{"id":70408,"date":"2023-01-05T18:49:47","date_gmt":"2023-01-05T17:49:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/viola-canaj-u-konfirmua-ne-aplikim-te-parimit-te-objektivitetit-dhe-proporcionalitetit\/2023\/01\/05\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:26","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:26","slug":"viola-canaj-u-konfirmua-ne-aplikim-te-parimit-te-objektivitetit-dhe-proporcionalitetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/viola-canaj-u-konfirmua-ne-aplikim-te-parimit-te-objektivitetit-dhe-proporcionalitetit\/2023\/01\/05\/","title":{"rendered":"Viola Canaj u konfirmua n\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb \u2018objektivitetit dhe proporcionalitetit\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, Viola Canaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 13 n\u00ebntor 2022, pasi balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb nj\u00eb makine u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizimin e saj. N\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Canaj ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kriterin pasuror.<\/p>\n<p>Po ashtu, nj\u00eb vendimarrje e saj p\u00ebr leht\u00ebsimin e nj\u00eb mase sigurie ndaj nj\u00eb personi t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb \u2013 e rr\u00ebzuar si e pabazuar nga Apeli &#8211; \u00ebsht\u00eb gjetur edhe nga KPK n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore, por u vler\u00ebsua si rast i izoluar dhe n\u00eb p\u00ebrfundim Canaj u cil\u00ebsua \u2018e aft\u00eb\u2019 profesionalisht. Ajo mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtaren Canaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe an\u00ebtare Pamela Qirkon.<\/p>\n<p>Viola Canaj p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2006 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit, u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb edhe aktualisht funksionin.<\/p>\n<p><strong>Konstatimet p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb arsyetuar t\u00eb KPK-s\u00eb, subjekti ka deklaruar nj\u00eb sht\u00ebpi banimi me sip\u00ebrfaqe 78 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2008 kundrejt \u00e7mimit 32 mij\u00eb euro, ku ajo dhe bashk\u00ebshorti zot\u00ebrojn\u00eb pjes\u00eb takuese \u00bd secili. Si burime krijimi t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, Canaj ka deklaruar nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro; 10 mij\u00eb euro nga kursimet e bashk\u00ebshortit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb i fejuari; si dhe shum\u00ebn 2500 euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar prej saj.<\/p>\n<p>Komisioni ka hetuar mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb apartamentit. Shuma 10 mij\u00eb euro e deklaruar si kursim i t\u00eb fejuarit t\u00eb subjektit dhe t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb porosis\u00eb, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2007. K\u00ebt\u00eb burim subjekti nuk e ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb 2007-\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur nga KPK p\u00ebr burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs 10 mij\u00eb euro, subjekti ka shpjeguar se kan\u00eb qen\u00eb kursime t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe familjes s\u00eb tij, t\u00eb kursyer nga ai, prind\u00ebrit dhe halla e cila ka jetuar s\u00eb bashku me ta.<\/p>\n<p>Canaj ka deklaruar se k\u00ebto kursime t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb familjes p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre, ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb bashk\u00ebshortit si djal\u00eb i vet\u00ebm q\u00eb ishte, me q\u00ebllim blerjen e banes\u00ebs me rastin e martes\u00ebs s\u00eb ardhshme. Ajo ka depozituar disa dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit, por nga analiza financiare paraprake \u00ebsht\u00eb konstatuar pamund\u00ebsi e familjes s\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb shum\u00ebn 789 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve dhe kursimin e vler\u00ebs 10 mij\u00eb euro. Ve\u00e7 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb balanc\u00eb negative, KPK i ka kaluar subjektit barr\u00eb prove edhe p\u00ebr deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb vitin 2007, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi i krijimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Canaj ka kund\u00ebrshtuar duke k\u00ebmb\u00ebngulur se familjar\u00ebt e t\u00eb fejuarit kan\u00eb pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb mbuluar shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, q\u00eb i kan\u00eb dhuruar djalit t\u00eb tyre p\u00ebr blerjen e apartamentit. Ajo ka depozituar si prov\u00eb nj\u00eb kopje t\u00eb diplom\u00ebs s\u00eb babait t\u00eb bashk\u00ebshortit si ndihm\u00ebsmjek, duke pretenudar se ai e ka ushtruar profesionin jo vet\u00ebm n\u00eb shtet, por edhe privatisht, ashtu si dhe vijon ta kryej\u00eb aktualisht.<\/p>\n<p>Ajo ka shtuar se vjehrra ka punuar n\u00eb ish-nd\u00ebrmarrjen artistike n\u00eb Vlor\u00eb dhe vazhdimisht ka punuar n\u00eb banes\u00eb punime artistike, si sixhade e qilima, q\u00eb i ka tregtuar dhe ka siguruar fitime t\u00eb konsiderueshme. Sipas Canajt, edhe halla e bashk\u00ebshortit ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mira, pasi ka qen\u00eb financiare e lart\u00eb dhe ka ofruar konsulenca ekonomike p\u00ebr shum\u00eb shoq\u00ebri. Po ashtu, ka pretenduar se bashk\u00ebshorti ka kryer pun\u00eb t\u00eb ndryshme, si sekretar pran\u00eb Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Minifutbollit, agjent shitjesh, banakier, si dhe pun\u00ebtor pran\u00eb nj\u00eb kompanie bastesh, fakt q\u00eb sipas saj e ka deklaruar edhe n\u00eb deklarat\u00ebn periodike vjetore t\u00eb vitit 2008.<\/p>\n<p>Subjekti ka argumentuar se duke qen\u00eb se asnj\u00eb prej familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit nuk ka qen\u00eb subjekt deklarues, nuk kishin arsye objektive t\u00eb ruanin faturat e veprimtaris\u00eb tregtare. Po ashtu, ka theksuar se t\u00eb ardhurat objekt hetimi i p\u00ebrkasin nj\u00eb kohe para 20 vjet\u00ebsh, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nuk ka qen\u00eb as n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie njohje me bashk\u00ebshortin.<\/p>\n<p>Ajo ka kontestuar analiz\u00ebn financiare t\u00eb Komisioni p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e shpenzimeve jetike dhe ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje se familjar\u00ebt e bashk\u00ebshortit rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb pasur vazhdimisht likujditete bankare deri n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Canaj ka k\u00ebmb\u00ebngulur se shuma 10 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb pasuri e krijuar para martese, si dhe nuk ka asnj\u00eb informacion q\u00eb bashk\u00ebshorti apo familjar\u00ebt e tij t\u00eb ken\u00eb kryer ndonj\u00eb veprimtari t\u00eb kund\u00ebrligjshme.<\/p>\n<p>Lidhur me mosdeklarimin e burimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2007, subjekti ka shpjeguar se kjo rrethan\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb shpjegimet e dh\u00ebna n\u00eb vitin 2008 pran\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI. Gjithashtu, Canaj ka parashtruar se kjo pasakt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb mbartur n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo ka sqaruar burimin e k\u00ebsaj shume.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e burimit t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, Komisioni konstaton se subjekti ka lidhur martes\u00eb m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2008 dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit i ka lindur detyrimi ligjor si subjekt deklarues p\u00ebr bashk\u00ebshortin. Nisur nga fakti se Canaj e ka pasqyruar k\u00ebt\u00eb burim n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d dhe n\u00eb porcesverbalin e mbajtur n\u00eb vitin 2008 n\u00eb ILDKPKI, \u00e7mon se mosdeklarimi i burimit n\u00eb vitin 2007 mbetet nj\u00eb pasakt\u00ebsi, q\u00eb n\u00eb raport me deklarimet e tjera nuk mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit n\u00eb shum\u00ebn 10 mij\u00eb euro, trupi gjykues vler\u00ebson se subjekti nuk provoi me dokumentacion ligjor t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi n\u00eb Shoqat\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Minifutbollit t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Po ashtu, edhe pretendimi tjet\u00ebr i subjektit p\u00ebr t\u00eb ardhurat nga pun\u00ebsimi i familjar\u00ebve t\u00eb bashk\u00ebshortit ka mbetur n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Pas rikryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb pretendimet e subjektit, balanca negative e vitit 2007 \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar, duke mbetur n\u00eb shum\u00ebn 503 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 356 mij\u00eb lek\u00eb edhe p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb fundit n\u00eb shum\u00ebn 2500 euro n\u00eb vitin 2008, vler\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar prej subjektit se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballuar nga t\u00eb ardhurat e saj. Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, balanca negative \u00ebsht\u00eb konsideruar e pmjaftueshme si shkak autonom p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizim. N\u00eb lidhje me kredin\u00eb 20 mij\u00eb euro nuk jan\u00eb gjetur probleme.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta situat\u00eb si p\u00ebr pamund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pagesat e dy k\u00ebsteve t\u00eb apartamentit, \u00ebsht\u00eb konstatuar edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vitin 2012 kundrejt \u00e7mimit 3000 euro. Balanc\u00ebn negative n\u00eb shum\u00ebn 140 mij\u00eb lek\u00eb, bazuar n\u00eb parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, KPK e konsideron jodometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb vler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2006-2016, \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn totale 1 milion lek\u00eb. Komisioni shpjegon se gjysma e k\u00ebsaj pamund\u00ebsie financiare \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb e mosp\u00ebrfshirjes s\u00eb kursimeve t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb fejuarit si burim krijimi p\u00ebrpara martes\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb subjektit me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTrupi gjykues \u00e7mon se pavar\u00ebsisht se k\u00ebto t\u00eb ardhura nuk jan\u00eb sipas standardit t\u00eb nenit D t\u00eb Kushtetut\u00ebs, dokumentacioni i depozituar nga subjekti dhe shpjegimet e dh\u00ebna prej saj vler\u00ebsohen t\u00eb tilla se ato nuk cenojn\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm kriterin e pasuris\u00eb. Problematika e konstatuar n\u00eb drejtim t\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb financiare t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb dy vite n\u00eb raport me rrethanat e tjera vler\u00ebsohet nga trupi gjykues se subjekti i rivler\u00ebsimit gjendet n\u00eb kushtet e parashikuara n\u00eb nenin 33, pika 5, germa \u2018b\u2019 e ligjit nr. 84\/2016, por bazuar n\u00eb parimet e objektivitetit dhe proporcionalitetit, kjo problematik\u00eb nuk mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u2019u kualifikuar se subjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Gjetjet p\u00ebr t\u00eb cilat i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime subjektit kan\u00eb pasur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e denoncuara nga publiku dhe nj\u00eb n\u00eb media. P\u00ebr numrin me t\u00eb madh t\u00eb denoncimeve, Komisioni vler\u00ebson se pretendimet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me themelin e \u00e7\u00ebshtjes dhe se jan\u00eb jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar. Nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast, konkludohet se subjekti ka ndryshuar nj\u00eb mas\u00eb sigurie duke mos vler\u00ebsuar n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncuesve \u00ebsht\u00eb ankuar se gjyqtarja Canaj ka ndryshuar mas\u00ebn e sigurimit p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb pandehur t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e dy shtetasve n\u00eb vitin 1998, nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d q\u00eb kishte k\u00ebrkuar prokuroria, n\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d. Sipas denoncuesit, gjyqtarja Canaj e ka ndryshuar mas\u00ebn e sigurimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin p\u00ebr vrasje t\u00eb dyfisht\u00eb, pa pasur asnj\u00eb rrethan\u00eb justifikuese.<\/p>\n<p>Komisioni i ka gjetur t\u00eb drejta pretendimet e denoncuesit, duke konkluduar se aplikimi i nenit 237 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, duke ndryshuar mas\u00ebn e sigurimit, nuk p\u00ebrputhet me kriteret ligjore t\u00eb k\u00ebsaj dispozite, si dhe nuk u p\u00ebrgjigjet rrethanave dhe provave t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Po ashtu, v\u00ebrehet se n\u00eb vendim nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb kryer arsyetim i plot\u00eb, analitik dhe logjik lidhur me aplikimin e k\u00ebtij neni t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>KPK konstaton se nga verifikimi akteve t\u00eb fashikullit gjyq\u00ebsor dhe arsyetimit t\u00eb subjektit n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, konstatohet se ajo n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese shprehet se i pandehuri duhet t\u00eb vijohet me mas\u00ebn e caktuar \u201carrest me burg\u201d, pasi plot\u00ebsohen kushtet dhe kriteret ligjore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mas\u00eb; se gjat\u00eb gjykimit nuk ka rezultuar t\u00eb kishte ndonj\u00eb shkak pad\u00ebnueshm\u00ebrie t\u00eb shuarjes s\u00eb vepr\u00ebs penale; si dhe p\u00ebr faktin se i pandehuri ka rrezik q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ose t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese, Canaj argumenton se masa m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb pandehurin \u00ebsht\u00eb masa e \u201carrestit n\u00eb burg\u201d, n\u00eb dispozitiv ka vendosur ndryshe, duke shuar mas\u00ebn e m\u00ebparshme dhe ka caktuar &#8220;arrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Subjekti \u00ebsht\u00eb mbrojtur duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i pandehuri nuk mund t\u00eb ndikonte n\u00eb marrjen dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e provave. Ajo ka pohuar se i \u00ebsht\u00eb referuar gjendjes s\u00eb akteve t\u00eb dosjes dhe ka konkluduar se masa e sigurimit m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t\u00eb pandehurin kishte qen\u00eb ajo e \u201carrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Lidhur me ndryshimin e vendimit t\u00eb saj nga Gjykata e Apelit Vlor\u00eb, Canaj ka pohuar se nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar prej shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb q\u00eb vendimarrja e saj t\u00eb jet\u00eb e paarsyetuar apo kontradiktore.<\/p>\n<p>Shpjegimet e subjektit nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Komisioni, q\u00eb \u00e7mon se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Canaj shfaq mang\u00ebsi n\u00eb pasqyrimin e analiz\u00ebs faktiko-juridike dhe argumentit logjik, pasi rezulton mosp\u00ebrputhje e pjes\u00ebs arsyetuese t\u00eb vendimit, me dispozitivin e tij ku disponohet ndryshe.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, problemet e konstatuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimarrje nuk jan\u00eb gjetur vijuese prej Komisionit, q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim e ka vler\u00ebsuar gjyqtaren Viola Canaj \u2018t\u00eb aft\u00eb\u2019 profesionalisht.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Vlor\u00eb, Viola Canaj u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit m\u00eb 13 n\u00ebntor 2022, pasi balancat negative t\u00eb konstatuara p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb nj\u00eb makine u konsideruan t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb penalizimin e saj. N\u00eb aplikim t\u00eb parimit t\u00eb objektivitetit dhe proporcionalitetit, [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70409,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[148,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Ziaj-ne-seance.jpg","fifu_image_alt":"P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtares Viola Canaj, nj\u00ebherazi bashk\u00ebshorti i saj, Kreshnik Ziaj n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70408"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70408"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70410,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70408\/revisions\/70410"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}