{"id":70387,"date":"2023-01-13T16:33:49","date_gmt":"2023-01-13T15:33:49","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-paulin-cera-jep-shpjegime-per-perdorimin-e-nje-apartamenti-pa-qira\/2023\/01\/13\/"},"modified":"2023-04-06T14:29:02","modified_gmt":"2023-04-06T12:29:02","slug":"gjyqtari-paulin-cera-jep-shpjegime-per-perdorimin-e-nje-apartamenti-pa-qira","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-paulin-cera-jep-shpjegime-per-perdorimin-e-nje-apartamenti-pa-qira\/2023\/01\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Paulin \u00c7era jep shpjegime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti pa qira"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Paulin \u00c7era u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 13 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr rreth kat\u00ebr vjet e kat\u00ebr muaj, si dhe p\u00ebr dy gjetje t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb aspektin profesional.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtarin \u00c7era po kryhet nga trupa e KPK-s\u00eb, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshin. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Paulin \u00c7era p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2015 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb edhe aktualisht funksionin.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb p\u00ebrdorim<\/strong><\/p>\n<p>Deklarimi i adresave t\u00eb banimit prej subjektit ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Kombinat gjat\u00eb periudh\u00ebs tetor 2012 \u2013 janar 2017, kur ai ndiqte shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs si dhe gjat\u00eb nj\u00eb periudhe kur ka ushtruar funksionin e gjyqtarit. Sipas Komisionit, subjekti nuk e ka deklaruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Ilia shpjegoi se gjat\u00eb hetimit administrative, \u00c7era ka deklaruar se gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ka ushtruar detyr\u00ebn e gjyqtarit ka q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese me administrator shtetasin F.B., pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Komisioni ka hetuar p\u00ebr konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit mes subjektit dhe pronarit t\u00eb pallatit, por nuk ka rezultuar q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb shqyrtuar ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese, t\u00eb aksioner\u00ebve, apo t\u00eb administratorit t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie.<\/p>\n<p>Po ashtu, ka rezultuar se ky apartament \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese dhe i \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2017 nj\u00eb personi tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk e ka pasqyruar p\u00ebrdorimin e k\u00ebsaj pasurie pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Shpjegimet e \u00c7er\u00ebs se kan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me pronarin, pasi jan\u00eb dhe nga e nj\u00ebjta zone, nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse p\u00ebr KPK-n\u00eb, e cila ngre dyshime se si subjekti e ka p\u00ebrdorur pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr gati pes\u00eb vjet nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb nuk ishte familjar apo i af\u00ebrm.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se duket se nga ana e pronarit t\u00eb apartamentit, subjektit i \u00ebsht\u00eb dhuruar shuma financiare respektive, ajo e qiras\u00eb rreth 20 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga \u00c7era nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar ky fakt n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, KPK i ka k\u00ebrkuar \u00c7er\u00ebs q\u00eb t\u00eb deklaroj\u00eb kryerjen e shpenzimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb banes\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb q\u00ebndrimit, si p\u00ebr mobilimin ashtu dhe ato p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit ndaj pal\u00ebve t\u00eb treta.<\/p>\n<p>Gjyqtari \u00c7era shpjegoi se n\u00eb vitin 2012 filloi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe se administratori i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit me t\u00eb cilin kishin marr\u00ebdh\u00ebnie familjare t\u00eb m\u00ebparshme, i kishte ofruar apartamentin q\u00eb gjendej n\u00eb Kombinat, pa qira. Ai shpjegoi se ishte student dhe p\u00ebr arsye ekonomike e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas \u00c7er\u00ebs, mobilimi kishte qen\u00eb i p\u00ebrdorur. Ai tregoi disa foto t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb pretendim, ku sipas tij dukej qart\u00eb se t\u00eb gjitha mobiliet dhe pajisjet elektrosht\u00ebpiake ishin t\u00eb p\u00ebrdorura.<\/p>\n<p>\u00c7era deklaroi se gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kishte q\u00ebndruar aty, kishte paguar vet\u00ebm energjin\u00eb elektrike, pasi uji furnizohej nga nj\u00eb pus i pallatit. Subjekti sqaroi se kishte dor\u00ebzuar deklarat\u00eb noteriale t\u00eb pronarit t\u00eb pallatit, i cili kishte konfirmuar q\u00ebndrimin pa kund\u00ebrshp\u00ebrblimin n\u00eb at\u00eb apartament, si dhe faktin se nuk kishte ndonj\u00eb pretendim.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se e kam p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs pasi kam th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn. Nuk kam pasur t\u00eb drejta reale mbi at\u00eb pasuri, por e kam deklaruar si adres\u00eb banimi q\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn fillestare t\u00eb vitit 2014 deri n\u00eb 2017-\u00ebn kur e kam p\u00ebrdorur,\u201d pohoi \u00c7era dhe rip\u00ebrs\u00ebriti se e kishte p\u00ebrmbushur barr\u00ebn e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs e konsideroi t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm faktin se si magjistrat\u00ebt shqiptar\u00eb kishin oferta p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb apartamente pa qira dhe se i pranonin leht\u00ebsisht ato. \u201cRuajeni n\u00eb mendje, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e pranueshme,\u201d theksoi Jacobs.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>Po gjat\u00eb hetimit administrativ, \u00c7era ka deklaruar t\u00eb ardhura n\u00eb form\u00eb dhurimi nga babai n\u00eb shum\u00ebn 279 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2015. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb vitin 2015, nuk e ka sh\u00ebnuar n\u00eb rubrik\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse k\u00ebt\u00eb dhurim nga babai.<\/p>\n<p>Ilia pohoi se \u00c7era ka sqaruar se e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb dhurim n\u00eb vitin 2015, kur ka sh\u00ebnuar se kishte \u00e7elur nj\u00eb llogari bankare me burim t\u00eb ardhurat nga puna dhe pjesa tjet\u00ebr t\u00eb ardhura nga familja.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dhurimin e k\u00ebsaj shume n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>Ilia relatoi pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e gjendjes cash, pasi ato t\u00eb sh\u00ebnuara n\u00eb deklaratat periodike nuk p\u00ebrputhen me ato n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Pasakt\u00ebsi u v\u00ebrejt edhe n\u00eb deklarimin e nj\u00eb pjese t\u00eb nj\u00eb ngastre toke t\u00eb marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim nga gjyshi, si dhe n\u00eb deklarimin e vler\u00ebs s\u00eb nj\u00eb mjeti.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtari Paulin \u00c7era dhe bashk\u00ebshortja e tij kan\u00eb pasur burime financiare t\u00eb ligjshme t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shpjegimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, gjyqtari Paulin \u00c7era deklaroi se pasuria e vetme e familjes ishin pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai v\u00ebrejti se kishin konstatuar nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i kishin shpenzuar vazhdimisht t\u00eb ardhurat e tyre.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>DSIK dhe KPK nuk kan\u00eb gjetur probleme n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Paulin \u00c7era. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb kriterin profesional ai dha shpjegime p\u00ebr gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje, si dhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb denoncuar nga publiku.<\/p>\n<p>Relatori Ilia nuk dha shpjegime t\u00eb detajuara lidhur me gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb vitit 2018 lidhur me nj\u00eb procedim penal t\u00eb 2017-\u00ebs dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr p\u00ebr personat P.C. dhe Dh.Z, q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb procedim t\u00eb vitit 2020. Sipas Ilias, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb konstatohej munges\u00eb e arsyetimit ligjor, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn trajtim i provave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kontradiktore.<\/p>\n<p>Gjyqtari Paulin \u00c7era u ndal gjat\u00eb n\u00eb shpjegimet e tij p\u00ebr gjetjet e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e par\u00eb, ai shpjegoi se nj\u00eb i pandehur q\u00eb gjendej n\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndryshim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, por e kishte rr\u00ebzuar me argumentin se nuk kishin ndryshuar kushtet.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb vitin 2018 kishte vendosur q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoheshin hetimet e prokuroris\u00eb dhe pas k\u00ebtij vendimi dy t\u00eb pandehur t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje kishin kryer s\u00ebrish k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ndryshim mase, q\u00eb e kishte rr\u00ebzuar &#8211; me arsyetimin se situata tashm\u00eb ishte r\u00ebnduar, pasi dosja ishte kthyer p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p>\u00c7era shpjegoi se po n\u00eb vitin 2018, Apeli e kishte rr\u00ebzuar vendimin e tij duke leht\u00ebsuar mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb t\u00eb pandehurve dhe se n\u00eb vijim kishte vendosur bazuar n\u00eb at\u00eb praktik\u00eb. Nga sa u deklarua prej \u00c7er\u00ebs, u m\u00ebsua se t\u00eb pandehurit ishin zyrtar\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb kadastr\u00ebs. Sipas tij, pas k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb pandehurve p\u00ebr ndryshim mase, kishte caktuar \u201carrest sht\u00ebpie\u201d, ashtu si kishte vepruar edhe Apeli.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb vijim kishte vendosur kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim dhe kishte rr\u00ebzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim mase, duke respektuar vendimarrjen e fundit t\u00eb Apelit. Kur nj\u00eb i pandehur ka k\u00ebrkuar revokim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit t\u00eb paraburgimit, \u00c7era shpjegoi se e kishte rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb, pasi nuk ishte situat\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Subjekti shpjegoi se dosja ishte kaluar n\u00eb gjykat\u00eb brenda afatit gjasht\u00eb mujor dhe nuk kishin humbur afatet e paraburgimit. \u201cArsyetimi im \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi. Nuk ka munguar arsyetimi,\u201d u shpreh ai.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs v\u00ebrejti se \u00e7do i paraburgosur ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb argumentim individual. Jacobs theksoi se vendimarrja duhet t\u00eb bazohet n\u00eb fakte e n\u00eb ligj, jo n\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb thot\u00eb Apeli.<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e dyt\u00eb, subjekti sqaroi se nj\u00eb i pandehur p\u00ebr trafikim t\u00eb narkotik\u00ebve kishte dh\u00ebn\u00eb tre versione t\u00eb ndryshme gjat\u00eb hetimit paraprak n\u00eb prokurori dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye i kishte k\u00ebrkuar shpjegime. Ai tha se numri me t\u00eb cilin kishte komunikuar i pandehuri i p\u00ebrkiste nj\u00eb shtetasi n\u00eb Fier q\u00eb rezultonte me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe se numri dyshohej t\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga nj\u00eb tjet\u00ebr person i paidentifikuar. \u00c7era sqaroi se prokuroria e kishte ndar\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb hetur autor\u00ebt e paidentifikuar. Ai shtoi se deklarimet kontradiktore t\u00eb t\u00eb pandehurit nuk kishte si t\u00eb vler\u00ebsoheshin ndryshe.<\/p>\n<p>Ndaj gjyqtarit \u00c7era jan\u00eb depozituar 10 denoncime nga publiku, nga t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr nj\u00eb rast, p\u00ebr vones\u00eb n\u00eb gjykim. Subjekti pranoi se gjykimi kishte zgjatur rreth nj\u00eb vit e tre muaj, por sipas tij, shtyrjet e seancave nuk kishin ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb tij. Ai deklaroi se nga 21 seanca q\u00eb jan\u00eb zhvilluar, ka mungur vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb kur ka qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykim tjet\u00ebr n\u00eb Kavaj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, gjyqtari \u00c7era k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 16 janar, n\u00eb or\u00ebn 09:45.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit, Paulin \u00c7era u p\u00ebrball t\u00eb premten m\u00eb 13 janar me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, ku dha shpjegime m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim p\u00ebr rreth kat\u00ebr vjet e kat\u00ebr muaj, si dhe p\u00ebr dy gjetje t\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb aspektin profesional. Procesi i vetingut [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70388,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[180,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Paulin-Cera-pas-seances-degjimore.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Paulin \u00c7era pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70387"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70389,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70387\/revisions\/70389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}