{"id":70405,"date":"2023-01-06T18:20:14","date_gmt":"2023-01-06T17:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erion-pano\/2023\/01\/06\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:10","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:10","slug":"komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erion-pano","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/komisionerja-publike-kerkon-shkarkimin-e-prokurorit-erion-pano\/2023\/01\/06\/","title":{"rendered":"Komisionerja Publike k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Erion Pano"},"content":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 6 janar 2023 vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Erion Pano, aktualisht i komanduar si k\u00ebshilltar ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP.<\/p>\n<p>Pano u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb 24 n\u00ebntor 2022, pasi u vler\u00ebsuan bind\u00ebse shpjegimet e tij p\u00ebr balancat negative p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pjese t\u00eb burimeve financiare q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 83 m2 + 9.8 m2 sip\u00ebrfaqe e p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb Tiran\u00eb. Po ashtu, u \u00e7muan bind\u00ebse prap\u00ebsimet e subjektit p\u00ebr konstatimet p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje profesionale, nd\u00ebrsa nj\u00eb rast kur rezultoi se nuk kishte zbatuar urdh\u00ebrimet e gjykat\u00ebs, u konsiderua i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb pasoj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Komisionerja Publike, Irena Nino e ka gjetur t\u00eb pabazuar vendimin e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkon shkarkimin e prokurorit Pano nga detyra p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale.<\/p>\n<p>Erion Pano e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2001 si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe u em\u00ebrua si prokuror pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2005. Prej vitit 2013 deri n\u00eb 2018-\u00ebn ai e ka ushtruar funksionin e z\u00ebvend\u00ebs drejtuesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb prokurori dhe nga viti 2020 \u00ebsht\u00eb komanduar si k\u00ebshilltar ligjor n\u00eb KLP.<\/p>\n<p><strong>Shkaqet e ankimit p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Si burime krijimi t\u00eb apartamentit n\u00eb Tiran\u00eb, Pano ka deklaruar dy hua, nj\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2008 dhe tjetr\u00ebn n\u00eb vler\u00ebn 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2011. Po ashtu, ka deklaruar si burime bono thesari n\u00eb shum\u00ebn 1.9 milion lek\u00eb dhe 848 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb krijuara nga kursimet e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vite; interesat e k\u00ebtyre bonove; si dhe gjendje cash n\u00eb banes\u00eb e akumular nd\u00ebr vite &#8211; po nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se huadh\u00ebn\u00ebsit kan\u00eb pasur mund\u00ebsi p\u00ebr krijimin me burime t\u00eb ligjshme t\u00eb vlerave 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi paraprak n\u00eb KPK u konstatuan mosp\u00ebrputhje deklarimesh n\u00eb lidhje me kursimet cash t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarimet periodike nd\u00ebr vite me shpjegimet e subjektit gjat\u00eb hetimit, si dhe sqarimet e dh\u00ebna n\u00eb Inspektoratin e Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI. Sipas analiz\u00ebs paraprake t\u00eb kryer bazuar n\u00eb deklarimet periodike, Komisioni konstatoi fillimisht balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3.8 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2009-2011.<\/p>\n<p>Po ashtu, rezultoi se subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vite pak\u00ebsimin e bonove t\u00eb thesarit dhe shtes\u00ebn e likuiditeteve cash nga t\u00ebrheqja e tyre. Nga analiza financiare, mbi mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr blerjen e bonove t\u00eb thesarit, Pano rezultoi fillimisht me nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn totale 590 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr vitet 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto konstatime, Pano shpjegoi se ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm mbi pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e gjendjeve cash deri n\u00eb vitin 2011. Ai shtoi se kjo situat\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e perceptimit t\u00eb gabuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklaratave nd\u00ebr vite; mungesa e eksperienc\u00ebs; trajnimeve t\u00eb duhura; si dhe mungesa e v\u00ebmendjes dhe dh\u00ebnies s\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb duhur n\u00eb plot\u00ebsimin e deklaratave periodike. Subjekti pretendoi se k\u00ebto pasakt\u00ebsi i ka korrigjuar gjat\u00eb procesit administrativ.<\/p>\n<p>Pano kund\u00ebrshtoi analiz\u00ebn e Komisionit, duke shpjeguar se gjendja e likuiditeteve nuk \u00ebsht\u00eb sipas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb paraqitur nga KPK, por sipas asaj \u00e7far\u00eb ai ka deklaruar \u00e7do vit n\u00eb deklarimet periodike vjetore p\u00ebrkat\u00ebse dhe n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna prej tij gjat\u00eb hetimit administrativ.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, subjekti argumentoi se analiza financiare e Komisionit p\u00ebr vitin 2010 paraqitet me diferenc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 320 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2008 rezulton me nj\u00eb diferenc\u00eb pozitive n\u00eb shum\u00ebn 3 milion e 619 mij\u00eb lek\u00eb. \u201c\u2026Ku \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se shuma e deklaruar si e p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, ka qen\u00eb gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi e mbartur nga vitet 2008 dhe 2009\u201d, shpjegoi Pano dhe theksoi se gjat\u00eb periudh\u00ebs gusht 2008 \u2013 mars 2010 nuk jan\u00eb krijuar pasuri t\u00eb tjera t\u00eb paluajtshme apo t\u00eb luajtshme t\u00eb asnj\u00eb lloji, apo t\u00eb jen\u00eb kryer shpenzime q\u00eb do t\u00eb justifikonin ndryshimin e destinacionit t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb disponuar nga bonot.<\/p>\n<p>Po ashtu, ai solli n\u00eb v\u00ebmendje jurispudenc\u00ebn e KPK-s\u00eb dhe t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, sipas t\u00eb cilave pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarime t\u00eb pashoq\u00ebruara me munges\u00eb burimesh, nuk mund t\u00eb sjellin pasoja.<\/p>\n<p>Komisioni i gjeti bind\u00ebse argumentet dhe provat e Panos dhe vler\u00ebsoi se deklarimet e subjektit p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit gjejn\u00eb harmoni me situat\u00ebn e pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d. Pasi rishikoi analiz\u00ebn financiare duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kursimet cash t\u00eb sakt\u00ebsuara nga subjekti gjat\u00eb hetimit administrativ dhe pas prap\u00ebsimeve, KPK p\u00ebrmbysi rezultatin negativ, prej nga rezultoi nj\u00eb pamund\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb vitin 2006, n\u00eb shum\u00ebn 117 mij\u00eb lek\u00eb &#8211; q\u00eb u konsiderua e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino e gjen t\u00eb padrejt\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb KPK-s\u00eb, duke arsyetuar se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me aktet e administruara dhe jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Sipas Ninos, nuk q\u00ebndon pretendimi i subjektit mbi \u201cperceptimin e gabuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e plot\u00ebsimit t\u00eb deklaratave nd\u00ebr vite\u201d. \u201c\u2026nga m\u00ebnyra e plot\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre deklarimeve, duket se subjekti ka pasur t\u00eb qart\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb kursimeve, duke specifikuar p\u00ebr \u00e7do rast kur kursimet vjetore jan\u00eb depozituar n\u00eb sistemin bankar, n\u00eb Bank\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, konstaton ajo dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje jurisprudenc\u00ebn e Kolegjit lidhur me deklarimin e kursimeve apo likuiditeteve cash, t\u00eb cilat duhet t\u00eb lexohen dhe llogariten ashtu sikurse jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore.<\/p>\n<p>Duke i p\u00ebrllogaritur kursimet e subjektit dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, ashtu si jan\u00eb pasqyruar n\u00eb deklaratat periodike vjetore, sipas Ninos do t\u00eb rezultonte nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1 milion e 235 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2005-2007.<\/p>\n<p>Duke ju referuar k\u00ebsaj balance negative; pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstatuar n\u00eb pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb t\u00eb apartamentit si rezultat i mosdeklarimit t\u00eb posedimit n\u00eb cash t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb t\u00ebrhequr nga llogaria bono thesari; si dhe diferenc\u00ebs negative prej t\u00eb pakt\u00ebn \u2013 361 mij\u00eb lek\u00ebsh e konstatuar nga KPK p\u00ebr vitin 2016, Nino vler\u00ebson se Pano ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Lidhur me aspektin profesional, Nino v\u00ebren se p\u00ebr prokurorin Pano, Komisioni \u00ebsht\u00eb ndalur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb hetimin dhe dhe vler\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave arkivore, informacionet e ardhura nga prokurorit\u00eb pran\u00eb gjykatave t\u00eb shkall\u00ebve t\u00eb para, si dhe denoncimet nga publiku.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb procedimi penal t\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2014 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi ndaj tre prokuror\u00ebve, mes tyre dhe subjekti i rivler\u00ebsimit, ka rezultuar se kall\u00ebzuesi ka pretenduar se Pano e ka pushuar hetimin padrejt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebtij kall\u00ebzimi, subjekti i rivler\u00ebsimit ka regjistruar procedimin penal, por n\u00eb vijim ka vendosur pushimin e \u00e7\u00ebshtjes duke arsyetuar se mungojn\u00eb elementet e vepr\u00ebs penale t\u00eb mashtrimit.<\/p>\n<p>Kall\u00ebzuesi e ka ankimuar vendimin e Panos q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar nga Gjykata e Tiran\u00ebs, e cila ka l\u00ebn\u00eb detyra konkrete. Pano s\u00ebrish e ka pushuar dhe kall\u00ebzuesi s\u00ebrish i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs q\u00eb ka vendosur p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb shfuqizimin e vendimarrjes s\u00eb Panos, si dhe ka urdh\u00ebruar vijimin e hetimeve. Ky vendim \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dhe nga Apeli Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur bind\u00ebse shpjegimet e subjektit, se i kall\u00ebzuari \u00ebsht\u00eb thirrur disa her\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur gjetja e tij. KPK ka \u00e7muar se n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nuk ka pasur fakte apo rrethana, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb cenimin e aft\u00ebsive profesionale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Komisionerja Nino ndan q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ajo v\u00ebren se hetimet e nd\u00ebrmarra nga subjekti i rivler\u00ebsimit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mang\u00ebta dhe jo t\u00eb gjithanshme, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar dy her\u00eb nga kontrolli gjyq\u00ebsor i hetimeve paraprake. Ajo i vler\u00ebson t\u00eb pajustifikueshme vonesat e konstatuara n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e hetimeve p\u00ebr zgjidhjen e rastit.<\/p>\n<p>\u201cShpjegimet e dh\u00ebna gjat\u00eb hetimit administrativ nga subjekti i rivler\u00ebsimit, i nj\u00ebjt\u00eb me argumentin e p\u00ebrdorur n\u00eb arsyetimin e vendimit p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb muajin dhjetor 2012, se i kall\u00ebzuari nuk gjendej, nuk duket bind\u00ebs, pasi ky pretendim gjat\u00eb kontrollit gjyq\u00ebsor t\u00eb rastit \u00ebsht\u00eb gjendur i pabazuar,\u201d konstaton Nino dhe vler\u00ebson se mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedim penal, s\u00eb bashku me ato n\u00eb dy denoncime nga publiku ndikojn\u00eb pozit\u00ebn e prokurorit Erion Pano n\u00eb drejtim t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale, duke mos justifikuar k\u00ebshtu aplikimin e nenit 59, pika 1, t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, p\u00ebr konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nino k\u00ebrkon q\u00eb mang\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb konstatuara n\u00eb disa raste, duhen vler\u00ebsuar s\u00eb bashku me problemet e v\u00ebrjetura n\u00eb kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, q\u00eb sipas saj mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm me at\u00eb t\u00eb arritur nga Komisioni.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Komisionerja Publike k\u00ebrkon q\u00eb shkaqet e ankimit t\u00eb merren n\u00eb shqyrtim nga Kolegji dhe prokurori Erion Pano t\u00eb shkarkohet nga detyra.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi t\u00eb premten m\u00eb 6 janar 2023 vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Erion Pano, aktualisht i komanduar si k\u00ebshilltar ligjor pran\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, KLP. Pano u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni m\u00eb 24 n\u00ebntor 2022, pasi u vler\u00ebsuan bind\u00ebse [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70406,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[121,115],"tags":[101,119,122],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/erion-Pano-pas-seances.jpg","fifu_image_alt":"K\u00ebshilltari ligjor i KLP, Erion Pano pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70405"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70405"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70405\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70407,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70405\/revisions\/70407"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70406"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70405"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70405"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70405"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}