{"id":70369,"date":"2023-01-20T15:24:39","date_gmt":"2023-01-20T14:24:39","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/irma-balli-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin-ne-kpk\/2023\/01\/20\/"},"modified":"2023-04-06T14:27:25","modified_gmt":"2023-04-06T12:27:25","slug":"irma-balli-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/irma-balli-jep-shpjegime-per-figuren-dhe-profesionalizmin-ne-kpk\/2023\/01\/20\/","title":{"rendered":"Irma Balli jep shpjegime p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizmin n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pasi prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Irma Balli arriti t\u00eb bind\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA se kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, u p\u00ebrball p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn t\u00eb premten m\u00eb 20 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>KPA prishi 15 qershor 2021 vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb kualifikimit, p\u00ebr shkarkimin e Ballit p\u00ebr probleme n\u00eb kriterin pasuror.<\/p>\n<p>Irma Balli u shkarkuara nga KPK m\u00eb 19 shkurt 2019, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme duke rezultuar me balanc\u00eb negative n\u00eb pes\u00eb vite. Rivler\u00ebsimi i saj n\u00eb KPK p\u00ebrfundoi vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli e ankimoi vendimin n\u00eb KPA ku pas dy seancash n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi dhe nj\u00eb seance publike, ajo e bindi Kolegjin se kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, KPA urdh\u00ebroi Komisionin q\u00eb t\u00eb kryente vler\u00ebsim p\u00ebr Ballin n\u00eb dy kriteret q\u00eb nuk ishin hetuar gjat\u00eb procesit t\u00eb pare, figur\u00ebn dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>Figura <\/strong><\/p>\n<p>Relatori Komici sqaroi se Drejoria e Sigiurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK e ka dor\u00ebzuar t\u00eb padeklasifikuar raportin mbi kontrollin e figur\u00ebs p\u00ebr prokuroren Irma Balli. Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb KPK p\u00ebr deklasifikimin e k\u00ebtij raporti, DSIk ka njoftuar se \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb mos b\u00ebhet nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb klasifikuar \u201csekret\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, Komisioni \u00ebsht\u00eb njohur me p\u00ebrmbajtjen e informacionit t\u00eb padeklasifikuar dhe ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, t\u00eb pavarur dhe t\u00eb pandikuar nga p\u00ebrfundimet e DSIK-s\u00eb. Megjith\u00ebse n\u00eb seanc\u00eb nuk u b\u00eb e ditur se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar nga hetimi p\u00ebr figur\u00ebn, Komici sqaroi se informacioni i padeklasifikuar do t\u00eb mbahet n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli deklaroi se p\u00ebr kriterin e figur\u00ebs nuk gjendej n\u00eb kushtet e pap\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb. Ajo v\u00ebrejti se kishte paraqitur si prov\u00eb n\u00eb Komision certifikat\u00ebn e siguris\u00eb t\u00eb l\u00ebshuar nga DSIK n\u00eb koh\u00ebn kur po kryhej verifikimi i saj p\u00ebr figur\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs Balli k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e figur\u00ebs t\u00eb mbahej n\u00eb v\u00ebmendje vendimi i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb ka konkluduar se ajo ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gjetjet p\u00ebr profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni nuk ka gjetur probleme n\u00eb tre dosjet e p\u00ebrzgjedhura nga subjekti dhe n\u00eb ato pes\u00eb t\u00eb shortuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, relatori Komici renditi gjetjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuara nga subjekti, si dhe p\u00ebr dosje p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar n\u00eb drejtim t\u00eb aft\u00ebsive drejtuese, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dretjueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb denoncimi t\u00eb vitit 2019, lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr nj\u00eb vrasje t\u00eb vitit 1997, Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk ka kryer veprimin hetimor t\u00eb \u201ck\u00ebqyrjes s\u00eb kufom\u00ebs\u201d, me q\u00ebllim p\u00ebrcaktimin e shkakut t\u00eb vdekjes s\u00eb viktim\u00ebs, si dhe duket se ka zvarritur procesin hetimor pasi nuk ka kryer veprime hetimore nga p\u00ebr periudh\u00ebn dhjetor 1997 &#8211; qershor 1998 dhe nga fundi shtatorit t\u00eb vitit 1998 dhe n\u00eb shkurt t\u00eb \u201899-\u00ebs.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2004, Komisioni ka konstatuar se duket se Balli ka k\u00ebrkuar l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Kor\u00e7\u00eb, duke dal\u00eb k\u00ebshtu kund\u00ebr apelit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Komici evidentoi nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb vitit 2003 t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, ku p\u00ebrcaktohej se prokurori m\u00eb i lart\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet ligjore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkrahur ankimin, apelin kund\u00ebrshtues ose rekursin. Sipas k\u00ebtij udh\u00ebzimi, heqja dor\u00eb nga ankimi ose mosp\u00ebrkrahja duhej t\u00eb ishte e motivuar dhe mund t\u00eb kryhej vet\u00ebm pasi \u00e7\u00ebshtja analizohej me drejtuesin e prokuroris\u00eb dhe prokurorijn q\u00eb kishte kryer ankimin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komici konstatoi se k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb jasht\u00eb afatit ligjor t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb magjistrat\u00ebve, q\u00eb p\u00ebrcakton se rivler\u00ebsimi profesional i subjekteve nuk mund t\u00eb shtrohet p\u00ebrpara muajit janar 2006.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb informacionet e organeve ndihm\u00ebse, KPK ka administruar nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2010. Nga verifikimi k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes ka k\u00ebrkuar pezullimin e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin, pa provuar ekzistenc\u00ebn e ndonj\u00eb prej kritereve ligjore, duke vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me rekursim e saj t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, si dhe me ankimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime p\u00ebr favorizim t\u00eb t\u00eb pandehurit dhe i ka k\u00ebrkuar shpjegime subjektit n\u00eb lidhje me q\u00ebndrimin e saj si drejtuese e prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb, p\u00ebr veprimet dhe q\u00ebndrimin q\u00eb prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb ka mbajtur p\u00ebrpara gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb konstatim t\u00eb Komisionit. \u201cNuk e kuptoj se si prokuorja e \u00e7\u00ebshtjes mund t\u00eb favorizoj\u00eb nj\u00eb person t\u00eb shpallur t\u00eb pafajsh\u00ebm nga gjykata\u201d, pohoi Balli dhe shtoi se pas kthimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Gjykata e Lart\u00eb dhe marrjes s\u00eb provave nga Apeli, kolegia kishte k\u00ebrkuar faj\u00ebsi. Ajo theksoi se n\u00eb reukrs \u00ebsht\u00eb trajtuar fakti se gjykata nuk kishte kryer detyrimet e p\u00ebrcaktuara nga Gjykata e Lart\u00eb. \u201c\u00c7\u00ebshtja lidhet me kualifikim t\u00eb gabuar. I pandehuri nuk \u00ebsht\u00eb i favorizuar nga ne. I kemi k\u00ebrkuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb verifikohet dhe \u00ebsht\u00eb pranuar\u201d, theksoi Balli.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2015, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn subjekti ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar Prokurorin\u00eb e Apelit gjat\u00eb gjykimit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit si dhe ka ushtruar rekurs ndaj vendimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse KPK nuk ka gjetur probleme t\u00eb Ballit n\u00eb veprimet e saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurores s \u00e7\u00ebshtjes, konstaton se ajo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, nuk ka informuar Drejtorin\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme lidhur me ecurin\u00eb e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb vijim Komisioni e ka thelluar vler\u00ebsimin e subjektit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Komici sqaroi se KPK ka marr\u00eb n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me heqje dor\u00eb nga e drejta e ankimit, heqje dor\u00eb nga e drejta e rekursit apo \u00a0heqje dor\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb gjyq. P\u00ebr rreth 10 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb u evidentuan n\u00eb seanc\u00eb, Komisioni ka konstatuar se Balli nuk i ka d\u00ebrguar informacion me shkrim Drejtoris\u00eb Gjyq\u00ebsor n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, bazuar n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb vitit 2008 t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga verifikimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, me nj\u00eb t\u00eb pandehur p\u00ebr \u201ckontraband\u00eb me mallra t\u00eb tjer\u00eb\u201d, Komisioni vler\u00ebson t\u00eb paqarta arsyet pse subjekti ka refuzuar t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb ankimin e prokurores s\u00eb rrethit dhe se pse e ka autorizuar at\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb ankimin gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu hap\u00ebsir\u00eb veprimi q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb nga ankimi gjat\u00eb gjykimit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb. Po ashtu, ka rezultuar se subjekti nuk ka njoftuar Drejtorin\u00eb Gjyq\u00ebsore p\u00ebr rrethanat.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, moskryerja e ankimit nga Prokuroria e Apelit Kor\u00e7\u00eb; mungesa e transparenc\u00ebs s\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb lidhje me ankimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb; heqja dor\u00eb nga ankimi prej prokurores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes e ndikuar nga q\u00ebndrimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb; q\u00ebndrimi indiferent i subjektit n\u00eb lidhje me veprimet e prokuror\u00ebve m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt &#8211; ngren\u00eb dyshime se duket se Balli ka favorizuar t\u00eb ndaluarin, duke krijuar mund\u00ebsin\u00eb e leht\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prokurorja Balli v\u00ebrejti se n\u00eb asnj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb hetuara prej Komisionit lidhur me q\u00ebndrimin e saj n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e dretjueses, nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar se zgjidhja ka qen\u00eb e gabuar. Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke theksuar se gjykata kishte pranuar k\u00ebrkes\u00ebn\u00a0 e prokuroris\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebto kushte nuk kishte pasur arsye p\u00ebr t\u00eb informuar Drejtorin\u00eb Gjyq\u00ebsore. Sipas saj, mjaft komunikimi kryheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drjet\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb efikas. \u201cNuk kishim koh\u00eb t\u00eb b\u00ebnim referime dhe i zgjidhnim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb informale\u201d, pohoi Balli dhe pretendoi se n\u00eb k\u00ebto raste nuk kishte detyrim sipas autorizimit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb informonte Dejtorin\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, kryesuesi Lulzim Hamitaj solli n\u00eb v\u00ebmendje munges\u00ebn e komunikimit me Drejtorin\u00eb Gjyq\u00ebsore p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje. Balli v\u00ebrejti se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr tre \u00e7\u00ebshtje gjithsej n\u00eb t\u00eb cilat konstatohej kjo gjetje. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pune e konsoloduar. Kishte \u00e7\u00ebshtje operative dhe veprohej se nuk kishte koh\u00eb. Pastaj, nuk ka ndonj\u00eb pasoj\u00eb\u201d, deklaroi Balli.<\/p>\n<p>E pytur nga Hamitaj n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb apo kontakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Balli e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. \u201cNga askush. Nuk \u00ebsht\u00eb takuar njeri me mua q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, prokurorja Irma Balli k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 23 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pasi prokurorja e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Irma Balli arriti t\u00eb bind\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, KPA se kishte pasur burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive, u p\u00ebrball p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn t\u00eb premten m\u00eb 20 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e hetimit [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70370,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[197,118,149,195],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Irma-Balli-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Irma Balli n\u00eb KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70369"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70369"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70369\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70371,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70369\/revisions\/70371"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70370"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70369"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70369"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70369"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}