{"id":70414,"date":"2023-01-05T13:10:58","date_gmt":"2023-01-05T12:10:58","guid":{"rendered":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-per-artan-jahollarin-komisioni-vendos-pro-vetingut-per-gjyqtaret-stazhiere\/2023\/01\/05\/"},"modified":"2023-04-06T14:30:34","modified_gmt":"2023-04-06T12:30:34","slug":"vendimi-per-artan-jahollarin-komisioni-vendos-pro-vetingut-per-gjyqtaret-stazhiere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-per-artan-jahollarin-komisioni-vendos-pro-vetingut-per-gjyqtaret-stazhiere\/2023\/01\/05\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr Artan Jahollarin: Komisioni vendos pro vetingut p\u00ebr gjyqtar\u00ebt stazhier\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit, Artan Jahollari u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 9 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb nj\u00eb vendimarrje t\u00eb nd\u00ebrmjetme, kur \u00ebsht\u00eb arsyetuar mbi rrethanat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebsuar n\u00ebse gjyqtari Jahollari \u00ebsht\u00eb ose jo subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Bungo dhe Hamitaj n\u00eb shumic\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar se Jahollari \u00ebsht\u00eb subjekt i procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb magjistrat\u00ebve, duke e bazuar k\u00ebt\u00eb arsyetim n\u00eb faktin se ai kishte dh\u00ebn\u00eb vendime kur kishte kryer stazhin. Nd\u00ebrsa Sanxhaktari n\u00eb pakic\u00eb vler\u00ebson se Jahollari nuk duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej vetingut ex officio, pasi sipas saj e kishte fituar statusin e magjistratit pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb legjislacionit p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Megjithat\u00eb, Sanxhaktari \u00ebsht\u00eb bashkuar me shumic\u00ebn n\u00eb konkluzionin p\u00ebrfundimtar duke e gjetur t\u00eb drejt\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Jahollarit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Jahollari u p\u00ebrball pa telashe me Komisionin gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore m\u00eb 7 dhjetor 2022, kur nuk u relatuan barra prove p\u00ebr asnj\u00eb prej gjetjeve n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Artan Jahollari p\u00ebrfundoi studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2016 dhe pasi kreu nj\u00eb periudh\u00eb stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs u em\u00ebrua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Pogradecit, ku vazhdon ta ushtroj\u00eb funksionin edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Mendimet paralele<\/strong><\/p>\n<p>Bungo dhe Hamitaj rendisin n\u00eb vendimin arsyetuar shkaqet ku jan\u00eb bazuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm q\u00eb i hapi rrug\u00ebn procesit t\u00eb vetingut p\u00ebr Jahollarin, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>Shumica v\u00ebren se sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga formulari i vet\u00ebdeklarimit dhe nga dokumentet e tjera t\u00eb administruara nga Komisioni, ka rezultuar se Jahollari n\u00eb periudh\u00ebn tetor 2013 \u2013 tetor 2015 ka qen\u00eb student n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Referuar informacionit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nga Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, por dhe deklarimeve t\u00eb Jahollarit, \u00ebsht\u00eb konstatuar se periudh\u00ebn tetor 2015 &#8211; gusht 2016 ai ka kryer stazhin profesional. Sipas Shumic\u00ebs, pas dekretit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs t\u00eb 20 n\u00ebntorit 2015, Jahollari \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb kryer stazhin profesional, nga rezulton t\u00eb ket\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb shumta, duke vendosur i vet\u00ebm lidhur me themelin e tyre.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebsisoj, ai ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb hynte n\u00eb fuqi ligji nr. 84\/2016, si dhe ndryshimet kushtetuese, q\u00eb kan\u00eb parashikuar dhe rregulluar procesin e rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, argumenton shumica.<\/p>\n<p>Sipas Bungos dhe Hamitajt, k\u00ebto rrethana, t\u00eb krahasuara dhe analizuara n\u00eb harmoni me frym\u00ebn e ligjit dhe p\u00ebr analogji, n\u00eb raport me aktivitetin e k\u00ebshilltar\u00ebve dhe ndihm\u00ebsve ligjor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb cil\u00ebsuar si subjekte rivler\u00ebsimi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb shkaqe legjitimuese p\u00ebr kryerjen e vetingut ndaj gjyqtar\u00ebve stazhier\u00eb. Kjo, pasi ata kan\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime t\u00eb vet\u00ebm, nd\u00ebrsa k\u00ebshilltar\u00ebt dhe ndihm\u00ebsit ligjor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb funksion jo vendimmarr\u00ebs, por megjithat\u00eb i jan\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Shumica p\u00ebrmend edhe faktin se legjilsacioni vetingut t\u00eb magjistrat\u00ebve shprehet n\u00eb terma t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb, pa b\u00ebr\u00eb dallim midis atyre stazhier\u00eb dhe atyre t\u00eb em\u00ebruar pas kryerjes s\u00eb stazhit profesional. \u201c\u2026duke l\u00ebn\u00eb k\u00ebsisoj vend p\u00ebr interpretim ligjor\u201d, arsyeton shumica dhe sjell n\u00eb v\u00ebmendje faktin se Jahollari ka plot\u00ebsuar dhe dor\u00ebzuar rregullisht dhe n\u00eb koh\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs, prej vitit 2015 e t\u00eb tjerat n\u00eb vijim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe deklaratat, formular\u00ebt dhe dokumentet e k\u00ebrkuara pik\u00ebrisht pas futjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit p\u00ebr vetingun e magjistrat\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim shumica v\u00ebren se Jahollari ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim bashk\u00ebpunues dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur aktivisht, sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebrgjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit dhe nuk ka pretenduar ndonj\u00ebher\u00eb se nuk ishte subjekt rivler\u00ebsimi.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, p\u00ebrjashtimi nga procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb z. Artan Jahollari do t\u00eb shkonte kund\u00ebr frym\u00ebs s\u00eb ligjit dhe Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi q\u00eb ka pasur si q\u00ebllim par\u00ebsor vijueshm\u00ebrin\u00eb e karrierave\/funksioneve t\u00eb vet\u00ebm atyre aktor\u00ebve e komponent\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij sistemi gjyq\u00ebsor, q\u00eb do t\u00eb kalonin me sukses procesin e rivler\u00ebsimit, n\u00ebse ata m\u00eb her\u00ebt ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe aktiv\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor [edhe n\u00ebse jo vendimmarr\u00ebs\u201d, konstaton shumica.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb k\u00ebto argumente, Bungo dhe Hamitaj, me shumic\u00eb votash kan\u00eb vendosur m\u00eb 14 n\u00ebntor 2022 t\u00eb vijojn\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb subjektit Artan Jahollari, q\u00eb p\u00ebrfundoi m\u00eb konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Valbona Sanxhaktari \u00ebsht\u00eb dakord\u00ebsuar me vendimarrjen finale p\u00ebr konfirmimin e Jahollarit, por ajo shprehet kund\u00ebr p\u00ebr kryerjen e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar ndaj tij. Sipas pakic\u00ebs, Jahollari nuk ploteson kushtet ligjore t\u00eb parashikuara p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb subjekt rivler\u00ebsimi, e p\u00ebr pasoj\u00eb nuk duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej k\u00ebtij procesi qysh prej fillimit.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se Jahollari e ka fituar statusin e magjistratit me em\u00ebrimin e tij si gjyqtar me an\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb dat\u00ebs 10 shkurt 2017 t\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas Sanxhaktarit, ndryshimet kushtetuese dhe legjislacioni i miratuar n\u00eb funksion t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi koh\u00eb p\u00ebrpara se Jahollari t\u00eb fitonte statusin e magjistratit dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ai nuk duhet t\u00eb konsiderohet subjekt rivler\u00ebsimi, si dhe nuk duhet t\u2019i n\u00ebnshtrohet kontrollit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm t\u00eb juridiksionit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim Komisionit nuk ka juridiksion, e p\u00ebr pasoj\u00eb as kompetenc\u00eb l\u00ebndore p\u00ebr t\u00eb kryer procesin e rivler\u00ebsimit p\u00ebr gjyqtarin Artan Jahollari. Po ashtu duke vler\u00ebsuar se procesi rivler\u00ebsimit kalimtar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces ex officio, i cili gjithashtu kufizon t\u00eb drejta dhe liri p\u00ebr kategorin\u00eb e subjekteve q\u00eb i n\u00ebnshtrohen procesit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkak m\u00eb shum\u00eb i cili nuk duhet t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb me an\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb situat\u00ebs, me interpretim, t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe kategori t\u00eb tjera t\u00eb cilat nuk jan\u00eb t\u00eb parashikuara shprehimisht n\u00eb nenin 179\/b t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d, argumenton Sanxhaktari dhe shton se asnj\u00eb dispozit\u00eb e cila kufizon t\u00eb drejta dhe liri themelore t\u00eb garantuara me ligj nuk mund t\u00eb referohet me interpertim t\u00eb zgjeruar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe raste t\u00eb cilat nuk jan\u00eb shprehimisht t\u00eb rregulluara me ligj.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Pogradecit, Artan Jahollari u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 9 dhjetor 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi se ai arrinte nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Lulzim Hamitajn dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin jan\u00eb ndar\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":70415,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,117,115],"tags":[185,103,118],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/Artan-Jahollari-pas-seances.png","fifu_image_alt":"Gjyqtari i Pogradecit, Artan Jahollari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto: BIRN. ","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70414"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=70414"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70414\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":70416,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/70414\/revisions\/70416"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=70414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=70414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=70414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}