{"id":70360,"date":"2023-01-23T15:15:09","date_gmt":"2023-01-23T14:15:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-si-u-permbys-balanca-negative-per-prokuroren-edina-kurti\/2023\/01\/23\/"},"modified":"2023-04-06T14:27:08","modified_gmt":"2023-04-06T12:27:08","slug":"kpk-me-dy-qendrime-si-u-permbys-balanca-negative-per-prokuroren-edina-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-me-dy-qendrime-si-u-permbys-balanca-negative-per-prokuroren-edina-kurti\/2023\/01\/23\/","title":{"rendered":"KPK me dy q\u00ebndrime: Si u p\u00ebrmbys balanca negative p\u00ebr prokuroren Edina Kurti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Edina Kurti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 n\u00ebntor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet e saj p\u00ebr pasurin\u00eb duke e p\u00ebrmbysur balanc\u00ebn negative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet n\u00eb kriterin profesional u konsideruan jodometh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Kurti e vijoi detyr\u00ebn bazuar n\u00eb votat e kryesueses Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtarit Olsi Komici, nd\u00ebrsa relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Xhensila Pine \u00e7moi se duhej t\u00eb ishte shkarkuar p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri financiare dhe cenim t\u00eb besimit t\u00eb publikut me veprimet dhe mosveprimet e saj gjat\u00eb hetimit t\u00eb disa \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Edina Kurti e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2002 si oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Ajo u em\u00ebrua prokurore n\u00eb vitin 2012 dhe pasi e ushtroi funksionin p\u00ebr afro nj\u00eb dekad\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Kavaj\u00eb, s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb at\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi ndryshe p\u00ebr pasurit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin pasuror, Komisioni \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Durr\u00ebs, ku subjekti rezulton bashk\u00ebpronare me bashk\u00ebshortin dhe vjehrr\u00ebn me pjes\u00eb takuese 1\/3-at secili. Po ashtu, shumica dhe pakica kan\u00eb dal\u00eb me vler\u00ebsime t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb sh\u00ebrbimi t\u00eb n\u00ebnshkruar nga bashk\u00ebshorti i subjektit me nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 127 m2 n\u00eb Durr\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 kundrejt \u00e7mimit 9.7 milion\u00eb lek\u00eb, Kurti ka deklaruar kredi n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb e 486 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituar nga vjehrra n\u00eb vitin 2014 si e pastreh\u00eb; vler\u00ebn 5.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar po nga vjehrra n\u00eb vitin 2011, por pa specifikuar t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj shume; si dhe kursimet cash t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb, me burim t\u00eb ardhurat familjare t\u00eb mbledhura nd\u00ebr vite dhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>E pyetur nga ILDKPKI-ja lidhur me burimin e shum\u00ebs 5 milion\u00eb e 298 mij\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij fondi rjedh nga t\u00eb ardhurat e pun\u00ebs q\u00eb vjehrri dhe vjehrra kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Greqi n\u00eb vitet 1993-2003. Gjithashtu, ka sqaruar se vjehrri i saj M. K., prej vitit 2001 ka punuar n\u00eb detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb Agjencis\u00eb Detare Shtet\u00ebrore Taulantia sh.a., si dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashkim familjar n\u00eb Kanada me vajz\u00ebn e tyre q\u00eb jeton prej shum\u00eb vitesh n\u00eb at\u00eb shtet, ku jan\u00eb pajisur edhe me karta q\u00ebndrimi dhe marrin nj\u00eb suplement pagese mujore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e pyetur gjat\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK, Kurti nd\u00ebr t\u00eb tjera ka deklaruar se pjesa m\u00eb e madhe e shum\u00ebs 5 milion\u00eb e 298 mij\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb nga kontributi i vajz\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb jeton dhe punon nga Kanada prej vitit 2002 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Komisioni ka konstatuar se si burim p\u00ebr k\u00ebstin e tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion e 486 mij\u00eb lek\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb hua e marr\u00eb nga vjehrra e subjektit dhe jo kredia, megjith\u00ebse kjo vler\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb hetimit paraprak, subjektit i \u00ebsht\u00eb kaluar si barr\u00eb prove pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar me dokumentacion ligjor koh\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 5 milion\u00eb e 298 mij\u00eb lek\u00eb; si dhe se nuk ka provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj vlere.<\/p>\n<p>Kurti ka pretenduar se ka kontribuar edhe motra e bashk\u00ebshortit q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Kanada, n\u00eb shum\u00ebn 40 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb. Bazuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb argument, subjekti ka pretenduar se ka v\u00ebrtetuar se prind\u00ebrit kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebstin e par\u00eb n\u00eb vitin 2011, megjith\u00ebse nuk ka detyrim t\u00eb provoj\u00eb k\u00ebt\u00eb burim p\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt sipas saj nuk jan\u00eb persona t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>K\u00ebto pretendime jan\u00eb gjetur t\u00eb drejta nga shumica, q\u00eb vler\u00ebson se subjekti ka provuar se kunata jeton dhe punon n\u00eb shtetin kanadez dhe se ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj kan\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga puna e tyre, t\u00eb cilat mund\u00ebsojn\u00eb plot\u00ebsisht krijimin e shum\u00ebs 40 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vler\u00ebsimi p\u00ebrfundimtar i k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb kryer p\u00ebr nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt provueshm\u00ebrie, p\u00ebr shkak se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nuk p\u00ebrfshihen n\u00eb rrethin e personave t\u00eb lidhur, n\u00eb kuptim t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, por as n\u00eb rrethin e personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur, t\u00eb cil\u00ebt sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb pik\u00ebs 4 t\u00eb nenit 32 t\u00eb k\u00ebtij ligji t\u00eb vendoseshin n\u00eb kushtet e detyrimit p\u00ebr t\u00eb provuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk ndodheshin n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhurimi, huamarrje ose huadh\u00ebnie me subjektin e rivler\u00ebsimit\u201d, argumenton shumica.<\/p>\n<p>Pine n\u00eb pakic\u00eb v\u00ebren se kontributi i kunat\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn 40 mij\u00eb dollar\u00eb kanadez\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti vet\u00ebm gjat\u00eb hetimit administrativ. \u201cKy burim nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar as n\u00eb deklarat\u00ebn Vetting dhe as n\u00eb p\u00ebrgjigjet sqaruese n\u00eb ILDKPKI n\u00eb vitin 2016, koh\u00eb kur subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme mbi \u00e7do pages\u00eb t\u00eb kryer dhe burimin e k\u00ebtij apartamenti\u201d, konstaton Pine dhe duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit vler\u00ebson se ky pretendim i subjektit nuk mund t\u00eb merret n\u00eb kosiderat\u00eb. Sipas pakic\u00ebs, mbetet i pa v\u00ebrtetuar burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs 5 milion\u00eb e 298 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebstin e dyt\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb nga kursimet e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit, ka rezultuar se ata nuk kan\u00eb deklaruar pak\u00ebsimin e gjendjes cash, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Komisioni ka vler\u00ebsuar fillimisht se kjo vler\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur si burim krijimi i apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Subjekti ka pretenduar nd\u00ebr t\u00eb tjera, se e ka pasqyruar qart\u00ebsisht n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, se shuma prej 2 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb \u00ebsht\u00eb disponuar cash n\u00eb banes\u00eb, \u00ebsht\u00eb paguar prej saj dhe bashk\u00ebshortit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Shumica argumenton se p\u00ebr vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb, procesi nis me verifikimin dhe kontrollin e deklarimeve t\u00eb b\u00ebra nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e rivler\u00ebsimit \u201cveting\u201d, e m\u00eb tej me krahasimin dhe analizimin e saj n\u00eb raport me deklarimet periodike t\u00eb interesave, n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim edhe t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs q\u00eb marrin k\u00ebto deklarata.<\/p>\n<p>Duke iu referuar jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit, shumica vler\u00ebson se pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimet periodike, kur nuk shoq\u00ebrohen me munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkaqe q\u00eb mund t\u00eb ngarkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Edhe Pine n\u00eb pakic\u00eb i referohet n\u00eb arsyetimin e saj jurispudenc\u00ebs s\u00eb Kolegjit dhe legjislacionit t\u00eb vetingut q\u00eb p\u00ebrcakton se deklaratat periodike kan\u00eb vler\u00ebn e prov\u00ebs, por ajo \u00e7mon ndryshe. Sipas saj, pak\u00ebsimi i gjendjes cash i padeklaruar n\u00eb vitin 2014, nuk mund t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Pine vler\u00ebson se sakt\u00ebsia dhe mjaftueshm\u00ebria e deklarimeve p\u00ebr nj\u00eb subjekt, matet vet\u00ebm p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb sakta dhe t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Nga hetimi paraprak \u00ebsht\u00eb konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb provuar burimi i ligjsh\u00ebm i shum\u00ebs 2 milion\u00eb e 486 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb i\u2019u dha hua prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb, me dakord\u00ebsin\u00eb se do t\u2019i kthehej kjo vler\u00eb sapo t\u00eb disbursohej kredia.<\/p>\n<p>Shumica \u00e7mon se Kurti ka deklaruar me v\u00ebrtet\u00ebsi shumat e depozituara n\u00eb llogarin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2014 dhe p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb k\u00ebsaj vlere, n\u00eb mas\u00ebn 18 mij\u00eb euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb hua prej vjehrr\u00ebs p\u00ebr realizimin e pages\u00ebs s\u00eb k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine vler\u00ebson se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb lidhur me burimin e pages\u00eb s\u00eb k\u00ebtij k\u00ebsti, pasi nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, huan\u00eb e marr\u00eb nga Sh.M..<\/p>\n<p>Pine konstaton se nj\u00eb prej burimeve t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb subjektit \u00ebsht\u00eb shtuar gjat\u00eb hetimit administrativ dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb analiz\u00ebn financiare. Sipas saj, subjekti ka d\u00ebshtuar t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve finaciare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb tret\u00eb n\u00eb 2014-\u00ebn<strong>. <\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit administrativ, Komisioni ka administruar nj\u00eb kontrat\u00eb porosie t\u00eb vitit 2014, t\u00eb lidhur mes nj\u00eb shoq\u00ebrie dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, ku ky i fundit ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ndihm\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e menaxhimit, administrimit, reklamimit, k\u00ebrkimit, gjetjes s\u00eb tregut t\u00eb shitjeve brenda dhe jasht\u00eb vendit &#8211; t\u00eb produkteve q\u00eb tregton kjo shoq\u00ebri, si dhe p\u00ebr realizimin e shitjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Subjekti ka sqaruar se bashk\u00ebshorti ra dakord me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin ligjor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb fjal\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb investimeve nga shoq\u00ebria p\u00ebr realizimin e kontrat\u00ebs s\u00eb sh\u00ebrbimit, \u00ebsht\u00eb kryer revokimi i saj n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se n\u00ebnshkrimi i k\u00ebsaj kontrate dhe revokimi duhej t\u00eb ishin pasqyruar n\u00eb deklarimet e viteve p\u00ebrkat\u00ebse dhe i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove se bashk\u00ebshorti ka shmangur nga detyrimi p\u00ebr deklarim t\u00eb ardhura t\u00eb pritshme t\u00eb dakord\u00ebsuara apo p\u00ebrfituara bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e sh\u00ebrbimit t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p>Shumica i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit se nuk \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor deklarimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb parealizuara apo i atyre t\u00eb pritshme p\u00ebr t\u2019u realizuar n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Por, Pine evidenton se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, QKB, rezulton se kompania ka pasur fitime t\u00eb deklaruara n\u00eb vitet p\u00ebrkat\u00ebse dhe i gjen t\u00eb pamb\u00ebshtetura deklarimet e subjektit se bashk\u00ebshorti nuk p\u00ebrfitoi asnj\u00eb t\u00eb ardhur nga kjo kontrat\u00eb. \u201cN\u00eb vitin 2016 n\u00eb deklarimin ne ILDKPI ka deklaruar vendimin e ortakut t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nr.*** dat\u00eb 18.02.2018, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ortaku i vet\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb \u201c***\u201d shpk ka shp\u00ebrblyer administratorin Z. I. K. n\u00eb p\u00ebrqindje me fitimin e realizuar nga shoq\u00ebria gjat\u00eb vitit 2017 p\u00ebr shum\u00ebn 7.925 euro\u201d, konstaton Pine dhe \u00e7mon se bashk\u00ebshorti i subjektit ka shmangur nga detyrimi p\u00ebr deklarim t\u00eb ardhura t\u00eb pritshme t\u00eb dakord\u00ebsuara apo p\u00ebrfituara bazuar n\u00eb kontrat\u00ebn e porosis\u00eb. Po ashtu, ajo vler\u00ebson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur ose paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb ardhurat.<\/p>\n<p>Pasi shumica i ka vler\u00ebsuar bind\u00ebse shpjegimet e Kurtit, n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb p\u00ebrgjithshme ka konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 240 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb tre vite.<\/p>\n<p>\u201cDuke gjykuar mbi baz\u00ebn e parimit t\u00eb proporcionalitetit, deklarimet e pasakta dhe balanca financiare negative, t\u00eb konstatuara si m\u00eb sip\u00ebr nuk ndikojn\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit\u201d, arsyeton shumica dhe konkludon se prokurorja Edina Kurti ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se Kurti nuk ka shpjeguar bindsh\u00ebm burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb saj, si dhe nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb fshehur ose paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konkluzionet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kriterin profesional, shumica nuk ka gjetur provleme dometh\u00ebn\u00ebse. \u201cKomisioni \u00e7mon se n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk jan\u00eb konstatuar rrethana, gabime thelb\u00ebsore dhe serioze apo nj\u00eb seri e qart\u00eb dhe e vazhdueshme e gjykimeve t\u00eb gabuara prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onte n\u00eb konstatimin e munges\u00ebs s\u00eb aft\u00ebsive profesionale\u201d, vler\u00ebson shumica dhe konkludon se Kurti ka arritur nivel kualifikues n\u00eb kriterin profesional.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Pine n\u00eb pakic\u00eb \u00e7mon se shkeljet apo mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara pengojn\u00eb kualifikimin e Kurtit si t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebme profesionalisht. Sipas saj, p\u00ebrmbajtja e problemeve profesionale t\u00eb konstatuara p\u00ebrgjat\u00eb hetimit administrativ, p\u00ebrfshir\u00eb numrin e \u00e7\u00ebshtjeve, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb evidentuar mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i konsideruar n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor.<\/p>\n<p>Pine rendit gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat konkludon se subjekti gjendet n\u00eb kushtet e c\u00ebnimit t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb vendimi mosfillimi, ka rezultuar se Kurti nuk ka marr\u00eb masat p\u00ebr ruajtjen e vendit t\u00eb ngjarjes dhe fiksimin e gjurm\u00ebve dhe provave materiale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr ka rezultuar se subjekti nuk ka regjistruar emrin e personit q\u00eb i atribuohet vepra penale, megjith\u00ebse n\u00eb referimin e policis\u00eb gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb evidentuar emri i personit, i cili mendohet se lidhet me vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>Sipas Pines, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje subjekti i rivler\u00ebsimit ka b\u00ebr\u00eb arsyetim t\u00eb gabuar dhe kontradiktor n\u00eb vendimin e pushimit. Ajo evidenton se nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi p\u00ebr kat\u00ebr muaj, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb personi i dyshuar t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga ligji \u201cP\u00ebr amnistin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, Pine analizon nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku rezulton se subjekti ka b\u00ebr\u00eb interpretim t\u00eb gabuar n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr njohje t\u00eb nj\u00eb vendimi penal t\u00eb huaj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte k\u00ebrkim p\u00ebr rishikimin e vendimit. Sipas pakic\u00ebs, subjekti nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime bind\u00ebse p\u00ebrse nuk ka vijuar me korrigjimin e objektit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs. Pine vler\u00ebson se mosveprimet e Kurtit kan\u00eb sjell\u00eb mbajtjen n\u00eb burg t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, tej koh\u00ebs s\u00eb caktuar n\u00eb vendimin e d\u00ebnimit, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me kriterin profesional e denoncimet kam arritur n\u00eb konkluzionin se veprimet e mosveprimet e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e analizuara m\u00eb sip\u00ebr cenojn\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shkak q\u00eb ndaj saj t\u00eb aplikohet neni 61, pika 5 e ligjit nr. 84\/2016\u201d, vler\u00ebson Pine dhe k\u00ebrkon shkarkimin e prokurores Edina Kurti.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Durr\u00ebsit, Edina Kurti u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 1 n\u00ebntor 2022, pasi shumica e trup\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, i konsideroi bind\u00ebse shpjegimet e saj p\u00ebr pasurin\u00eb duke e p\u00ebrmbysur balanc\u00ebn negative, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet n\u00eb kriterin profesional u konsideruan jodometh\u00ebn\u00ebse. Kurti e vijoi detyr\u00ebn bazuar n\u00eb votat e kryesueses [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70361,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/Edina-Kurti-prokuore-e-Prokurorise-Durres-Foto-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Edina Kurti, prokurore e Prokuroris\u00eb Durr\u00ebs: Foto Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70360"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70360"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70360\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70362,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70360\/revisions\/70362"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70361"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}