{"id":70411,"date":"2023-01-05T15:26:04","date_gmt":"2023-01-05T14:26:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-ilir-turja-fshehu-ne-emer-te-prinderve-nje-shtepi-ne-plazh\/2023\/01\/05\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:30","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:30","slug":"kpk-prokurori-ilir-turja-fshehu-ne-emer-te-prinderve-nje-shtepi-ne-plazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-prokurori-ilir-turja-fshehu-ne-emer-te-prinderve-nje-shtepi-ne-plazh\/2023\/01\/05\/","title":{"rendered":"KPK: Prokurori Ilir Turja fshehu n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb plazh"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 7 n\u00ebntor 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Ilir Turja, pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e plazhit me q\u00ebllim shpangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit; se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare n\u00eb disa vite; si dhe kishte kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb e t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Turja u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr prokurorin Turja u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe an\u00ebtar Roland Ilian.<\/p>\n<p>Ilir Turja e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 dhe punoi prej m\u00eb shum\u00eb se dy dekadash si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u2018Fshehja e vil\u00ebs\u2019<\/strong><\/p>\n<p>Prokurori Turja ka deklaruar nj\u00eb banes\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit prej vitit 2003, ku banon dhe aktualisht me prind\u00ebrit, pasuri e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar vler\u00ebn e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa si burim krijimi ka sh\u00ebnuar nj\u00eb kredi n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare, BKT dhe kursimet familjare. N\u00eb seksionin \u201cdetyrime financiare ndaj personave juridik\u00eb dhe fizik\u00eb\u201d t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d, Turja ka sh\u00ebnuar kredin\u00eb e marr\u00eb n\u00eb BKT n\u00eb vitin 2010, n\u00eb shum\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka sqaruar se q\u00ebllimi i marrjes s\u00eb kredis\u00eb ka qen\u00eb porosia p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, por pas revokimit n\u00eb vitin 2011 p\u00ebr arsye objektive, vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb e ka investuar n\u00eb banes\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb objektin ekzistues. Sipas Turjas, banesa e prind\u00ebrve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si kolateral p\u00ebr kredin\u00eb, ku prind\u00ebrit kan\u00eb qen\u00eb dor\u00ebzan\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt dhe kan\u00eb aplikuar p\u00ebr lejen e legalizimit pran\u00eb ALUIZNI-t.<\/p>\n<p>Subjekti ka shpjeguar historikun e banes\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb prind\u00ebrore ku dhe ai banon, duke sqaruar se n\u00eb fund t\u00eb vitit 2001 babai kishte identifikuar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke t\u00eb lir\u00eb n\u00eb zon\u00eb e quajtur \u201cPlazhi i Durr\u00ebsit\u201d, ku ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtim provizor n\u00eb vitin 2002, kur po at\u00eb vit, ka realizuar blerjen e tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Turjes, babai ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb banes\u00eb tre kate + katin p\u00ebrdhe dhe se ai vet\u00eb ka jetuar aty nga viti 2003 deri n\u00eb 2009-\u00ebn, pa kund\u00ebrshp\u00ebrblim. Subjekti ka shtuar se n\u00eb vitin 2009 ka shkuar t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb apartamentin e bler\u00eb m\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebshortja, nd\u00ebrsa n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2010 jan\u00eb rikthyer t\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrfundimisht tek banesa n\u00eb plazh duke p\u00ebrdorur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht kan\u00eb vendosur q\u00eb bashk\u00ebshortja t\u00eb fillonte nj\u00eb aktivitet tregtar \u201cbar-restorant\u201d n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryera nga Komisioni ka rezultuar se n\u00eb em\u00ebr t\u00eb babait t\u00eb subjektit, aktualisht figurojn\u00eb tri pasuri t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, objekti kryesor me sip\u00ebrfaqe totale nd\u00ebrtimi 566 m2 dhe dy objekte t\u00eb tjera, secili nga nj\u00eb kat, nj\u00ebri me sip\u00ebrfare nd\u00ebrtimi 32 m2 dhe tjetri me sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi 41 m2.<\/p>\n<p>KPK konstaton se trualli prej 457 m2 ku gjendet objekti p\u00ebrb\u00ebhet nga sip\u00ebrfaqja e tok\u00ebs 300 m2 e bler\u00eb nga babai i subjektit n\u00eb vitin 2002 dhe trualli 157 m2 i p\u00ebrfituar me legalizim s\u00eb bashku me shtes\u00ebn e nd\u00ebrtuar gjat\u00eb gjat\u00eb viteve 2010-2013. Sipas Komisionit, shtesa e b\u00ebr\u00eb n\u00eb objektin ekzistues nuk evidentohet si pasuri e regjistruar ve\u00e7mas, por si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e objektit t\u00eb regjistruar pas kryerjes s\u00eb procedurave t\u00eb legalizimit.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto rrethana, Komisioni konstaton se subjekti nuk ka deklaruar sakt\u00eb mbi gjendjen faktike t\u00eb k\u00ebsaj pasurie n\u00eb momentin e dor\u00ebzimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d. \u201cP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, subjekti ka deklaruar p\u00ebrdorimin e plot\u00eb t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb banimit, megjith\u00ebse ka referuar nj\u00eb dokument i cili nuk tregonte gjendjen faktike t\u00eb saj, duke mos specifikuar se kishte n\u00eb p\u00ebrdorim pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb saj\u201d konstaton KPK dhe vler\u00ebson se Turja ka pasur detyrimin t\u00eb deklaronte gjendjen faktike t\u00eb objektit t\u00eb cilin e ka n\u00eb p\u00ebrdorim, vler\u00ebn, si dhe burimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e tij, qoft\u00eb edhe n\u00ebse ka n\u00eb p\u00ebrdorim vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, KPK evidenton lidhjet e prokurorit Turja me k\u00ebt\u00eb pasuri. Nga verifikimi dhe analizimi i deklarimeve t\u00eb b\u00ebra nga vet\u00eb subjekti n\u00eb ILDKPKI dhe gjat\u00eb hetimit administrativ, si dhe prej shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit t\u00eb administruar n\u00eb dosje lidhur me truallin, objektin kryesor dhe dy godinat nj\u00ebkat\u00ebshe, \u00ebsht\u00eb konstatuar se prokurori Turja ve\u00e7 faktit se ka banuar aty, \u00ebsht\u00eb investitor pasi ka p\u00ebrdorur kursimet dhe ka marr\u00eb nj\u00eb kredi p\u00ebr t\u00eb financuar punimet e kryera.<\/p>\n<p>Po ashtu, Komisioni konstaton se edhe n\u00eb preventivin q\u00eb shoq\u00ebron relacionin teknik t\u00eb lidhur me projektin e vitit 2010 p\u00ebr nd\u00ebrtmin e shtes\u00ebs an\u00ebsore, papafingos dhe punimeve t\u00eb tjera, prokurori Turja figuron si investitor.<\/p>\n<p>Nisur nga kjo lidhje e vazhdueshme interesi mes subjektit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij, Komisioni shprehet se duket se ata kategorizohen n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e \u201cpersonave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur\u201d. Po ashtu, jan\u00eb ngritur dyshime se prind\u00ebrit mbanin n\u00eb emrin e tyre k\u00ebto pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb subjektit dhe Komisioni ka vendosur t\u00eb thelloj\u00eb hetimet p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e prokurorit Turja dhe t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr investimet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, q\u00eb prej blerjes s\u00eb truallit e deri n\u00eb nd\u00ebrtimin e dy objekteve t\u00eb tjera nj\u00ebkat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb deklarimet e prokurorit Turja, jan\u00eb identifikuar si burime financiare p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, kursimet familjare t\u00eb subjektit, kredia e marr\u00eb prej tij n\u00eb vitin 2010 dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje toke n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni e ka ndar\u00eb n\u00eb dy periudha analiz\u00ebn financiare paraprake me q\u00ebllim evidentimin e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit p\u00ebr blerjen e truallit, nd\u00ebrtimin e godin\u00ebs dhe t\u00eb shtesave t\u00eb tjera. P\u00ebr periudh\u00ebn 1995-2003 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb toka dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar objekti fillestar ka rezultuar balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn 7.8 milion\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr vitet 2004-2013 \u00ebsht\u00eb gjetur pamund\u00ebsi n\u00eb shum\u00ebn 2.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se e ka vler\u00ebsuar rezultatin e analiz\u00ebs financiare t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb prokurorit Turja n\u00eb harmoni me indiciet e tjera q\u00eb e lidhin at\u00eb me pasurin\u00eb n\u00eb objekt vler\u00ebsimi, si dhe me faktin q\u00eb ai shfaqet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e investitorit dhe p\u00ebrdoruesit t\u00eb k\u00ebsaj prone.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb rrethanat e konstatuara, Komisioni ka vler\u00ebsuar se, duket se ekzistojn\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb ngritura mbi fakte e indicie konkrete dhe t\u00eb besueshme, se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast objekti \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve, me q\u00ebllim shmangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs, prokurori Turja ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk g\u00ebzon tagrin e pronarit apo t\u00eb bashk\u00ebpronarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, por vet\u00ebm at\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoruesit t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb saj. Ai ka theksuar se p\u00ebrdorimin e k\u00ebtij objekti e ka deklaruar rregullisht nd\u00ebr vite n\u00eb ILDKPKI, si dhe n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cveting\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, shpjegimet e subjektit nuk jan\u00eb gjetur bind\u00ebse nga Komisioni.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk g\u00ebzon tagrin e pronarit apo bashk\u00ebpronarit mbi pasurin\u00eb objekt vler\u00ebsimi, rezulton e provuar se ai ka kryer investime t\u00eb konsiderueshme mbi k\u00ebt\u00eb pasuri, si dhe fakti i p\u00ebrdorimit prej tij, qoft\u00eb edhe t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Subjekti i rivler\u00ebsimit ka pranuar investimet e kryera prej tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri dhe faktin e p\u00ebrdorimit t\u00eb saj\u201d, konstaton trupa e KPK dhe arsyeton se bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb situate, merr r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb verifikimi i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb subjektit t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi, \u00e7\u2019ka e ka bindur Komisionin se vila n\u00eb plazh \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e Turjas.<\/p>\n<p>Po ashtu, prokurori Turja ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.3 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr mbulimin e investimeve dhe shpenzimeve gjat\u00eb viteve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi m\u00eb 7 n\u00ebntor 2022 t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra prokurorin e Durr\u00ebsit, Ilir Turja, pasi arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ai kishte fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e plazhit me q\u00ebllim shpangien e kontrollit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimeve t\u00eb krijimit; se kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70412,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[118,119,129],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/Prokurori-Ilir-Turja-ne-KPK-Foto-BIRN-Edmond-Hoxhaj.jpg","fifu_image_alt":"Prokurori Ilir Turja n\u00eb KPK | Foto: BIRN Edmond Hoxhaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70411"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70411"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70411\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70413,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70411\/revisions\/70413"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70412"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}