{"id":70357,"date":"2023-01-23T15:23:19","date_gmt":"2023-01-23T14:23:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-gjyqtares-etleva-deda\/2023\/01\/23\/"},"modified":"2023-04-06T14:27:03","modified_gmt":"2023-04-06T12:27:03","slug":"kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-gjyqtares-etleva-deda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-u-nda-ne-vleresimin-e-pasurise-se-gjyqtares-etleva-deda\/2023\/01\/23\/","title":{"rendered":"KPA u nda n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtares Etleva Deda"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Etleva Deda arriti ta mbroj\u00eb konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Deda u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 12 qershor 2020, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK \u00e7moi se ajo arriti nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim duke e cil\u00ebsuar vendimin e Komisionit t\u00eb cenuesh\u00ebm n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb ankim u konstatuan pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e gjendjes cash n\u00eb vite, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK ka arsyetuar se nuk ishin t\u00eb q\u00ebllimshme, pasi ishin sqaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe nuk mund t\u00eb sillnin penalizim.<\/p>\n<p>Ballhysa vler\u00ebsoi se KPK i ishte referuar gabim jurisprudenc\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimeve t\u00eb gjendjeve cash dhe konkludoi se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai konstatoi se subjekti gjendej n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, n\u00eb p\u00ebrdorimin e vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfiuar nga nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura shtes\u00eb.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb trupit gjykues t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Mimoza Tasi i gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara shkaqet e ngritura nga Ballhysa, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb pakic\u00eb, an\u00ebtari Sokol \u00c7omo e ka gjetur t\u00eb drejt\u00eb konkluzionin e Komisionerit Publik se Deda gjendet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se nuk duhej t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb. Megjith\u00ebse ai nuk e gjen penalizues shkakun p\u00ebr c\u00ebnimin e besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia, e vler\u00ebson t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebrfitimin financiar duke p\u00ebrdorur vler\u00ebn e p\u00ebrfituar nga kredia e but\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e interesave shlyhen nga taksapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi ndryshe p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Subjekti ka deklaruar se n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2009 ka lidhur kontrat\u00ebn e porosis\u00eb p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 115 m2 n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb zot\u00ebron aktualisht, kundrejt \u00e7mimit 92 mij\u00eb euro &#8211; nga t\u00eb cilat 72 mij\u00eb euro i ka likujduar menj\u00ebher\u00eb, nd\u00ebrsa 20 mij\u00eb euro me kryerjen e aktit p\u00ebrfundimtar t\u00eb shitblerjes. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2011, ka shlyer gjith\u00eb vler\u00ebn p\u00ebr apartamentin dhe nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb e ka regjistruar.<\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, subjekti ka deklaruar nj\u00eb kredi me kushte leht\u00ebsuese n\u00eb vler\u00ebn 5 milion\u00eb lek\u00eb; t\u00eb ardhura nga paga t\u00eb siguruara nga puna nd\u00ebr vite dhe 15 mij\u00eb euro t\u00eb dhuruara nga prind\u00ebrit n\u00eb vitin 2009. Subjekti ka shpjeguar se vlera e dhuruar nga prind\u00ebrit rrjedh nga t\u00eb ardhurat e siguruara prej tyre nga shitja e nj\u00eb apartamenti.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, mosdeklarimi i disponimit t\u00eb likujditeteve cash pas t\u00ebrheqjes s\u00eb vler\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga kredia, nuk ka pasur si q\u00ebllim fshehjen e ndonj\u00eb pasurie. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, pasakt\u00ebsit\u00eb jan\u00eb konsideruar jo penalizuese.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, Ballhysa vler\u00ebsoi se subjekti ka pasur detyrimin t\u00eb deklaroj\u00eb vler\u00ebn e likuiditeteve gjendje n\u00eb cash, jasht\u00eb sistemit bankar, n\u00eb lek\u00eb ose valut\u00eb t\u00eb huaj, si dhe \u00e7do ndryshim t\u00eb k\u00ebtyre vlerave. Ai konstatoi se, pas t\u00ebrheqjeve nga llogarit\u00eb bankare t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2007, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike t\u00eb interesave t\u00eb viteve 2007 e 2008, posedimin cash n\u00eb banes\u00eb ose p\u00ebrdorimin e tyre, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur gjurmimin e k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave gjat\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Deda prap\u00ebsoi duke pretenduar se kaishte pasqyruar kredin\u00eb n\u00eb deklartat e interesave privat\u00eb vjetor\u00eb, nga viti 2006 e n\u00eb vazhdim. Ajo theksoi se nuk kishte kryer asnj\u00eb veprim juridik gjat\u00eb asaj periudhe dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, shum\u00ebn e kredis\u00eb q\u00eb e ka pasur gjendje cash n\u00eb banes\u00eb deri n\u00eb vitin 2009, e ka vler\u00ebsuar si fakt t\u00eb deklaruar. Sipas Ded\u00ebs, veprimet e kryera prej saj jan\u00eb t\u00eb qarta dhe mosdeklarimi i gjendjes cash n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007, ka qen\u00eb nj\u00eb pasakt\u00ebsi e paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Kolegji e gjen t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Ballhys\u00ebs se Deda ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mospasqyrimit t\u00eb disponimit cash t\u00eb shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb t\u00eb viteve 2007 dhe 2008.<\/p>\n<p>Por, shumica e trupit gjykues t\u00eb KPA konstaton se mosdeklarimi i k\u00ebtij fakti juridik nga subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklarimet periodike, nuk pamund\u00ebsoi institucionet e rivler\u00ebsimit p\u00ebr kontrollin dhe verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve t\u00eb tij n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues, pasi \u00e7moi t\u00eb ritheksoj\u00eb vler\u00ebn q\u00eb kan\u00eb deklarimet e m\u00ebparshme t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, n\u00eb vijim edhe t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb theksuar n\u00eb jurisprudenc\u00ebn tashm\u00eb t\u00eb konsoliduar t\u00eb Kolegjit, arriti n\u00eb konkluzionin se pasakt\u00ebsia e deklarimeve periodike, n\u00eb rastin konkret, nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb objekt kontrolli, deklaruar sakt\u00eb e plot\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit, pasi nuk ka rezultuar asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs mosdeklarimi i posedimit n\u00eb cash t\u00eb shum\u00ebs prej 5.000.000 lek\u00ebsh n\u00eb vitet 2007 dhe 2008 dhe p\u00ebrdorimi i saj n\u00eb vitin 2009, t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr fshehjen e veprimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri\u201d, arsyeton shumica dhe shton se n\u00eb deklaratat periodike gjenden gjurm\u00eb t\u00eb rrethanave faktike t\u00eb pretenduara nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se subjekti dhe personat e lidhur me t\u00eb nuk rezulton q\u00eb t\u00eb ken\u00eb krijuar pasuri apo t\u00eb jen\u00eb kryer shpenzime gjat\u00eb periudh\u00ebs kur k\u00ebto likujditete jan\u00eb mbajtur cash n\u00eb banes\u00eb. N\u00eb vijim shumica v\u00ebren se nga autoritetet ndihm\u00ebse p\u00ebr kontrollin e kriterit t\u00eb figur\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb raportuar asnj\u00eb dyshim apo indicie p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb veprime korruptive dhe e vler\u00ebson bind\u00ebs shpjegimin p\u00ebr mbajtjen e shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb banes\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj vlere p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtari n\u00eb pakic\u00eb, Sokol \u00c7omo vler\u00ebson ndryshe nga koleg\u00ebt e tij, duke mb\u00ebshtetur vler\u00ebsimin e Komisionerit Publik. \u201c\u2026N\u00eb kushtet kur subjekti i rivler\u00ebsimit nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb deklaruar n\u00eb asnj\u00eb prej deklaratave periodike t\u00eb viteve 2007 e 2008, por aq m\u00eb tep\u00ebr as n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2009, posedimin cash n\u00eb banes\u00eb t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb prej 5.000.000 lek\u00ebsh ose p\u00ebrdorimin e saj n\u00eb lek\u00eb apo n\u00eb euro, e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr institucionet e rivler\u00ebsimit gjurmimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj shume n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, \u00e7mon \u00c7omo.<\/p>\n<p>Ai shton se pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se gjat\u00eb viteve 2007-2009 ka gjeneruar t\u00eb ardhura shtes\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfshirjes s\u00eb shum\u00ebs 5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb transaksione n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb k\u00ebmbimit valuator, \u00ebsht\u00eb i paprovuar. \u00c7omo argumenton, se n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur duhej t\u00eb ishte pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve p\u00ebrkat\u00ebse, duke identifikuar vler\u00ebn e shtuar apo t\u00eb pak\u00ebsuar nga p\u00ebrdorimi i vler\u00ebs s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb tregun e lir\u00eb t\u00eb k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Nuk duhet prezumuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka fituar t\u00eb ardhura nga k\u00ebto transaksione financiare, pasi ekziston edhe mund\u00ebsia tjet\u00ebr q\u00eb subjekti t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar humbje t\u00eb konsiderueshme nga k\u00ebto transaksione, p\u00ebr shkak t\u00eb luhatjeve t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit\u201d, arsyeton \u00c7omo.<\/p>\n<p>Ai arrin n\u00eb konkluzionin se \u00ebsht\u00eb objektivisht e pamundur p\u00ebr t\u00eb kontrolluar transaksionet e kryera me shum\u00ebn e kredis\u00eb dhe verifikimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb pretenduara si t\u00eb krijuara si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre transaksioneve, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin n\u00ebse k\u00ebto vlera p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb apo jo burim t\u00eb ligjsh\u00ebm p\u00ebr pagimin e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb prej 72 mij\u00eb eurosh n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Kolegji e ka rr\u00ebzuar analiz\u00ebn e Komisionerit Publik lidhur me kursimet nga pagat p\u00ebr vitet 2006 dhe 2009. N\u00eb ankim, Ballhysa ka argumentuar se nga p\u00ebrllogaritja financiare e vitit 2006 dhe n\u00eb 2009-\u00ebn, rezulton se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk mbulon me burime t\u00eb ligjshme kursimet e deklaruara, p\u00ebrkat\u00ebsisht me diferenca negative n\u00eb shumat 150 mij\u00eb lek\u00eb dhe 376 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas komisionerit, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb 2009-\u00ebn pak\u00ebsim t\u00eb gjendjes cash.<\/p>\n<p>Deda i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto konstatime t\u00eb Ballhy\u00ebs gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb Kolegj, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se shpjegimet e saj jan\u00eb n\u00eb harmoni me deklarimet periodike dhe se pasakt\u00ebsit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>Shumica vler\u00ebson se subjekti ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb kursime n\u00eb vitet n\u00eb fjal\u00eb dhe konludon balanca pozitive.<\/p>\n<p>\u00c7omo n\u00eb pakic\u00eb, konstaton se subjekti nuk ka deklaruar pak\u00ebsimin e kursimeve cash n\u00eb banes\u00eb dhe vler\u00ebson se pretendimet e Ded\u00ebs gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb Komision, nuk p\u00ebrputhen as me deklaratat periodike vjetore dhe as me at\u00eb \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKolegji\u2026 ka orientuar Komisionin q\u00eb t\u00eb mos prezumoj\u00eb p\u00ebrdorimin nga subjektet t\u00eb gjendjeve \u2018cash\u2019 si burime p\u00ebr krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, p\u00ebr sa koh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb deklaratat periodike,\u201d v\u00ebren \u00c7omo.<\/p>\n<p>Komisioni ka \u00e7muar se \u00ebsht\u00eb provuar mund\u00ebsia financiare e prind\u00ebrve t\u00eb gjyqtares p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2003 dhe detyrimin p\u00ebr pagimin e tatimit mbi t\u00eb ardhurat nga shitja e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb vitin 2006, prej dhe nga \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar shuma 15 mij\u00eb euro e dhuruar.<\/p>\n<p>Por, Ballhysa ka vler\u00ebsuar se nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme origjina e ligjshme t\u00eb shum\u00ebs prej 15 mij\u00eb eurosh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dhuruar subjektit nga prind\u00ebrit. Sipas Komisionerit Publik, n\u00eb dosjen e Komisionit nuk dokumentohet pagesa e tatimit p\u00ebr t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar se shuma e dhuruar e ka burimin nga diferenca e mbetur midis apartamentit t\u00eb shitur nga babai dhe blerja e nj\u00eb banese tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl prej tij. Sipas Ded\u00ebs, apartamentet n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb ende t\u00eb paregjistruara nga shoq\u00ebrit\u00eb respektive t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Edhe Kolegji v\u00ebren k\u00ebt\u00eb fakt dhe duke analizuar kuadrin ligjor, vler\u00ebson se babait t\u00eb subjektit do t\u2019i lindte detyrimi p\u00ebr ta paguar tatimin, n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes. \u201cN\u00eb kushtet kur kontrata e shitblerjes nuk \u00ebsht\u00eb lidhur ende, si\u00e7 rezultoi nga hetimi i kryer n\u00eb Kolegj, nuk ka lindur ende detyrimi i z. D. p\u00ebr t\u00eb paguar detyrimin tatimor\u201d, \u00e7mon KPA dhe konkludon se p\u00ebr shum\u00ebn e dhuruar 15 mij\u00eb euro plot\u00ebsohen k\u00ebrkesat p\u00ebr garantimin e ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji ka rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuar edhe pretendimin e komisionerit, p\u00ebr pamund\u00ebsi financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr shum\u00ebn e dhuruar. N\u00eb p\u00ebrfundim Kolegji konkludon se gjyqtarja Etleva Deda ka pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p><strong>C\u00ebnimi besimit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioneri Publik ka pretenduar n\u00eb ankim se subjekti i rivler\u00ebsimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, pasi ka p\u00ebrdorur vler\u00ebn e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga konvertimi i monedhave &#8211; p\u00ebrfitime t\u00eb cilat nuk i ka dokumentuar dhe deklaruar n\u00eb asnj\u00eb nga deklaratat periodike vjetore. Sipas Ballhys\u00ebs, k\u00ebto veprime jan\u00eb n\u00eb kontradikt\u00eb me sjelljen q\u00eb pritet nga nj\u00eb magjistrat dhe cenojn\u00eb besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti u ka q\u00ebndruar shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Komision, kur ka deklaruar se, \u201csikurse shumica e popullsis\u00eb, k\u00ebmbimin e lekut n\u00eb euro e kam kryer n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb volitshme, duke ndjekur kursin e k\u00ebmbimit\u201d. Sipas saj, t\u00eb gjitha kursimet i ka konvertuar n\u00eb euro duke ndjekur kursin n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebsaj lloj valute, pasi do t\u00eb blinte sht\u00ebpi n\u00eb kryeqytet, ku tregu i shitblerjes s\u00eb banesave funksiononte n\u00eb monedha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime jan\u00eb \u00e7muar t\u00eb logjikshme nga Kolegji. \u201cSipas deklarimeve t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, znj. Etleva Deda, ajo ka kryer pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb veprim, ka k\u00ebmbyer parat\u00eb nga nj\u00eb monedh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, me q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb gjendjeje\/shume monetare n\u00eb monedh\u00ebn euro, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb banese, q\u00ebllim ky edhe i marrjes s\u00eb kredis\u00eb n\u00eb kushte leht\u00ebsuese\u201d, konstaton Kolegji dhe vler\u00ebson se p\u00ebrfitimi i mundsh\u00ebm financiar nga ky veprim, do t\u00eb mund t\u00eb identifikohej vet\u00ebm n\u00ebse Deda do ta kishte investuar n\u00eb institucione bankare p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar mbi k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nga normat e interesit, apo n\u00ebse do ta kishte k\u00ebmbyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nga \u201clek\u00eb\u201d n\u00eb \u201ceuro\u201d dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Sipas shumic\u00ebs, nga analiza e t\u00eb gjitha fakteve t\u00eb rezultuara e t\u00eb provuara nuk jan\u00eb evidentuar shkaqe e shkelje konkrete q\u00eb t\u00eb \u00e7onin n\u00eb bindjen se cenimi i besimit t\u00eb publikut ishte i perceptuesh\u00ebm dhe real. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb kjo situat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si shkelje e etik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7omo bashkohet me konkluzionin e shumic\u00ebs se ky shkak nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin e subjektit, por ai e konsideron si sjellje t\u00eb papranueshme p\u00ebrdorimin e kredis\u00eb me kushte leht\u00ebsuese p\u00ebr q\u00ebllime fitimprur\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb arritjen e k\u00ebtij konkluzioni, kam mbajtur parasysh faktin se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kredi, shteti n\u00eb vitet 2006 \u2013 2009, me parat\u00eb e taksapaguesve, i ka paguar bank\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb subjektit, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb interesit prej 9% n\u00eb vit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit ka paguar pjes\u00ebn tjet\u00ebr prej 3% dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ka b\u00ebr\u00eb veprimtari k\u00ebmbimi valuator\u201d, argumenton \u00c7omo.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Etleva Deda arriti ta mbroj\u00eb konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb edhe n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut. Deda u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 12 qershor 2020, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK \u00e7moi se ajo [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70358,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[162,103,112],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/07\/Etleva-Deda-KPA-111.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Etleva Deda n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70357"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70357"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70357\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70359,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70357\/revisions\/70359"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70358"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70357"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70357"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70357"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}