{"id":70399,"date":"2023-01-10T16:14:54","date_gmt":"2023-01-10T15:14:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjetjet-e-onm-se-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-saimir-bahiti\/2023\/01\/10\/"},"modified":"2023-04-06T14:29:46","modified_gmt":"2023-04-06T12:29:46","slug":"gjetjet-e-onm-se-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-saimir-bahiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjetjet-e-onm-se-vene-ne-veshtiresi-prokurorin-saimir-bahiti\/2023\/01\/10\/","title":{"rendered":"Gjetjet e ONM-s\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin Saimir Bahiti"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit Saimir Bahiti iu k\u00ebrkuan t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit sqarime n\u00eb lidhje me dyshimet e ngritura nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit mbi etik\u00ebn e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb shume prej 50 mij\u00eb eurosh hua nga nj\u00eb biznesmen dhe udh\u00ebtimin n\u00eb makin\u00eb me nj\u00eb person t\u00eb hetuar prej tij.<\/p>\n<p>Po ashtu Bahitit iu k\u00ebrkuan shpjegime edhe n\u00eb lidhje me disa dosje t\u00eb pushuara prej tij, p\u00ebr t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn dyshime se nuk ishin kryer hetime t\u00eb plota. V\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb Theo Jacobs i tha Bahitit n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs se marrja e huave i humbiste atij pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin.<\/p>\n<p>Trupa q\u00eb kryesohej nga Brunilda Bekteshi, me relatore Firdes Shuli dhe an\u00ebtare Suela Zhegu vuri n\u00eb dukje se ndaj prokurorit kishte nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb negativ nga DSIK.<\/p>\n<p>Vet\u00eb prokurori i mohoi qoft\u00eb shkeljet e etik\u00ebs, qoft\u00eb dyshimet mbi hetimet. Ai tha se kishte kryer detyr\u00ebn bazuar n\u00eb ligj dhe se huaja kishte qen\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb apartament. Bahiti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte ndjekur procedurat dhe hetuar si\u00e7 duhet \u00e7\u00ebshtjet, nd\u00ebrsa cil\u00ebsoi si t\u00eb pabazuar nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb DSIK-s\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsonte t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Saimir Bahiti p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2008 dhe e kreu stazhin profesional n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kurbinit. Ai e ushtroi funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Shkodr\u00ebs prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2008, deri kur u transferua p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Gjirokast\u00ebr. N\u00eb vitin 2021 ai u em\u00ebrua prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Pasuria<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Firdes Shuli vuri n\u00eb dukje se sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb Bahitit ishte marr\u00eb parasysh edhe hetimi i kryer ndaj bashk\u00ebshortes s\u00eb tij Elfrida Bregova, po ashtu prokurore, e cila u konfirmua nga KPK n\u00eb prill t\u00eb vitit q\u00eb shkoi. Vendimi p\u00ebr Bregov\u00ebn \u00ebsht\u00eb ankimuar nga Komisioneri Publik q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli vuri n\u00eb dukje se gjetjet n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb ishin t\u00eb nj\u00ebjta. Ajo u fokusua te nj\u00eb kontradikt\u00eb mbi pages\u00ebn n\u00eb bank\u00eb t\u00eb nj\u00eb shum\u00eb prej 21 mij\u00eb euro n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti. Bahiti n\u00eb deklarimet e tij ka pretenduar se pagesa p\u00ebr apartamentin gjith\u00ebsej n\u00eb dy k\u00ebste \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb cash dhe se kjo shum\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb derdhur prej tij n\u00eb bank\u00eb.<\/p>\n<p>Shuli tha se megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishin k\u00ebrkuar shpjegime shtes\u00eb. Gjat\u00eb seanc\u00ebs Bahiti p\u00ebrs\u00ebriti faktin q\u00eb veprime bankar nuk ishte kryer prej tij. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli se at\u00eb dit\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe p\u00ebrmendi disa prej \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb gjyq. Ai po ashtu shtoi se pas nj\u00eb kall\u00ebzimi penal t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes, punonj\u00ebsja e bank\u00ebs q\u00eb kishte kryer veprimet ishte marr\u00eb e pandehur.<\/p>\n<p>Shuli tha se shoq\u00ebria nd\u00ebrtuese p\u00ebr llogari t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb pagesa, kishte pranuar n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb tret\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi se pagesa ishte kryer prej vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb duke p\u00ebrdorur emrin e Bahitit.<\/p>\n<p>KPK po ashtu k\u00ebrkoi edhe nj\u00ebher\u00eb shpjegime mbi t\u00eb ardhurat e nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi me inicialet S.A i cili kishte dh\u00ebn\u00eb hua p\u00ebr apartamentin me vler\u00eb 104 mij\u00eb euro. Bahiti, i cili gjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs lexoi shpejt duke pamund\u00ebsuar edhe p\u00ebrkthimin, tha se kishte sjell\u00eb prova q\u00eb d\u00ebshmonin burimet e ligjshme t\u00eb S.A.<\/p>\n<p><strong>Figura dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Shuli lexoi se DSIK kishte sjell\u00eb n\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim nj\u00eb raport t\u00eb dyt\u00eb negativ ndaj Bahitit. Sipas t\u00eb cilit ai nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vijimin e detyr\u00ebs. N\u00eb raport tha Shuli p\u00ebrmenden kontakte dhe krihen dyshime p\u00ebr korrupsion dhe ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb hetime.<\/p>\n<p>Por Bahiti tha se KPK nuk i kishte kaluar barr\u00eb prove sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbajtjes s\u00eb raportit t\u00eb dyt\u00eb. Ai vuri n\u00eb dukje se t\u00eb dy raportet e DSIK bazoheshin mbi t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb dh\u00ebna dhe se ai kishte \u201ckryer detyr\u00ebn me p\u00ebrkushtim\u201d. Bahiti mohoi aludimet dhe tha se KPK duhej t\u2019i kishte hetuar ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Komisioni nuk mbajti q\u00ebndrim sa i p\u00ebrket raportit, por Shuli vuri n\u00eb dukje n\u00eb seanc\u00eb se \u00e7\u00ebshtje t\u00eb referuara aty ishin verifikuar. Po ashtu Shuli lexoi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh ndaj prokurorit, p\u00ebrfshi dyshimet se ai kishte hetuar n\u00eb vitin 2009 biznesmenin P.G nga i cili kishte marr\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2012, huan 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Por Shuli tha se nga verifikimi i dosjes rezultoi se hetimet n\u00eb vitin 2009 kishin qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kompani tjet\u00ebr me em\u00ebr t\u00eb ngjash\u00ebm edhe pse prokurori kishte k\u00ebrkuar informacion nga kompania e P.G. Hetimet ishin pushuar. Shuli megjithat\u00eb shtroi se ONM kishte paraqitur opinionin mbi rastin duke ngritur dyshime mbi etik\u00ebn e prokurorit n\u00eb rastin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Bahiti k\u00ebmb\u00ebnguli se n\u00eb vitin kur ishin kryer hetimet ai nuk e kishte njohur P.G, t\u00eb cilin e kishte njohur vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb rast\u00ebsisht. Ai tha se ndaj P.G nuk kishte pasur hetime dhe as kishte ndaj tij \u00e7\u00ebshtje. Ai shtoi se nuk kishte kryer shkelje t\u00eb etik\u00ebs dhe as ishte n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Theo Jacobs nuk qe i bindur nga shpjegimet. Ai i vuri n\u00eb dukje Bahitit se rasti n\u00eb fjal\u00eb \u201cmbante er\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa shtoi se e shihte q\u00eb \u201cprofesionalizmin e tij linte p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar\u201d. Gjat\u00eb nd\u00ebrhyrjes Jacobs i tha Bahitit se pretendimi i tij p\u00ebr pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr nuk justifikonte k\u00ebrkimin e huave, sidomos nga persona si P.G. \u201cDuke k\u00ebrkuar huan t\u2019i ke humbur pavar\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde. E vendos veten n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb\u201d, tha Jacobs, nd\u00ebrsa tha se puna si magjistrat nuk ishte nj\u00eb privilegj.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti debat u zhvillua edhe me nj\u00eb rast t\u00eb dyt\u00eb. Sipas KPK Bahiti kishte udh\u00ebtuar n\u00eb Malin e Zi s\u00ebbashku me nj\u00eb person ndaj t\u00eb cilit kishte zhvilluar m\u00eb her\u00ebt hetime. Bahiti k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte udh\u00ebtuar me nj\u00eb koleg prokuror dhe personi n\u00eb fjal\u00eb ishte vet\u00ebm rast\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim. Ai tha se kishte shkuar n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ushqime, p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Bahiti mohoi si t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pav\u00ebrteta pretendimet e ngritura p\u00ebr disa kontakte me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Shuli vuri n\u00eb dukje se Bahitit i ishin k\u00ebrkuar shpjegime mbi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dosjesh. Dy prej tyre kishin t\u00eb b\u00ebnin me pushim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve me akuz\u00eb t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Bahiti shpjegoi se pushimet ishin b\u00ebr\u00eb si hap procedural deri n\u00eb momentin e marrjes s\u00eb p\u00ebrgjigjeve nga let\u00ebr porosit\u00eb e d\u00ebrguara. Ai tha se kjo ishte procedur\u00eb e ndjekur p\u00ebr shkak t\u00eb afateve dhe \u00e7\u00ebshtjet rihapeshin kur vinte informacioni i ri me let\u00ebr porosi, sicc edhe kishte ndodhur n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>Shuli vuri n\u00eb dukje se n\u00eb nj\u00eb rast prokurori kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnime minimale p\u00ebr disa t\u00eb akuzuar. Bahiti justifikoi vendimin e tij me gjendjen e t\u00eb pandehurve, q\u00eb si\u00e7 ai shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb ishin n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira sociale.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se seanca p\u00ebr shpalljen e vendimit do t\u00eb mbahej n\u00eb 13 janar n\u00eb or\u00ebn 9.45.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorit t\u00eb Durr\u00ebsit Saimir Bahiti iu k\u00ebrkuan t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit sqarime n\u00eb lidhje me dyshimet e ngritura nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit mbi etik\u00ebn e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb marrjes s\u00eb nj\u00eb shume prej 50 mij\u00eb eurosh hua nga nj\u00eb biznesmen dhe udh\u00ebtimin n\u00eb makin\u00eb me nj\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":70400,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[117,115],"tags":[118,149,129,201],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Saimir-Bahiti-ne-KPK-scaled.jpg","fifu_image_alt":"Saimir Bahiti ne KPK | Foto: Vladimir Karaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70399"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70399"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70399\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70401,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70399\/revisions\/70401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70399"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70399"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70399"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}