{"id":70384,"date":"2023-01-14T13:48:01","date_gmt":"2023-01-14T12:48:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-argumente-te-ndara-per-shkarkimin-e-ludovik-dodaj\/2023\/01\/14\/"},"modified":"2023-04-06T14:28:55","modified_gmt":"2023-04-06T12:28:55","slug":"kpa-me-argumente-te-ndara-per-shkarkimin-e-ludovik-dodaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-me-argumente-te-ndara-per-shkarkimin-e-ludovik-dodaj\/2023\/01\/14\/","title":{"rendered":"KPA me argumente t\u00eb ndara p\u00ebr shkarkimin e Ludovik Dodaj"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ludovik Dodaj e kaloi me leht\u00ebsi vetingun n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, por u shkarkua me shumic\u00eb votash p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, pasi \u00e7\u00ebshtja e tij u shqyrtua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/p>\n<p>Shkaqet e ngritura nga Komisioneri n\u00eb aspektin profesional u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara n\u00eb Kolegj.<\/p>\n<p>N\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare n\u00eb Kolegj, Ballhysa vler\u00ebsoi se prokurori Dodaj nuk arriti t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 108.48 m2 n\u00eb Durr\u00ebs. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka konkluduar pamund\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb vitin 2008, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar e pamjaftueshme p\u00ebr penalizimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrsa Ballhysa konstatoi balanca negative p\u00ebr pagesat e kryera n\u00eb vitet 2006, 2008 dhe 2009.<\/p>\n<p>Komisioneri argumentoi se nuk jan\u00eb v\u00ebrtetuar kursimet e pretenduara n\u00eb vite, si burim p\u00ebr pagesat e kryera. Sipas tij, ve\u00e7 kursimeve t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb pasuris\u00eb, Dodaj nuk ka deklaruar kursime shtes\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2006, si dhe ka \u00e7elur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 7000 USD n\u00eb vitin 2007, po pa e referuar burimin e krijimit.<\/p>\n<p>Komisioneri i q\u00ebndroi edhe konstatimit se subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e kunatit t\u00eb tij p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb huaje n\u00eb shum\u00ebn 8000 euro n\u00eb vitin 2009 nga puna n\u00eb Greqi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb nj\u00eb kredie dhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb kat\u00ebrt 4000 euro.<\/p>\n<p>Dodaj i kund\u00ebrshtoi konkluzionet e Ballhys\u00ebs duke theksuar se nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb indicie p\u00ebr fshehje pasurie nga ana e tij. Subjekti theksoi se nj\u00eb pjes\u00eb e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbuluar nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00ebp\u00ebrmjet privatizimit n\u00eb Shkod\u00ebr, si dhe nga shitja e mobiljeve dhe pajisjeve. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihej n\u00eb analiz\u00eb vlera e p\u00ebrfituar nga shitja e mobiljeve, at\u00ebher\u00eb t\u00eb konsiderohej mund\u00ebsia e kursimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb 8000 euro n\u00eb vitin 2009 me t\u00eb ardhura nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi, u prap\u00ebsua se provat q\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb shtrirjes s\u00eb hetimit n\u00eb koh\u00eb, me q\u00ebllim krijimin e bindjes s\u00eb brendshme dhe jo p\u00ebr p\u00ebrllogaritje matematikore.<\/p>\n<p>Kolegji u nda n\u00eb vendimarrjen p\u00ebr Dodajn, ku shumica e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga relatorja Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Rezarta Schuetz e Sokol \u00c7omo vendos\u00ebn shkarkimin e tij p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa kryesuesja Natasha Mulaj dhe an\u00ebtarja Ina Rama dol\u00ebn me mendime n\u00eb pakic\u00eb, duke arsyetuar se rrethanat e konstatuara nuk mund t\u00eb sillnin penalizimin e k\u00ebtij subjekti rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p><strong>Analizat e ndryshme t\u00eb Kolegjit<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioneri, Kolegji e gjen t\u00eb besuesh\u00ebm pretendimin e subjektit p\u00ebr p\u00ebrfitimin e shum\u00ebs 300 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e mobiljeve. KPA v\u00ebren se subjekti ka deklaruar n\u00eb vitin 2003 gjendjen cash n\u00eb banes\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb, ku nga diferenca me \u00e7mimin e shitjes 1.9 milion\u00eb lek\u00eb mbetet e shuma 300 mij\u00eb lek\u00eb, e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga mobiliet. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb shuma 2.2 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si burim p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb 25 mij\u00eb euro n\u00eb 2006-\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin tjet\u00ebr, kursimet nd\u00ebr vite, KPA v\u00ebren se Dodaj ka deklaruar kursime cash vet\u00ebm n\u00eb vitin 2003 n\u00eb shum\u00ebn 2.2 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme, 2004, 2005 dhe 2006 nuk ka deklaruar kursime. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2005, Dodaj ka deklaruar \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 7000 USD.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimin e subjektit, se shum\u00ebs cash 2.2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2003 duhet ti shtohen kursimet e viteve 2004 dhe 2005 n\u00eb shumat 400 mij\u00eb lek\u00eb dhe 500 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, Kolegji thekson se Dodaj ka pasur detyrimin t\u00eb deklaronte kursimet cash n\u00eb vitin p\u00ebrkat\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb k\u00ebto pretendime nuk jan\u00eb konsideruar bind\u00ebse.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare e kryer n\u00eb KPA p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb reale t\u00eb subjektit p\u00ebr t\u00eb mbuluar me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 25 mij\u00eb euro, ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 136 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolegj \u00ebsht\u00eb konfirmuar balanca negative e konstatuar n\u00eb Komision p\u00ebr vitin 2008 n\u00eb shum\u00ebn 358 mij\u00eb lek\u00eb. Dodaj ka prap\u00ebsuar se n\u00eb vitin 2008 ka pasur perceptim t\u00eb gabuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si deklarohet kursimet dhe ka sh\u00ebnuar shum\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas tij p\u00ebrfaq\u00ebsonte shum\u00ebn cash n\u00eb banes\u00eb prej 350 mij\u00eb lek\u00ebsh dhe gjendjen e bank\u00ebs 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por, trupi gjykues v\u00ebren se, subjekti i rivler\u00ebsimit kishte detyrimin t\u00eb deklaronte gjendjen reale t\u00eb likuiditeteve n\u00eb cash, t\u00eb ve\u00e7uar nga deklarimi p\u00ebr gjendjen e likuiditeteve bankare, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb dhe e ka konsideruar shum\u00ebn 550 mij\u00eb lek\u00eb si kursim cash n\u00eb 2008-\u00ebn.<\/p>\n<p>Kolegji \u00e7mon se pretendimi se deklarimi ka ardhur si pasoj\u00eb e perceptimit t\u00eb gabuar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si deklarohen kursimet, vjen si artific\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur rezultatin negativ t\u00eb analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitin 2008<\/p>\n<p>Ndryshe nga Komisioni, shumica e Kolegjit ashtu si dhe Komisioneri vler\u00ebsojn\u00eb se subjekti nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb se kunati i tij ka pasur t\u00eb ardhura me burime t\u00eb ligjshme nga puna n\u00eb emigracion n\u00eb Greqi, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb hua shum\u00ebn 8000 euro n\u00eb vitin 2009. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb kosntatuar balanc\u00eb negative 1 milion lek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Kolegji ka p\u00ebrcaktuar se vlera e t\u00eb ardhurave t\u00eb ligjshme t\u00eb krijuara prej kunatit t\u00eb subjektit p\u00ebrgjat\u00eb periudh\u00ebs 2003 deri n\u00eb fund t\u00eb janarit 2009 \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 58 mij\u00eb e 412 euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr periudh\u00ebn shkurt 2009 &#8211; gusht 2009 \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00ebn prej 6.636 eurosh.<\/p>\n<p>Por, ndryshe nga KPK, Kolegji vler\u00ebson se vlera minimale p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Greqi p\u00ebr huadh\u00ebn\u00ebsin, bashk\u00ebshorten dhe dy f\u00ebmij\u00ebt e tij, p\u00ebr vitet 2003 &#8211; janar 2009, referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb gjendura n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb statistikave eurostat p\u00ebr kategorin\u00eb e shtetasve grek\u00eb n\u00eb nivelin e varf\u00ebris\u00eb, arrin n\u00eb vler\u00ebn 73 mij\u00eb 426 euro dhe 8449 euro p\u00ebr periudh\u00ebn shkurt 2009 &#8211; gusht 2009.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultate \u00ebsht\u00eb konkluduar se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk kishte mund\u00ebsi dh\u00ebnien e huas\u00eb 8000 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar nga subjekti si burim p\u00ebr shlyerjen e parakohshme t\u00eb kredis\u00eb dhe pages\u00ebn e nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb k\u00ebsti.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Kolegji konkludon se Dodaj \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb pamudn\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn totale 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb konstatuar edhe dy balanca negative t\u00eb vogla p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve n\u00eb vitet 2013 dhe 2014, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb shumat 122 mij\u00eb lek\u00eb dhe 51 mij\u00eb lek\u00eb, duke e \u00e7uar balanc\u00ebn negative n\u00eb vler\u00ebn totale 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, munges\u00eb burimesh q\u00eb u \u00e7mua nga shumica se e vendos Dodjan n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e shumic\u00ebs q\u00eb vendosi shkarkimin e Dodajt, kan\u00eb paraqitur mendim paralel p\u00ebrsa i p\u00ebrket analiz\u00ebs financiare p\u00ebr vitet 2013 dhe 2014.<\/p>\n<p>Ata vler\u00ebsoj\u00eb se balanca negative n\u00eb k\u00ebto vite ishte m\u00eb e thell\u00eb, pasi shpjegimet e dh\u00ebna p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga subjekti n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb \u201cveting\u201d bien ndesh me ato n\u00eb deklaratat periodike.<\/p>\n<p>Sipas Schuetz dhe \u00c7omo, p\u00ebrllogaritja e balanc\u00ebs negative duhet t\u00eb kishte ndjekur t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb arsyetimi me at\u00eb q\u00eb parashtroi Komisioneri Publik, duke marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb deklarimet e p\u00ebrvitshme t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr shtesa t\u00eb gjendjes s\u00eb cash-it n\u00eb banes\u00eb nga kursimet vjetore. \u201cKjo qasje do t\u00eb ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb t\u00eb ndjekur nga Kolegji n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb m\u00ebparshme\u201d, v\u00ebrejn\u00eb ata dhe vler\u00ebsojn\u00eb se balanca negative p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 do t\u00eb thellohej deri n\u00eb rreth 2.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Natasha Mulaj ka dal\u00eb n\u00eb pakic\u00eb duke vler\u00ebsuar se Dodaj duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Ajo e cil\u00ebson t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e Komisionerit lidhur me pasakt\u00ebsin\u00eb n\u00eb deklarimin e kursimeve t\u00eb subjektit n\u00eb deklaratat periodike. Por, sipas saj, Dodaj n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d ka sh\u00ebnuar nd\u00ebr t\u00eb tjera kursime nd\u00ebr vite para vitit 2006 dhe se ka pasur mund\u00ebsi kursimi, megjith\u00ebse nuk i ka pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb viteve 2004, 2005 e deri n\u00eb momentin e likujdimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit m\u00eb 21 gusht t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Lidhur me huan\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 8000 euro q\u00eb subjekti ka marr\u00eb nga kunati, Mulaj vler\u00ebson se shumica nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb rrethanat specifike p\u00ebrsa i p\u00ebrket k\u00ebsaj marrdh\u00ebnie huaje, pasi nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar drejt\u00eb pretendimet e subjektit se huadh\u00ebn\u00ebsi dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb punuar n\u00eb bujq\u00ebsi n\u00eb shtetin grek q\u00eb prej vitit 1998, dhe kan\u00eb banuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes q\u00eb i kishte pun\u00ebsuar, me ushqim dhe fjetje t\u00eb siguruar.<\/p>\n<p>Mulaj kund\u00ebrshton analiz\u00ebn e shumic\u00ebs se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur shpenzime jetike n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga sa ka krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb tatueshme dhe argumenton se vlera e shpenzimeve jetike e p\u00ebrllogaritur sipas eurostat-it shtrihet mbi baza t\u00eb dh\u00ebnash n\u00eb rang vendi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi ka jetuar n\u00eb periferi, me shpenzime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cKonstatoj se pasuria totale e krijuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit Ludovik Dodaj p\u00ebrgjat\u00eb 39 viteve pun\u00eb, konsiston n\u00eb nj\u00eb apartament banimi t\u00eb bler\u00eb me kredi, ndodhur n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, me vler\u00eb 45.000 euro, dhe nj\u00eb automjet me vler\u00eb 9.500 euro. Parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit, parashikuar n\u00eb nenin 52, pika 1 e ligjit nr. 84\/2016, orientojn\u00eb vler\u00ebsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, me synimin q\u00eb masa disiplinore t\u00eb jet\u00eb n\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb me shkeljen e kryer nga subjekti i rivler\u00ebsimit\u201d, arsyeton Mulaj dhe vler\u00ebson se Dodaj n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ndodhet n\u00eb kushtet e fshehjes, deklarimit t\u00eb rrem\u00eb apo t\u00eb paraqitjes n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb pamund\u00ebsia financiare e konstatuar n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, nuk duhej t\u00eb kishte sjell\u00eb shkarkimin e Dodajt.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj, gjyqtarja Ina Rama ka votuar kund\u00ebr shkarkimit t\u00eb Dodajt. Sipas saj, ka disa rrethana q\u00eb e c\u00ebnojn\u00eb bindjen se balanca negative e konstatuar n\u00eb shum\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb i p\u00ebrgjigjet doemos realitetit t\u00eb situat\u00ebs financiare t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb momentin e krijimit t\u00eb pasuris\u00eb objekt analize dhe situat\u00ebs financiare t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim prej Kolegjit.<\/p>\n<p>Ajo v\u00ebren se pamund\u00ebsia financiare e vitit 2006 p\u00ebr pagimin e shum\u00ebs 25 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb 163 mij\u00eb lek\u00eb; balanca negative n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb 358 mij\u00eb lek\u00eb; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bilanci negativ 1 milion lek\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn vjen si pasoj\u00eb e shlyerjes s\u00eb kredis\u00eb dhe pagimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb fundit t\u00eb apartamentit, si dhe mosnjohjes si t\u00eb ardhur t\u00eb ligjshme t\u00eb shum\u00ebs prej 8000 eurosh t\u00eb mar\u00eb hua prej kunatit. Ajo rendit dhe dy balancat negative t\u00eb viteve 2013 dhe 2014 n\u00eb shumat 122 mij\u00eb lek\u00eb dhe 51 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Rama vler\u00ebson se pjesa m\u00eb e madhe e pamund\u00ebsis\u00eb financiare 1 milion lek\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb krijuar nga d\u00ebshtimi i subjektit p\u00ebr t\u00eb provuar burimet e ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Ajo sjell n\u00eb v\u00ebmendje se shumica ka arritur n\u00eb konkluzionin se krijohet bindja p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb huas\u00eb. Nd\u00ebrsa k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb konsiderohet me rezerv\u00eb konkluzioni se huadh\u00ebn\u00ebsi ka pasur m\u00eb pak t\u00eb ardhura se vlera e shpenzimeve, n\u00eb zbatim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit.<\/p>\n<p>\u201cAnaliza i referohet nj\u00eb individi q\u00eb nuk ka deklarime dhe as t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb shtetin shqiptar p\u00ebr t\u00eb kuptuar realisht situat\u00ebn financiare t\u00eb tij,\u201d argumenton Rama dhe shton se standarti i nivelit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtetas grek, jo domosdoshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti me standardin e p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb jetuar nga nj\u00eb emigrant shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb logjik\u00ebn matematikore t\u00eb p\u00ebrdorur, personi tjet\u00ebr i lidhur nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb pasur mund\u00ebsi as t\u00eb jetoj\u00eb, duke qen\u00eb se, sipas standardit t\u00eb EUROSTAT-it t\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e shpenzimeve t\u00eb tij, ai ka fituar m\u00eb pak se ka detyrimisht shpenzuar p\u00ebr jetes\u00eb\u201d, v\u00ebren Rama.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se konkluzioni se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 8000 euro, nuk duhet konsideruar plot\u00ebsisht i v\u00ebrtet\u00eb dhe se balanca negative 1 milion lek\u00eb n\u00eb 2009-\u00ebn duhet t\u00eb vler\u00ebsohet objektivisht n\u00eb analiz\u00eb, duke p\u00ebrcaktuar pesh\u00ebn q\u00eb ajo do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Rama shprehet se edhe balanca negative 122 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn k\u00ebrkon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i kryer prej shumic\u00ebs dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb merret me rezerv\u00eb. Ajo konstaton se kjo pamund\u00ebsi ka ardhur si pasoj\u00eb e konsiderimit si shpenzim t\u00eb shum\u00ebs 280 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb n\u00eb vitin 2013, por huaja nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar si e ardhur n\u00eb vitin q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga subjekti. Sipas saj, n\u00ebse shpenzimi p\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb nuk do t\u00eb konsiderohej n\u00eb 2013-\u00ebn, ky vit do t\u00eb rezultonte me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p>Ashtu si Mulaj, edhe Rama sjell n\u00eb v\u00ebmendje se apartamenti p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsia n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb pasuria e vetme e paluajtshme q\u00eb zot\u00ebron subjekti, i cili sipas saj rezulton t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb modeste. Ajo konstaton se pjesa m\u00eb e madhe e balanc\u00ebs negative nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkelje apo problem i shkaktuar drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb nga sjellja e subjektit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Rama \u00e7mon se balanca negative e konkluduar prej shumic\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar nivelin e besueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb subjektit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb sjell\u00eb shkarkimin.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Ludovik Dodaj e kaloi me leht\u00ebsi vetingun n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, por u shkarkua me shumic\u00eb votash p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, pasi \u00e7\u00ebshtja e tij u shqyrtua nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit. Shkaqet e ngritura nga Komisioneri n\u00eb aspektin profesional u gjet\u00ebn t\u00eb pabazuara n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70385,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,114,115],"tags":[112,119,199],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Prokurori-Ludovik-Dodaj-me-KPA-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ludovik Dodaj m\u00eb KPA | Foto: Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70384"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70384"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70384\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70386,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70384\/revisions\/70386"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70385"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70384"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70384"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70384"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}