashk\u00ebshortja, pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb b\u00ebnin deklarime n\u00eb kufirin anglez apo shqiptar, pasi sasia ishte posht\u00eb limitit t\u00eb deklaruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto pretendime nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Kolegji. \u00a0\u201cPavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, por edhe n\u00eb Kolegj, si dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb justifikuar faktin se depozita n\u00eb shum\u00ebn 3.200.000 lek\u00eb, e konvertuar n\u00eb 35.000 USD, nuk i p\u00ebrket bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, A. P., por mbes\u00ebs s\u00eb saj, nuk u provua me dokumente d\u00ebrgimi i shumave t\u00eb pretenduara t\u00eb transferuara nga Anglia p\u00ebr t\u2019i ruajtur ato, duke mbetur ky pretendim vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr deklarativ, i paprovuar dhe i pav\u00ebrtetuar me dokumentacion justifikues ligjor\u201d, konstaton KPA dhe i vler\u00ebson t\u00eb pabazuara e kontradiktore pretendimet e P\u00ebrnoc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji v\u00ebren se mospasqyrimi n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb shum\u00ebs 3.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vitin 2003 dhe gjendjen e depozit\u00ebs 35 mij\u00eb euro n\u00eb fund t\u00eb atij viti dhe n\u00eb 2004-\u00ebn, bie n\u00eb kund\u00ebrshtimet me detyrimet q\u00eb P\u00ebrnoca ka pasur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e subjektit deklarues.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj depozite dhe n\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nga analiza e plot\u00eb financiare p\u00ebr vitet 2003-2016\u00a0 kryer n\u00eb KPA, ka rezultuar\u00a0 balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 2 milion\u00eb e 546 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb ka tejkaluar balanc\u00ebn negative t\u00eb konstatuar n\u00eb Komision n\u00eb shum\u00ebn 2 milion e 271 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse abstragohet nga fakti q\u00eb pretendimet p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklaratat e interesave privat\u00eb vjetor\u00eb nuk ishin bind\u00ebse, argumentet e subjektit nuk mund t\u00eb p\u00ebrmbysin konstatimin q\u00eb subjekti ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e deklaruara nd\u00ebr vite\u201d, argumenton Kolegji dhe ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimarrjen e Komsionit p\u00ebr shkarkimin e P\u00ebrnoc\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-gjyqtari i ish-Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda, Gjovalin P\u00ebrnoca u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, m\u00eb 13 shtator 2019, pasi u konkludua se kishte pamund\u00ebsi financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpie pushimi n\u00eb Golem dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite 3.2 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas trupit gjykues, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70355,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[194,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/DSC_6044.jpg","fifu_image_alt":"An\u00ebtar\u00ebt e KPA, Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol \u00c7omo dhe Rezarta Schuetz. Foto: Nensi Bogdani\/ BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70354"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70354"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70354\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70356,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70354\/revisions\/70356"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70354"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70354"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70354"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}